Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Plagoset në Tiranë me armë zjarri, Naim Hyskja oficeri i policisë rrugore

    Plagoset në Tiranë me armë zjarri, Naim Hyskja oficeri i policisë rrugore


    Një polic i qarkullimit rrugor është plagosur me armë zjarri nga persona ende të panjohur rreth ores 17 e 30 tek zona e 21 Dhjetorit në Tiranë.

    Nga të dhënat paraprake nga burimet në vendgjarje mësohet se efektivi i policisë rrugore i plagosur eshte Naim Hyska dhe është qëlluar me nje plumb në kokë.

    Efektivi i policise rrugore Hyska është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia nuk ka ende të dhëna për autorin ose autorët e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes nëse kemi të bëjmë me një plagosje për shkak të detyrës.

    Plagosja e policit ndodhi në zonën ku banon edhe efektivi i policisë.

    tv klan

  2. #2
    Plagoset me armë, polici rrugor në rrezik për jetën


    Makina ku u qellua Hyska

    Një efektiv i Policisë Rrugore ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në kryeqytet. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë për “Shekulli”-n se Naim Hyska është qëlluar në kokë me armë zjarri në zonën e njohur si “21 dhjetori” pranë banesës së tij.

    Në momentin që ai është qëlluar ndodhej në makinën e tij dhe shoqërohej nga djali 12 vjeç.

    Forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes ndërkohë që i plagosuri është nisur me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

    Sipas të dhënave të para, efektivi i rendit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa shkaqet e ngjarjes dhe autorët e saj pritet të zbardhën në orët në vijim.

    Ndërkohë, plagosja e rëndë mësohet të ketë ardhur për shkak të detyrës.


    shekulli

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Polici një prej plumbave e ka marë në kokë dhe si zor të shpëtojë gjallë.
    Në fakt (qofsha unë i gabuar) vrasja nuk duhet të jetë për shkak të detyrës.
    Kam idenë se mbi policin 44 vjeçar duhet të jetë qëlluar për ndonjë shumë parash borxh ose punë nderi.
    Nga raportimet që bëheshin nga vendi i ngjarjes thuhej se:
    -Vrasësi ka qëlluar nga shum afër dhe ka qënë i pa maskuar
    -Dëshmitarë okular thonin se vrasësi është kujdesur veçanërisht që djali i viktimës të mos afrohej duke i thirrur "ik, ik, largohu"

    Besoj se vrasësi do kapet shumë shpejt sepse me ç'duket nuk është profesionist dhe do shohim se si është e vërteta e ngjarjes.
    Sido që të jetë ngjarja është shum e rëndë.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E rende do ishte ta kishin goditur per shkak te detyres.
    Po e kane goditur si qytetar per cdo fare aresye justifikohet ne katrahuren social politike qe ka Shqiperia ku shteti nuk egziston per qytetarin.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca bahet ma keshtu gjithe bota pret festat e fundvitit ne shqiperi eshte kthy e modes cdo fundviti te kete vrasje se spo flas per aksidentet

    ky shtet a ka ne plan me kap nonji a ca
    ka pas spiuna enveri thot brari po mer se dhe sot vec ne shkoder ke me shume spiunj se nxenes shkollash te cilet vec tregojne te fortin me qyetatrin e thjeshte po punen e tyre leshin po e bejne
    si spo vritet noj qeveritar per vit te ri AMIN AMIN AMIN AMIN AMIN AMIN
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Ngjarje e rende vertet,mbase shpeton mavriu.
    Por Policet tane duhet te Kuptojne qe mos te bejne me Rolin e Gangsterit,se shteti tyre se rrun fare per ta,Duhet te kuptojne qe ata jane Popull vet.Mbase i vjen rradhe ndonje Ministri....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    praaaaaaaaaaaaaaaaaaa..

    armet jan ne duar te krimineleve..

    dhe shteti.. kerkund..


    pra cdo shqiptar eshte nen kercenimin e vdekjes..

    kurse cdo vrases eshte i garantuar.. per jeten..

    pra ata mund te na vrasin kur te duan..

    kurse ne atyre ..krimineleve.. vec u a ham .m-utin..

    edhe ne se kapen.. ata jeten e kan ne xhep..ligji u a mbron..



    tmerr..

    -

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    http://www.shekulli.com.al/shekulli/...nje-34-vjecar/

    po vrasim e po mbysim njeri tjetrin ca behet keshtu aman
    zot ndihmo shqiptaret se po shuhemi
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Shkaku mund te jete per motive hakmarrje.
    Mund te jete dikush qe ky ka arrestuar
    dhe ndodhet ne burg.
    Burgaxhiu ka cuar fjale dikujt dhe
    eshte paguar ai qe ka qelluar te 21-shi.
    Ka mundesi qe autori i krimit qe ka qelluar me arme
    te mos jete nga Tirana.
    Ai mund te kete ardhur nga ndonje qytet tjeter.
    Fytyra e zbuluar tregon qe autori i krimit
    ka qene i pashqetesuar se do e shihte ndonje.
    Edhe sikur ta shihte nuk do e njihte,pasi s'jeton
    ne Tirane.
    E dyta autori i krimit,qe jeton ne nje qytet tjeter,
    ka menduar qe nuk do
    shkele ne Tirane per nje kohe te gjate,pas krimit
    keshtu qe nuk e ka mbuluar fytyren.
    Ne te gjitha pikedaljet e Tiranes,Rruga te zogu i zi,rruga e Elbasanit,rruga e kavajes,treni etj
    dhe kryqezime si 21-shi duhet te vihen Video kamera qe ndihmon te identifikoje gjithe makinat sipas targave qe lene Tiranen ose futen ne Tirane.
    Kjo mund te ndihmoje shume per te gjetur autore krimesh qe vijne supozojme nga
    Durresi ,Shkodra kryejne krim dhe largohen ne qytetin e tyre.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Shtet i cili prodhon korrupcon, vrasje, dhe krim.

    Kesaj popullate te eger duhet te ju konfiskohen armet me dhune .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •