Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    Raporti i KE:Kosova,pa gjasa per anetarsim ne BE

    Raporti i KE: Kosova, pa gjasa pėr anėtarėsim nė B

    Komisioni Evropian nė raportin e tij vjetor pėr zgjerim do t’i thotė Turqisė tė ndalojė sulmin ndaj gazetarėve hetues dhe tė heqė dorė nga eksplorimet e gazit nė Qipro.

    Raporti, i cili do tė publikohet mė 12 tetor, tė cilin e ka parė EUobserver, ēėshtjes sė Turqisė i ka dhėnė njė hapėsirė tė gjerė duke e kritikuar atė pėr pengesat qė po i bėn gazetarisė sė pavarur nė Ballkanin perėndimor.

    “Nė Turqi, korniza ligjore ende nuk e mbron lirinė e shprehjes. Njė numėr shumė i lartė i rasteve janė sjellė kundėr gazetarėve ndėrsa brengė e madhe ėshtė edhe paraburgimi i shumė gazetarėve”, thuhet mes tjerash nė raportin e KE-sė pėr Turqinė.

    Ndėrkaq, sa i pėrket zgjerimit tė Ballkanit perėndimor, draft-raporti i Komisionit Evropian nuk thotė nėse Brukseli do tė rekomandojė nėse Serbia do tė merr statusin kandidat tė BE-sė.

    Ky vendim, ndėrkaq do tė merret nga kolegji i komisionerėve nė minutėn e fundit para se tė publikohet raporti ditėn e mėrkurė, pavarėsisht pėrpjekjeve pėr t’i bėrė presion Beogradit qė t’i pėrmirėsojė raportet ditore me Kosovėn.

    EUobserver ka mėsuar se komisioni tė mėrkurėn do tė rekomandojė qė Serbisė t’i jepet statusi si shpėrblim pėr dorėzimin e mė tė kėrkuarve pėr krime lufte, Ratko Mladiq dhe Goran Haxhiq nė Hagė. Por ky shpėrblim mund tė mos ndodhė pasi Gjermania do ta kundėrshtojė atė pėr arsye se Serbia pėrkrah grupet paramilitare serbe dhe gangsterėt serbė nė Veri tė Kosovės.

    Ndėrkaq, sa u pėrket aspirantėve tjerė tė Ballkanit pėr tė hyrė nė BE, raporti konfirmon se Kroacia “do tė jetė” nė gjendje tė anėtarėsohet nė BE mė 1 korrik, 2013 dhe e paraqet Zagrebin “si njė nxitės dhe katalizator (pėr reformat pro-BE) pėr pjesėn tjetėr tė rajonit”. Por, megjithatė, shton se zyrtarėt e BE-sė do tė dėrgojnė njė mision special pėr tė monitoruar luftėn kundėr korrupsionit qė ėshtė nė nivel tė lartė dhe tė publikojė raporte gjashtė-mujore nė periudhėn drejt anėtarėsimit.

    Mali i Zi dhe Maqedonia dolėn tė parat nė klasė sa i pėrket progresit nė reforma. Por komisioni nuk thotė se kur ato dy shtete kandidate mund t’i nisin bisedimet pėr anėtarėsim. Shqipėria thuhet se ka bėrė “progres tė limituar” si pasojė e njė bllokade politike pas zgjedhjeve tė janarit. Bosnja pėrshkruhet si njė shtet “i paralizuar dhe i konfrontimeve” nė mes tė serbėve dhe myslimanėve me “mungesė tė kuptueshmėrisė sė pėrbashkėt nė drejtimin dhe tė ardhmen e pėrgjithshme tė vendit”.

    Mirėpo, sipas EUobserver, thuhet dy raste tė veēanta nė raporton janė Islanda dhe Kosova, qė qėndrojnė shumė larg njėra-tjetrės.

    Kosova, siē raporton EUobserver, e cila nuk ka asnjė perspektivė pėr anėtarėsim nė BE derisa tė gjitha 27 vendet e bllokut ta njohin atė si shtet, pėrshkruhet si njė rast ekonomik dhe i sigurisė. Raporti thekson se papunėsia nė Kosovė ėshtė mė e larta nė Evropė dhe se “duhet bėrė shumė mė shumė pėr ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

    Ndėrkaq, nė raport shkruan gjithashtu se Brukseli “i merr shumė seriozisht” pretendimet se kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka drejtuar njė grup tė krimit tė organizuar 10 vjet mė parė dhe ka shitur organet e brendshme tė tė burgosurve serbė dhe qė vazhdon t’i kėrcėnojė jetėt e dėshmitarėve potencialė nė pėrpjekjet e BE-sė pėr ta hetuar rastin sot.
    /zėri/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G-2 : 10-10-2011 mė 09:06

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    ky raport po e konfirmon se kjo bande kriminale po e stopon kosoven drejt integrimeve europiane!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    ky raport po e konfirmon se kjo bande kriminale po e stopon kosoven drejt integrimeve europiane!
    Kjo nuk eshte arsya e vertete.
    BE e ka vendose vete ate "bande kriminale" ne pushtet sepse perafersisht ashtu i pershtatet. Po ti duhej BE-se Kosova ne BE, ata moti do ta kishin vendose nje regjim (bande tjeter kriminale) qe do tiu pershtatej atyre nevojave. Ose thjeshte do ti shkruanin raportet me ndryshe.

  4. #4
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    ky raport po e konfirmon se kjo bande kriminale po e stopon kosoven drejt integrimeve europiane!
    Ne qofte se ne Kosove, dhe Maqedoni,
    jane bandat kriminale(politikanet shqipetare ) ,pikerishte eshte BE ,dhe Amerika qe i mbeshtetin ata dhe do ti permbajne edhe ne te ardhmen. Udheheqesi intelegjente shqipetare nuk i konvenon BE , dhe amerikes

    Realiteti eshte krejte ndryshe : BE , eshte nje organizate kriminale e bazuare ne nje demokraci te pshurte .
    Shqipetaret nuk jane kriminel ,pore ata per momentin kane nevoje per mirrekembje politike dhe ekonomike .
    S'i munde qe Kosova ti plotesoje standardet e BE ,kurre dihet se Kosova ishte shteti i cili kishte perjetuare nje lufte te tokes se djegur ??

    C'fare roli luajne dy milion banore shqipetare te Kosoves ?? Dy milion banore i ka vetem nje lagje e Berlinit apo Londres . Kosova don ndihme ekonomike dhe te zbuten papunesia .Nuk plotesohen standardet kurre dihet se politika kolonizuese e BE ndaj shqipetareve , ece paralel me tranzicionin ne Kosove .

    BE.eshte nje organizate krishterizmit.dhe ekstremizmit

    Rrofte Turqia per ballkanin ,se BE asnjehere nuk do ti anetaresoje ne BE Shqiperine , Kosoven ,Maqedoni ,dhe Bosnjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TetovaMas : 10-10-2011 mė 09:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •