Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Tjetërsim i palejueshëm i historisë

    Intervistë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë,
    prof. dr. Anastasit

    1. Gazetari i Ngjalljes: Z. Arben Puto në librin e tij që ka dalë në qarkullim kohët e fundit, (“Lufta Italo-Greke, diktatorë dhe kuislingë”,Botimet Toena, 2011), midis të tjerave në fq. 292-3 thotë: “Mbetet gjithnjë i paprekshëm parimi se autoqefalia e Kishës Shqiptare nuk pajtohet me vënien në krye të një kleriku të huaj... Për pasojë, në kushtet aktuale Kisha Ortodokse Shqiptare e ka humbur autoqefalinë. Kjo çështje ka tërhequr edhe vëmendjene Ambasadës Amerikane në Tiranë,siç del nga kabllogramet e publikuara nga organizata Wikileaks”. Ambasadori Withers ka shprehur rezerva për pjesëmarrjen e
    kishës në çështjen e zhvarrimeve dhe thotë:“Kisha Ortodokse në këtë rast rezulton të jetë më shumë një zyrë e qeverisë së Athinës në Shqipëri sesa një kishë autoqefale, sepse nuk ka ndonjë lidhje të funksioneve të kishës me varrezat ushtarake të një shteti” dhe më tej:“Peshkopi Janullatos rezulton kështu të jetë një zyrtar i Karamanlisit, me të cilin është konsultuar në lidhje me çështjen e varrezave”.

    Kryepiskopi Anastas: Këtë frazë, ambasadori Withers nuk e ka thënë kurrë. Nuk ekziston në tekstin në origjinal të kabllogramit me nr. kod. 06, Tirana 662 të datës 21 qershor 2006, të cilin e publikoi organizata “Wikileaks”. Duke i hedhur një sy kritik tekstit, që i referohet z. Arben Puto (Gazeta Shqip, 6 shtator 2011), konstatohet lehtë se teksti që parashtron z. Puto, në thonjëza, është bashkim i qëllimshëm i dy fjalive të shkëputura nga njëkoment fyes, bërë nga një gazetar. Përveç kësaj,ishte e pamundur për ambasadorin amerikan z. Withers të formulonte një mendim të tillë, sepse në vitin 2006 kur u shkrua ky kabllogram që referohet në libër, z. Withers nuk kishte ardhur ende në Shqipëri. Kabllogrami nënshkruhet nga ambasadorja znj. Marcy Ries. Për më tepër që as nuk ekziston një frazë
    e tillë në origjinalin në anglisht të tekstit të publikuar nga Wikileaks. Historiani z. Puto, për të fyer ashpër Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin e saj, i bashkëngjit me keqdashje librit të tij dy fjali shpifëse të një gazetari shqiptar, i mbështjell me mantelin e Ambasadës Amerikane dhe i paraqet në thonjëza,si fjali dhe mendim të një ambasadori amerikan.Sigurisht, një gjë e tillë nuk quhet
    “histori” por tjetërsim i historisë me qëllim diskreditues.

    2. Gazetari: A mund të na sqaroni diçka për pikëpamjen e z. Puto se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë e ka humbur tani Autoqefalinë e saj?

    Kryepiskopi: Është shumë e qartë, se për shkak të mungesës së dijeve teologjike e në veçanti të atyre nomokanonike, por edhe nga që nuk bën pjesë në Kishën Orthodhokse, autori në fjalë nuk e njeh faktin se Autoqefalianë Traditën Orthodhokse nuk varet nga shtetësia e Primatit të saj. Autoqefalia e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë njihet, pa as ngurrimin më të vogël, që nga viti 1992, nga të gjitha Kishat Orthodhokse pa përjashtim,në mbarë globin. Gjithashtu emri i Primatit të saj përmendet nga të gjithë Patriarkët dhe Kryepiskopët-Kryetarë të Kishave Autoqefale Orthodhokse në mbarë botën, çdo të diel e të kremte, kur këta meshojnë. Fakti se Kisha Orthodhoksee Shqipërisë është Autoqefale njihet
    edhe prej Kishave të krishtera dhe organizmave ndërkombëtarë ndër të krishterë.“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”,me Kryepiskopin konkret aktual është njohur si person juridik nga gjykatat shqiptaredhe ligji nr. 10057 i datës 22.1.2009. Të bën përshtypje fakti se këtë përpiqet ta injorojë
    një historian. Fatmirësisht qindra mijërat orthodhoksët e Shqipërisë e dinë shumë mirë se Kisha e tyre pas shpërbërjes së saj nga regjimi ateist, është përsëri Autoqefale që nga viti 1992, sipas Kanoneve të Shenjta.

    3. Gazetari: Po për sa shkruan gazetari rrethmarrëdhënieve tuaja me z. Karamanlis, cili është komenti juaj?

    Kryepiskopi: Episkopi Andon Merdani,emri i të cilit përmendet në kabllogramin që botoi “Wikileaks” e siguroi Sinodin e Shenjtë se fjalët e tij u shtrembëruan. Kërkoi falje që nuk i përgënjeshtroi menjëherë ato që i atribuohen se ka thënë në një takim personal pune me një nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kryepiskopatë në vitin 2006 (kur ishte ende prift). Ndërsa, sa i takon informacionit që vjen nga kabllogrami lidhur me pyetjen tuaj, ku edhe mbështetet komenti gazetaresk, se gjoja më 7 qershor 2006 i bëra një vizitë z. Karamanlis dhe diskutuam përvarrezat etj., deklaroj me përgjegjësi se kjo është gënjeshtër. Më 7 qershor të vitit 2006, ndodhesha në një udhëtim. Gjatë javëve që i kishin paraprirë zhurmës së madhe në lidhje me zhvarrimet, ndodhesha në London Derrytë Irlandës, në mbledhjen e Komitetit Qendror të Konferencës së Kishave Evropiane, si zëvendëspresident i kësaj organizate.Me këtë rast dua të them se me zotin Karamanlis jemi miq përpara se ai tëbëhej kryeministër. Mos harroni faktin se përveçse Kryepiskop i Shqipërisë kam qenë përrreth 35 vjet profesor i Universitetit “Kapodistria”të Athinës, jam anëtar nderi i Akademisësë Athinës, President i Këshillit Botërortë Kishave, si rrjedhojë kemi edhe shumë çështje të tjera për të diskutuar me persona publikë në shumë vende, përfshirë Shqipërinë dhe Greqinë.
    Fraza se Kryepiskopi Anastas është “një zyrtar i Karamanlisit”, jo vetëm që është e gënjeshtërt dhe keqdashëse, por edhe qesharake. Dhe me të drejtë të habit fakti se si një profesor universiteti, në epilogun e librit të tij historik, përdor sajesa të tilla për të diskredituar Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopine saj.

    4. Gazetari: Po rreth atyre që thuhen përvarrezat dhe pjesëmarrjen e Kishës në zhvarrime, çfarë do të thoshit?

    Kryepiskopi: Kisha Orthodhokse Autoqefalee Shqipërisë nuk është marrë kurrë me zhvarrime, për të cilat është bërë një zhurmë aq e madhe. Fraza se “Kisha Ortodokse rezulton kështu të jetë më shumë një zyrë e Qeverisë së Athinës në Shqipëri se sa njëKishë Ortodokse…” tregon padije dhe tendencë dashakeqe. Bisedimet dhe drafti i parë i Marrëveshjes midis dy Qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me varrezat e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, filluan në vitin 2002. Kjo ishte në vazhdim të “Marrëveshjessë Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të Ndërsjellë” që nënshkruantë dy vendet në Tiranë (21.3.1996). Kisha jonë, për të lehtësuar të dyja qeveritë në realizimin e marrëveshjes që ato kishin vendosur të nënshkruanin, ofroi truallin e manastirit të Shën Nikollës, pranë Këlcyrës, jo për“mauzole”, por për varreza. Diçka e tillë është e zakonshme për shumë shekuj në Shqipëri, pra që varrezat orthodhokse të jenë të vendosura pranë kishave dhe manastireve.Pozita e Kishës Orthodhokse në lidhje me të vdekurit, të çfarëdolloj etniciteti qofshin,është diçka e njohur: respekt i plotë. Veçanërisht,për sa janë orthodhoksë, është një detyrim të kenë mbi varr një kryq dhe të lexohet një lutje e veçantë përkujtimore, që quhet“trisai”. Bëhet fjalë për një detyrim fetar shumëshekullor.
    Teoritë shpifëse mbi synimet politike, mbi planet e errëta, mbi caktimin e kufijve etj., përdoren nga disa qarqe nacionaliste që u pëlqen të krijojnë zhurmë dhe të kultivojnë dyshimin e lig dhe armiqësinë midis popujve fqinjë.Dhe krejt e kundërta, përpjekja e Kishës Orthodhokse - e konkretisht dhimbja dhe
    përpjekja ime personale - është kultivimii mirëkuptimit reciprok, respekti indërsjellë si edhe arritja e bashkëpunimit të sinqertë për bashkekzistencën paqësore dhe përparimin e përbashkët
    të popujve fqinjë të Ballkanit brenda kuadrit të Bashkimit Evropian.

    Gazeta "NGJALLJA", muaji Dhjetor 2011
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-12-2011 më 07:44
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •