Rama: Më solli Nano nga Parisi? Enveri zbriti Berishën nga mali
25 Dhjetor 2011 | 23:56
Më solli Nano nga Parisi? Enveri zbriti Berishën nga mali
TIRANË, Shqipëri – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha dje në mbrëmje se ai do të jetë në 2013 kryeministër i vendit me një program të qartë qeverisjeje. I ftuar në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza, Rama ka bërë vlerësimet e tij për rastin “Islami”, largimin e deputetëve Majko, Meksi dhe Seseri, etj Lideri i opozitës Rama ka sqaruar arsyet pse firmosi një marrëveshje me Partine Demokratike për reformën zgjedhore dhe ligjet me shumicë të cilësuar, edhe pse sipas tij zgjedhjet në Tirane u vodhën. Ndërkohë qe duke iu referuar zhvillimeve te brendshme ne PS, Edi Rama për herë të parë ka komentuar përjashtimin e Kastriot Islamit. Ndërsa na ndajnë pak muaj nga zgjedhja e presidentit te ri, Rama ka kërkuar një president konsensual, duke mos përjashtuar as Fatos Nanon, i cili ka shpallur ambicien për tu bërë kryetar shteti. Rama ironizoi deklaratën e hershme të përsëritur shpesh nga Berisha se Nano e ka marrë nga Parisi dhe e ka sjellë në Tiranë. “Imagjinoni që çfarë mund t’i thuhet për Enver Hoxhën, një njeriu që ai e mori nga mali dhe e solli në Tiranë”,- tha Rama për Berishën. Lideri i opozitës e ka quajtur të parakohshme të prononcohet për aleanca të mundshme me Bamir Topin nëse ai do të krijojë parti, dhe ka rimohuar një aleancë me LSI-në. “LSI-ja sot është aq e majtë sa ç’është e virgjër njëra që bërtet nga jashtë bordellos, ndërkohë që këtë gjë e bën brenda dritares”,- tha Rama. /albaeu/ Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Krijoni Kontakt