Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    178

    Lightbulb Konfirmohet 1 hap para per BE Bamir topka hap parti te re

    Një nga ish zërat kritikë brenda Partisë Demokratike (PD) për mënyrën e drejtimit të saj dhe një ndër mbështetësit e presidentit Bamir Topi, bëri me dije mbrëmë për formimin e një partie të re të djathtë, lideri i së cilës do të jetë Bamir Topi.

    Aleksandër Biberaj tha se në Shqipëri s'ka më Parti Demokratike (PD), e cila sipas tij, është shndërruar në një parti të formulës dhe vulës së kryetarit, ku mungojnë forumet dhe debatet. Biberaj i dha fund gjithashtu edhe zërave për një lidhje mes Aleancës Kuq e Zi dhe partisë së re që pritet të krijojë, e cila, siç tha ai, është ende në fazë projekti. Biberaj shprehu optimizmin për një rezultat pozitiv në zgjedhje.

    "Shpresa e së djathtës është një parti e re e së djathtës, ku lidershipi dhe kryetarët të zgjidhen me 1 anëtar 1 votë. E shoh zotin Topi si lider të kësaj partie, po punoj me programin, me organizimin", Biberaj, ish deputet e ish drejtues i lartë në PD për fitore të tyre.


    Ne nje vend rreth 3 milion njerez me rreth 115 forca politike a bien gjithe keto fatura nen kurriz te shqiptareve?
    Kaq konkurrence ka ne Shqiperi qe ja vleka me egzistu keto dreq mafiash te licensuara qe dit per dit thithin gjakun e shqiptareve...
    Pse nuk bejme protesta edhe per kete gje?





    Emrat e partive “fantazme”

    Partia Konservatore (PK) – Armando Ruço

    Partia e Punës së Shqipërisë (PPSH) – Xhevdet Pataj

    Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut - (LDLNJ) Ligoraq Karamelo

    Partia Emigracioni Shqiptar (PESH) – Kostaq Papa

    Partia Ambientaliste (PA )- Nasi Bozheku

    Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare –( PDRESH) Koçi Tahiri

    Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë (PDP) – Haki Hysa

    Partia Forca Albania (PFA) – Iledin Pillati

    Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë (PDPGJSH) – Fetah Dedej

    Partia Socialkristiane e Shqiperisë ( PSKSH) Fran Bruka

    Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare (PBKSH) – Henry Perolli

    Partia Lidhja e Blertë Shqiptare (LBSH ) Brixhida Kokëdhima

    Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH) Kadri Isufaj

    Partia Aleanca Popullore( PAP) – Fatjon Softa

    Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathte Shqiptare (PDDRDSH) – Petrit Kallçishta

    Partia e Reformave Demokratike Shqiptare (PRDSH) – Skënder Halili

    Partia Aleanca Liberal Demokrate e Shqipërisë (PALD) – Pirro Prifti

    Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (BDSH ) – Ylber Valteri

    Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare (PLMDSH) – Guri Durollari

    Partia Aleanca Nacionale Shqiptare ( PAN ) – Eduart Perjaku

    Partia Integrimi Social Kombëtar ( PISKSH) – Petrit Memia

    Partia e Çështjeve Shqiptare (PÇSH) – Bujar Shurdhi

    Partia Shqiptare Atdheu ( PSHA) – Artan Vucaj

    Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare (PRVSH) – Muharrem Doda

    Partia Rruga e Lirisë ( PRRL) – Shukrane Muda

    Parti për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve ( PMDE) – Ymer Kurti

    Partia e Sigurisë Kombëtare Shqiptare ( PSKSH) – Haxhi Bardhi

    Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori ( PKSH 8 Nentori) – Preng Çuni

    Partia Ardhmëria Shqiptare ( PASH) – Emin Subashi

    Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare ( LKSH) – Ismet Mehmeti

    Partia Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet( AMS ) – Koço Danaj

    Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar (PPKSH) – Spartak Dobi

    Partia Bashkimi Republikan Shqiptar ( PBR) – Zane Llazi

    Partia e të Drejtave të Mohuara ( PDM ) – Eduart Ypi

    Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare ( PLPSH) – Shefqet Musaraj

    Partia Aleanca Socialiste Shqiptare ( PASSH) – Rasim Mulgeci

    Partia e Biznesit Shqiptar ( PB) – Luan Shazivari



    ecetra ecetera si keto lloj plehrash



    O SHQIPTARË ZGJOHUNI PROBLEMI ZGJIDHET QE KETU SNA E KA FAJIN BOTA...

  2. #32
    Kjo eshte demokraci, kemi nga nje parti per shtepi
    Revolution 1848

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo do jet nje parti e vecante shum interesante..

    antaret e saje do kene.. ose kane keto cilesi..
    te gjithe jan ne dijeni te lojes se felliqur te bamirit si vegel e ndyre e edvin rucit te bllokqenerise..

    e megjithse jan ne dijeni atyre nuku a ka giciluar fare ndergjegjen kjo loje e felliqur.. pra jan dhe ata te felliqur..
    atyre nuku u ka bere fare pershtypje rrahja barbare e nje vajze 15 vjece nga disa kriminele te edvin rucit te ine rames..

    atyre fare nuk u eshte dhimbsur koka e fytyra e polixve qe u masakruan nga bandat e edvin rucit e bamir ine tope rames..
    pra kjo parti per nga shtazeria nuk dallon fare nga ppsh e ps..

    eshte nje rast i mire tani qe pd-ja qe do mbese te bej nje qilizem.. sepse dalja e ketyre kodoshve tregon se ngjela pat te drejte kur tha.. un po iki nga pd por si une.. dmth qenbirqensh si ngjela ka dhe tjere..
    dhe ja ku duallen..
    sigurisht me urdher te ed rucit shum zhapiker te infiltruar ne pd do vazhdojn te rrine.. aty per te vazhduar punen..
    mirpo ne se pd do dije tu a shikoj punen te gjithve.. te gjthe zhapiket zbulohen lehte.. e edvin ruci mbetet pa zagare te vetet ne pd e athere dhe kryezhapiku bamir ska per tju dashur me e do ta flakin si qwen te zgjebosur..,
    pra shpresoj qe ne pd te filloje nje pastrim nga spiunet e dezertoret e dobicet e maskuar..
    pa pd te forte keq puna ne shqiperi..
    pa pd te forte.. kulisheria bllokqene vjen perseri ne pushtet e ska kush e largon me..

    pra po nuku filloj nje revolucion brenda ne pd .. me qellim largimin e urithave.. uriahipa.. ahere.. edvin ruci.. e mori shqiperine.. e do i punoje qindin..



    --

  4. #34
    disa analiza e komente qe i'a vlen te ndegjohen

    percilleni

    http://tvklan.tv/emisioni.php?id=4072


    po si mund te futesh ne presidence,megjithe ato shale perjashta pupupu...o shqiperi te kam dhier,qe s'te mora vesh nje her

    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 14-01-2012 më 15:22

  5. #35
    POLITIKË

    Sokol Olldashi: “Partia e re e Bamir Topit do dështojë si grushti i shtetit më 21 janar”

    14-01-2012

    Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi, shprehet se zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës do të jetë tërësisht në respekt të Kushtetutës së vendit. Një ndër eksponentët kryesorë të Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat, thekson se konsensus nuk do të thotë që t’i lësh fushë të lirë për gjithçka opozitës.
    “Nuk mund të na kërkohet dhe as kemi ndërmend të bëjmë, procedurë tjetër përveç asaj që parashikon kushtetuta e vendit. Nuk mund të thuhet që klima e konsensusit është nëse mazhoranca i ofron gjithçka opozitës. Sepse, ç’kuptim do të kishte nëse ne i ofrojmë opozitës Avokatin e Popullit, Presidentin e Republikës apo dhe shumë institucione të tjera kushtetuese? Përndryshe, pse e zgjidhin qytetarët mazhorancën?”, tha Olldashi. Sipas tij, Kushtetuta përcakton kriteret e zgjedhjes së presidentit, ndërsa për sa i përket një kandidature të mundshme të Topallit në krye të shtetit Olldashi tha se “edhe pse PD nuk ka ende emra konkretë, Topalli do të ishte një kandidaturë e mirë, pasi ka një karrierë të pasur politike”.
    Ndërsa, lidhur me kandidaturën e Nanos, Olldashi shprehet se Nano nuk ka shanse për të qenë president i vendit”.
    Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi i referohet dhe presidencës së Bamir Topit, duke u ndalur posaçërisht te ngjarjet e 21 janarit një vit më parë, për të cilin, sipas tij, ka fakte që tregojnë se Bamir Topi ishte i përfshirë në tentativën për grusht shteti.
    “Bamir Topi nëse nuk e shikonte dot drejtpërsëdrejti, mund që ta shihte fare mirë nga zyra e tij dhe nuk mund të fliste për ‘ngjarje bulevardi’. Të gjitha angazhimet e mëtejshme që kanë pasur institucionet e drejtësisë, përfshirë prokurorinë, kanë qenë të influencuara nga presidenti i republikës, i cili, mendoj që duke goditur qeverinë dhe mazhorancën do të mund të fillonte t’i hapte udhë asaj që tashmë po e shikojmë në rreshtat e gazetave, që është partia e tij e ardhshme”, tha Olldashi.
    I pyetur se sa e dëmton Partinë Demokratike partia e re e Bamir Topi, Olldashi tha se dëmi do jetë po aq sa e ‘dëmtoi’ mazhorancën Topit në grushtin e shtetit të dështuar, në 21 janar 2011. “Më lejoni të them se ka pasur një angazhim të tmerrshëm të Bamir Topit kundër kësaj mazhorance më 21 janar të vitit të shkuar. Sigurisht që shkaktoi bezdi, por nuk shkaktoi dëm ndaj mazhorancës. Duke ecur brenda kësaj logjike, partia e Topit do t’i shkaktojë dëm kësaj mazhorance po aq dëm sa i shkaktoi Topi mazhorancës së Partisë Demokratike me grushtin e shtetit të 21 janarit”, theksoi Olldashi.
    Ministri i Transporteve vë në dukje se problemet e tij me Bamir Topin nuk kanë lindur vetëm gjatë kohës që ky i fundit drejtonte shtabin elektoral të Partisë Demokratike në garën elektorale për Tiranën në zgjedhjet lokale të vitit 2007. “Në forumet e Partisë Demokratike dhe çdo strukturë drejtuese të saj, në mënyrë shumë të qartë, jam shprehur kundër kësaj kandidature. Qëndrimi im ka qenë kundër kandidimit të Topit për President të Republikës dhe nuk ka një ndryshim qëndrimi në raport me Bamir Topin. Unë e kam ditur që në ditët e para se ai nuk e meritonte të ishte në krye të shtetit, pasi nuk plotësonte kriteret, nuk plotësonte kushtet do të thosha, që lidhen me angazhimin institucional. Dhe, për fat të keq pata të drejtë”, tha ai.

    55

  6. #36
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    a mun kush me na thone, se kush asht ma "armik": bamka apo edveri???

    se nuk po dini kah ti drejtoni "shigjetat"!!!

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    a mun kush me na thone, se kush asht ma "armik": bamka apo edveri???

    se nuk po dini kah ti drejtoni "shigjetat"!!!

    Megjithëse ka 2000 vjet që kur është kryqëzuar Jezus Krishti, emrin e tradhtarit Judas e njeh çdo njeri i ketij planeti me nje arsim mesatar (kristian, çifut, muhamedan, budist, apo ateist qoftë).

    Emrin e kryerabinit të Jeruzalemit, i cili e çoi Krishtin në kryq, e mbajnë mend ndoshta vetëm, një grusht teologësh apo besimtarësh Kristian.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 14-01-2012 më 20:08

  8. #38
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Megjithëse ka 2000 vjet që kur është kryqëzuar Jezus Krishti, emrin e tradhtarit Judas e njeh çdo njeri i ketij planeti me nje arsim mesatar (kristian, çifut, muhamedan, budist, apo ateist qoftë).

    Emrin e kryerabinit të Jeruzalemit, i cili e çoi Krishtin në kryq, e mbajnë mend ndoshta vetëm, një grusht teologësh apo besimtarësh Kristian.

    Larg ka vajtur qo pune - objekti i "tradhtise" e "armiqesise" bamke-edver qenka me divinitet!

  9. #39
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Eduart Selami, pjesë e partisë së re të të djathtës

    2012-01-16 Fatjona Mejdini

    Formacionit që njihet si “partia e Bamir Topit”, pritet t’i bashkëngjitet edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike

    Eduard Selami, ish-themelues dhe kryetar i Partisë Demokratike, pritet të jetë gjithashtu pjesë e grupit themeltar të partisë së re të djathtë në vend që lidhet me emrin e Presidentit Bamir Topi. Burime nga grupi i organizatorëve të kësaj partie re bëjnë të ditur se, janë lidhur prej kohësh kontaktet me Selamin, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga ana e tij është pranuar ftesa për të qenë pjesë e partisë së re që pritet të dalë në skenë në fund të muajit shkurt. Negociatat mes organizatorëve dhe Selamit mësohet se po përqendrohen rreth faktit se ai duhet të jetë pjesëmarrës në Shqipëri në kohën kur kjo parti do të dalë në skenë. Më pas ai pritet të rikthehet në vend dhe pranë partisë, në një kohë kur të ketë zgjidhur të gjitha ato çështje personale që e kanë mbajtur larg Shqipërisë për shumë vite. Nga ana tjetër, burimet bëjnë të ditur se janari ka qenë një muaj intensiv për organizatorët e partisë më të re të djathtë në vend, e cila pritet të shfaqë programin dhe një pjesë të themeluesve të saj në muajin shkurt të këtij viti. Vetë Selami, gjatë vizitës së tij në dhjetor të vitit 2010 në Tiranë, për të përkujtuar 20-vjetorin e krijimit të PD-së, zhvilloi një takim të ngrohtë me Presidentin Bamir Topi, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe nevojën për konsolidimin e demokracisë në vend. Një takim i tillë mungoi me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha dhe po kështu u pa një ftohtësi e madhe mes të dyve në festën e zhvilluar nga PD-ja në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të partisë.

    Ftesa
    Partia e djathtë që po krijohet në vend dhe që është lidhur ngushtë me emrin e Presidentit Bamir Topi nuk ka nguruar që muajt e fundit të ftojë për të qenë pjesë e saj shumë figura të rëndësishme të të djathtës në vend. Emëruesi i përbashkët i këtyre ftesave është lidhur me faktin se në këtë parti pritet të aderojnë figura me kontribut tek e djathta që sot ndihen larg Partisë Demokratike. Një nga këto ftesa i është dërguar edhe Eduard Selamit, i cili prej shumë vitesh është shkëputur nga jeta politike e Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se Selami i është përgjigjur pozitivisht ftesës dhe nuk ka nguruar të theksojë se pavarësisht angazhimeve personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do ta mbështesë këtë parti të re. Si një ish-themelues dhe drejtues i PD-së, Selami nga Shqipëria dhe SHBA-ja ka kritikuar ashpër mënyrën sesi PD po drejtohet sot nga ana e kryetarit të saj, njëkohësisht Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Sipas Selamit, PD-ja ka nevojë për zgjedhje të ndershme dhe transparente brenda radhëve të saj, në mënyrë që të marrë vitalitetin që sipas tij, i mungon prej kohësh.

    Skema
    Në fundin e muajit shkurt pritet të shpallet dhe partia e re që pritet të jetë një risi e rëndësishme për të djathtën shqiptare.

    Burimet bëjnë të ditur se ka qenë një presion i madh nga “baza” e nismëtarëve që kërkojnë nisjen e veprimtarisë së partisë së re të së djathtës, e cila do të kërkojë votat në elektoratin e zhgënjyer apo edhe të pakënaqur nga qeverisja e koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Emri i formacionit të ri politik mbahet ende sekret, por mësohet se do të jetë një semantikë e ngjashme me PD-në, por diçka më kuptimplote që të grumbullojë të gjithë të djathtët në vend. Ndërkohë që emrat do të jenë padyshim njerëzit e njohur themelues të Partisë Demokratike, por që prej kohësh e gjejnë veten jo në një rrugë me kreun aktual të PD-së, Sali Berishën. Ndonëse gjerësisht kjo partie e re që po krijohet njihet si e iniciuar nga Bamir Topi, burime të afërta pranë këtij organizmi bëjnë të ditur se kreu aktual i shtetit nuk do t’i bashkëngjitet menjëherë formacionit të ri politik që po përgatitet. Ai do të qëndrojë larg deri në qershorin e këtij viti, kohë në të cilën mbyll edhe mandatin e tij pesëvjeçar në krye të shtetit. Më pas me mbylljen e mandatit si President, partia që pritet të krijohet do të zgjedhë edhe strukturat e saj drejtuese, kohë në të cilën pritet që Bamir Topi të marrë edhe kryesimin e saj. Struktura e re e kësaj partie pritet të mos u ngjajë disa grupimeve të ngritura rishtazi në vend, që kanë në themel të tyre nacionalizimin dhe që kanë si target një prezencë të ulët, po të qëndrueshme pranë partive të mëdha, të cilat ndërrojnë me njëra-tjetrën pushtetin qendror.

    Gazeta Shqip

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    rrofte partia e paces me kembe derri ....!!!!


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •