Edhe e imja.Shqiptaria esht feja ime
AUTOCHTHONOUS
Edhe mu mka marre malli per Llapushnik dhe jo vec per te besome.
Ke shkurt po ke vec sa me i shtu nje besimtar me shume fese tende.Njehere tjeter mbase edhe une do te shkruaj ndonje gje te bukur si une. Por jo sot se smundem.
Ska sharte hic kjo feja" ose je shqiptar ose sje" .Pa asnje komplikim,shume thjeshte.
Uh se gati harrova. Nuk eshte me pak e imja. Eshte 100 %. Ka miliona qe jane shqiptar kaq sa une, ka me siguri edhe nga ata qe jane me pak se une(jane te pakte e di) por nuk ekziston dikush qe eshte me shume shqiptar se une. Ska.![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga anita340 : 30-12-2011 mė 16:11
AUTOCHTHONOUS
http://youtu.be/ilaL0T-MufQ
pasi lezova dhe degjova kenge per heronjte e vellezerve tane malesore u frymezova dhe po sjell edhe une kenge nga heronjte e shqiptareve te jugut pasi edhe ne nuk vijme pas per nga trimeria dhe patriotizmi por kemi shkuar krah per krah me vellezerit tane nga veriu .
duhet te jemi mirenjohes heronjve tane te cilet luftuan dhe dhane jeten e tyre , ne menyre qe ne te kemi mundesi te flasim dhe shkruajme ende shqip , te kemi identitet dhe kulture kombetare duke trasheguar zakonet dhe doket e cmueshme te paraardhesve tane .
a e perfytyroni dot te shkruani turqisht apo greqisht dhe te mos kishim komb dhe kulture dhe te klasifikoheshim si qytetare te dores se dyte ? do ishte nje tmer .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga maratonomak : 30-12-2011 mė 16:46
Rapo Hekali ka qenė udhėheqės kryesor i kryengritjes antiosmane tė vitit 1847. Lindi nė fshatin Hekali tė Mallakastrės nė njė familje tė varfėr fshatare. Qė nė rini u dallua pėr qėndresėn kundėr shtypjes kombėtare dhe shoqėrore osmane. Si udhėheqės i kryengritjes sė vitit 1847, krahas Zenel Gjolekės, Rapo Hekali u shqua sidomos nė luftimet pėr ēlirimin e Beratit dhe tė Greshicės.
Pas shtypjes sė kryengritjes nga njė ekspeditė e madhe ushtarake osmane, Rrapo Hekali u kap nė befasi nė fshatin Qesarat. Ai mbajti njė qėndrim burrėror para komandantit tė Rumelisė dhe i deklaroi qė luftonte pėr fakir-fukaranė.
Vdiq nė natėn e 31 dhjetorit tė 1847 nė burgun e Manastirit, sipas gojėdhėnės popullore i helmuar nga autoritetet osmane.
Emri i vėrtetė i Rrapo Hekalit ishte Rrapo Hasani. Ai rridhte nga njė familje me origjinė nga fshati Hekal. Pasi shėrbeu pėr njė kohė tė gjatė si ushtarak nė ushtrinė turke nė Arabi, Rrapua bėri karrierė ushtarake duke u graduar oficer, ku grumbulloi njė farė pasurie. Me kėto para ku u kthye nė atdhe dhe bleu njė ēiflig ne Levan (Fier). Nė fillimet e Tanzimatit Rrapo Hekali u pozicionua si kundėrshtar i tij. Fillimi i rekrutimit ushtarak dhe taksa e xhelepit, bėri qė nė maj te vitit 1847 te shpėrthente kryengritja antiturke, ku ai luajti njė nga rolet kryesore. Gjatė zhvillimit tė saj Rrapua thirri kuvendin e quajtur Besėlidhja e Sinjės, nė tė cilėn mori pjese paria e Mallakastrės dhe krahinės sė lumit tė Vlorės.
Nė Sinjė u mblodh ordhia
seē u mblodhė pleqėsia.
Pleqtė e Kuēit gjithė vanė
u mbushhttp://<div class="bbcode_container"...</div> </div> me nizamė
topat rrebeshirė vanė.
Kėtu komanda qendrore iu caktua Rrapo Hekalit, i cili do tė drejtonte formacionet e kryengritjes. Pas kėsaj mbledhjeje Rrapua shkoi nė fshatin e lindjes nė Hekal dhe aty mblodhi popullin e fshatrave Aranitas, Klos, Kalenjė, Cakran. Kjo mbledhje u pasua nga ajo e Povlės ku u bė bashkimi i luftėtareve te Mallakastrės, Myzeqesė dhe lumit te Vlorės. Autoritetet turke tė Beratit vendosen qė nė kushtet e zgjerimit tė kryengritjes ta shtypnin atė, duke dėrguar trupat e tyre drejt Mallakastrės sė Sipėrme, ku ndodhej qendra e lėvizjes.
Nė fillim tė zbatimit tė reformave autoritetet turke organizuan njė mbledhje nė Berat me gjithė parinė e krahinės sė Mallakastrės,Vlorės e Labėrise, me synimin per ti bindur ata qė tė pranonin reformat e tanzimatit te shpallura me aq bujė nga Sulltani . Por ndryshe nga sa kishin parashikuar autoritetet turke, krerėt e kazasė sė Mallakastrės, Vlorės dhe Labėrise jo vetėm qė nuk i pranuan reformat e tanzimatit, por e paralajmėruan bimbashin qė tė mos tentonte, tė dėrgonte njeri pėr tė mbledhur taksat dhe detyrimet si dhe nizamė nė kėto krahina. Nė kėtė kuvend morėn pjesė Kapedanėt Rrapo Hekali, Sulo Zeneli, Dervish Aliu, Tartar Memush Ruka, Hajder Kanina, Zenel Xhafoja, Orhan Bardhaj, Lulo Duraj dhe shumė agallarė tė tjerė tė Mallakastrės dhe tė lumit tė Vlorės, tė cilėt nė pėrfundim tė mbledhjes e paralajmėruan edhe njė herė Bejleret dhe turqit qė tė mos shkelnin nė kėto krahina. Me gjithė paralajmėrimin nė mbledhjen e Beratit, administrate turke dergone ne Greshicė njė taksambledhės tė quajtur Latif Salanji me dy zaptije (ushtarė) , tė cilėt u vranė nė Greshicė.
Xhelepe e tymjake s’ka
ėshtė vendi fukara
jetojmė me lakėra
katėr shtėpi me njė ka.
Pas vrasjes nė Greshicė turqit organizuan njė operacion tė gjerė me dy taborrė tė armatosur deri nė dhėmbė me armėt mė moderne te kohes, topa, Havana, karabina tė reja me bajoneta, me kavaleri dhe kėmbėsori tė rregullt, tė stervitur pėr luftė sipas modeleve tė fundit tė ushtrive europiane. Si e kaloi urėn e Goricės nė Berat ushtria turke , lajmi u pėrhap nė gjithė zonėn duke kaluar gojė mė gojė e fshat mė fshat se turqit ishin nisur nė drejtim tė Mallakastrės. Nė krye tė kėsaj ushtrie ishin bejlerėt Vrionas.
Isuf be o Isuf be
nga Berati kur dolle
me topa me xhepane
me tė zezėn kabine
dolle nė Sinj’e pyete
-Mallakastra ku bie?
Rrapo Hekali ku je?
Nė qafėn e Sinjės ushtria turke u nda nė dy pjesė, njė pjesė pėr nė Aranitas dhe pjesa tjetėr nė drejtim te Greshicės. Greshiciotėt pasi u lajmėruan pėr mbėrritjen e ushtrisė turke morėn masa pėr boshatisjen e fshatit sidomos nga hyrja e Goricės prej nga vinte ushtria turke. Nė tė njėjtėn kohė komandanti Sulo Zeneli bėri organizimin e cetės sė Greshicės dhe ndau detyrat, pėr tė gjithė luftėtarėt tė cilėt me gjithėse tė armatosur keq, deri edhe me cfurqe e sopata, ishin tė vendosur per tė luftuar deri nė pikėn e fundit tė gjakut, pėr tė mbrojtur vendin. Ndėrkohe populli i Greshicės dėrgoi njė pėrfaqėsi nė komandėn e ushtrisė turke, tė kryesuar nga Sheh Hyseni, pėr tė marrė vesh misionin e tyre. Bisedimet u zhvilluan nė njė klimė shumė tė acaruar dhe krerėt e ushtrisė turke i kėrcėnuan Greshiciotėt se do te marrin pėr cdo shtėpi nga njė dash dhe nga njė vashė. Nė kėtė kohė sheh Hyseni ju pėrgjigj me ironi : “Po nė mėngjes do ti keni gati kėto qė kėrkoni” dhe ikėn.
Isuf be, o Isuf be
na Berati kur dolle
me topa me xhephane
nė Greshicė ardhe e re
kėrkoje ēupa meze.
Ndeshja kryesore midis forcave osmane tė drejtuar nga komandanti i tyre Hysen Pashė Vrioni dhe kryengritėsve tė drejtuar nga Rrapo Hekali, u bė nė korrik 1847 nė fshatin Greshicė. Pozicionet midis dy forcave kundėrshtuese kalonin nė njė front prej 3.5 km. Forcat osmane kishin njė efektiv prej 2400 ushtarėsh, kurse forcat e kryengritėsve arrinin ne 800 veta. Luftimet nė Greshicė zgjatėn 3 ditė e 3 netė dhe pėrfunduan me thyerjen e ushtrisė turke.
Moj Greshica maja maja
tė rreh topi e kumbaraja.
Moj Greshica gropa-gropa
hėngre teqind e ca koka.
Komandanti Sulo Zeneli, pas ditės sė parė tė luftimeve kishte marrė masa pėr tė njoftuar krerėt e kazasė sė Vlorės si dhe tė gjitha ēetat e Mallakastrės. Nė ditėn e dytė tė luftimeve erdhėn cetat e Mallakastrės drejtimin e tė cilave e merr kapedan Rrapo Hekali dhe ēetat e lumit tė Vlorės tė drejtuar nga kapedanet Dervish Aliu, Tartar Memushi, Dule Zoto, Hajder Kanina etj. Poeti popullor pėr ta pėrjetėsuar kėtė ngjarje dhe per tė vlerėsuar pjesėmarrjen e luftėtarėve tė Vlorės ka kėnduar
Del o lumi i Vlorės–o
Del, se do dalim–o
Tė mėdhenjė tė vegjėl-o
Tė pjekur nė Povel-o
kemi punė me Vrion-o
na kėrkon xhelepet-o
tym e havajetet-o.
Ēeta e Smokthinės e drejtuar nga kapedanėt Tartar Memush Ruka e Dule Zoto zunė pozicionet, nė pjesėn jug lindore te Greshicės dhe zhvilluan luftime ku ishte vendosur njė pjesė e shtabit te ushtrisė turke. Nė kėtė pėrpjekje u vranė shumė ushtarė turq, u vranė edhe 60 djem smokthiniotė. Ēeta e Dukatit mori drejtimin pėr nga ana veri perėndimore e Greshicės, kurse nė qender lufton ceta e Greshicės dhe ato tė Mallakastrės. Ushtria turke po shpartallohej pjesė pjesė. Ēetės sė Ēorrushit tė komanduar nga Muhamet Hodua ju dha detyra qė tė mbyllte rrugėkalimin Greshicė-Aranitas- Sinjė – Berat ne Qafėn e Veshave. Nė kėto kushte ushtria turke me Isuf Vrionin, mbeti e rrethuar dhe nė mėshirėn e plumbave dhe jataganėve tė luftėtarėve Mallakastriotė e lebėr. Beteja mė e madhe u zhvillua nė qendėr tė fshatit, pranė shtėpisė sė komandatit Sulo Zeneli. Por humbje te shumta pati edhe nga forcat kryengritese, sipas gojedhenave thuhet se nga forcat kryengritėse ranė nė fushėn e betejės rreth 300 luftėtarė.
Juve gratė nga Greshica
bėfshi djemėna pėrdita.
O moj Mallakastr’e mjerė
ē’u vratė nga dy pėr derė.
Shtabi i kryengritjes vendosi qė varrimi i luftėtarėve qė ranė nė kėtė betejė, tė bėhej nė vendin mė tė pėrgjakur, tek kodra e Mucajve, nė afėrsi tė shtėpise sė komandantit tė ēetės sė Greshicės Sulo Zenelit. Qė nga ajo kohė, ndoshta edhe nė shenjė respekti e kujtimi pėr ata trima qė falėn jetėn nė luftė kundėr pushtuesve turq kjo kodėr e bukur nė qendėr tė Greshicės, nga ku mund te shohėsh gjithė Mallakastrėn, por edhe malet e Labėrisė sė Vlorės, dhe detin u quajt “Varret e Lebėrve”.
Pas luftimeve te ashpėra dhe tė pa barabartė, forcat kryengritėse arriten tė kapin tė gjallė Isuf Vrionin bashkė me dy kushėrinjtė e tij Lamce e Sulēe benė tė cilėt pasi i gjykuan nė qafė tė Sinjės edhe i ekzekutuan. Sic edhe thuhet aktin e ekzekutimit e kane bėrė Sulo Zeneli nga Greshica dhe Tartar Memushi nga Smokthina.
Doli Rrapua nė Sinjė
-Prim’o Isuf beu primė
nė tė zėnēa s’ke tė mirė
gjakun tė kam pėr tė pirė
me vete ta kam qefinė.
Isuf beu e Lamēe beu
Tartar Memushi i preu.
Tartar Memushi Smokthinė
preu bejlerėt nė Sinjė.
Pas kėtij suksesi kryengritesit ju drejtuan Beratit, tė cilin e pushtuan nė 1 Gusht 1847. Kjo ishte njė tjetėr arritje e rėndėsishme e kėsaj lėvizjeje popullore, mė e suksesshmja ngjarje e kryengritjes se Shqipėrise sė Jugut kundėr Tanzimatit. E shqetesuar pėr pėrpjestimet e luftimeve, Porta e Larte mori masa emergjente, duke dėrguar kundėr kryengritėsve te Rrapo Hekalit, Serasqerin e Rumelisė Derbihor Reshit Pashėn. Ai u nis nga Manastiri nė krye tė 15 000 ushtarėve te inkuadruar nė 7 divizione, dhe tė paisur me artileri tė lehtė malore.
Tre pashallarė e myzhyri
u ngrenė nga Manastiri
pėrposh Beratit i ryri
kumandar ishte Veziri
bymbash Sulejman Tahiri
Hysen pashė myzeviri.
Pas luftimeve te pabarabarta kryengritėsit e braktisėn qytetin e Beratit dhe u shpėrndane pėr tė vazhduar qėndresėn tė organizuar nė ēeta. U shquan trimat e Dukatit nėn udhėheqjen e Dervish Aliut, Zenel Xhafua, Orhan Bardhua etj.
Tunde Zenel Xhafua tunde
topi bam e ti po tutje
tė shkojnė plumbat mbi supe
hipur nė mushkė tė kuqe
vetėtin palla me lule.
Tunde xha Zeneli tunde
ē’e zure Qishėn e kuqe
Kjo kryengritje dėshtoi si pasojė e tradhėtise sė brendeshme tė disa bejlereve. Lufta u ndėrpre pėr disa ditė. Kėshtu u dha kohė turqve tė organizoheshin dhe tė mbylleshin nė kalanė e Beratit.
Ah moj dhelpėra e Marsit-a
Shaban Peshtani qerrata
shokėt tanė i tradhtove
me bejlerėt u bashkove.
Shaban Peshtani duhej tė pėrballej i pari me forcat turke qė vini nga Manastiri, por nga frika e numrit tė tyre rė madh u hodh nga krahu i turqve, kjo kėngė e pėrbuz atė qė bėri.
Me shtypjen pėrfundimtare tė kryengritjes sė vitit 1847 nė Shqipėrinė e Jugut autoritetet turke mundėn tė arrestonin Rrapo Hekalin. Pasi e burgosėn nė burgun e Manastirit atė e ekzekutuan mesnatėn e 30 Dhjetorit 1847. Versioni zyrtar pėr vdekjen e tij ishte se ajo u shkaktua nga sėmundja e tifos, por populli thotė qė e helmuan.
Pas shtypjes sė kryengritjes ushtria turke bėri raprezalje te rėnda nė Mallakastėr, duke djegur fshatra te tillė si: Greshica, Klosi dhe Fratari.
Dolli marsi e hyri prilli
s’kėndon qyqja e as bilbili
Rrapon e ngriti veziri
e shpuri nga Manastiri.
As e vrau e as e farkoi
veē me helm e helmoi.
- Rrapo Hekali ku je ?
Keq pėr ty e keq pėr ne
na mbeti vendi raje !
sinja eshte nje fshat i mrekullueshem nen shpatin e malit shpirag dhe eshte fshati nga ku kam origjinen , dhe patjeter qe te paret e mi kane kuftuar perkrah RRpo hekalit .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga maratonomak : 31-12-2011 mė 01:01
Feja ime eshte islame, shqiperia eshte atdheu im qe une nuk e nderroj me asgje tjeter sepse aty kam lere ,aty kam kaluar femijerine time dhe atje kam njerezit qe meseshumti i dua. Shqiperia me te mirat dhe te keqijat e saj me identifikon qofte dhe ne personalitetin tim. Por kurre sme ka pelqyer ky term "shqiperia eshte feja ime".
Arsyeja pse e them kete eshte sepse nje fetar i sinqerte dhe i devotshem qofte i krishtere apo muslimane ka detyrime ndaj fese se tij te cilat i ushtron me sinqeritet dhe perkushtrim. Me thoni ju qe hiqeni se Shqiperine e keni fene tuaj.
Cfare i keni dhene Shqiperise ju? Me llafe ne te marrim ne qafe por me vepra mbushim vendet e fundit ne statistikat nderkombetare.
"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"
I nderuar maratonmak..
te nderuar forumist .se pari dua t'ju falenderoj ē' jepni vlersim ksaj teme..sinqerisht ju falenderoi,gjith postimet tuaja reth ksaj teme ,besoi se secili ka shum per te then diq qe ja vlen per tu lexuar.Me pelqeu shum postimi me lart i nderuar maratinomak ,sepse ishte nji histori shumė e bukur ,te cilen pushtetaret me ideologji te mbrapshta e ngulfatnin, si kte dhe shum histori te lavdishme te cilat i kujton ky popull i mrekullushem e si la kurre ne harres
.
Anita e nderuar..
ke respēektin tim .Nese sjemi ne linj te njejt se si ta duam Atdheun nuk do thot se jemi ne hasmeri,,secili e don ne menyren e tij .Kjo esht e rendsis s'pare,pastaj rruget nji dit na bashkojn aty ku e kerkon Atdheu .
angmokio i nderuar..Nuk duhet aq perzemer t'maresh gjerat ne jet ..por edhe ne kte tem.
E para e punes qe do duhej bėre ne si pjestar te shoqris shqiptare ..qe te dim dhe duhet berė.Me kete dua te them qe ti vejm vetes son nji detyrė cfar duam dhe qfar mundemi..kjo esht me e rendsishmja per te shkuar tutje.
Deshirat dhe mundsit jon nji kuptim i ndryshem dhe si te tilla do mbesin gjithjeten...me ket dua te them se pa forcimin e identitetit ton kombetar sdo jemi as kundi,gjithnji per tjert do jemi turq,grek e qfar jo veq shqiptar kurre.
tendencat e perditshme nga shovenistet, fqinjet tan ,armiqet e perbetuar mu ktu gjejn hapsiren per t'na ndrruar identitetin tonė shqiptar.
Mir, po e zem se me nji emer muslimani u ruajka identiteti i nji shqiptari nga greku,po si tia bejm hallin nga turku ose ne te kunderten.
Nese duam vertet shqiptarin ,pse ather nuk po e mbron islami iks(x) personin qe te behet me i sjellshem..atje diku ne Evrop.Llogjikisht njeriu qe done vetveten e tija esht e besushme qe mund ta doj edhe dike,ndryshe vetem mund te genjehemi.
te jesh shqiptar dhe po deshe ket popull une besoi se as nji her nuk do sillesh keq per ta njellos kombin tuaj.Ne ket bote ska ferr veq burgut dhe sa me pak shqiptar aty, do te thot se jemi qe duam te sillemi te pergjegjshem ndaj vendit qe na lindi.
I nderuar ta them diq personale ..mbase e kerkuat..As' te vetemen nji her ne jeten time sme ka shkuar mendja te veproj diq qe se kom menduar, se une krahas pergjegjsis individuale qe kom, dhe barra qe do me vehet para ligjit, pa menduar se me sjelljen time e kom turpruar familjen dhe kombin tim andaj ta them se jom kursyer nga gjera qe do behej dikush si shqiptar te turprohem.
i nderuar secili do jap llogarin per kopen e tij pore jo pa dhen ne ket botė.
Po nga na dole ti o fetar shembullor?
mos na e prish temen se shkrimi yt i mesiperm po mban era si llojet e olsi gazexhiut e idioteve qe e pasojne .
per mua qendro muslimani me shembullor i shekullit , kjo nuk me trazon as mua askend , mjafton qe te mos trazosh traditat, zakonet , kulturen e trasheguar , historine dhe interesat e kombit .
a nuk e kupton qe mund te mbijetojme si komb vetem duke e vene fene ne rend te dyte ne baza kolektive , por mund ta vesh ne rend te pare si individ .
une personalisht i kam falur kombit tim deshiren per te mbajtur dhe trasheguar femijeve te mi traditat zakonet dhe doket kulturale te popullit qe i kam trasheguar nga te paret e mi dhe qe jane dicka tjeter nga feja dhe prejtesisht te ndara dhe i sherbeva shtetit shqiptar nje vit ne sherbimin e detyrueshem ushtarak .
une nuk mund te asimilohem nga faktore fetare , ekonomike apo kultural ne raport me kombe te tjera .
feja nuk ka qene dhe nuk do jete faktor garantues per egzistencen dhe vazhdimin e identitetit kombetar te pakten ne shqiperi , pasi ne shqiperi nuk egsiton nje fe e plote dhe e perbashket per gjithe kombin .
nese shqiptaret do ishin te gjithe te krishtere ose te gjithe muslimane , atere do mund te krijohej nje patriotizem ne baza fetare , por se jemi komb me disa fe , jemi detyruar te bazohemi mbi nje patriotizem ne baza kombesie , gjuhe dhe traditash dhe zakonesh shoqerore .
kur greqia u formua si shtet ne 1830 kishte nje popullsi me fe te ndrysme ku nje pjese e konsiderueshme ishte e fese islame , por politika qe ndoqi ai pushtet e udhehequr nga elita fetare ortodokse e fanarioteve bizantin beri qe kjo popullsi muslimane te debohej , te asimilohej dhe se fundmi te greqizohej ne fene ortodokse me menyra te ndryshme si faktore ekonomike , dhune dhe propagande e sofistikuar e programyuar dhe realizuar nga pushteti grek gjate gjithe egzistences se tij qe prej 1830.
ne shqiperi ishte e veshtire te behej nje gje e tille per arsye qe dihen .
feja ne realitetin shqiptar ka luajtur nje rol si thike me dy presa edhe ne rilindjen e nacionalzmit shqiptar dhe pushteteve dhe politikes por edhe ne mbijetesen si komb i mirefillte shqiptar .
Krijoni Kontakt