Koncerti Tre tenorėt kėtė vit mbėrrin nė edicionin e tij tė dhjetė me vepra tė njohura nga krijimtaria operistike botėrore dhe shqiptare. Mbrėmja e datės 4 dhjetor do tė ngjisė nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve tenorė tė njohur shqiptarė dhe tė huaj, tė cilėt me fuqinė e zėrit do tė mbushin me emocione publikun. Ashtu si ēdo vit, koncerti Tre tenorėt ėshtė veprimtaria e parė qė nis festimet gjatė kėtij muaji, njė koncert i cili sjell zėrat mė tė mirė shqiptarė dhe botėrorė nė skenė. Nė kėtė pėrvjetor tė dhjetė tė koncertit Tre tenorėt, tė ftuar janė tenorėt italianė Francesco Malapena, Francesco Zingarello dhe Giacomo Mosca. Orkestra Filarmonike e Akademisė sė Arteve, me drejtues orkestre italianin Leonardo Quadrini dhe Bujar Llapaj, i cili ka ardhur nga Kanadaja enkas pėr kėtė aktivitet do tė shoqėrojė nė koncert tre tenorėt dhe kėngėtarėt e ftuar. Ndėrkohė qė edhe kėtė vit, ashtu si vitin qė shkoi, pianisti Genc Tukiēi do tė ekzekutojė nė piano partitura tė ndryshme. Sopranoja Ramona Tullumani, tenori Gaqo Ēako, Adrian Xhema, Agim Hushi, Sebastian Ferrad, si dhe emra tė tjerė i shtohen listės sė kėngėtarėve qė do tė interpretojnė nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve. Dirigjenti i njohur Bujar Llapaj, i cili ka mė shumė se njė dekadė qė zhvillon aktivitetin artistik nė Kanada tregon se nė koncertin e kėtij viti mes krijimtarisė botėrore njė hapėsirė tė konsiderueshme do tė zėrė dhe krijimtaria shqiptare. Ėshtė njė kėnaqėsi pėr mua qė jam pjesė e kėtij koncerti, njė aktivitet qė ka vite qė zhvillohet. Kėtė vit koncerti mbėrrin nė edicionin e tij tė dhjetė, por do tė ketė mė shumė se tre tenorė. Veē krijimtarisė operistike botėrore kėtė vit do tė kemi dhe krijimtari popullore, si dhe muzikė nga veprat e Gjon Simonit dhe Prenk Jakovės. Kam ardhur enkas nga Kanadaja pėr kėtė koncert, tė cilin e vlerėsoj shumė, pohoi dirigjenti Bujar Llapaj. Dirigjenti Quadrini ka ardhur disa herė nė Shqipėri dhe e njeh orkestrėn, ndėrkohė qė pjesėmarrės pėr herė tė dytė nė koncertin Tre tenorėt ėshtė dhe italiani Francesco Zingarello, nuk mungon dhe tenori spanjoll Sebastian Ferrad, qė kėsaj here vjen si i ftuar. Mes artistėve qė do tė interpretojnė kėtė vit janė dhe tre studentė tė Akademisė sė Arteve, tė cilėt do tė jenė pėrkrah zėrave tė njohur operistikė nė skenėn shqiptare.
Tre tenorėt, nė dhjetė vjet
Koncerti Tre tenorėt ka njė dekadė qė zhvillohet nė Pallatin e Kongreseve, duke sjellė para publikut momente shumė emocionuese, tė cilat i fal vetėm krijimtaria e bukur operistike. Koncerti Tre tenorėt ėshtė realizuar pėr herė tė parė nė vitin 2002 nė Pallatin e Kongreseve me producent Edmond Tullumanin. Koncerti, i cili vjen ēdo vit nė muajin dhjetor gjatė rrugėtimit tė tij disa vjeēar ka prezantuar gjithmonė elemente tė ndryshėm nė skenografi, repertor, skenar, etj. Dhjetė vjet nė Shqipėri organizatorėt e koncertit kanė tashmė pėrvojėn e duhur pėr tė ndėrtuar njė program qė vė nė pah aftėsitė interpretative tė tenorėve shqiptarė dhe tė huaj, ku kėtė vit do tė jenė dhjetė emra qė do tė ngjiten nė skenėn e tij. Treshja e tenorėve, njė numėr qė ka ngelur traditė qė nė fillim tė kėtij koncerti, ėshtė ndryshuar nga viti nė vit duke sjellė tė emra njohur si Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Adrian Xhema, Gaqo Ēako, Agim Hushi, Armaldo Kllogjeri etj. Edhe nė mbrėmjen e datės 4 dhjetor, koncerti i cili bashkon artistėt shqiptarė dhe tė huaj premton tė jetė njė fillim i mbarė pėr festimet qė do tė nisin nė kryeqytet.
Sot
Krijoni Kontakt