Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Shqipja (e Vjeter), Trashgimi e Nje Gjuhe te Vdekur?

    Shqipja (e Vjeter), Trashgimi e Nje Gjuhe te Vdekur?


    Nje project I sipermarurr nga Akademia e Shkencave Austriake (Fondi I Shkencave Austriake: FWF) ka shtruar hipotezen se Shqipja e vjeter ka pas nje influence te madhe ne zhvillimin e gjuheve ballkanike. Kjo organizat shkencetaresh synon te vertetoj hiptezen e ngritur me ane te hulumtimeve serioze dhe rigoroze. Kjo gjuhe kaq enigmatike po studiohet duke perdorur te gjitha tekstet qe disponohen , perpara se te krahasohet perfundimisht me gjuhet Ballkanike. Rezultati i kėsaj pune do tė pėrfshijė permbledhjen leksike dhe te gjithe foljet e Shqipes se Vjeter.

    Gjuhet e ndryshme qe egzistojn ne te njejtin rajon gjeografik, shpesh here tregojn gjajshmeri midis tyre panvaresisht se mungojn faktet per te lidhur ato me te njejten origjin, (gjuhen “Mem”). Ky fenomen, qe quhet “Sprachbund” (elementi nderlidhes), egziston edhe ne rajonin Ballkanik ku gjuhet Rajonale si Shqipja, Greqishtja , Maqedonishtja, Bullgarishtja, dhe ajo Rrumunishtja shfaqin jo vetem fjale te pergjajshme por edhe strukture. Pyetja qe shtrohet eshte, “A jane keto gjuhe te influencuara nga njeratjetra apo jane te ndikuara nga nje gjuhe e vetme e cila mund te ket ndihmuar ne formimin dhe evolumin e tyre?
    Dega e Linguistikes se Universitetit te Vienes ka sipermarur nje projekt qe synon te vertetoj se Shqipja e Vjeter ka patur nje influence te madhe ne gjuhet e tjera te Ballkanit. Linguisti Dr.Stefan Schumacher dhe kolegu I tij Dr. Joachim Matzinger jane pioneret e ketij projekti qe synon hulumtimin e dy zonave kyce. Faza fillestare perfshin nje shqyrtim te thelle te Shqipes se Vjeter, e cila eshte pothuajse e paprekur ne krahasim me Shqipen Moderne. Ky proces perfshin studimin e Sistemit Verbal (Ndertimi I foljeve) te Shqipes se Vjeter duke u bazuar ne te gjitha llojet e burimeve-dicka qe e ben kete studimin e pare te ketij lloji. Ne fazen e dyte, rrezultatet e gjetura nga Faza e pare do te krahasohen me Sistemin Verbal te gjuheve te tjera Ballkanike per te gjetur se ku ndodh gjajshmeria.

    Influencat nga Shqipja

    Kryesipermarresi I projektit Dr. Schumacher ka deklaruar se hulumtimi ka pasur sukses qe ne fazat e para, “deri tani kemi arritur te konstatojm se Shqipja e Vjeter pemrban disa Modal-e (menyra komunikimi) qe lejojn folesin te percjelli mesazhin me lehtesi. Krahasuar me Shkrimet dhe Njohurite e deritanishme, keto Modale gjejne nje shtrirje me te gjere dhe me te theksuar se sa c’eshte menduar me par. Gjithashtu kemi zbuluar shume Forma Foljesh qe sote jane jashteperdorimit ose kane humbur me re-ndertimin e gjuhes-deri tani keto lloj Formash kane qene pothuajse te panjohura, ne rastin me te mire jane keqkuptuar.”. Keto Forma Verbale jane teper te rendesishme per shpjegimin e histories se gjuhes Shqipe dhe perdorimi I saj nga perbrenda.
    Pervec kesaj, ato zbardhin drite mbi marredhenjet reciproke midis Shqipes dhe gjuheve fqinje. Hulumtuesit po perqendrohen ne burime te ndryshme qe sygjerojn se Shqipja ka luajtur nje rrol kyc ne Sprachbund-un (gjuha apo mjeti nderlidhes) e Ballkanit. P.sh: ka shume mundesi qe Shqipja te jete burimi I Sufiksit Definitive ne Rrumanishten, Bullgarishten dhe Maqedonishten, sepse kjo eshte nje karakteristik e shqipes qe ne kohet e lashta.

    Literatura
    Ky projekt eshte I bazuar ne te gjithe materialin e disponueshem, qe daton nga shekulli I XVI-XVIII. Kjo do te jete nje peripeci e vertet sepse perman 1500 faqe materjal qe duhet studjuar dhe analizuar me shume kujdes. Dr. Matzinger shkruan: “Deri tani keto tekste jane pothuajse te paprekura per arsyen se jane tekste me permbajtje fetare te Besimit Katolike te cilet per nje kohe u harruan dhe me vone u ndaluan nga rregjimi komunist. Pas renies se komunizmit tekstet filluan te ri-qarkullojn, por deri tani ka munguar fondi financiare dhe njohuri te mjaftueshme rreth Katolicismit.
    Per fat te mire, interesi qe FWF ka treguar per keto tekste I ka dhuruar atyre nje jete te Dyte, Tashme ato kane siguruar nje vend te rendesishem ne Traditen Austriake qe njihet per Studime te tilla-ne te vertet profesor Norbert Jokl, qe u vra nga nazistat, konsiderohet si “Babai I Albanologjise”. Sote me padyshim Jokli do te kishte qene krenar me punen qe eshte bere ne kete fush, dhe me prezantimin e pare te Sistemit Verbal te Shqipes, prezantuar ne formen e Leksikes, Dicka qe do te paraqitet ne perfundim te hulumtimit. Ky projekt do te hapi rruge te reja, do te jete busulla me te cilen do te drejtohen te gjitha kerkimet te tjera mbi Sistemin Verbal(Foljor) te Shqipes. Gjithashtu dhe do te jete nje mjet apo reference teper I rendesishem per studimin e gjuheve Indo-Evropjane ne pergjithesi.


    P.S Artikulli origjinal mund te gjendet ne kete faqe: http://www.fwf.ac.at/en/public_relat...200805-en.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 21-12-2011 mė 17:50
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •