Sopranoja, Nina Mula ndahet nga jeta nė moshėn 80 vjeēare nga njė sėmundje e rėndė.
Nina Mula ka lindur nė 23 nėntor tė vitit 1931 nė Rusi. Kur ishte 18 vjeē artistja ruse Irina Maslenikova e dėgjoi tė interpretonte nė skenėn e teatrit dhe i propozoi tė konkuronte nė Konservatorin e Moskės.
Ajo konkuroi dhe fitoi konkursin. Kėte fitore, Nina Mula e ka konsideruar si fitoren e saj tė parė qė i hapi njė dritare dhe qė realizoi njė ėndėrr tė pabesueshme.
Mė pas kryen edhe njė kualifikim pasuniversitar pranė Konservatorit tė Moskės. Nė vitet e studimeve, Nina njohu bashkėshortin e saj Avni Mulėn.
Pas mbarimit tė kursit, nė vitin 1957, emėrohet soliste pranė Teatrit tė Operas dhe Baletit, ku punoi deri nė daljen e saj nė pension nė vitin 1976.
Vetėm gjashtė muaj pasi kishte ardhur nė TKOB, Ninės iu besua roli i Jolantės nė veprėn me tė njėjtin titull tė Ēajkovskit. Njė shfaqje kjo qė e afirmoi duke marrė mė pas shumė kryerole deri nė mesin e viteve 1970.
Nė vitin 1958, me partner bashkėshortin, Nina interpretoi rolin e Rozinės nė operėn Berberi i Seviljes me pas interpretoi nė Pranverėn e Tish Daisė. Nina Mula mbahen mend pėr rolet e saj nė operat Evgeni Onjegini, Madam Batėrflaj, Dasma e Figaros e mė pas, i trokiti fati tė luante pikėrisht ajo Mikaelėn nė operėn Karmen. Pak vite mė vonė pati rolin e Mrikės nė veprėn me tė njėjtin titull tė Jakovės dhe atė tė Donikės nė premierėn e operės Skėnderbeu.
Nė 80-vjetorin e saj tė lindjes, sopranoja Mula ka pohuar se i ka ngelur peng dhe do donte tė interpretonte "Toskėn", "Trovatore" pse jo dhe "Luēia di Lamermmor". Ajo ende edhe sot emocionohet kur kalon pranė TKOB-sė, salla e tė cilit i ka falur shumė emocione dhe duartrokitje tė publikut.
Ajo u largua nga skena nė moshėn 45-vjeēare, ndėrkohė qė do tė kishte dashur tė qėndronte mė gjatė pėr tė realizuar tė tjera role. Pėr aktivitetin e saj Nina Mula ėshtė nderuar me shumė ēmime, medalje e tituj, si Urdhrin Naim Frashėri tė klasit tė II, titullin Artiste e Merituar, ēmimin e parė nė Festivalin e Romancės si dhe titullin Mjeshtre e Madhe e Punės.
Njė muaj mė parė sopranoja festoi me kolegė e miq pėrvjetorin e saj tė lindjes.
Plot njė muaj mė parė ajo takoi pėr herė tė fundit kolegėt, miqtė, tė ftuarit. Ishte njė pėrvjetor lindjeje, por paskėsh qenė edhe njė lamtumirė. Tė paktėn iku e qetė sepse mundi tė pėrshėndoshej me tė gjithė. Nuk do tu mbetet peng as institucioneve, tė cilat ia bėnė nderet sa qe gjallė. Dje nė mėngjes, nė moshėn 80-vjeēare, u nda nga jeta sopranoja e madhe shqiptare, Nina Mula. Bashkėshortja e baritonit dhe kompozitorit Avni Mula dhe nėna e njė prej sopranove mė tė njohura nė arenėn botėrore, Nina Mula, dha frymėn e fundit pas njė sėmundjeje tė rėndė gati njėvjeēare. Njė muaj mė parė, me rastin e 80-vjetorit tė saj, Teatri Kombėtar i Operės dhe Baletit organizoi njė aktivitet festiv, ku u ndanė kujtime, mbresa nga njė punė e gjatė. Nė kėtė takim tė fundit sopranoja u shfaq e lodhur, syve tė kaltėr u kishte humbur shkėlqimi dhe gazi i pėrhershėm dhe nė buzė nuk i lodronte batuta, me atė shqipen e saj me ngjyrime ruse. Por, teksa shihte tė ishte e rrethuar nga aq shumė njerėz tė dashur, ndihej paksa mė e fortė. Njė tjetėr nderim iu bė sopranos gjatė festivalit operistik Marie Kraja, ku u nda njė ēmim me emrin e saj, dhėnė nga fondacioni Hi Class. Ky ēmim do ti jepet ēdo vit kėngėtarėve tė rinj lirikė, duke kujtuar nė kėtė mėnyrė dhe njė nga zėrat mė tė mėdhenj tė operistikes shqiptare. Pas publikimit tė lajmit pėr shuarjen e sopranos, familjes Mula i mbėrritėn mesazhe ngushėllimi nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, kreu i PS-sė, Edi Rama etj.
Sopranoja
Nina Mula (Odjankova) lindi nė Rusi, por pjesėn mė tė madhe tė jetės sė saj e kaloi nė Shqipėri, fillimisht nė Shkodėr e mandej nė Tiranė, ku veē dashurisė sė bashkėshortit fitoi edhe emėr si soprano e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit. Pas mbarimit tė Shkollės Pedagogjike nė qytetin e lindjes, nė Izhevski, nė vitin 1950 kreu studimet e larta pėr kanto pranė Konservatorit P.I.Tchaikovsky nė Moskė deri nė vitin 1955, ku mė pas kreu edhe njė kualifikim pasuniversitar pranė. Nė Shqipėri do tė vinte nė vitin 1957 dhe shumė shpejt do tė emėrohej soliste pranė TKOB-it nė Tiranė. Nė pension doli mė herėt nga ēe mendonte, qysh nė vitin 1976, por ndėrkohė iu kushtua mėsimdhėnies. Prej vitit 1965 punoi si pedagoge e jashtme pranė Institutit tė Lartė tė Arteve, duke kaluar nėpėr duar emrat mė nė zė tė operistikes shqiptare sot. Gjatė aktivitetit tė saj nė TOB ka realizuar me shumė sukses njė numėr tė madh rolesh kryesorė nga operat e kompozitorėve shqiptarė dhe nga literaturė botėrore, po gjithashtu edhe njė sėrė koncertesh me njė repertor tė pasur dhe tė larmishėm si brenda vendit, ashtu edhe jashtė Shqipėrisė, si nė Ēekosllovaki, Rusi, Lituani, Ukrainė, Letoni etj. Disa nga rolet janė ai i Rosinės nė operėn Il Barbiere di Seviglia, 1958, Norina nė operėn Don Pasquale, 1959, Drita nė operėn Pranvera, 1960, Tatjana nė operėn Eugenji Onjegin, 1961 Olimbia, opera Lulja e Kujtimit, 1961, Susana, opera Le nozze di Figaro, 1962, Michaela, opera Carmen, 1962, Leila tek Peshkatarėt e Perlave, 1964, Violeta tek La Traviata, 1964 dhe 1972, Neda tek Pagliacci, 1964, Borėbardha nė operėn Borėbardha 1964, Gilda tek verdiania Rigoletto 1964, Mrika nė operėn Mrika, Mimi nė operėn La Boheme 1971, Donika tek Skėnderbeu, 1968 etj. Pėr aktivitetin e saj Nina Mula ėshtė nderuar me shumė ēmime, medalje e tituj, ndėr tė cilėt me Urdhrin Naim Frashėri tė klasit tė II, titullin Artiste e merituar, titullin Mjeshtėr i madh i punės.
Topi: Humbėm njė soprano tė shquar
Skena shqiptare dhe arti operistik shqiptar humbėn sopranon e talentuar dhe tė shquar ndėr vite pėr origjinalitetin dhe temperamentin artistik, por edhe njė njeri tepėr tė dashur, tė drejtpėrdrejtė e tė sinqertė. Kėshtu u shpreh nė mesazhin e tij ngushėllues pėr familjen Mula, Presidenti i Republikės, Bamir Topi. Presidenti ka vlerėsuar se nė panteonin e personaliteteve me njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr artin shqiptar, Nina Mula do tė mbetet e skalitur si njė grua fisnike, e cila me veēoritė e jashtėzakonshme vokale, me sharmin dhe individualitetin artistik dhe me pėrkushtimin ndaj profesionit, bėri pėr vete zemrat e publikut shqiptar.
Rama: Pa Ninėn sdo te kishim yje operistikė
Edhe kreu i PS-sė, Edi Rama, ka pėrcjellė ngushėllimet e tij pėr familjen Mula dhe hidhėrimin pėr ndarjen nga jeta tė sopranos sė njohur Nina Mula. Kėtė e ka bėrė pėrmes profilit tė tij nė rrjetin social Twitter. Pa Nina Mulėn sdo kishim Inva Mulėn dhe tė tjera yje tė vokalit operistik shqiptar. Njė grua e pedagoge e admirueshme. U prehtė nė paqe, shkruan Rama.
Topalli: Humbėm muzėn e Valsit tė lumturisė
Edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i shprehu dje ngushėllimet familjes Mula pėr humbjen e sopranos Nina Mula.Sot e gjithė Shqipėria humbi muzėn e Valsit tė lumturisė, artisten e madhe me tė cilėn ėshtė krenuar dhe do tė krenohet gjithnjė. Arti shqiptar humbi sopranon me njė zė tė rrallė. Zėri i saj heshti sot, por ky zė mbetet i pavdekshėm, sepse Nina do tė mbahet mend pėrjetė me admirim si artistja me gjak rus, qė e deshi aq shumė Shqipėrinė e shqiptarėt, dashuri tė cilėn e pėrcolli me aq emocion pėrmes vokalit tė saj tė mrekullueshėm. Nina u nda sot nga ne, por la pas njė pasuri tė madhe muzikore, unike siē ishte ajo vetė, thuhej ndėr tė tjera nė mesazhin e kryetares sė Kuvendit.
Kujtime tė Nina Mulės
Fėmijėria nė sytė e saj
Babai gjatė gjithė kohės sė luftės ka ardhur vetėm pak herė nė shtėpi. Unė e vėllai i madh, German, kishim barrėn e rėndė tė ndihmonim familjen, ndėrsa nėna, Klaudia, kujdesej pėr shtėpinė dhe rritjen e fėmijėve, pra tė gjithė punonim dhe administronim shtėpinė dykatėshe me oborrin e saj tė madh. Nė kohėn e luftės, nė familjen tonė, erdhėn refugjatė nga qytete tė ndryshme si Moska, Kievi, Leningradi. Kishte invalidė e tė plagosur tė cilėt kishin nevojė pėr shėrbimet tona. Mė vonė, gradualisht, filloi rėnia ekonomike dhe kishte shumė mangėsi nė ushqime. Hanim ētė gjenim, vetėm pėr tė jetuar. Nė Majin e 1945-ės, dėgjonim lajmet ēdo 5 minuta. E mbaj ende mend rrahjen e ēekiēit te porta e shtėpisė kur babai erdhi nga uzina dhe solli njė flamur. Akoma edhe sot e kujtoj atė gėzim, u ndeva krenare. Filloi beteja pėr rindėrtimin e vendit. Nė 1946, nėna ime vdiq nė moshėn 43- vjeēare nga njė sėmundje e rėndė. Atėherė mungonte gjithēka, edhe penicilina. Humbja e nėnės ishte tronditėse. Ndėrkohė dy motrat u martuan ndėrsa unė mbeta me babain dhe dy vėllezėrit. Vazhdoja ndėrkaq shkollėn por mbaja edhe barrėn e shtėpisė. Pas dy vitesh humba edhe babain, Aleksandėr. Kėshtu vazhdova tė jetoj me vėllezėrit, me pensionin e babait.
Zėri si dhuratė"
Njė ditė, nė qytetin tonė erdhi artistja e popullit Irina Maslenikova. Mėsuesja ime, duke pasur besim nė talentin tim, i kėrkoi artistes sė madhe tė mė dėgjonte nė studion e teatrit. Pasi kėndova, mė pyeti se me cilin pedagog kisha studiuar. Iu pėrgjigja: Nė mėnyrė autodidakte. Isha 18 vjeē atėherė. Mbas njė pauze, mė tha: Nė moshėn tėnde unė bėrtisja, ndėrsa ti kėndon. Ke dėshirė tė konkurrosh nė Konservatorin e Moskės?. Jo, i thashė, jam pa prindėr dhe kam nė mbikėqyrje vėllezėrit e mi. Me pėrpjekjen e saj, por edhe tė vėllait tė madh, qė gjithashtu insistoi, u nisa me tren pėr nė Moskė. Fitova konkursin, e para fitore e jetės sime. U hap njė dritare, u realizua njė ėndėrr e pabesueshme.
Takimet e para me Avniun nė Moskė
Nė vitet e studimeve Nina njohu shumė shqiptarė. Njė ndėr tyre (pa dyshim mė i rėndėsishmi) ishte edhe Avniu, me tė cilin bisedonin e ndihmonin njėri-tjetrin. Njė ditė, nė zhurmat e studentėve nėpėr shkallėt e shkollės, ajo e takon e i kėrkon ndihmė. I duhej njė zė i fuqishėm pėr veprėn e Paliaēos qė grupi i saj do tė vinte nė skenė. Ai tregohet i disponueshėm, ndėrsa fill pas kėsaj nisėn tė pėshpėriteshin fjalėt e para se mes tyre duhet tė kishte diēka, ndryshe pjesa nuk mund tė ishte luajtur aq mirė. Nuk e kishim menduar atė qė ndodhi. Fati tė hedh aty ku se pret. Dashuria nuk njeh kufij e gėzimet dhe vuajtjet janė brenda saj, tregon mė vonė Nina.
Pak kohė mė vonė u shpall fejesa, ndėrsa Nina u pagėzua si Nusja pa duvak. E bashkė me kurorėn e martesės erdhi edhe diplomimi i secilit, pėr pasojė, plane tė reja duheshin thurur.
Marrė nga libri i Mustafa Gėrcaliut, Midis dy dashurive.
Krijoni Kontakt