Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anėtarėsuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158

    ...nje tjeter fenomen ballkanik...

    Edhe pse gjetja e gjuhes se perbashket mbetet thembra e Akilit ne raportet midis kombesive te ndryshme ne rajon, tek nje pike te gjithe bien dakord. “ Sa te shumta jane fenomenet e cuditshme ne Ballkan”. Midis nje mori fenomesh, te cilat ne syte e perendimoreve na bejne akoma me shume orientale, por qe per ne jane lidhja me token ku kemi lindur, do te doja te vecoja njerin prej tyre, ate te plakave "tallagjore", te cilat ne mungesi te nje aktiviteti produktiv per shkak te pamundesise fizike, merren me sterhollimin e ngjajeve ditore me njera tjetren neper rrugica lagjesh!!!



    E kujt me mire do ti shkonte per shtat ky epitet pervec Serbise, tallagjores se madhe te Ballkanit?! E pra, duke filluar qe prej shembjes se Jugosllavise, Serbia nuk ka bere tjeter vec se ka humbur gjithca ka nisur, duke perfshire ketu lufterat e ndryshme, nisma nderkombetare, territor...por ne vend te te nxjerre mesime nga e kaluara vazhdon me nje teorike te dale tashme prej mode. Ne kohen kur vendi duhet te merrte kthesen qe duhej, per fatin e tyre te keq timonieri i atehershem i shtetit nuk arriti ta merrte dot ate kthese po vazhdoi perpara me shpejtesi, shpejtesi e cila duket teper e madhe per te mundur te ndalur edhe sot e kesaj dite kete qerre te vjeter.



    Dikur nje i njohuri im Serb me thoshte qe fatkeqesisht ne librat e historise se Serbise nuk ka me shume se nje faqe dedikuar Shqiperise dhe shqiptareve. Packa se ne publikun nderkombtar serbomedhenjte rrahim gjoksin kur vjen puna te sterhollimi i historise, jane te paret qe marrin iniciativen te flasin mbi prejardhjen e shqiptareve, dhe se kur u ndertuan kishat e para ne Kosove, harrojne se dija duhet te arrihet me lexim, dhe jo me hamendesim!

    Eshte koha qe ta njohin komshiun me mire perpara se ta kuptojne se me ke kane te bejne.



    Dhe per ti mbyllur keto pak rreshta, do te doja ti thosha te gjithe atyre komshijve veriore qe perpare se te vejne tellallin anembane se po te mos ishte per kete ose per ate force te huaj e cila tani ndodhet ne Kosove, mund ta rimarrin Kosoven me ushtrine e tyre legjendare, humbese e te pakten 3 konflikteve Ballkanike ne 20 vitet e fundit. Shqiptaret aty ka qene, aty jane dhe aty do te mbeten perjete. Eshte e kote te hedhesh vrere mbi ata qe kurre s'jane terhequr perballe cdo lloj agresione, eshte e kote te vazhdosh te rrahesh gjoksin me ngjarje e gojedhena te paqena.

    Por si duket ndjenja e te qenit superior i kaloka edhe caqet e realitetit, prandaj edhe Serbet kane zgjedhur te jetojne ne nje bote paralele ku Serbia vazdhdon te jete epiqendra e sllaveve te jugut, nje bote plot drite ku shqiptaret me shume se shqiptare jane objekt talljeje dhe njerez inferiore.



    Kur te zgjohen nga koma do ta kuptojne se sa pas kane ngelur. Gjer atehere le te thurrin intriga. Pune e madhe fort, jemi mesuar me tallagjore e goje te liga.

  2. #2
    ben mire ta vesh ne titull se cfare eshte ky fenomeni tjeter ballkanik

  3. #3
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anėtarėsuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Titulli eshte ai qe lexove, po te lexosh edhe pjsen tjeter do ta kuptosh se per cfare behet fjale!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •