http://youtu.be/3VKg_XOLgxQ
Rapo Hekali ka qenė udhėheqės kryesor i kryengritjes antiosmane tė vitit 1847. Lindi nė fshatin Hekali tė Mallakastrės nė njė familje tė varfėr fshatare. Qė nė rini u dallua pėr qėndresėn kundėr shtypjes kombėtare dhe shoqėrore osmane. Si udhėheqės i kryengritjes sė vitit 1847, krahas Zenel Gjolekės, Rapo Hekali u shqua sidomos nė luftimet pėr ēlirimin e Beratit dhe tė Greshicės.
Pas shtypjes sė kryengritjes nga njė ekspeditė e madhe ushtarake osmane, Rrapo Hekali u kap nė befasi nė fshatin Qesarat. Ai mbajti njė qėndrim burrėror para komandantit tė Rumelisė dhe i deklaroi qė luftonte pėr fakir-fukaranė.
Vdiq nė natėn e 31 dhjetorit tė 1847 nė burgun e Manastirit, sipas gojėdhėnės popullore i helmuar nga autoritetet osmane.
Emri i vėrtetė i Rrapo Hekalit ishte Rrapo Hasani. Ai rridhte nga njė familje me origjinė nga fshati Hekal. Pasi shėrbeu pėr njė kohė tė gjatė si ushtarak nė ushtrinė turke nė Arabi, Rrapua bėri karrierė ushtarake duke u graduar oficer, ku grumbulloi njė farė pasurie. Me kėto para ku u kthye nė atdhe dhe bleu njė ēiflig ne Levan (Fier). Nė fillimet e Tanzimatit Rrapo Hekali u pozicionua si kundėrshtar i tij. Fillimi i rekrutimit ushtarak dhe taksa e xhelepit, bėri qė nė maj te vitit 1847 te shpėrthente kryengritja antiturke, ku ai luajti njė nga rolet kryesore. Gjatė zhvillimit tė saj Rrapua thirri kuvendin e quajtur Besėlidhja e Sinjės, nė tė cilėn mori pjese paria e Mallakastrės dhe krahinės sė lumit tė Vlorės.
Nė
Sinjė u mblodh ordhia
seē u mblodhė pleqėsia.
Pleqtė e Kuēit gjithė vanė
u mbush me nizamė
topat rrebeshirė vanė.
Kėtu komanda qendrore iu caktua Rrapo Hekalit, i cili do tė drejtonte formacionet e kryengritjes. Pas kėsaj mbledhjeje Rrapua shkoi nė fshatin e lindjes nė Hekal dhe aty mblodhi popullin e fshatrave Aranitas, Klos, Kalenjė, Cakran. Kjo mbledhje u pasua nga ajo e Povlės ku u bė bashkimi i luftėtareve te Mallakastrės, Myzeqesė dhe lumit te Vlorės. Autoritetet turke tė Beratit vendosen qė nė kushtet e zgjerimit tė kryengritjes ta shtypnin atė, duke dėrguar trupat e tyre drejt Mallakastrės sė Sipėrme, ku ndodhej qendra e lėvizjes.
Nė fillim tė zbatimit tė reformave autoritetet turke organizuan njė mbledhje nė Berat me gjithė parinė e krahinės sė Mallakastrės,Vlorės e Labėrise, me synimin per ti bindur ata qė tė pranonin reformat e tanzimatit te shpallura me aq bujė nga Sulltani . Por ndryshe nga sa kishin parashikuar autoritetet turke, krerėt e kazasė sė Mallakastrės, Vlorės dhe Labėrise jo vetėm qė nuk i pranuan reformat e tanzimatit, por e paralajmėruan bimbashin qė tė mos tentonte, tė dėrgonte njeri pėr tė mbledhur taksat dhe detyrimet si dhe nizamė nė kėto krahina. Nė kėtė kuvend morėn pjesė Kapedanėt Rrapo Hekali, Sulo Zeneli, Dervish Aliu, Tartar Memush Ruka, Hajder Kanina, Zenel Xhafoja, Orhan Bardhaj, Lulo Duraj dhe shumė agallarė tė tjerė tė Mallakastrės dhe tė lumit tė Vlorės, tė cilėt nė pėrfundim tė mbledhjes e paralajmėruan edhe njė herė Bejleret dhe turqit qė tė mos shkelnin nė kėto krahina. Me gjithė paralajmėrimin nė mbledhjen e Beratit, administrate turke dergone ne Greshicė njė taksambledhės tė quajtur Latif Salanji me dy zaptije (ushtarė) , tė cilėt u vranė nė Greshicė.
Xhelepe e tymjake ska
ėshtė vendi fukara
jetojmė me lakėra
katėr shtėpi me njė ka.
Pas vrasjes nė Greshicė turqit organizuan njė operacion tė gjerė me dy taborrė tė armatosur deri nė dhėmbė me armėt mė moderne te kohes, topa, Havana, karabina tė reja me bajoneta, me kavaleri dhe kėmbėsori tė rregullt, tė stervitur pėr luftė sipas modeleve tė fundit tė ushtrive europiane. Si e kaloi urėn e Goricės nė Berat ushtria turke , lajmi u pėrhap nė gjithė zonėn duke kaluar gojė mė gojė e fshat mė fshat se turqit ishin nisur nė drejtim tė Mallakastrės. Nė krye tė kėsaj ushtrie ishin bejlerėt Vrionas.
Isuf be o Isuf be
nga Berati kur dolle
me topa me xhepane
me tė zezėn kabine
dolle nė Sinje pyete
-Mallakastra ku bie?
Rrapo Hekali ku je?
Nė qafėn e Sinjės ushtria turke u nda nė dy pjesė, njė pjesė pėr nė Aranitas dhe pjesa tjetėr nė drejtim te Greshicės. Greshiciotėt pasi u lajmėruan pėr mbėrritjen e ushtrisė turke morėn masa pėr boshatisjen e fshatit sidomos nga hyrja e Goricės prej nga vinte ushtria turke. Nė tė njėjtėn kohė komandanti Sulo Zeneli bėri organizimin e cetės sė Greshicės dhe ndau detyrat, pėr tė gjithė luftėtarėt tė cilėt me gjithėse tė armatosur keq, deri edhe me cfurqe e sopata, ishin tė vendosur per tė luftuar deri nė pikėn e fundit tė gjakut, pėr tė mbrojtur vendin. Ndėrkohe populli i Greshicės dėrgoi njė pėrfaqėsi nė komandėn e ushtrisė turke, tė kryesuar nga Sheh Hyseni, pėr tė marrė vesh misionin e tyre. Bisedimet u zhvilluan nė njė klimė shumė tė acaruar dhe krerėt e ushtrisė turke i kėrcėnuan Greshiciotėt se do te marrin pėr cdo shtėpi nga njė dash dhe nga njė vashė. Nė kėtė kohė sheh Hyseni ju pėrgjigj me ironi : Po nė mėngjes do ti keni gati kėto qė kėrkoni dhe ikėn.
Isuf be, o Isuf be
na Berati kur dolle
me topa me xhephane
nė Greshicė ardhe e re
kėrkoje ēupa meze.
Ndeshja kryesore midis forcave osmane tė drejtuar nga komandanti i tyre Hysen Pashė Vrioni dhe kryengritėsve tė drejtuar nga Rrapo Hekali, u bė nė korrik 1847 nė fshatin Greshicė. Pozicionet midis dy forcave kundėrshtuese kalonin nė njė front prej 3.5 km. Forcat osmane kishin njė efektiv prej 2400 ushtarėsh, kurse forcat e kryengritėsve arrinin ne 800 veta. Luftimet nė Greshicė zgjatėn 3 ditė e 3 netė dhe pėrfunduan me thyerjen e ushtrisė turke.
Moj Greshica maja maja
tė rreh topi e kumbaraja.
Moj Greshica gropa-gropa
hėngre teqind e ca koka.
Komandanti Sulo Zeneli, pas ditės sė parė tė luftimeve kishte marrė masa pėr tė njoftuar krerėt e kazasė sė Vlorės si dhe tė gjitha ēetat e Mallakastrės. Nė ditėn e dytė tė luftimeve erdhėn cetat e Mallakastrės drejtimin e tė cilave e merr kapedan Rrapo Hekali dhe ēetat e lumit tė Vlorės tė drejtuar nga kapedanet Dervish Aliu, Tartar Memushi, Dule Zoto, Hajder Kanina etj. Poeti popullor pėr ta pėrjetėsuar kėtė ngjarje dhe per tė vlerėsuar pjesėmarrjen e luftėtarėve tė Vlorės ka kėnduar
Del o lumi i Vlorėso
Del, se do dalimo
Tė mėdhenjė tė vegjėl-o
Tė pjekur nė Povel-o
kemi punė me Vrion-o
na kėrkon xhelepet-o
tym e havajetet-o.
Ēeta e Smokthinės e drejtuar nga kapedanėt Tartar Memush Ruka e Dule Zoto zunė pozicionet, nė pjesėn jug lindore te Greshicės dhe zhvilluan luftime ku ishte vendosur njė pjesė e shtabit te ushtrisė turke. Nė kėtė pėrpjekje u vranė shumė ushtarė turq, u vranė edhe 60 djem smokthiniotė. Ēeta e Dukatit mori drejtimin pėr nga ana veri perėndimore e Greshicės, kurse nė qender lufton ceta e Greshicės dhe ato tė Mallakastrės. Ushtria turke po shpartallohej pjesė pjesė. Ēetės sė Ēorrushit tė komanduar nga Muhamet Hodua ju dha detyra qė tė mbyllte rrugėkalimin Greshicė-Aranitas- Sinjė Berat ne Qafėn e Veshave. Nė kėto kushte ushtria turke me Isuf Vrionin, mbeti e rrethuar dhe nė mėshirėn e plumbave dhe jataganėve tė luftėtarėve Mallakastriotė e lebėr. Beteja mė e madhe u zhvillua nė qendėr tė fshatit, pranė shtėpisė sė komandatit Sulo Zeneli. Por humbje te shumta pati edhe nga forcat kryengritese, sipas gojedhenave thuhet se nga forcat kryengritėse ranė nė fushėn e betejės rreth 300 luftėtarė.
Juve gratė nga Greshica
bėfshi djemėna pėrdita.
O moj Mallakastre mjerė
ēu vratė nga dy pėr derė.
Shtabi i kryengritjes vendosi qė varrimi i luftėtarėve qė ranė nė kėtė betejė, tė bėhej nė vendin mė tė pėrgjakur, tek kodra e Mucajve, nė afėrsi tė shtėpise sė komandantit tė ēetės sė Greshicės Sulo Zenelit. Qė nga ajo kohė, ndoshta edhe nė shenjė respekti e kujtimi pėr ata trima qė falėn jetėn nė luftė kundėr pushtuesve turq kjo kodėr e bukur nė qendėr tė Greshicės, nga ku mund te shohėsh gjithė Mallakastrėn, por edhe malet e Labėrisė sė Vlorės, dhe detin u quajt Varret e Lebėrve.
Pas luftimeve te ashpėra dhe tė pa barabartė, forcat kryengritėse arriten tė kapin tė gjallė Isuf Vrionin bashkė me dy kushėrinjtė e tij Lamce e Sulēe benė tė cilėt pasi i gjykuan nė qafė tė Sinjės edhe i ekzekutuan. Sic edhe thuhet aktin e ekzekutimit e kane bėrė Sulo Zeneli nga Greshica dhe Tartar Memushi nga Smokthina.
Doli Rrapua nė Sinjė
-Primo Isuf beu primė
nė tė zėnēa ske tė mirė
gjakun tė kam pėr tė pirė
me vete ta kam qefinė.
Isuf beu e Lamēe beu
Tartar Memushi i preu.
Tartar Memushi Smokthinė
preu bejlerėt nė Sinjė.
Pas kėtij suksesi kryengritesit ju drejtuan Beratit, tė cilin e pushtuan nė 1 Gusht 1847. Kjo ishte njė tjetėr arritje e rėndėsishme e kėsaj lėvizjeje popullore, mė e suksesshmja ngjarje e kryengritjes se Shqipėrise sė Jugut kundėr Tanzimatit. E shqetesuar pėr pėrpjestimet e luftimeve, Porta e Larte mori masa emergjente, duke dėrguar kundėr kryengritėsve te Rrapo Hekalit, Serasqerin e Rumelisė Derbihor Reshit Pashėn. Ai u nis nga Manastiri nė krye tė 15 000 ushtarėve te inkuadruar nė 7 divizione, dhe tė paisur me artileri tė lehtė malore.
Tre pashallarė e myzhyri
u ngrenė nga Manastiri
pėrposh Beratit i ryri
kumandar ishte Veziri
bymbash Sulejman Tahiri
Hysen pashė myzeviri.
Pas luftimeve te pabarabarta kryengritėsit e braktisėn qytetin e Beratit dhe u shpėrndane pėr tė vazhduar qėndresėn tė organizuar nė ēeta. U shquan trimat e Dukatit nėn udhėheqjen e Dervish Aliut, Zenel Xhafua, Orhan Bardhua etj.
Tunde Zenel Xhafua tunde
topi bam e ti po tutje
tė shkojnė plumbat mbi supe
hipur nė mushkė tė kuqe
vetėtin palla me lule.
Tunde xha Zeneli tunde
ēe zure Qishėn e kuqe
Kjo kryengritje dėshtoi si pasojė e tradhėtise sė brendeshme tė disa bejlereve. Lufta u ndėrpre pėr disa ditė. Kėshtu u dha kohė turqve tė organizoheshin dhe tė mbylleshin nė kalanė e Beratit.
Ah moj dhelpėra e Marsit-a
Shaban Peshtani qerrata
shokėt tanė i tradhtove
me bejlerėt u bashkove.
Shaban Peshtani duhej tė pėrballej i pari me forcat turke qė vini nga Manastiri, por nga frika e numrit tė tyre rė madh u hodh nga krahu i turqve, kjo kėngė e pėrbuz atė qė bėri.
Me shtypjen pėrfundimtare tė kryengritjes sė vitit 1847 nė Shqipėrinė e Jugut autoritetet turke mundėn tė arrestonin Rrapo Hekalin. Pasi e burgosėn nė burgun e Manastirit atė e ekzekutuan mesnatėn e 30 Dhjetorit 1847. Versioni zyrtar pėr vdekjen e tij ishte se ajo u shkaktua nga sėmundja e tifos, por populli thotė qė e helmuan.
Pas shtypjes sė kryengritjes ushtria turke bėri raprezalje te rėnda nė Mallakastėr, duke djegur fshatra te tillė si: Greshica, Klosi dhe Fratari.
Dolli marsi e hyri prilli
skėndon qyqja e as bilbili
Rrapon e ngriti veziri
e shpuri nga Manastiri.
As e vrau e as e farkoi
veē me helm e helmoi.
- Rrapo Hekali ku je ?
Keq pėr ty e keq pėr ne
na mbeti vendi raje !
sinja eshte nje fshat i mrekullueshem nen shpatin e malit shpirag dhe eshte fshati nga ku kam origjinen , dhe patjeter qe te paret e mi kane kuftuar perkrah RRpo hekalit .
Krijoni Kontakt