Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 110
  1. #71
    Do kete ndryshuar perberja e ujit

    Sipas statistikave qe kam pare, ne Shqiperi meshkujt kane qene ne perqindje me te larte se femrat per nje kohe te gjate. Ngushtimi i diferences se ketij raporti, eshte shpjeguar nga vete hapesi i temes. Do shtoja vetem faktin qe burrat kane nje jetegjatesi me te shkurter se sa femrat...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Pse po arratisen shqiptarët?
    24/12/2011 08:15
    Top Channel

    Afro dy vjet debate mbi censusin dhe pyetjet e tij, duket se nuk mjaftuan për të sqaruar së paku komentatorët publikë, e aq më pak, popullatën e gjerë, se çfarë është censusi.

    Censusi është numërimi i njerëzve që banojnë në një territor në një ditë të caktuar. Nuk është numërimi i atyre që nga gjaku janë shqiptarë, pasi këtë numërim Shqipëria e bën që nga viti i largët 1929 kur u krijua regjistri civil.

    Kjo situatë amullie e ndezur me tone nacionaliste mbi numrin e shqiptarëve në Ballkan dhe numrin e popullatave fqinje, e ngjashme me llogaritë e kohës së feudalëve për numrin e frymëve që mund të hedhin në luftë, duket se i ka hapur rrugën edhe një teorie konspiracioni shumëplanësh mbi të interesuarit e mundshëm për uljen e numrit të popullatës.

    Shumë opinionistë publikë duket se u habitën për rënien e popullatës dhe kërkuan që edhe emigrantët të shënohen në mënyrë që të dukemi më shumë.

    Disa mendojnë se qeveria ka një plan për të nxjerrë përfitime propagandistike nga rënia e popullatës, si fjala vjen, të deklarojë më pak shqiptarë, rrjedhimisht më pak të papunë apo t’i deklarojë këta shqiptarë më të pasur.

    Natyrisht, nuk është se ka ndonjë logjikë të fortë te besimi se qeveria do të rrëzohet, në rast se, fjala vjen, numri i të papunëve të deklaruar nuk del 142 mijë, sa deklarohet aktualisht, por del 500 mijë. Shqiptarët e papunë janë njësoj të papunë, sido që t’i numërosh.

    Ky nivel jocilësor debati duket se po ia del më së miri të bëjë diçka më të keqe se sa qelbja e shijeve të publikut për debat: po rrezikohet mohimi i problemit në thelb; ky problem është që një pjesë e madhe e shqiptarëve arratisen nga vendi pasi nuk shohin asnjë shpresë.

    Në vend që të merremi me shkaqet që i shtyn shqiptarët të ikin dhe të bëhen patriotë në emigrim (dhe ky është rasti më i mirë), apo më keq, të hyjnë në hullitë e krizës së identitetit duke u deklaruar grekë për arsye ekonomike, ne po merremi me faktin nëse shqiptarët janë 2.8 milionë apo më shumë.

    Censusi si çdo statistikë ka defektet e veta. Ta zëmë se INSTAT nuk ka numëruar 100 mijë apo 200 mijë shqiptarë. Prapë numri i të ikurve mbetet i stërmadh. Nga ana tjetër, duke qenë se krahasimet bëhen me censusin 2001, probabiliteti i gabimit si dhjetë vite më parë, si sot, është njësoj.

    Nëse INSTAT nuk është në gjendje të numërojë të gjithë shqiptarët sot, nuk ka qenë në gjendje t’i numërojë as në 2001-shin. Kur krahasohen këto dy shifra, edhe në qofshin të dyja me defekte, diferenca del njësoj: mbi 400 mijë shqiptarë ikën. Shumë prej tyre nuk do të kthehen kurrë.

    Pse po arratisen shqiptarët nga vendi i tyre në numra kaq të mëdha?

    Nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë mbi shkaqet e emigrimit, përgjithësisht studimet janë përqendruar mbi frytet e emigrimit, si remitancat. Ka studime që raportojnë se sa shqiptarë kthejnë para në atdhe, në cilat rajone të vendit shkojnë këto para, sa janë remitancat, si kanë ecur në kohë.

    Ka shumë pak studime mbi deformimet demografike që ka shkaktuar emigrimi apo migrimi i brendshëm, më së shumti të dalluara te pema e popullatës, si p.sh. deformimi i raportit meshkuj/femra për popullatën seksualisht aktive.

    Do një dekadë më parë ishin disa të huaj, të cilët u përpoqën t’i hapnin sytë shqiptarëve duke i dhënë një panoramë të aspekteve negative, si ikja e trurit.

    Po me nismën e të huajve, u organizua një program për kthimin e trurit, por kurrë nuk u shtrua pyetja se çfarë i shtyn të rinjtë të ikin në numra kaq të mëdhenj.

    Një i huaj, (si gjithmonë të huajt,) hodhi hipotezën se shkaku kryesor qe mungesa e tokës. Elbasani, Dibra apo Kukësi, të cilat kanë migrim/emigrim të lartë, kanë shumë pak tokë për frymë.

    Një tjetër i huaj shtroi hipotezën se emigrimi është gjithashtu shkaku i rënies së lindshmërisë. Kur njerëzit emigrojnë, nuk kanë shumë mundësi të lindin fëmijë.

    Dhe meqë nuk ka studime se pse shqiptarët ikin, nuk na mbetet tjetër gjë veçse të hedhim disa hipoteza:

    1. Në Shqipëri nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka garanci mbi pronësinë. Nëse dikush të zë tokën, apo bën ndërtim pa leje, shqiptari i dëmtuar nuk përfiton shërbime policore, pasi kjo e fundit nuk i hyn allandrave të analizimit të dokumenteve. Personi i dëmtuar duhet të shkojë në gjykatë për të larguar zaptuesin, por ne të gjithë e dimë se si shkon puna nëpër gjykata.

    2. Në Shqipëri nuk ka siguri prone dhe jetese. Nëse ke një pronë dhe dëshiron të marrësh certifikatë pronësie, ne të gjithë e dimë se duhen shumë para korrupsion dhe shumë vite përpjekje para se ta marrësh në dorë dokumentin magjik. Nëse një qytetar shkon të marrë leje ndërtimi, ka zero shanse ta marrë një të tillë. Ndërtimi pa leje në tokë të vet është një zgjedhje e pasigurt, shpesh më e pasigurt se sa ndërtimi pa leje në tokë të tjetrit. Nëse bie sëmurë, nuk ka shërbime pa pagesë. Nëse ecën në rrugë me makinë, ka gjithmonë ndonjë polic që funksionon si taksidar privat.

    3. Shqipëria është një vend i qeverisur nga lobingje biznesi, të cilat kanë marrë karakteristika institucionale pavarësisht se nuk janë zgjedhur. Vetëm ndërtuesit janë në gjendje të marrin leje ndërtimi, vetëm bizneset e regjistruara si biznes i madh kanë të drejtë të importojnë, bankat duhet t’i përdorim me detyrim pavarësisht se nuk na hyjnë në punë.

    Lista mund të vijojë gjatë. Drejtësia, garancia e jetës dhe e pronës dhe mbrojtja sociale janë funksionet themeltare të ekzistencës së shtetit që nga kohët e lashta. Për sa kohë këto funksione nuk garantohen për të gjithë popullatën në të gjithë vendin, shqiptarët do të vijojnë të ikin. Dhe asgjë nuk mund t’i mbajë.

    Nga Gjergj Erebara


    lista qe na shtyn te leme atdheun eshte e madhe,,,,

    po kryesorja eshte qe populli shqipetare i ka qejfe hajdutet,,,kriminelet,,,dhe poliktikanet ish komunist qe vjedhin vota,,,dhe qe i vrasin ne mes te dites,,,,

    dhe ky popull perseri flene gjume,,,,

    ndaj une nuk mund te pranoje te jetoje ne mes te kriminalitetit,,,korrupsionit dhe nje liste te pafund te keqijash ne mes te evropes,,,

    dhe te krijoje familje e te kem femije ne shqiperi ku nak ka ligj,,,

    dhe femijet te mallkojne pse i linde ne nje vend te tille

    pa te drejta ligjore,,,,

    ndaj ikim ,,,,

    ndaj marrim rruget se dhe kurbeti seshte i lehte,,,,

    po ka ligje,,,ka respekt per punen qe ben ,,,ka nje te ardhme per femijet,,,


    respekte per kush jeton ne shqiperi
    po une kthehem vetem po te kete zgjedhje te lira,,,vendosje ligji njelloje per te gjithe,,,,dhe kur populli te kuptoje qe ka forcen te vendosi drejtesin ndaj shkleseve te ligjit.

    dhe jo te thote ska gje se vodhi se te gjithe vjedhin,,,ska gje se vrau se te gjthe vrasin,,e me radhe ,,,

    pra kur populli te jete popull dhe jo nje tufe injorantesh,,, qe hane sapunin per djathe ne 2011

  3. #73
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Vetem per nje jete me te mire.

    Uji,rryme,infrastrukture... dhe koheve te fundit pasi keto nuk po mungojn aq shume.. Ja psh shtrenjetimet marramendese te Avionave biletat etj etj.

    Vitin qe isha ne gjermani e kam cek dhe njehere me 299 euro kishe mundesi te shkoje ne ndonje vend afrikan per turizem me mengjes darke dreke dhe hotel me 3 yje.

    Eh kjo mundesi ne Kosove veshtir qe vjen ndonjehere... Kaja dertin sonte me mu jep mundesia te kem nje pune ne evrop diku, siq kam tani ketu ,do e lshoj Kosoven as koken mbrapa se kthej. Thjesht dua te jetoj aty ku me duket qe eshte me mire per mua.

  4. #74
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kafshate qe nuk kaperdihet eshte media shqiptare

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Uu e kemi thene qindra here. Ikem nga ai vend se eshte i pabanueshem.
    Albania Uber Alles

  6. #76
    Ka faj Saliu qe ju hapi rruget. Po tani qe po ikin Shqiptaret kush do bej skllavin dhe te shtypurin ketu ?

    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 26-12-2011 më 14:56
    Revolution 1848

  7. #77
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    V Ja psh shtrenjetimet marramendese te Avionave biletat etj etj.

    Vitin qe isha ne gjermani e kam cek dhe njehere me 299 euro kishe mundesi te shkoje ne ndonje vend afrikan per turizem me mengjes darke dreke dhe hotel me 3 yje.
    shume shtrenjte e paske blere.
    vertete qe eshte me shtrenjte ne krahasim me shume vende te tjera, por sdq cmimet kane rene ne krahasim me si kane qene (flas per shqiperine kryesisht).
    ne kosove te pakten kane filluar te futen kompanite e medha lowcost si easyjet apo airberlin, ndersa ne shqiperi jemi me mbrapa.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #78
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ka faj Saliu qe ju hapi rruget. Po tani qe po ikin Shqiptaret kush do bej skllavin dhe te shtypurin ketu ?

    shume pretendime paska ky ne foto. turp t'i vije.
    ka nga ata qe kenaqen me shume me pak:
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    admiral kjo video tregon qarte se ca populli kurve jemi
    qe vetem fryhehmi po kot se bolet e shfryme i kemi
    flm qe e solle
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #80
    Me sakt titulli duhet te ishte - Ku po arratisen europianet?

    http://www.indexmundi.com/g/r.aspx?c=ee&v=24

    Sipas listes, vende te zhvilluara si Gjermania, Japonia, Suedia etj kane rritje negative te popullsise ose kryesojne nga fundi i listes. Keto shtete mgjs kane standarte te mira ekonomiko-sociale kane rritje negative ose shume te ulet te popullsise.
    Mbi te gjitha sa i sakt ka qene censusi i 2001 me te cilin krahasohet censusi i fundit.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •