Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 110
  1. #21
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    Admiral e di shume mire si funksionon statistika. Por ne njohim ne rrenj problemin tone. Jemi nje popull ku mbeshtetemi rrenjesisht nga te ardhurat ekonomike qe kontriubojn emigrantet. Kuptoj statistiken e popullsis por nuk me del llogaria persa i perket situates ekonomike. Nuk trajtoj si problem ate qe nuk eshte problem pra vetem numrin e popullsis. Nese popullsia ishte 3.8 milion banor dhe me nje prodhim te brendshem bruto prej ... miliard eur, nese deri dje e pjestoje me 3.8 sot e pjeston me 2.8. Ne aparenc kjo shifer eshte e konsiderueshme por ne kontribuimin e ekonomis nuk japin vetem keto 2.8 milion. Nuk e di nese me kupton, ajo qe dua te them dhe dua te shtroj si problem eshte ekonomia, shifrat financiare dhe jo ato civile.
    te kuptoj shume mire.
    madje kam lexuar qe edhe sot, me shume se 50% e parave qe vejne ne levizje ekonomine shqiptare, vijne nga emigrantet.
    thjeshte eshte nje problem me te cilin perballen te gjithe vendet qe kane nje numer te konsideruar emigrantesh.

    sipas statistikave, popullsia e shqiperise sot eshte vetem 2,8 mionione banore.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    osht zgjeru siperfaqa km\banor
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  3. #23
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Rezultatet e censusit jane rezultate shume te sakta, pasi nuk jane bere vetem nga INSTAT, dhe por jane bere me ndihmen e teknologjise dhe eksperteve te huaj. Censusi i 2011 eshte censusi me i mire qe eshte mbajtur ndonjehere ne vend, dhe ju duhet te gezoheni e jo te hidheroheni nga shifrat qe po publikohen. Te dish eshte me mire se te mos dish, dhe pak rendesi ka nese ajo qe meson te le nje shije te keqe apo te mire.

    Ajo qe me beri mua pershtypje nga censusi eshte numri i larte i emigranteve. 38% e banoreve te Shqiperise jane larguar nga vendi e nuk jetojne me aty. Kjo mund te tingelloje si dicka e keqe, por ne fakt eshte dicka shume pozitive. Emigracioni eshte rruga me e mire per te rritur mireqenien e shqiptareve, dhe per te permiresuar mireqenien e shqiptareve qe ngelen ne vend. Nga 10 shqiptare 4 kane zgjedhur te emigrojne. Qe do te thote, ata 6 shqiptare qe ngelen do te kene mundesi me te mira punesimi, shkollimi si pasoje e largimit nga tregu i punes ne vend i 4 te tjereve. Ana tjeter pozitive e emigracionit eshte emancipimi i ketij segmenti te shoqerise me kulturen demokratike dhe ate te punes, gje qe nuk e fitojne dot ne vendin e tyre. Emigrantet ne Shqiperi nuk sjellin vetem kursimet e tyre, por edhe eksperiencen e punes dhe kulturen e akumuluar ne vite nga jeta ne Perendim. Keta sherbejne si katalizatore per ndryshim dhe transformim te vendit te tyre te origjines, sidomos ata qe zgjedhin te kthehen ne Shqiperi. Gjeja e fundit qe duhet te kini parasysh me emigracionin eshte se ky fenomen nuk eshte precedent shqiptar. Te gjithe popujt fqinje kane kaluar nje faze te tille para nesh.

    Fakti tjeter qe me bie mua ne sy eshte rritja e madhe e numrit te ndertimeve/banesave. Kjo deshmon qe eshte rritur ndjeshem mireqenia ne vend. Ndertimi i shtepije, qofte kjo modeste apo luksoze, eshte nje nga investimet me te medha qe njeriu ben ne jete. Rritja e mireqenies duket edhe tek te ardhurat per fryme, qe jane me te larta se sa ato zyrtare. Kjo duket tek te ardhurat per fryme jo vetem ne perpjesetim me GDP qe ka qene ne rritje te kenaqshme vitet e fundit, por edhe ne rritjen e te ardhurave te buxhetit te shtetit. Qeveria do te kete me shume leke per te investuar ne shkollimin e femijeve ne vend, pasi ka me pak femije qe shkojne neper keto shkolla. E njejta gje edhe per sektorin e shendetesise.Gjeja tjeter qe me ra ne sy eshte numri i larte i banesave ne raport me numrin e banoreve, qe me le mua te kuptoj se shume nga ato apartamente, shtepi apo vila jane ndertuar nga shqiptare ne emigrim qe nuk jetojne ne Shqiperi gjate gjithe vitit.

    Fenomeni i trete i evidentuar nga numrat, eshte fenomeni i migrimit te brendshem ne Shqiperi. Shqiptaret ne keto dekadat e fundit kane migruar nga fshati ne qytet, dhe nga qytetet e vogla dhe rrethet, ne qendrat e medha urbane sic eshte Tirana dhe rrethinat e saj. Edhe ky zhvillim ka te mirat e keqijat e veta. Ka te mirat e veta pasi resurset e politikat e qeverise mund te fokusohen ne zona te caktuara urbane, dhe nuk ka perse investon ne zona te thella e te pabanuara apo pak te banuara. Fenomeni negativ i kesaj levizjes eshte se njerezit po levizin drejt qyteteve te medha pasi ekonomia e vendit nuk eshte shtrire ne mbare territorin e vendit, por eshte perqendruar ne qytetet e medha. Mundesite e punesimit ne qytetet e medha jane te medha, kurse ne qytetet e zonat e tjera jane te pakta ose inekzistente. Qeveria duhet ta adresoje kete problem, duke krijuar zona te lira, dhe duke ofruar investime e investitore ne mbare territorin e vendit, duke u ofruar atyre lehtesira fiskale.

    Dhe gjeja e fundit qe me beri pershtypje, nga gjithe te anketuarit ne mbare vendin, me pak se 30,000 veta kane refuzuar qe ti pergjigjen censusit. Gjithe ajo zhurme nga propagandistet e paguar, e gjithe ato peticione per te bojkotuar censusin, u injoruan ne mase nga populli shqiptar. Gje qe mua me gezon, pasi deshmon pjekuri e dinjitet njerezor: shqiptaret nuk lene njeri te flasi ne emer te tyre, apo ti terheqi prej hunde, deshmojne vete me gojen e tyre e ne liri te plote per ate qe jane, ku banojne, punojne, besojne.

    Albo


    Gezohem qe e shikon gjithmone goten gjysem plot. Por kjo shpesh here te dergon larg realitetit.

    Nuk do t'i pergjigjem paragrafeve te tua, pasi une ne kete rast e shoh goten gjysem bosh dhe do te dilte nje diskutim OT shume i gjate ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #24
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Me cilin sy e pe , me ate me xham apo me ate pa xham ? Si the mo si the ? 50% e parave qe vejne ne levizje ekonomine shqiptare, vijne nga emigrantet.

    Ato 50 apo 100 Eurot e refugjateve qe pastrojn halet e perndimit vene ne levizje ekonomine Shqiptare ? Te dija me te zgjuar, por qenkam gabuar.

    Ketu cdo muaj qarkullojne Miljona euro , ndersa ti thua !!
    tani une thashe "e lexova". nuk eshte ndonje statistike qe kam nxjerre une.
    mendoj se di te lexoj. nese eshte e vertete, apo jo, kete nuk di t'a them.

    padyshim qe ne te kaluaren kjo ka qene e vertete (apo ke dyshime edhe per kete?). sot shifra patjeter ka rene.
    pastaj sa ndertime jane bere me parate e emigranteve ne shqiperi???
    edhe ato prate e atyre qe jane marre me droge e prostitucion neper europe dhe me pas kane hapur bare, pube e hotele neper shqiperi, para qe vijne nga jashte jane...
    mos shiko vetem qytete. shiko edhe fshatrat ku familje te tera jetojne vetem me parate qe i nisin nga jashte...

    p.s. 50 apo 100€ e refugjateve qe pastrojne halet e perendimit jane sdq me shume se shume pensione mujore ne shqiperi.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    tani une thashe "e lexova". nuk eshte ndonje statistike qe kam nxjerre une.
    mendoj se di te lexoj. nese eshte e vertete, apo jo, kete nuk di t'a them.

    padyshim qe ne te kaluaren kjo ka qene e vertete (apo ke dyshime edhe per kete?). sot shifra patjeter ka rene.
    pastaj sa ndertime jane bere me parate e emigranteve ne shqiperi???
    edhe ato prate e atyre qe jane marre me droge e prostitucion neper europe dhe me pas kane hapur bare, pube e hotele neper shqiperi, para qe vijne nga jashte jane...
    mos shiko vetem qytete. shiko edhe fshatrat ku familje te tera jetojne vetem me parate qe i nisin nga jashte...

    p.s. 50 apo 100€ e refugjateve qe pastrojne halet e perendimit jane sdq me shume se shume pensione mujore ne shqiperi.
    Ekonomia Shqiptare bazohet mbi Industri, Minerale, Dogana, Taksa etj dhe jo ne shtepi periferike qe ndertojne refugjatet apo ndimat qe u bien " nese bien " 100 euro ne dy muaj
    Revolution 1848

  6. #26
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    7.7 here me e vogel?????
    7.7 HERE do te thote 770%
    Tek titulli e ke 7.7% qe do te thote
    popullsia ne 2001 ka qene 7.7% me e madhe
    se sa popullsia e regjistruar para disa muajve.
    Nuk e di cfare kalkulatori perdor ajo Ines Nurja,lol.
    ===
    Popullsia ne 2001-shin i bie te kete qene
    7.7% me e madhe se popullsia e 2011-es 2831741 =218044
    Atehere meqenese popullsia e 2001 ka qene
    7.7 % me e madhe se popullsia sot i bie qe popullsia ne 2001 shin te kete qene
    2831741(popullsia sot)+218044(7.7%)=
    3049785.
    Pra popullsia ne 2001-shin ka qene 3049785(3 miljon e 49 mije e 785)
    Sot eshte 2831741=2 miljon e 8qind e 31 mije e 7qind e dyzet e nje.(7.7% me pak se ne 2001-shin).
    ====
    Sipas deklarates popullsia sot 7.7 HERE me e vogel se sa popullsia e 2001 shit
    i bie qe popullsia ne 2001 shin te kete qene 2831741(popullsia sot) x 7.7
    =21 miljon e 804 mije e 4 qind e pese banore. I bie qe Shqiperia te kete pas popullsi ne 2001 shin sa Australia(21 miljon banore).
    7.7% nuk eshte 7.7 here.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-12-2011 më 19:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #27
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Ulje,ngritje te popullsise ka ne cdo vend te botes dhe kjo influencohet shume nga ambjenti dhe ekonomia.Kur ekonomia dhe ambjenti permirsohen popullsia tenton te shenoje rritje.Uljet e popullsise jane te perkohshme ,keshtu qe nuk ka vend per panik.Shqiperia i mbijetoi 20 shekujve dhe konkluzioni eshte, eshte komb i pazhdukshem,eshte absurdtet te besosh zhdukjen e Shqiperise.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ulje,ngritje te popullsise ka ne cdo vend te botes dhe kjo influencohet shume nga ambjenti dhe ekonomia.Kur ekonomia dhe ambjenti permirsohen popullsia tenton te shenoje rritje.Uljet e popullsise jane te perkohshme ,keshtu qe nuk ka vend per panik.Shqiperia i mbijetoi 20 shekujve dhe konkluzioni eshte, eshte komb i pazhdukshem,eshte absurdtet te besosh zhdukjen e Shqiperise.
    Parimisht nuk pajtohem. Prej natyre, njerëzit, sikur edhe gjallesat e tjera, kur janë në rrezik shtohen.

    Të ishte për mirëqenje, do të shtohej popullsia e Danimarkës e jo popullsia e Indisë.

    Te Shqiptarët, zvoglimi i popullsisë është pasojë e drejtimit të gabueshëm, jo natyrore e jo e rastësishme. Drejtuesit, që janë dëshmuar si tradhëtar, dhe me rezultatet e këtij regjistrimi, janë fajtor.

    Nëse vazhdohet me këtë drejtim të Shqiptarëve, vazhdohet me zhdukje të Shqiptarëve, të cilin po e paraqesë me shembull të thjeshtë:

    benseven11
    Vendndodhja: new jersey-usa

    Janullumpiri
    Vendndodhja: Shqipëri


    Rezultati i INSTAT-it:
    -1 Shqiptarë

    +1 Grekë Orthodhoks


    Përderisa,

    Pyrros Dimas
    Vendndodhja: Greqi


    Rezultati i INSTAT-it:
    -1 Shqiptarë

    Rezultati i regjistrimit të popullsisë në Greqi:
    +1 Grekë



    Pra, me këtë drejtim të Shqiptarisë, zhdukja është e pashmangshme me kalimin e kohës.

    Në Kosovë, edhe nëse nuk merret parasysh shpërngulja e Shqiptarëve nëpër Botë, edhe nëse nuk merret parasysh luhatja e shkaktuar nga fetë, sidomos Islami, në lidhje me përkatësinë kombëtare, përbrenda dy brezave me Kusar (Mimoza Kusari-Lila) në krye, "kombi Kosovar" do të luftojë kundër kombit Shqiptar më ashpër se kundër Shkijeve (nëse nuk beson, lexo Masa reciprociteti edhe ndaj Shqipërisë).

    Sa i përket Shqiptarëve në Shkini, Maqedoni, e Mal të Zi, edhe nëse duan të mbesin Shqiptarë, nuk kanë ndonjë mbështetje (nga Shqipëria ose Kosova). Edhe një brezë është rrezik se këta nuk do të i thënë vetit Shqiptar. Kur përballet përkatësia me mbijetes, nuk është vështirë me e ditë se cila zgjidhet. Sot, Shqiptarët e Malit të Zi më parë i thënë vetit Malazez ose Jugoshkije se sa Shqiptarë. Pastaj, i ke banorët e Sanxhakut, që para një brezi kanë folë Shqip, por sot nuk e quajnë veten Shqiptar.

    Këto janë pasojat e drejtimit të gabueshëm të Shqiptarisë, që, po e përsëris, nuk kanë ndodhë natyrisht e rastësisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 22-12-2011 më 04:28
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ...

    Ajo qe me beri mua pershtypje nga censusi eshte numri i larte i emigranteve. 38% e banoreve te Shqiperise jane larguar nga vendi e nuk jetojne me aty. Kjo mund te tingelloje si dicka e keqe, por ne fakt eshte dicka shume pozitive. Emigracioni eshte rruga me e mire per te rritur mireqenien e shqiptareve, dhe per te permiresuar mireqenien e shqiptareve qe ngelen ne vend. Nga 10 shqiptare 4 kane zgjedhur te emigrojne. Qe do te thote, ata 6 shqiptare qe ngelen do te kene mundesi me te mira punesimi, shkollimi si pasoje e largimit nga tregu i punes ne vend i 4 te tjereve. Ana tjeter pozitive e emigracionit eshte emancipimi i ketij segmenti te shoqerise me kulturen demokratike dhe ate te punes, gje qe nuk e fitojne dot ne vendin e tyre. Emigrantet ne Shqiperi nuk sjellin vetem kursimet e tyre, por edhe eksperiencen e punes dhe kulturen e akumuluar ne vite nga jeta ne Perendim. Keta sherbejne si katalizatore per ndryshim dhe transformim te vendit te tyre te origjines, sidomos ata qe zgjedhin te kthehen ne Shqiperi. Gjeja e fundit qe duhet te kini parasysh me emigracionin eshte se ky fenomen nuk eshte precedent shqiptar. Te gjithe popujt fqinje kane kaluar nje faze te tille para nesh.

    ...
    Albo
    Rruga me e mire per Shqiperine dhe shqipetaret do te ishte bashkimi kombetar, edhe ne aspektin ekonomik.
    Emigrimi i njerzve te shkolluar p.sh. eshte humbje masive per shtetin, ekonomine dhe shoqerine shqiptare. Shumica e investimeve qe i ka bere shteti dhe shoqeria shqiptare per shkollimin dhe aftesimin e tyre profesional jane te humbura. Gjithashtu, shumica e te shkolluarave pjesen absolute te te ardhurave te tyre zakonisht i shpenzojne ne vendin ku jetojne dhe punojne. Kjo kategori pershtatet relativisht shpejte ne shtetet perkatese. Shume prej tyre, ose se paku pasardhesit e tyre shpesh edhe asimilohen.
    Pra, edhe nese emigrante te tille fillimisht kontribojne ne njefar mase ne zhvillimin e vendit, ky kontribut zakonisht bie per cdo dite dhe perfundon ne dhurata sporadike ose ndihma tejet modeste per ndonje anetare te familjes se ngushte.
    Nuk eshte me koha, kur emigranti ishte (zakonisht) nje mashkull fshati, i cili punonte vite te tera pune fizike jasht vendit, per ta financuar familjen ne vendlindjen e varfer. Ky lloji emigranti tani mund te haset ne forme te ndonje punetori sezonal, kryesisht ne shtetet fqinje. Shumica e emigranteve, edhe ata me te ardhurat me modeste, ose e sjellin edhe familjen ne vendin ku punojne dhe jetojne ose krijojne familje atje.
    Emigracioni ndikon direkt edhe ne zhvillimin selektiv te sektoreve ekonomik. Vende te tilla zakonisht investojne kryesisht ne ndertimtari, pjese te infrastruktures, turizem dhe disa sherbime tjera. Ne planin afatgjate keto shtete behen plotesisht te varuara nga emigrantet si financues dhe investitore, emigrantet si turiste dhe turiste tjere. Varesisht prej standardit social, cfardo krize globale ekonomike ose financiare ndikon direkt ose indirekt negativisht ne ekonomine e ketyre vendeve. Njekohesisht prodhohen pashmangshem te ashtuquajtura "speculativ bubbles" ne shumicen e sektoreve te permendur, te cilat kerkojne burime te pashtjerrshme te emiganteve te ri, investimeve, financimeve dhe turisteve. Mjafton zvoglimi i numrit te pergjithshem te popullsise permes zbritjes se dukshme te natalitetit, gje qe eshte e pashmangshme per vende te pazhvilluara ne rast te urbanizimit, modernizimit, mobilitetit dhe fleksibilitetit te vazhdueshem, per ta zhytur vendin ne kriza ekonomike. Shembujt e Greqise, Portugalise, Spanjes, Irlandes etj., pavaresisht se kane dallime me njera tjetren, tregojne qartazi se ku perfondojne vendet, te cilat mbeshteten kryesisht ne emigrante, ndertimtari, infrastrukture dhe turizem, apo investime selektive...

    Perndryshe, zvogelimi i numrit te banoreve, edhe pse nuk eshte automatikisht i barabarte me numrin e shqiptarve ne pergjithesi, ka efekte negative ekonomike, politike dhe strategjike. Per investitore potencial dhe ndermarrje te ndryshme eshte me rendesi te madhe numri i konsumenteve ne vendet ku investojne apo ofrojne mallera dhe sherbime tjera. Kur mungeses se mases i shtohen edhe fuqia blerese relativisht modeste dhe veshtiresite tjera ("ekzotike") qe egzistojne ne vende dhe regjione te tilla, atehere eshte absolutisht e pritshme qe investime selektive relativisht modeste behen vetem ne sektore te caktuar. Kryesisht aty ku egziston ndonje monopol ose ne turizem etj.
    Sa me i vogel te jete numri zyrtar i banoreve te nje shteti dhe regjioni, aq me e vogel do te jete pesha dhe ndikimi i atyre vendeve apo atij regjioni ne zhvillimet dhe vendimet nderkombetare dhe regjionale. Ky fakt se paku do te shfrytezohet nga tjeret per mostrajtim te barabarte dhe anashkalim ne ndermarrjet dhe vendimet e rendesishme ekonomike dhe politike.
    Emigracioni per Shqiperine dhe shqipetaret ne planin afatgjate nuk eshte pozitiv, nese krajhas kesaj nuk ndodhe edhe bashkimi kombetar. Bashkimi nuk ka nevoje te jete si ai i dy Gjermanive. Per nje kohe te pacaktuar do te mjaftonte edhe ndonje sistem federativ me struktura dhe makanzma funksional, ekonomi te perbashket, pasaporta te perbashketa etj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 22-12-2011 më 04:32

  10. #30
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Arratisja e madhe, një në tre shqiptarë na tha lamtumirë!

    Arratisja e madhe, një në tre shqiptarë na tha lamtumirë!
    2011-12-22
    Gjergj Erebara
    GAzeta Shqip

    Gjatë dekadës së fundit, 30 mijë vetë në vit emigruan për t’i shpëtuar Shqipërisë

    Instituti i Statistikave njoftoi dje se në vendin tonë jetojnë sot vetëm 2.8 milionë banorë, duke konfirmuar aludimet se edhe gjatë dekadës së dytë të tranzicionit, një pjesë e madhe e shqiptarëve zgjodhën largimin nga vendi në mungesë të kushteve të përshtatshme të jetesës. Popullata në Shqipëri vlerësohej në masën 3.2 milionë vetë nga INSTAT, duke marrë për bazë numrin e lindjeve dhe të vdekjeve gjatë dhjetë viteve të fundit, por emigrimi duket se i ka rrëmbyer rreth 350 mijë vetë, ose 35 mijë vetë çdo vit. Numri i shqiptarëve vlerësohet se është 4.2 milionë vetë aktualisht, por numri i atyre që janë larguar vlerësohet në 1.4 milionë vetë.

    Në historinë e njerëzimit nuk ka raste të emigrimeve kaq masive dhe në periudha kaq të shkurtra kohore. Shqipëria ka pasur 2.8 milionë banorë për herë të fundit në vitin 1983.
    Migrim i brendshëm

    Ndërsa emigrimi i jashtëm është masiv, edhe migrimi i brendshëm duket se nuk mbetet pas. Gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërsa afërsisht 1 për qind e popullatës është larguar nga Shqipëria, një numër tjetër i madh shqiptarësh janë larguar nga zonat e varfra. Vetëm Tirana dhe Durrësi kanë parë ditë të bardha gjatë kësaj dekade. Pjesa tjetër e vendit ka njohur vetëm rënie.

    Popullata e Qarkut të Gjirokastrës ka shënuar rënien më të madhe në shkallë vendi. Këtu 33 për qind e popullatës që banonte në 2001-n, është larguar drejt emigrimit ose drejt Tiranës e Durrësit. Nuk kanë mbetur prapa Dibra, ku popullata ka rënë me 28 për qind, Berati me 27 për qind dhe Kukësi me 23 për qind.
    Emigrante femra

    Ndërsa emigrimi i jashtëm është karakteristikë për meshkujt, migrimi duket se prek më së shumti femrat. Ky migrim i femrave i kryer nga rrethet drejt Tiranës dhe Durrësit ka rritur koeficientin e maskulinitetit në pjesën tjetër të vendit, ndërsa e ka ulur në Tiranë e Durrës. Të dhënat paraprake të censusit që u publikuan dje nuk japin detaje mbi ndarjen e popullatës sipas moshave, por duke marrë parasysh se jetëgjatësia e grave në vend është më e lartë se ajo e burrave, deformimi në raportin meshkuj/femra për moshat riprodhuese është i dukshëm. Zonat që kanë densitet më të ulët popullate kanë edhe koeficient maskuliniteti më të lartë.
    Densiteti

    Në Shqipëri banojnë mesatarisht 98.5 banorë për kilometër katror, nga 112 që ishte densiteti në vitin 1991 dhe 108 që ishte në vitin 2001. Në Tiranë banojnë 10 mijë vetë për kilometër katror, duke e bërë kryeqytetin shqiptar një nga më të mbipopulluarit në kontinent, ndërsa në Leskovik banojnë vetëm 1.8 vetë për kilometër katror. Ndonëse rënia e densitetit në zonat kodrinore e malore ishte diçka e pritshme, depopullimi i madh i disa zonave bën të pamundur shfrytëzimin e burimeve natyrore, veçanërisht pyjeve dhe kullotave. Në një zonë të gjerë nga bregu i Jonit deri në kufi me Greqinë, banojnë më pak se 25 vetë për kilometër katror dhe e njëjta gjë dallohet edhe në pjesën veriore të vendit. Disa nga zonat me burime ekonomike të konsiderueshme si bregdeti i Jonit, shënojnë një depopullim të pazakontë.

    Shqiptarët duket se janë larguar më së shumti nga zonat ku ka pak tokë dhe harta e densitetit, e publikuar dje nga INSTAT-i, tregon se pjesa më e madhe e Shqipërisë paramalore si në jug ashtu edhe në veri po kthehet në zona të depopulluara.

    Rënia e popullatës i ka prekur të gjitha qarqet e vendit pa diskriminim me përjashtim të Tiranës dhe Durrësit. Edhe zona të pasura me tokë bujqësore si Fieri apo Lezha kanë shënuar rënie të konsiderueshme të popullatës dhe densitetit.
    Urbanizimi

    Projeksionet e Institutit të Statistikave tregonin se popullata urbane duhet të ketë kaluar 50 për qind të popullatës totale diku rreth vitit 2010, por të dhënat e censusit tregojnë se ky kalim nga vend me mazhorancë rurale në vend me mazhorancë urbane, duhet të ketë ndodhur më herët. Të dhënat e censusit thonë se 53.7 për qind e shqiptarëve ose 1.5 milionë vetë jetojnë në qytete. Por koncepti “qytet” në këtë rast përfshin popullatën banuese në zonat që ligjërisht njihen si qytete dhe që shumë shpesh nuk kanë aktivitete urbane. Rritja e urbanizimit rezulton të jetë pjesërisht pasojë e emigrimit të fshatarëve për jashtë vendit dhe pjesërisht e emigrimit të tyre drejt zonave urbane.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •