Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Përdhosen varrezat e hebrenjve në Prishtinë

    Përdhosen varrezat e hebrenjve në Prishtinë





    Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka dënuar fuqimisht përdhosjen e varrezave hebraike në lagjen Velania të Prishtinës.
    “Kjo vepër e urrejtjes përbën fyerje jo vetëm ndaj familjeve të të varrosurve aty dhe ndaj komunitetit hebraik në Kosovë dhe përtej, por po ashtu është fyerje ndaj shtetit dhe shoqërisë shumetnike kosovare. Kjo është një vepër e përbuzjes së normave më themelore të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit dhe nuk mund të tolerohet”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë, që e transmeton Radio Evropa e Lirë.
    Kohëve të fundit, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane, “studentët e Universitetit Amerikan kanë marrë pjesë në një projekt të restaurimit të varrezave dhe ne e shohim këtë vepër të përdhosjes së varrezave si sulm ndaj veprës së tyre të miqësisë dhe vullnetarizmit”.
    Ambasada Amerikane iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kryejnë hetime të hollësishme lidhur me këtë incident dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.
    Me tone të ashpra kundër përdhosjes së varrezave hebraike ka reaguar edhe kongresisti amerikan Eliot Engel, që është edhe bashkë-kryetar i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare.
    Në një deklaratë për media kongresisti Engel i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të ndëshkojë autorët e aktit në formën më të rëndë që parashikon ligji.
    “Jam i indinjuar nga ky akt i urryer i përdhosjes së varrezës së hebrenjve në Prishtinë. Prekja e vendit të prehjes së anëtarëve të komunitetit të vogël hebraik në Kosovë është një akt urrejtjeje që nuk duhet të lejohet të hedhë rrënjë. I bëj thirrje qeverisë së Kosovës të hetojë imtësisht vandalizmin dhe të ndëshkojë autorët siç parashikohet me ligj”, ka thënë kongresisti Engel në deklaratën e tij.
    Ai ka kujtuar se ka vizituar këtë varrezë me ish presidentin Ibrahim Rrugova në vitin 2005.
    “E kisha për nder që së bashku me të të shprehja respektin për komunitetin hebraik të Kosovës, të cilin ai e kishte përqafuar si pjesë të historisë dhe trashëgimisë së Kosovës”, ka nënvizuar kongresisti Eliot Engel, që njihet si mik i madh i shqiptarëve.
    “Ky akt në varreza është edhe më tragjik pasi vetëm kohët e fundit ajo ishte vendi i një projekti pune vullnetare të kryer së bashku nga studentët e Universitetit Amerikan të Kosovës dhe Kolegjit Dartmouth në Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që puna e tyre e mirë të mos humbasë nga ky akt përdhosjeje dhe varreza të restaurohet dhe të mbrohet që të gjithë në Kosovë ta dinë se sa njerëz kanë banuar dhe vazhdojnë të jetojnë në këtë tokë”, thuhet në fund të deklaratës së kongresistit Eliot Engel.
    Ndaj këtij akti ka reaguar edhe Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.
    “Zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z. Behgjet Pacolli dënon ashpër veprimet e shëmtuara të vendosjes së mbishkrimeve në Varrezat e Hebrenjve në lagjen “Velania” të Prishtinës. Akte të tilla të shëmtuara nuk i përkasin shoqërisë kosovare dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë atë”, thuhet në komunikatën e Pacollit.
    Sipas zv/kryeministrit, veprime te tilla të papërgjegjshme janë dënueshme dhe të papranueshme për Institucionet dhe popullin e Kosovës.
    “Ata që kanë prekur Varrezat Hebraike në Kosovë, nuk kanë lënduar rëndë vetëm ndjenjat e popullit Hebre por kanë cenuar vlerat tona kombëtare, kulturën dhe traditën e vendit tonë”.
    Zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli shprehë shqetësimin e tij të sinqertë lidhur me këtë ngjarje të shëmtuar dhe njëkohësisht kërkon që organet e drejtësisë dhe hetuesisë të veprojnë fuqishëm për gjetjen dhe vendosjen para drejtësisë të kryesve të këtij akti të shëmtuar./ekspress/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Policia: Varrezat e hebrenjve janë dëmtuar nga dy persona me mjekra

    Publikuar: 22.12.2011 - 09:14

    Prishtinë, 22 dhjetor – Në takimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi të Prishtinës, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se varrezat herreje në lagjen Velania janë dëmtuar nga dy persona me mjekra, pjesëtarë të një sekti fetar.

    “Inteligjencia e Kosovës ka siguruar informacion nga qytetarët që banojnë përreth ‘Varrezave të Jahudive’ se dëmtimi i varrezave në formën që është bërë është kryer nga dy persona me mjekra, që mendohet se i përkasin një sekti fetar të vendit”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Kosovës në Prishtinë Rexhep Sijarina. Mirëpo, sipas tij, Policia ende nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshuar për rastin.

    Një fakt të tillë e kanë konfirmuar edhe banorë të lagjes Velania. Nën kushte anonimiteti, disa banorë kanë thënë se përdhosjen e varrezave e kanë kryer dy persona me mjekra.

    Informacionin për këtë e ka paraqitur edhe në mbledhjen e Këshillit Ndryshe, varrezat hebraike në Prishtinë, në fund të nëntorit kanë qenë cak i grafiteve naziste. Në shumicën prej pllakave të këtyre varrezave ishte vizatuar svastika naziste.

    Në ditët e para të ngjarjes, Policia pati deklaruar se nuk kanë të dyshuar se kush qëndron prapa një akti të tillë, kurse tashti pas 20 ditësh kanë mburritur deri te informacioni se dëmtimi i tyre është bërë nga një sekt fetar mysliman që vepron në Kosovë.

    Pak ditë pas përdhosjes së tyre-pllakave të mermerit të varrezave, pastrimin e tyre e kishte marrë përsipër Ambasada gjermane në Kosovë, e cila e ka përfunduar projektin. Për pastrimin e tyre, sipas zëdhënësit të Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, ka qenë e gatshme edhe Komuna, por ai e ka falënderuar Ambasadën gjermane për një veprim të tillë. Përdhosja e varrezave të hebrenjve ka nxitur reagime të fuqishme nga të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës. E para kishte reaguar Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebraike, duke e quajtur rastin si “shembull racist që shkakton urrejtje” dhe që “sjelljet e tilla nuk kanë vend asnjëherë në shoqërinë kosovare, meqë janë veprime të dhunës e shovinizmit”. Kjo shoqatë kishte ftuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera që t’i ndriçonin ‘mëkatet e antisemitizmit dhe paragjykimeve raciste’. Kurse një ditë pas kishin reaguar edhe Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Ambasada amerikane në Prishtinë, bashkëkryetari i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare, kongresisti amerikan Eliot Engel, MKRS-ja, AKR-ja, Komuna e Prishtinës, etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    Myftiu Tërnava: Përdhosja e varreve, akt vandal





    Deklaratë e Myftiut të Kosovës Naim Tërnava për aktin vandal të përdhosjes së varrezave hebraike në Prishtinë

    Në emrin tim personal, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë, në emër të punonjësve të Bashkësisë Islame, dhe në emër të besimtarëve islam, dënoj fuqishëm atakimin dhe përdhosjen e varrezave hebraike në Prishtinë.
    Është e ditur botërisht se hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndjekjeve të nazisteve, gjetën mbrojtje, përkrahje dhe strehim gjithandej ndër shqiptarët. Të parët tanë e bënë këtë vepër humane e njerëzore, madje duke rrezikuar edhe veten e tyre. Populli ynë po ashtu ka ruajtur dhe trajtuar me dinjitet ndër dekada këto varreza si dëshmi e një realiteti historik dhe e një periudhe ndër më të errëtat të njerëzimit.
    Përdhosja, dhunimi dhe atakimi i varrezave, përveçse është i dënueshëm sipas parimeve fetare, nuk ka të bëjë as me traditën e popullit të Kosovë.
    Sipas mësimeve islame, të atakosh vendin e të vdekurve, është vepër e urryer, përkitazi me këtë i dërguari Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush shkel mbi varr, shkel në zjarr”.
    Ne jemi mësuar dhe edukuar nga të parët tanë që të respektojmë e të vlerësojmë fenë, përkatësinë dhe traditën e tjetrit, andaj këtë vepër e konsiderojmë edhe atak mbi vlerat dhe frymën e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar që populli i Kosovës i ka kultivuar me shekuj.
    Kërkoj, nga organet përgjegjëse që sa më parë të gjejnë autorët e këtij akti brutal dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë./bislame/

  4. #4
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Keto jane vepra te ekstremisteve mjerane. Shpresoj qe organet kopetente te bejne te mundur arrestimin e ketyre personave si dhe te ndermarin denimin maksimal ndaj tyre, sipas ligjeve ne fuqi te Shtetit te Kosoves.

    Ky eshte nje turp per nje shtet te posakrijuar, i cili deshiron te behet pjese e familjes se madhe europiane. Vepra te tilla nuk i sherbejne as vete atyre qe i kane bere. Keto vepra vetem sa njollosin gjithe shtetin e shtetasit e Kosoves. Kosova po vuan vete te tilla gjera me Serbet, dhe tani kthehet e ben vete nga keto lloj veprash. Kjo eshte vertet e papranueshme.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    [QUOTE=Pika-Kufi.1-31;3288020]
    Policia: Varrezat e hebrenjve janë dëmtuar nga dy persona me mjekra

    Publikuar: 22.12.2011 - 09:14

    Prishtinë, 22 dhjetor – Në takimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi të Prishtinës, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se varrezat herreje në lagjen Velania janë dëmtuar nga dy persona me mjekra, pjesëtarë të një sekti fetar.

    “Inteligjencia e Kosovës ka siguruar informacion nga qytetarët që banojnë përreth ‘Varrezave të Jahudive’ se dëmtimi i varrezave në formën që është bërë është kryer nga dy persona me mjekra, që mendohet se i përkasin një sekti fetar të vendit”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Kosovës në Prishtinë Rexhep Sijarina. Mirëpo, sipas tij, Policia ende nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshuar për rastin.

    QUOTE]

    Kjo është një vepër qyqare nga njerëz ekstremist me qëllime armiqësore .
    Sigurisht që i indinjoi edhe miqtë tanë amerikanë dhe tjerët, të cilët me të drejtë nuk e lan pa reaguar përmes ambasadave të tyre në Kosovë.
    Këta persona qe bëne nje akt të tillë vandal e fyen vetveten e e tyre, e fyen kulturën, traditat dhe bujarinë shqiptare.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    [QUOTE=Lordlover;3288111]
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    Policia: Varrezat e hebrenjve janë dëmtuar nga dy persona me mjekra

    Publikuar: 22.12.2011 - 09:14

    Prishtinë, 22 dhjetor – Në takimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi të Prishtinës, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se varrezat herreje në lagjen Velania janë dëmtuar nga dy persona me mjekra, pjesëtarë të një sekti fetar.

    “Inteligjencia e Kosovës ka siguruar informacion nga qytetarët që banojnë përreth ‘Varrezave të Jahudive’ se dëmtimi i varrezave në formën që është bërë është kryer nga dy persona me mjekra, që mendohet se i përkasin një sekti fetar të vendit”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Kosovës në Prishtinë Rexhep Sijarina. Mirëpo, sipas tij, Policia ende nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshuar për rastin.

    QUOTE]

    Kjo është një vepër qyqare nga njerëz ekstremist me qëllime armiqësore .
    Sigurisht që i indinjoi edhe miqtë tanë amerikanë dhe tjerët, të cilët me të drejtë nuk e lan pa reaguar përmes ambasadave të tyre në Kosovë.
    Këta persona qe bëne nje akt të tillë vandal e fyen vetveten e e tyre, e fyen kulturën, traditat dhe bujarinë shqiptare.
    Dihej mire kush ishin fajtoret qe ne fillim.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Hebrenjtë falënderojnë institucionet

    Nga Express 23 Dhjetor 2011 11:16

    Bashkësia Hebraike e Kosovës ka shprehur mirënjohjen e sinqertë për institucionet e Republikës së Kosovës, Presidentes, Qeverisë, Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael "Dr. Haim Abravanel", po ashtu edhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë, e veçmas Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për reagimin e menjëhershëm pas sulmit vandal që iu ka bërë 'Varrezave të Vjetra Hebraike' në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

    "Përshëndesim aksionin e ndërmarrë nga organet e Ministrisë së Kulturës për pastrimin sa më të shpejtë të këtyre grafikeve, me të cilën u dëshmua se institucionet e shtetit tonë janë përherë të gatshme të mbrojnë interesat e qytetarëve, pa dallim përkatësie, e natyrisht edhe ato të komunitetit hebraik në Kosovë, i cili edhe pse sot jo në numër aq të madh në vendin tonë, por me një trashëgimi shumë të pasur të lënë pas" thuhet në komunikatë.

    Aty bëhet thirrje organeve të rendit që sa më parë përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Cfare idiote. Lereni te vdekurit te prehen ne paqe. Cfare te keqe kane pare nga cifutet shqiptaret?
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Epo sna rrihet ne.

    Ne momentin me kritik per zgjidhjen e ceshtjes kosoves ne bejme te tilla gjera.

    E si mund t'na besoje OKB qe kosova mund te ece perpara pa mbikqyrjen e nderkombetarve?
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  10. #10
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Natyrisht qe ata persona jan me mjekrra sepse skan qen femra ,kete e din te gjith dhe ska nevoj me na tregu ,por askush se din se kush jan dha nga jan hetimet vazhdojn dhe sdo perfundojn kurr
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •