Sot, më 15 shkurt është Ditëlindja e këngëtares së madhe , mbretëreshës së këngës matjane, Feride Kurti.
Feride Kurti i përket plejadës së këngëtarëve, të cilët me këngët e bukura të tyre, plot kuptim e jetë na bënin ta duanim jetën dhe të shpresonim për ditë më të mira.
Unë për këngët e kësaj plejade them se ishin himne.
Ajo me zërin e saj brilant bëri për vete dëgjues të të gjitha krahinave shqiptare, në jug e në veri. Feride Kurti mbetet një nga perlat e këngës popullore te Matit. Për cilësinë e zërit të saj, si dhe për kontributin e saj është mirëpritur gjithandej në Shqipëri, ndaj është shpallur ”Qytetare nderi” e qytetit të Gjirkostrës.
E pra:
Zonja Feride të uroj nga zemra Ditëlindjen duke të dëshiruar në radhë të parë shëndet të mirë, lumturi e mirëqenie!
Të paçim edhe 100 vjet të tjera.
Gëzuar Ditëlindjen!
Krijoni Kontakt