Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për lirinë e lëvizjes

    Zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi

    Ashtu siç parashihej, në mëngjesin e së hënës (sot) ka nisur të zbatohet marrëveshja për lirinë e lëvizjes, e cila u arrit në kuadër të dialogut të Kosovës me Serbinë. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili tha se në pikën kufitare në Merdarë tashmë ka nisur të aplikohen procedurat e parapara me marrëveshje.

    Rexhepi tha se marrëveshja vlen edhe për pikat kufitare në veri të Kosovës, por se nuk mund të zbatohet në atë pjesë të vendit për shkak të barrikadave të vëna nga serbët lokalë me të cilat pamundësohet liria e lëvizjes.

    “Marrëveshja vlen natyrisht edhe për veriun e Kosovës, por në veriun e Kosovës nuk ka fluks të lëvizjes për shkak të barrikadave dhe teknikisht kompanitë e sigurimeve ende nuk kanë bërë zgjidhje për t’i pasur kontejnerët përkatës”, tha ai.

    Mësohet se çmimi që duhet paguar këtyre kompanive të sigurimit gjatë kalimit të kufirit shkon nga 60 deri në 100 euro. Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë thuhet se mund të udhëtojnë me letërnjoftim, por se për kalim në shtetin e tretë u nevojitet pasaporta.
    http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=149157

    Nga sot “lirshëm” në Beograd

    26.12.2011

    Radio Evropa e Lirë

    Ashtu siç parashihej, në mëngjesin e së hënës ka nisur të zbatohet marrëveshja për lirinë e lëvizjes, e cila u arrit në kuadër të dialogut me Beogradin zyrtar.

    Këtë ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi, icili tha se në pikën kufitare në Merdarë tashmë ka nisur të aplikohen procedurat e parapara me marrëveshje.

    Rexhepi tha se marrëveshja vlen edhe për pikat kufitare në veri të Kosovës, por se nuk mund të zbatohet në atë pjesë të vendit për shkak të barrikadave të vëna nga serbët lokalë me të cilat pamundësohet liria e lëvizjes.

    “Marrëveshja vlen natyrisht edhe për veriun e Kosovës, por në veriun e Kosovës nuk ka fluks të lëvizjes për shkak të barrikadave dhe teknikisht kompanitë e sigurimeve ende nuk kanë bërë zgjidhje për t’i pasur kontejnerët përkatës”, tha ai.

    Mësohet se çmimi që duhet paguar këtyre kompanive të sigurimit gjatë kalimit të kufirit shkon nga 60 deri në 100 euro.

    Qytetarët e të dyja shteteve thuhet se mund të udhëtojnë me letërnjoftim, por se për kalim në shtetin e tretë u nevojitet pasaporta.(e.p.)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Serbët masivisht pas targave të Kosovës

    25.12.2011/12:18 - E Diel

    Serbët nga Kosova masivisht kanë nis që të marrin targat e regjistrimit të automjeteve me shenjën e Republikës së Kosovës- RKS, të cilat deri më tash kanë i kanë refuzuar.

    Siç raporton gazeta serbe “Blic”në mbështetje të burimeve ndërkombëtare në Prishtinë 4.686 serbë kanë kërkuar targa të RKS, që paraqet rritje në nëntor për 400 për qind në krahasim me periudhën para arritjes së marrëveshjes Beograd-Prishtinë. Mirëpo, edhe me targat RKS serbët nuk do t’i ikin pagesës së sigurimit kur të futen në Serbi, pos që do të paguajnë më pak. Në vend të çmimit të plotë prej 100 eurosh, ata do të paguajnë rreth 400 dinarë, shkruan “Blic”, transmeton Koha.

    Kemi refuzuar të marrim targat e Kosovës, por tani jemi të detyruar. Ne mundemi edhe më tutje të shfrytëzojmë targat, ta zëmë të Mitrovicës, dhe në këtë rast nuk do të paguanim kur të futemi në Serbi, por kur të kthehemi në shtëpi na pret pagesa që duhet bërë Prishtinës detyrimisht. Me dëshirë do t’i paguaja Beogradit, thotë për “Blic” serbi i cili tashmë ka paraqitur kërkesën për RKS tabela.
    http://indeksonline.net/?page=1,2,12855

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Fillon zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë

    Nga Express 26 Dhjetor 2011 12:17

    (E plotësuar) Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se nga e hëna ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë dhe deri më tani nuk është shfaqur asnjë problem.

    Ai në një prononcim përmes telefonit ka thënë për Kosovapress se kjo marrëveshje ka filluar të zbatohet nga mesnata.

    “Po ka filluar të zbatohet nga ora 00:00 e natës. Ashtu e kam informatën që ka filluar dhe nuk ka probleme. Kjo marrëveshje parasheh që qytetarët nga Kosova të kalojnë nëpër Serbi me letërnjoftim ose me pasaportë, por duke u pajisur me një letër hyrje-dalje”, ka thënë Rexhepi.

    Ndërsa në lidhje me policat e sigurimit, Rexhepi ka thënë se ekziston një reciprocitet me Serbinë për këtë çështje deri në arritjen e një marrëveshjeje mes shoqatave të sigurimit.

    “Tash për tash është reciprocitet derisa të arrihet një marrëveshje apo memorandum mes shoqatave të sigurimit të automjeteve, dhe sigurisht edhe çmimi do të jetë edhe shumë i ulët. Ata duhet të krijojnë një fond dhe secili i merr përgjegjësit për klientët e vet”, ka thënë ministri.

    Gjithashtu ai ka konfirmuar se është rritur numri i qytetarëve serb të cilët janë duke u pajisur me tabela KS dhe RKS. “Është e vërtetë, prej atyre rreth 70 % në bazë të dhënave që i kemi kanë marr tabela KS dhe diku 30 % RKS”, ka thënë Rexhepi.

    Nga ana tjetër edhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë për Kosovapress se marrëveshja për lëvizje të lirë ka filluar të zbatohet.

    “E keni parë edhe dje për lëvizjen e lirë janë bërë të gjitha përgatitje. Edhe çështja e marrjes së tabelave të makinave hynë në lëvizjen e lirë, që kanë filluar në mënyrë masive me i marrë tabela serbët”, ka thënë Kusari-Lila.

    Ndryshe shumë marrëveshje që janë arritur në Bruksel tash e disa muaj kanë mbetur vetëm në letër, duke mos filluar zbatimi i tyre nga ana e Serbisë. Përveç marrëveshjes për lëvizje të lirë që ka filluar të zbatohet, më herët ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja për pranimin e vulave doganore nga ana e Serbisë.

    Lajmi për vendosjen e policave kufitare, ka shqtësuar shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshvës, të cilët thonë se me këto tarifa goditen vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore.

    “Me këto tarifa pagesore goditen vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore, ngaqë ata kanë nevojë të qarkullojnë mes kufijve Serbi-Kosovë, më shumë sesa serbët kosovarë. Në vend që Kosova për bashkëkombësit e vet të kujdeset që t’ua lehtësojë qarkullimin e lirë, ajo edhe më shumë i shtrëngon ata të integrohen në Serbi, madje edhe të asimilohen kombëtarisht. Si mund ta ruajnë shqiptarët e Kosovës Lindore identitetin, kur atyre u gjobiten paratë në emër të kalimit kufitar, për t’u takuar me të afërmit e tyre, për t’u shkolluar e për të zhvilluar biznes”, thuhet në reagim Partisë Demokratike Kombëtare.

    Më tej, theksohet se me këto veprime, Qeveria e Kosovës po e vështirëson komunikimin me vëllezërit e saj në krahun e saj lindor duke i lënë ata matanë kufirit në mëshirën e ligjeve të Serbisë dhe kamxhikut financiar, nëse hyjnë në shtetin e dytë të tyre amë, Kosovën.

  4. #4
    Edhe nga kjo shifet se kush ne fakt eshte lojtar kuc dhe kryesor ne gjithe kete drame me regjine Europiane.

    Kjo Drame me regjine Europiane; ku aktor apo akteri kryesor i kesaj drame eshte Shteti Serb. Ndersa Kosova eshte vetem nje statist ku ka rol JO te rendesishem ne kete drame Europiane Bisedime - Negociata Kosove - Serbe.

    Keto marrveshje mund te zbatohen, e mund edhe te mos zbatohet vetem kur ateherash Aktori kryesor i kesaj drame - Shteti Serb deshiron. Ne fakt kjo drame qe zhvillohet tash e 8 muaj a ma teper eshte apo ishte kerkese e ketij akteri (aktori) kryesor (Serbia).

    Edhe keto marrveshje te arritura zbatohen vetem sipas qefit te Aktorit Kryesor. Ndersa Statisti vetem mund te shikoj seresh.

    Drama: Bisedimet - Negociatat KOSOVE - SERBI
    Regjia: BE & SHBA
    Roli Kryesor: Serbia (kerkuesi i kesaj drame)
    Statisti: Kosova (Qeveria e Kosoves)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Edhe nga kjo shifet se kush ne fakt eshte lojtar kuc dhe kryesor ne gjithe kete drame me regjine Europiane.

    Kjo Drame me regjine Europiane; ku aktor apo akteri kryesor i kesaj drame eshte Shteti Serb. Ndersa Kosova eshte vetem nje statist ku ka rol JO te rendesishem ne kete drame Europiane Bisedime - Negociata Kosove - Serbe.

    Keto marrveshje mund te zbatohen, e mund edhe te mos zbatohet vetem kur ateherash Aktori kryesor i kesaj drame - Shteti Serb deshiron. Ne fakt kjo drame qe zhvillohet tash e 8 muaj a ma teper eshte apo ishte kerkese e ketij akteri (aktori) kryesor (Serbia).

    Edhe keto marrveshje te arritura zbatohen vetem sipas qefit te Aktorit Kryesor. Ndersa Statisti vetem mund te shikoj seresh.

    Drama: Bisedimet - Negociatat KOSOVE - SERBI
    Regjia: BE & SHBA
    Roli Kryesor: Serbia (kerkuesi i kesaj drame)
    Statisti: Kosova (Qeveria e Kosoves)
    Serbët masivisht pas targave të Kosovës

    Serbët nga Kosova masivisht kanë nis që të marrin targat e regjistrimit të automjeteve me shenjën e Republikës së Kosovës- RKS, të cilat deri më tash kanë i kanë refuzuar.

    25 dhjetor 2011

    Siç raporton gazeta serbe “Blic”në mbështetje të burimeve ndërkombëtare në Prishtinë 4.686 serbë kanë kërkuar targa të RKS, që paraqet rritje në nëntor për 400 për qind në krahasim me periudhën para arritjes së marrëveshjes Beograd-Prishtinë. Mirëpo, edhe me targat RKS serbët nuk do t’i ikin pagesës së sigurimit kur të futen në Serbi, pos që do të paguajnë më pak. Në vend të çmimit të plotë prej 100 eurosh, ata do të paguajnë rreth 400 dinarë, shkruan “Blic”, transmeton Koha.

    Kemi refuzuar të marrim targat e Kosovës, por tani jemi të detyruar. Ne mundemi edhe më tutje të shfrytëzojmë targat, ta zëmë të Mitrovicës, dhe në këtë rast nuk do të paguanim kur të futemi në Serbi, por kur të kthehemi në shtëpi na pret pagesa që duhet bërë Prishtinës detyrimisht. Me dëshirë do t’i paguaja Beogradit, thotë për “Blic” serbi i cili tashmë ka paraqitur kërkesën për RKS tabela.
    http://www.ekonomisti.info/artikulli...ve-te-kosoves/

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    Vazhdo ore Pika-Kufi-1-31 alias Llapi me propagandat e tuaja si gjithnje. Por realiteti eshte ne kundershtim me keto propaganda tuajat.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Vazhdo ore Pika-Kufi-1-31 alias Llapi me propagandat e tuaja si gjithnje. Por realiteti eshte ne kundershtim me keto propaganda tuajat.
    cilave burime ju beson ti
    pasi qe po u merrke me zbulimin e nofkave

    aha prej atyre qe edhe albini furnizohet

    sherbimeve serbo-ruse
    suksese

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    cilave burime ju beson ti
    pasi qe po u merrke me zbulimin e nofkave

    aha prej atyre qe edhe albini furnizohet

    sherbimeve serbo-ruse
    suksese
    Jo ore Pika-Kufi.1-31 alias Llap. Une bazohna ne realitetin e hidhur qe egziston ne Kosove. Ndersa Ju jeni ai qe merreni dhe furnizoheni me gazetta e Serbise dhe Rrussise.

    Vetem vazhdoni me keto propaganda Llap!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Udhëzimet e BE -së për kalimin e kufirit

    Publikuar: 26.12.2011 - 15:22

    Prishtinë, 26 dhjetor - Më 26 dhjetor 2011 fillon implementimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes së arritur në dialogun e lehtësuar më 2 korrik. Kjo përfshin personat, të cilët tani do të kenë mundësi të udhëtojnë me dokumente të identifikimit, ndërsa gjithashtu përfshin edhe sigurimin e veturave dhe targat e automjeteve, thuhet në fillim të një kumtese të përfaqësuesit special të BE në Kosovë .

    “Kjo që njerëzit kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm ose përmes territorit të tjetrit është lajm i mire për të gjithë. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ka filluar dialogu. Të ndihmohet në përmirësimin e jetës së njerëzve. Për më tepër, lëvizja e lirë është parimi themelor i Bashkimit Evropian, kështu që hapat në drejtim të lëvizjes së lirë e bëjnë Ballkanin si një tërësi në zonën evropiane. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë ata që e shohin të ardhmen ne Bashkimin Evropian”, ka thënë Robert Cooper, ndërmjetës i BE-së në dialog.

    Njerëzit tani do të kenë mundësi të udhëtojnë me dokumentet e tyre të identifikimit në ose përmes territorit të palës tjetër. Në pikëkalim, ata do të marrin një dokument hyrës/dalës. Fillimisht pikëkalimet në Jarinje/Rudnica-Jainjë/Rudnice, Merdare/Merdarë-Merdare/Merdare dhe Depce/Muçibabë-Depce/Mučibababo të jenë të hapura për kalim nën këtë skemë të re. Gradualisht, kjo do të fillojë së aplikuari edhe në të gjitha kalimet e tjera. Sa i përket udhëtimit në destinacionin e tretë, fillimisht dy kalime, një midis Serbisë dhe Hungarisë (Horgosh) dhe tjetri midis Serbisë dhe Kroacisë (Batrovci) do të hapen për hyrje/dalje nga Serbia. Gradualisht, të gjitha kalimet e tjera do të jenë njësoj të hapura për udhëtim të mëtutjeshëm.

    Veturat me targa të Serbisë lëshuar për njerëzit me banim në Serbi dhe veturat me targa KS lëshuar në Kosovë do të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm në ose përmes territorit të palës tjetër. Skema e sigurimit kufitare/vendkalimeve administrative do të aplikohet në të dyja anët. Pagesa e sigurimit do të jetë në përputhje me listën e çmimeve të skemave përkatëse të aplikueshme të sigurimit. Për njerëzit që udhëtojnë me targa të automjeteve RKS do të jepen targa të përkohëshme në pikëkalime.

    Në fund të kësaj kumetse BE-ja përsërit nevojën për heqjen e barrikadave pa kushte dhe për të gjithë.

    http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,13,82055
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pika-Kufi.1-31 : 26-12-2011 më 12:34

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Cooper: Zbatimi i marrëveshjes, lajm i mirë për të gjithë

    Nga Express 26 Dhjetor 2011 15:07

    (E plotësuar) Ka filluar implementimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes së arritur në dialogun e lehtësuar më 2 korrik. Kjo përfshin personat, të cilët tani do të kenë mundësi të udhëtojnë me dokumente të identifikimit, ndërsa gjithashtu përfshin edhe sigurimin e veturave dhe targat e automjeteve, bën të ditur përmes një njoftimi zyra e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper.

    “Kjo që njerëzit kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm ose përmes territorit të tjetrit është lajm i mire për të gjithë. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ka filluar dialogu. Të ndihmohet në përmirësimin e jetës së njerëzve. Për më tepër, lëvizja e lirë është parimi themelor i Bashkimit Evropian, kështu që hapat në drejtim të lëvizjes së lirë e bëjnë Ballkanin si një tërësi në zonën evropiane. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë ata që e shohin të ardhmen ne Bashkimin Evropian”, ka thënë Robert Cooper, ndërmjetës i BE-së në dialog, siç transmeton Evropa e Lirë.

    Sipas njoftimit, njerëzit tani do të kenë mundësi të udhëtojnë me dokumentet e tyre të identifikimit në ose përmes territorit të palës tjetër. Në pikë kalim, ata do të marrin një dokument hyrës/dalës.

    Fillimisht pikë kalimet në Jarinjë/Rudnicë, Merdarë dhe Muçibabë, do të jenë të hapura për kalim nën këtë skemë të re. Gradualisht, kjo do të fillojë së aplikuari edhe në të gjitha kalimet e tjera.

    Sa i përket udhëtimit në destinacionin e tretë, njofton zyra e Cooper, fillimisht dy kalime, një midis Serbisë dhe Hungarisë (Horgosh) dhe tjetri midis Serbisë dhe Kroacisë (Batrovci) do të hapen për hyrje/dalje nga Serbia. Gradualisht, të gjitha kalimet e tjera do të jenë njësoj të hapura për udhëtim të mëtutjeshëm.

    “Kjo që njerëzit kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm ose përmes territorit të tjetrit është lajm i mire për të gjithë. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ka filluar dialogu. Të ndihmohet në përmirësimin e jetës së njerëzve. Për më tepër, lëvizja e lirë është parimi themelor i Bashkimit Evropian, kështu që hapat në drejtim të lëvizjes së lirë e bëjnë Ballkanin si një tërësi në zonën evropiane. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë ata që e shohin të ardhmen ne Bashkimin Evropian”, ka thënë Robert Cooper, ndërmjetës i BE-së në dialog.

    Veturat me targa të Serbisë lëshuar për njerëzit me banim në Serbi dhe veturat me targa KS lëshuar në Kosovë do të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm në ose përmes territorit të palës tjetër. Skema e sigurimit kufitarë/vendkalimeve administrative do të aplikohet në të dyja anët. Pagesa e sigurimit do të jetë në përputhje me listën e çmimeve të skemave përkatëse të aplikueshme të sigurimit. Për njerëzit që udhëtojnë me targa të automjeteve RKS do të jepen targa të përkohshme në pikë kalime, thuhet në njoftim.

    Në këtë kontekst, BE-ja përsërit nevojën për heqjen e barrikadave pa kushte dhe për të gjithë.

    Fillon zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë

    Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se nga e hëna ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë dhe deri më tani nuk është shfaqur asnjë problem.

    Ai në një prononcim përmes telefonit ka thënë për Kosovapress se kjo marrëveshje ka filluar të zbatohet nga mesnata.

    “Po ka filluar të zbatohet nga ora 00:00 e natës. Ashtu e kam informatën që ka filluar dhe nuk ka probleme. Kjo marrëveshje parasheh që qytetarët nga Kosova të kalojnë nëpër Serbi me letërnjoftim ose me pasaportë, por duke u pajisur me një letër hyrje-dalje”, ka thënë Rexhepi.

    Ndërsa në lidhje me policat e sigurimit, Rexhepi ka thënë se ekziston një reciprocitet me Serbinë për këtë çështje deri në arritjen e një marrëveshjeje mes shoqatave të sigurimit.

    “Tash për tash është reciprocitet derisa të arrihet një marrëveshje apo memorandum mes shoqatave të sigurimit të automjeteve, dhe sigurisht edhe çmimi do të jetë edhe shumë i ulët. Ata duhet të krijojnë një fond dhe secili i merr përgjegjësit për klientët e vet”, ka thënë ministri.

    Gjithashtu ai ka konfirmuar se është rritur numri i qytetarëve serb të cilët janë duke u pajisur me tabela KS dhe RKS. “Është e vërtetë, prej atyre rreth 70 % në bazë të dhënave që i kemi kanë marr tabela KS dhe diku 30 % RKS”, ka thënë Rexhepi.

    Nga ana tjetër edhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë për Kosovapress se marrëveshja për lëvizje të lirë ka filluar të zbatohet.

    “E keni parë edhe dje për lëvizjen e lirë janë bërë të gjitha përgatitje. Edhe çështja e marrjes së tabelave të makinave hynë në lëvizjen e lirë, që kanë filluar në mënyrë masive me i marrë tabela serbët”, ka thënë Kusari-Lila.

    Ndryshe shumë marrëveshje që janë arritur në Bruksel tash e disa muaj kanë mbetur vetëm në letër, duke mos filluar zbatimi i tyre nga ana e Serbisë. Përveç marrëveshjes për lëvizje të lirë që ka filluar të zbatohet, më herët ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja për pranimin e vulave doganore nga ana e Serbisë.

    Lajmi për vendosjen e policave kufitare, ka shqtësuar shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshvës, të cilët thonë se me këto tarifa goditen vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore.

    “Me këto tarifa pagesore goditen vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore, ngaqë ata kanë nevojë të qarkullojnë mes kufijve Serbi-Kosovë, më shumë sesa serbët kosovarë. Në vend që Kosova për bashkëkombësit e vet të kujdeset që t’ua lehtësojë qarkullimin e lirë, ajo edhe më shumë i shtrëngon ata të integrohen në Serbi, madje edhe të asimilohen kombëtarisht. Si mund ta ruajnë shqiptarët e Kosovës Lindore identitetin, kur atyre u gjobiten paratë në emër të kalimit kufitar, për t’u takuar me të afërmit e tyre, për t’u shkolluar e për të zhvilluar biznes”, thuhet në reagim Partisë Demokratike Kombëtare.

    Më tej, theksohet se me këto veprime, Qeveria e Kosovës po e vështirëson komunikimin me vëllezërit e saj në krahun e saj lindor duke i lënë ata matanë kufirit në mëshirën e ligjeve të Serbisë dhe kamxhikut financiar, nëse hyjnë në shtetin e dytë të tyre amë, Kosovën.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •