SHQIP ONLINE, 2011-12-23
Gegė e toskė, gjuhė apo etni?
Arjan Konomi
Debati mbi gjuhėn shqipe dhe sidomos mbi gjuhėn letrare shqipe qė lindi nga akuzat e pavenda tė Kryetarit tė Shtetit Bamir Topi ndaj Kryetares sė Parlamentit, Jozefina Topalli, nė lidhje me gjuhėn e folur dialektore tė kėsaj tė fundit pėrfshiu media, gazetarė e opinionistė, artistė dhe organizata tė ndryshme. Ishte momenti mė i papėrshtatshėm pėr tė hapur njė debat tė tillė e me shumė mundėsi Bamir Topi bėri njė deklaratė tė pamenduar mirė, pėr tė cilėn sigurisht ėshtė penduar pas reagimeve tė shumta negative ndaj tij.
Gjuha e folur dhe e shkruar shqipe ka qenė gjithnjė objekt me shumė interes jo vetėm pėr ne shqiptarėt, por sidomos pėr tė huajt, tė cilėt e kanė interpretuar dhe analizuar nė shumė drejtime. Fakti qė shqipja ka dy dialekte tė mėdha kryesore pėrbėn njė bazė pėr shumė debat, gjė qė nuk do tė ndodhte nėse shqipja do tė kishte mė shumė dialekte, ashtu si edhe ēdo gjuhė tjetėr.
Ne pėrdorim termat gegėrisht dhe toskėrisht si dy forma dialektale tė sė njėjtės gjuhė, por themi edhe gegė e toskė. Studiuesit e huaj pėrdorin shumė variantin e dytė tė identifikimit pėr dy popullsitė qė shtrihen nė tė dyja anėt e lumit Shkumbin. Nuk dihet se cila nga kėto terma gjuhėsore ka lindur mė parė. Kanė ekzistuar toskėt dhe gegėt dhe dialektet e tyre janė quajtur gegėrisht e toskėrisht, apo ėshtė e vėrtetė e kundėrta? Pra, qė kanė ekzistuar emrat e dialekteve dhe nga kėto kanė marrė emrat banorėt e zonave qė e ushtrojnė dialektin?
Ky fakt, pėr tė cilin nuk ka burime serioze apo argumente tė mirėfillta shkencore nė mbėshtetje tė njėrit apo tė tjetrit variant nuk ėshtė i njė rėndėsie tė vogėl, sepse pėrbėn bazėn e dallimit. Pra kemi tė bėjmė me njė dallim dialektor-gjuhėsor apo me njė dallim etniko-kulturor? Ne si shqiptarė e pėrmendim vetėm si diferencim gjuhėsor, por tė huajt e kanė transformuar duke i dhėnė kuptimin e njė dallimi etnik, duke lėnė pėrshtypjen te lexuesi ndėrkombėtar qė nė Shqipėri ekzistojnė dy grupime zakonore e kulturore tė evidentuara edhe nga gjuha.
Para disa kohėsh ndodhesha nė Berlin i pėrzgjedhur nė dhjetė gazetarė tė vendeve tė ndryshme pėr njė shkrim qė kishte titullin Shqiptarė dhe Kosovarė; njė apo dy kombe? Tim Judah, njė gazetar i njohur i BBC dhe specialist i ēėshtjeve tė Ballkanit, mė bėri vėrejtje duke mė thėnė se nė shkrim nuk kisha pėrmendur dallimin gjuhėsor midis shqiptarėve nė tė dyja anėt e kufirit.
Ndėrkohė qė mendimi im ishte krejt e kundėrta; se gjuha ėshtė elementi qė na bashkon dhe jo qė na ndan, aq mė tepėr qė gegėrishtja nuk ėshtė tipike vetėm nė Kosovė e Maqedoni, por nga Shkumbini e sipėr. Nuk e kam kuptuar kurrė pse tė huajt merren kaq shumė me gjuhėn tonė, sakaq Italia pėr shembull, ka shumė dialekte qė nuk kanė asnjė lidhje me njėra-tjetrėn dhe duken si gjuhė krejtėsisht tė ndryshme.
Megjithatė, asnjė nuk merr guximin tė thotė qė njė venecian apo sicilian ėshtė mė pak italian sesa njė toskan. Sepse dialekti i Toskanės ėshtė vendosur, nė bazė tė njė marrėveshjeje, si gjuhė zyrtare italiane.
Dhe gjuha zyrtare e njė vendi nuk mund tė jetė ndryshe sesa njė marrėveshje politike. Kur u zyrtarizua gjuha shqipe u mor pėr bazė jo vetėm dialekti tosk, por ekstremi i kėtij dialekti, pėrdorur nė zonėn midis Pėrmetit dhe Korēės, me shumė zanorė ė qė mbushin fjalėt, edhe pse shumė pak prej tyre shqiptohen sot nė gjuhėn letrare tė folur. Ndoshta kjo zgjidhje nuk ishte e drejtė, po tė kemi parasysh se pjesa mė e madhe e shqiptarėve si komb, pavarėsisht kufijve flasin gegėrisht.
Gjuha e sotme zyrtare shqipe, jo vetėm qė bazohet nė toskėrisht, por edhe fjalėt e shprehjet qė huazohen prej gegėrishtes kthehen nė morfologjinė, fonologjinė dhe sintaksėn e tė folurit toskė, ndėrkohė qė dialekti geg ka forma gjuhėsore, si infiniti i foljeve, qė nuk ekzistojnė nė toskėrisht. Nėse gjuha do tė ishte pasuruar me fjalė nga gegėrishtja nuk do tė kishim sot njė gjuhė tė varfėr nė sinonime.
Po ashtu, njė paradoks tjetėr ėshtė edhe fakti i shkronjave shqip, sepse barazojmė shqiptimin me shkronjėn; ndaj dhe alfabeti ynė ka njė numėr tė madh shkronjash krahasuar me tė tjerėt. Bashkėtingėlloret dyshe si dh, gj etj., nė fakt nuk janė njė, por dy shkronja.
Duke iu kthyer debatit tė fillimit, duhet tė themi se dialektet gjuhėsore nuk duhet tė jenė elemente qė na ndajnė, aq mė keq nėse pėrkthehen nė terma etnikė. Por duhet ta shikojmė gjuhėn si njė komponent thelbėsor i identifikimit tonė si komb. I elementit bazė, pėrtej simbolikave, tė tė qenėt shqiptar.
Krijoni Kontakt