Një nga ish zërat kritikë brenda Partisë Demokratike (PD) për mënyrën e drejtimit të saj dhe një ndër mbështetësit e presidentit Bamir Topi, bëri me dije mbrëmë për formimin e një partie të re të djathtë, lideri i së cilës do të jetë Bamir Topi.
Aleksandër Biberaj tha se në Shqipëri s'ka më Parti Demokratike (PD), e cila sipas tij, është shndërruar në një parti të formulës dhe vulës së kryetarit, ku mungojnë forumet dhe debatet. Biberaj i dha fund gjithashtu edhe zërave për një lidhje mes Aleancës Kuq e Zi dhe partisë së re që pritet të krijojë, e cila, siç tha ai, është ende në fazë projekti. Biberaj shprehu optimizmin për një rezultat pozitiv në zgjedhje.
"Shpresa e së djathtës është një parti e re e së djathtës, ku lidershipi dhe kryetarët të zgjidhen me 1 anëtar 1 votë. E shoh zotin Topi si lider të kësaj partie, po punoj me programin, me organizimin", Biberaj, ish deputet e ish drejtues i lartë në PD për fitore të tyre.
Ne nje vend rreth 3 milion njerez me rreth 115 forca politike a bien gjithe keto fatura nen kurriz te shqiptareve?
Kaq konkurrence ka ne Shqiperi qe ja vleka me egzistu keto dreq mafiash te licensuara qe dit per dit thithin gjakun e shqiptareve...
Pse nuk bejme protesta edhe per kete gje?
Emrat e partive “fantazme”
Partia Konservatore (PK) – Armando Ruço
Partia e Punës së Shqipërisë (PPSH) – Xhevdet Pataj
Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut - (LDLNJ) Ligoraq Karamelo
Partia Emigracioni Shqiptar (PESH) – Kostaq Papa
Partia Ambientaliste (PA )- Nasi Bozheku
Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare –( PDRESH) Koçi Tahiri
Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë (PDP) – Haki Hysa
Partia Forca Albania (PFA) – Iledin Pillati
Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë (PDPGJSH) – Fetah Dedej
Partia Socialkristiane e Shqiperisë ( PSKSH) Fran Bruka
Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare (PBKSH) – Henry Perolli
Partia Lidhja e Blertë Shqiptare (LBSH ) Brixhida Kokëdhima
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH) Kadri Isufaj
Partia Aleanca Popullore( PAP) – Fatjon Softa
Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathte Shqiptare (PDDRDSH) – Petrit Kallçishta
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare (PRDSH) – Skënder Halili
Partia Aleanca Liberal Demokrate e Shqipërisë (PALD) – Pirro Prifti
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (BDSH ) – Ylber Valteri
Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare (PLMDSH) – Guri Durollari
Partia Aleanca Nacionale Shqiptare ( PAN ) – Eduart Perjaku
Partia Integrimi Social Kombëtar ( PISKSH) – Petrit Memia
Partia e Çështjeve Shqiptare (PÇSH) – Bujar Shurdhi
Partia Shqiptare Atdheu ( PSHA) – Artan Vucaj
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare (PRVSH) – Muharrem Doda
Partia Rruga e Lirisë ( PRRL) – Shukrane Muda
Parti për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve ( PMDE) – Ymer Kurti
Partia e Sigurisë Kombëtare Shqiptare ( PSKSH) – Haxhi Bardhi
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori ( PKSH 8 Nentori) – Preng Çuni
Partia Ardhmëria Shqiptare ( PASH) – Emin Subashi
Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare ( LKSH) – Ismet Mehmeti
Partia Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet( AMS ) – Koço Danaj
Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar (PPKSH) – Spartak Dobi
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar ( PBR) – Zane Llazi
Partia e të Drejtave të Mohuara ( PDM ) – Eduart Ypi
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare ( PLPSH) – Shefqet Musaraj
Partia Aleanca Socialiste Shqiptare ( PASSH) – Rasim Mulgeci
Partia e Biznesit Shqiptar ( PB) – Luan Shazivari
ecetra ecetera si keto lloj plehrash
O SHQIPTARË ZGJOHUNI PROBLEMI ZGJIDHET QE KETU SNA E KA FAJIN BOTA...
Krijoni Kontakt