Vjen sezoni i gjuetise ne politiken shqiptare per te rembyer ndonje post a ndonje priviligj dhe jane sulur cakenjte e politikes me langonjte e tyre pas.Keto ''llomka'' pushteti qe shqiptareve u kushtojne gjakun dhe djersen e tyre i lakmojne pa asnje gje te keqe ata qe nuk meritojne as tu afrohen.Cakenjte e politikes (zakonisht cakenjte shkojne pas kermave) perpiqen te ndajne mes skermitjeve te dhembeve keto copa pushteti duke kenaqur njeri-tjetrin dhe duke varferuar akoma edhe me endren e Shqiptareve per te ndertuar nje shoqeri evropiane.
Langonjte e pare qe leshuan thirjet per pushtet te cakallit ishin Genc Ruli dhe Blendi Fevziu.
Kohe ma pare Genc Ruli deklaronte ne Fatos Nano e kishte CV-ne mjaft te pasur per tu bere President i Shqiperise dhe dje deklaroi te njejten gje edhe nje lake tjeter i politikes Shqiptare, nje gazetar me emrin Blendi Fevziu.
Sic ndodh edhe ne gjueti ,nje gjuetar i mire leshon njehere langonjte neper pyll per te nxjere gjahun nga strofkulla dhe per tja sjelle atij ne prite.Dhe zhurmuesit jane leshuar.Burite prej briri u fryne dhe langonjte e cakallit u leshuan drejt postit te Presidentit per te cuar atje nje njeri qe nuk e meriton .Vete historia e Nanos kur ka qene ne pushtet, vete arsimimi i tij dhe kapaciteti i tij intelektual te bejne te besosh se Nano nuk ploteson as minimumin e standartit qe i duhet nje Presidenti.
Si figure qe qendron mbi patrite dhe politiken, Nano e ka treguar veten se eshte percares i politikes Shqiptare ne emer te interesit te tij personal.Levizjet e tij brenda PS-se per pushtet personal jane mese te mjaftueshme per te argumentuar luften e pa princip qe ka bere Nano per pushtet.
Vete Nano ne nje konference parti deklaroi se ishte Fatos Nano dhe Historia po e ndiqte pas.
Une kam shpresuar se pas nuk do ta ndiqte asnje kembe shqiptari ,por ja qe ruget e interesit e sollen qe Nano te takohet ruges me langonjte e permendur me siper dhe ata ti shtrojne dafinat ne rugen Presidenciale njeriut qe do te ishte i fundit mes Shqiptareve qe mund ti besojme postin e Presidentit.Historia e Nanos eshte historia e turpit per nje politikan.Nje komunist i deklaruar, nje ish kryeminister i denuar per korupsion,nje faktor i luftes civile ne Shqiperine e viteve 1997 ( jo kryesori,por jo i pa faj),nje kryeminister qe shtrengonte duart me Milloshevicin,i akuzuar edhe per kontrabande droge,alkolist me patente dhe me "nickname" Padrinoja i Shqiperise.Nuk e di sesi dikush mund tu mbushe mendjen Shqiptareve qe kjo CV e Nanos eshte e pranueshme qe ai te behet President?!
Per Genc Rulin ndoshta.Aferat e Rulit ne shume pika jane takuar me ato te Nanos.Banka Amerikane ku Ruli ishte aksioneri kryesor u bekua nga Fatos Nano, bile per cudi Nano e perfoli edhe si kantidature te mundshme ne procesin e zgjedhjes se Presidentit ne vitin 2002.Mos harojme ne se vitin 1998,Genc Ruli (atehere i divorcuar me Doktorin) filtronte ne shtratin e PS-se duke hartuar edhe buxhetin e Qeverise Nano!
E njejta gje vlen edhe per Fevzon,qe ende nuk dihet se cila interesa eshte duke mbrojtur,te tij apo te ndonje tjetri ,mbase edhe ato te Frangajt.U pa qarte se Aleksander Frangaj ( sot cuditerisht i djathte) ka mbrojtur per hir te interesit te tij personal Edi Ramen dhe Ilir Meten gjate periudhave 2000-2005 deri sa ne pushtet erdhi PD-ja.Fevziu e shikon Nanon si President thjesht per hir te interesit te tij, ndersa interesi i qytetareve ( me parate e te cileve ai nderton piramiden e pushtetit personal) nuk vlen.Ky gazetar i reshtuar here majtas e here djathtas mer rolin qe nuk i takon duke reklamuar Nanon si President.Nje njeri qe mesa duket i ka harxhuar parate e fituara gjate pushtetit neper kazinot e Evropes dhe kerkon serisht hisen e tij ne tavolinen e cakenjve te politikes.Mos valle Shqiptaret e haruan tragjedine ne janarit 2004 kur u mbyten ne brigjet e Adriatikut duke emigruar per ne Itali? Apo tragjedite i harojne shpejt se sot fluturojne me Bell Air?
Ndersa Nano vinte rende -rende me avion privat nga "pushimet" qe kishte bere me mikun e tij Erdogan ne Turqi.
Une do ta mbyll ketu me nje shprehje te Doktorit drejtuar Nanos ne Parlament " Ti je me i zi sesa zija" dhe do pres te shikoj edhe langjonj te tjere qe do ciren neper gazeta e televizione per kantidaturen e Nanos si President!Te shikojme edhe sesi do reagoje Doktori.Shpresoj te mos me kujtoje vargjet e Nolit kur shkruante :
'' Dhe doktori 1) faqen ndron
dje e shante,sot e levdon
fryn bulcit dhe trumbetllon
qe katrani zbardhellon''
Krijoni Kontakt