Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Tregjet, Basha: Mbyllje kapitullit tė abuzimit, etiketim standard te mallrave





    TIRANE- Mbyllje kapitullit te abuzimit dhe nisje te nje marredhenieje te re mes Bashkise, tregjeve dhe konsumatorit, ka kerkuar kreu i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha gjate inspektimit te sotem ne tregjet me shumicė tek ish – Uzina “Dinamo” dhe tregu “Avni Rustemi”.
    Basha e ka konsideruar suksesin e deritanishėm inkurajues, sikundėr nėnvizoi se java e ardhshme ėshtė vendimtare, pėr tė parė nėse kjo pėrqasje ka dhėnė sukses tė plotė.
    “Unė kam besim tė plotė, se me tė njėjtin vetėndijėsim qė tregtarėt kėtu dhe i gjithė zinxhiri deri tek grosistėt kanė reaguar ndaj kėtij shqetėsimi legjitim tė qytetarėve, tė cilin sot e pėrfaqėson Bashkia nėpėrmjet inspektimeve tė saj, do tė vazhdojė edhe kėtė javė dhe qė ēmimet do tė mbeten nė suazėn, kuadrin e ēmimeve normale” – tha Basha.
    Ai ka shprehur vendosmėrinė pėr tė vazhduar me monitorimin dhe masat qė parashikon ligji, nė mėnyrė qė kėtė vit tė mbyllet kapitulli i abuzimit me ēmimet nė Tiranė.
    “Nė ēdo rast, ne jemi tė gatshėm tė bėjmė punėn tonė, nėpėrmjet njė pranie tashmė tė dyfishuar nė tė gjithė tregjet, nga mėngjesi deri nė darkė tė tė gjithė niveleve, duke pėrfshirė Nėnkryetarin Panariti, mua personalisht, nė mėnyrė qė qytetarėt e Tiranės tė mos kenė rritjen e ēmimit kėtė vit dhe tė mbyllim njė kapitull turpi unik nė rajon e pėr tė hapur njė kapitull tė njė marrėdhėnie tė re, midis konsumatorit dhe tregtarit, midis Bashkisė sė Tiranės, tregjeve dhe konsumatorėve tė Tiranės” – theksoi Kryebashkiaku Basha.


    panorama
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    kush abuzon me cmimet
    tregatari ke tezgat?
    tregtari i shumices?
    apo bosi i madh qe siell mallin?

    si shkon kryetari i bashkise ne tezgat dhe vendos cmimet
    ik o lulke shiko abuzimet brenda bashkis ti dhe ler tregun te lire

  3. #3
    Tregtaret jan ato qe abuzojne,dhe kjo dihet nga te gjithe.

    Vit per vit e njejta gje ndodh ne tregjet tona,afron viti i ri o burra


    te abuzojme tu ngrit cmimet e ushqimeve.

    Ne te gjith boten ulen,ktu e kunderta.


    Komplimenta kryetarit te ri te bashkise per kte inisjative qe mori.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    opar.. lere lulin te punoje..

    braVO LUL BASHA..

    ashtu duhet..

  5. #5
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga OPARI Lexo Postimin
    kush abuzon me cmimet
    tregatari ke tezgat?
    tregtari i shumices?
    apo bosi i madh qe siell mallin?

    si shkon kryetari i bashkise ne tezgat dhe vendos cmimet
    ik o lulke shiko abuzimet brenda bashkis ti dhe ler tregun te lire
    mbush mire ti mer plak apo ti ka qerru syte saliu?

    tallin menderen me shqiptaret si i do qejfi.

    nuk ulen dhe ngrihen cmimet simas qejfit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    mbush mire ti mer plak apo ti ka qerru syte saliu?

    tallin menderen me shqiptaret si i do qejfi.

    nuk ulen dhe ngrihen cmimet simas qejfit.



    gjithe jeten shqipetaret te qorruar kane qene ,saper djeni ,ne kete periudhe na ra fati qe te na i qorroje ,SALA,RAMA,META tani po na vjen mbrapesht dhe NANO me c'thuhet

    une jame dakort se cmimet nuk mund te ulen dhe ngrihen sipas qefit por ky LULI shkon ke tregetari i tezgave(ose dora e fundit) perse nuk kontrollon shumicen LULKA shikoji pak ke shumica sa jane cmimet pastaj fol. ok


    per reklamen qe i ben vetes ky eshte me rregull pasi qytetari me shitesin ke tezgat perballet dhe LULKA e di ku fitohen piket
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OPARI : 24-12-2011 mė 09:21

  7. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga OPARI Lexo Postimin
    gjithe jeten shqipetaret te qorruar kane qene ,saper djeni ,ne kete periudhe na ra fati qe te na i qorroje ,SALA,RAMA,META tani po na vjen mbrapesht dhe NANO me c'thuhet

    une jame dakort se cmimet nuk mund te ulen dhe ngrihen sipas qefit por ky LULI shkon ke tregetari i tezgave(ose dora e fundit) perse nuk kontrollon shumicen LULKA shikoji pak ke shumica sa jane cmimet pastaj fol. ok


    per reklamen qe i ben vetes ky eshte me rregull pasi qytetari me shitesin ke tezgat perballet dhe LULKA e di ku fitohen piket
    do te duhet pak kohe sa te fuqizohen supermarketet pastaj do i hane vete keto delenxhijt e tregut.

  8. #8
    Bashkia sfidon abuzuesit, treg me cmime reale nė mes tė Tiranės




    TIRANE- Bashkia e Tiranės sfidon tregtarėt e ushqimeve, tė cilėt kanė rritur cmimet e disa artikujve ushqimorė ditėt e fundit. Improvizohet njė treg i hapur me bizneset e shumicės dhe i bėhet thirrje tregtarėve tė ndershėm tė shesin aty. Nė kėtė treg ka qenė sot nėnkryetari i Bashkisė, Edomond Panariti.

    “Tendencat qė u vunė re ditėn e djeshme pėr rritje spekullative tė cmimeve tė artikujve ushqimorė marrin sot njė pėrgigje nėpėrmjet kėtij tregu. Ne ndodhemi sot kėtu tek pazari i vjetėr tradicional i Tiranės. Iu drejtuam tė gjithė tregtarėve tė ndershėm, qė kanė mbajtur sistematikisht marrėdhėnie korrekte me konsumatorėt, duke aplikuar cmime dinjitoze, cmime preferenciale. Kėtyre tregtarėve Bashkia e Tiranės iu vė nė dispozicion qendrėn e Tiranės, iu vė nė dispozicion tregun e pazarit tė vjetėr tė Tiranės pėr tė tregtuar mallrat e tyre nė mėnyrė dinjitoze dhe me cmime konkuruese”, tha Panariti.

    Sipas tij, nė kėtė treg qytetarėt do tė gjenė cmimet reale tė pėrcaktuara nga kėrkesa dhe oferta dhe jo cmimet abuzive, qė kanė vendosur tė mbajnė disa tregtarė

    “Ata spekulantė qė synojnė tė mbajnė cmime tė larta do tė jenė tė margjinalizuar. Ky ėshtė tregu i lirė, kėto janė cmimet reale tė pėrcaktuara nga kėrkesa dhe oferta dhe jo cmimet abuzive qė dikush tjetėr ka vendosur t’i mbajė”, shtoi ai.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Basha: S’do lejojmė informalitetin, etiketa standarde pėr ēmimet

    Duke nisur nga dje, nėpėr tregjet e kryeqytetit do tė aplikohet etiketa standarde e ēmimeve tė produkteve. Projekti i Bashkisė sė Tiranės ka nisur fillimit zbatimin nė tregun e fruta-perimeve tek ish-uzina “Dinamo” nė kryeqytet. Brenda njė kohe tė shkurtėr do tė shtrihet nė tė gjitha tregjet e vendit. Etiketat do tė pėrmbajnė emrin e produktit, origjinėn, cilėsinė dhe ēmimin. Nė ditėn e mbrojtjes sė konsumatorit, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, tha se kur ka vullnet, ka gjithmonė mėnyra pėr tė mbrojtur konsumatorėt dhe njė gjė e tillė u dėshmua mė sė miri me ēmimet nė prag tė festive tė fundvitit. Duke parė nga afėr vendosjen e etiketave tė reja tė ēmimeve nė tregun e ish-uzinės “Dinamo”, Basha e konsideroi kėtė nismė njė akt transparence, sigurie dhe parashikueshmėrie pėr konsumatorėt kryeqytetas. “Nė kėtė kuadėr kam kėnaqėsinė tė konstatoj sot vendosjen e etiketave tė ēmimeve tė pėrhershme nė tregun e uzinės ‘Dinamo’, por qė do tė shpėrndahet nė tė gjitha tregjet e qytetit tė Tiranės si njė akt transparence, sigurie dhe parashikueshmėrie pėr konsumatorėt kryeqytetas”, tha Basha. Ai theksoi se lufta ndaj informalitetit, do tė vazhdojė tė mbetet sfida kryesore e Bashkisė. “Tregjet e Tiranės kanė probleme me informalitetin, probleme tė theksuara, i cili ofron konkurrencė tė pandershme ndaj tregtarėve qė tregtojnė nė kushtet e formalitetit. Dhe njė nga drejtimet kryesore tė punės sė Agjencisė sė Mbrojtjes sė Konsumatorit, sikundėr tė shėrbimit tė Tatim-Taksave tė Bashkisė sė Tiranės dhe Policisė Bashkiake, do tė jetė lufta e vazhdueshme ndaj informalitetit”, tha Basha. Sipas kryebashkiakut, shumė shpejt nga ana e Bashkisė do tė nisin edhe investime, tė cilat do tė zgjasin nė kohė nė lidhje me krijimin e kushteve mė tė mira pėr tregtimin e mishit dhe nėnprodukteve tė tij, njė nga mallrat ushqimore qė sot, sipas kryetarit tė Bashkisė, tregtohet nė kushte jo tė duhura higjieno-sanitare. “Do tė vazhdojmė me hapat e tjerė qė do tė sigurojnė njė frenim tė abuzimit me ēmimet dhe mostolerim tė kėtij abuzimi, si njė nga problemet kryesore tė tregjeve tė qytetit dhe si njė nga premtimet kryesore tė mbajtura tė administratės sime”, u shpreh kryebashkiaku.

    Panorama

  10. #10
    Kryebashkiaku Basha inspekton tregun tek Uzina Dinamo


    Masat e ndermarra nga Bashkia e Tiranes per te shmangur abuzimet me cmimet, kane rezultuar efikase. Kryetari i ketij institucioni, Lulzim Basha, deklaroi dje gjate nje inspektimi ne tregun e ish-Uzines Dinamo se lajmerimi per rishikim te tatimit mbi fitimin qe duhet te paguajne subjektet ne baze te xhiros vjetore, kane dhene rezultat, duke u reflektuar ne mosrritjen e cmimeve abuzivisht, si dhe duke i afishuar ato me tabela te denja per qytetaret. "Shpeshhere, ky eshte nje frenim i vetvetishem, sepse askujt nuk i intereson qe per shkak te nje cmimi te rritur abuzivisht nje, dy apo tre dite (sic ishte ne rastin e festave), te rivleresohet 'xhiroja' apo fitimi, tatimi mbi fitimin, per nje periudhe tremujore. Pra, ekziston dhe ky mekanizem ligjor, por ekzistojne edhe mekanizma te tjere, sic eshte edhe mekanizmi 'ad-hoc' qe perdorem edhe ne hapjen e tregut, te Pazari i Vjeter, gjate festave te fundvitit", u shpreh Basha. Ai rikujtoi se te gjithe jemi deshmitare se si perpjekja e bashkise per fundvit, per te frenuar rritjen tradicionale te cmimeve dha frutet e veta, por problemi me cmimet, problemi me mbrojtjen e konsumatorit, as fillon dhe as mbaron me festat e fundvitit. "Duke filluar nga janari, Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit do te ekzekutoje nje plan te mirefillte masash, i cili ka si synim te permiresoje mbrojtjen e konsumatorit kryeqytetas dhe ne kete menyre, t'u ofroje qytetareve te Tiranes, bleresve dhe familjareve te tyre, siguri me te larte ushqimore, transparence me te madhe, sa i perket cmimeve", tha Basha, duke u shprehur se do te aplikohen te njejtat standarde qe aplikojne tregjet e Evropes. Gjate inspektimeve te djeshme te tregut tek ish-Uzines Dinamo, Basha vleresoi vendosjen e etiketave te cmimeve te perhershme dhe njoftoi se ne nje menyre te tille do te procedohet ne te gjithe tregjet e qytetit te Tiranes. "Gjate bashkebisedimit me tregtaret, konstatova me kenaqesi se kjo nuk shikohet si nje mase negative, por si nje mase e cila ndihmon, nepermjet transparences, edhe konkurrencen e ndershme, pra ndihmon funksionimin sa me normal te tregut", tha Basha. Sipas tij, nje nga drejtimet kryesore te punes se Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit, sikunder te sherbimit te Tatim-Taksave te Bashkise se Tiranes dhe Policise Bashkiake, do te jete lufta e vazhdueshme kunder informalitetit. Por, ai vleresoi se per momentin, bashkise i mbetet te monitoroje efektet pozitive qe priten nga afishimi dhe transparenca e cmimeve dhe nje fenomen i tille te shtrihet anembane tregjeve. Ai rikujtoi edhe njehere se roli i agjencise nuk eshte te diktoje cmimet, cmimet i dikton tregu dhe vetem tregu. Por, sipas tij, roli i AKM-se eshte te investigoje dhe hulumtoje ato raste, kur dyshohet per rritje abuzive te cmimit. "Ne ato raste, ne do te veprojme me te gjithe instrumentet tona, sic deshmoi edhe pervoja jone e suksesshme e fundvitit", tha kryebashkiaku. Sipas tij, cilesia ushqimore apo kushtet ku shiten, per shembull, peshku, mishi dhe nenproduktet e tij, si edhe pesha e bukes, jane probleme te perhershme qe ngrihen kudo. "Per keto, ne do te ndermarrim investime, duke rritur kapacitetet e trajtimit te mishit, pra thertoret publike dhe private, duke adoptuar praktikat e sigurise ushqimore te Bashkimit Europian", tha Basha. Ai vijoi se kjo eshte nje rruge e gjate dhe e veshtire, por tashme Bashkia e Tiranes ka jo vetem vullnetin, por edhe instrumentet per te vepruar,dhe ky eshte vetem fillimi.


    kohajone
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •