Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    praaaaaaaaaaaaaaaaaaa..

    armet jan ne duar te krimineleve..

    dhe shteti.. kerkund..


    pra cdo shqiptar eshte nen kercenimin e vdekjes..

    kurse cdo vrases eshte i garantuar.. per jeten..

    pra ata mund te na vrasin kur te duan..

    kurse ne atyre ..krimineleve.. vec u a ham .m-utin..

    edhe ne se kapen.. ata jeten e kan ne xhep..ligji u a mbron..



    tmerr..

    -

    here pare qe ke fol drejt e pa politike bravo se zakonisht ja fut kot

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    ca bahet ma keshtu gjithe bota pret festat e fundvitit ne shqiperi eshte kthy e modes cdo fundviti te kete vrasje
    tmerr tmerr sdi ca te komentoj

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...nat-77548.html


    p.s braro keshtu te ka lezet me te lexu.respekte
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #13
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ne kete shtet nuk ka rini ,nuk ka studente ,nuk ka revolucionare , nuk ka intelegjente ,nuk ka bije te shqiptarizmit qe ja duane te miren gjenerates dhe femijevete tyre , qe per c'do dite ju kanoset reeziku nga plumbat e psykopatave qe i edukoi demokracia e pshurte ne 20 vjetet e fundit.

  4. #14
    Tre të dyshuar për atentatin ndaj policit

    2011-12-26

    Hetimet

    Policia shpall në kërkim shtetasit me iniciale E.I., S.R. dhe J.M., të tre nga Vlora

    Hetimet për atentatin ndaj oficerit Naim Hyska kanë sjellë shpalljen në kërkim të tre personave nga Vlora, të cilët dyshohet se janë hakmarrë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998. Vëllai i një prej tre personave të shpallur në kërkim ka mbetur i vrarë në ngjarjen e 13 viteve më parë, kur Hyskës i është bërë një tjetër atentat, në atë kohë me granatë.

    Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se kohët e fundit 45-vjeçari Hyska kishte punuar në funksione që nuk kishte përplasje drejtpërdrejt me njerëzit, kështu që hetimet për atentatin ndaj tij janë shtrirë shumë vite më parë, kur ai ishte komandant grupi. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë, kur Hyska u qëllua me një plumb në kokë, në makinën e tij, sapo i biri kishte zbritur prej saj. Djali ka parë të gjithë skenën, por është në një gjendje të rënduar psikologjike, kështu që policia nuk ka mundur të marrë ndonjë dëshmi prej tij.

    Nga ana tjetër, policia ka dyshime të forta se atentati ndaj tij ka ardhur për shkak të detyrave të mëparshme. Sipas të dhënave, në vitet 1997-1998, ai ka qenë komandant për grupet e gatshme. Madje, në atë kohë, ka pasur përplasje të forta me grupet e Vlorës, kështu që në vitin 1998 i kanë bërë një atentat. Atë kanë tentuar ta eliminojnë me një granatë, por në momentin e sulmit, Hyska mësohet se ishte kundërpërgjigjur me të shtëna armësh. Nga përplasja me armë në atë kohë, ka mbetur i vrarë një person, si dhe është plagosur vëllai i tij. Kjo është edhe ngjarja, mbi të cilën policia ka shtrirë hetimet, pasi dyshon për ndonjë hakmarrje ndaj punonjësit të policisë.

    Në këto kushte, policia ka mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme mbi këtë ngjarje dhe ka ngritur dyshimet mbi tre persona, mes të cilëve një është vëllai i viktimës së vitit 1998. Policia nuk i publikoi emrat e plotë të tyre, për shkak të hetimit, por mësohet se inicialet e tyre janë E.I., S.R. dhe J.M. Të tre këta persona janë shpallur në kërkim dhe për kapjen e tyre po bashkëpunohet edhe me Policinë e Vlorës. Ende nuk dihet nëse ata janë autorët e vërtetë të ngjarjes, por ka informacione se ditën e krimit kanë qenë në Tiranë.

    Nga ana tjetër, mësohet se efektivi i policisë që u qëllua me armë zjarri të shtunën në kryeqytet, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. 46-vjeçari, efektiv i policisë Rrugore, u godit me plumb në kokë tek “21 Dhjetori” në automjetin e tij personal, ku ndodhej bashkë me të birin 12-vjeçar, i cili ishte dëshmitari i kësaj ngjarjeje. I mituri, për shkak të tronditjes së madhe, po mbahet nën kujdesin e psikologëve. Gjithashtu, gjatë dy ditëve, seksioni që po ndjek hetimet ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që ka marrë në pyetje banorë të zonës, me qëllim për të mbledhur sa më shumë të dhëna mbi atentatorin.

    Oficeri i policisë rrugore të Tiranës, Naim Hyska, i cili u qëllua me armë zjarri teksa kthehej në banesë me makinën private, ishte ulur në detyrë muajt e fundit. Ai mësohet se ka pasur një funksion më të lartë në policinë rrugore të kryeqytetit, por pak kohë më parë kishte zbritur në një detyrë më të ulët, duke nisur punën si oficer pranë sallës operative të policisë së qarkullimit rrugor në kryeqytet. Sipas hetuesve, detyra që kryente së fundi oficeri nuk e vinte në kontakt direkt me qytetarët.

    shqip

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •