Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 110
  1. #31
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pa tokë, pa punë, prindër të vetëm, shtëpi bosh
    2011-12-22

    Panorama shqiptare
    Emigrimi ka shkaktuar ndryshime drastike në familjen shqiptare

    Migrim masiv i grave nga zonat rurale drejt Tiranës dhe Durrësit, nëna që i rrisin fëmijët pa praninë e baballarëve, të cilët janë në emigrim për të fituar bukën e tyre, banesa të reja e të vjetra të braktisura dhe të pabanuara në masë. Këto janë disa nga karakteristikat e Shqipërisë që dalin nga censusi i zhvilluar në tetor. Të dhënat paraprake japin pak statistika, por është e sigurt që emigrimi i lartë është shkaku kryesor i rënies së lindshmërisë mes shqiptarëve, ndërsa mungesa e tokës dhe mungesa e punëve jobujqësore brenda vendit janë shkaqet kryesore që i çojnë shqiptarët jashtë vendit. Ndërsa në pjesën më të madhe të vendit mbeten vetëm pleqtë dhe numri i meshkujve të rinj kapërcen dukshëm numrin e femrave të reja, në Tiranë dhe Durrës vihet re e kundërta.

    Shqiptarët vlerësohet se kanë ndërtuar 290 mijë banesa gjatë dekadës së fundit, por 33 për qind e këtyre banesave janë aktualisht bosh. Në vitin 2001, vetëm 12 për qind e banesave qenë bosh. Në Gjirokastër dhe Vlorë gati gjysma e banesave janë bosh, por kjo është jo vetëm pasojë e emigrimit, pasi në Vlorë dhe Sarandë (pjesë e Qarkut të Gjirokastrës), gjatë dekadës së fundit janë ndërtuar me mijëra apartamente që kanë mbetur pa shitur ose që banohen vetëm gjatë verës. Ndërkohë, në fshatrat e Gjirokastrës raportohet se vetëm në 46 për qind të banesave ka njerëz dhe depopullim masiv raportohet edhe në banesat rurale në Vlorë, Tiranë dhe Durrës.

    Familja shqiptare, e cila sipas metodologjisë së censusit nënkupton një grup njerëzish që jetojnë bashkë, është zvogëluar gjatë këtyre dhjetë viteve. Nga 4.2 vetë për familje që kishte në vitin 2001, sot jetojnë 3.8. Edhe kjo rënie i dedikohet gjerësisht emigrimit dhe jo ndonjë fenomeni bashkëkohor si, fjala vjen, të rinjtë që jetojnë vetëm. Në Gjirokastër jetojnë familjet më të vogla me 3.4 anëtarë mesatarisht, ndërsa në Kukës jeton familja më e madhe që ka ende 5 anëtarë.

  2. #32
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqipëria “hyn në ujë”. Popullsia nuk arrin dot as 3 milionë banorë
    2011-12-22
    Fatjona Mejdini

    INSTAT publikon të dhënat e censusit. Kombësia dhe feja, në vitin 2012

    Popullsia në vend është ulur në dhjetëvjeçarin e fundit, duke bërë që qytetarët brenda Shqipërisë të mos jenë më as 3 milionë. Dje, Instituti i Statistikave bëri publike për herë të parë të dhënat e mbledhura nga censusi i popullsisë dhe banesave, ku rezulton se aktualisht, brenda kufijve shqiptarë jetojnë 2,831,741 banorë. Kjo shifër e dhënë dje nga rezultatet paraprake të censusit u shoqërua edhe me statistika të tjera, të cilat treguan se aktualisht në vend ka më shumë meshkuj se femra dhe se numri i banesave që shqiptarët disponojnë është më pak se gjysma e numrit të tyre në total. Një e dhënë interesante që jepet paraprakisht lidhet edhe me faktin se popullsia shqiptare që jeton në zonat urbane është rreth 7% më e lartë se ajo e banorëve në zonat rurale. Dendësia më e lartë e saj shënohet brenda vijës së verdhë të Tiranës, duke qenë më e madhe se 8,500 banorë për kilometër katrorë. Disa të dhëna tepër të rëndësishme, siç është numri i minoritarëve në Shqipëri dhe numri i banorëve sipas besimeve fetare nuk janë bërë publike. Drejtoresha e INSAT, Ines Nurja, theksoi se këto të dhëna të shoqëruara me të tjera të rëndësishme do të mund të publikohen vetëm në mesin e vitit 2012. Kjo pasi formularët e regjistrimit nuk janë skanuar dhe për pasojë s’janë marrë të dhënat e tyre në brendësi. Rezultatet e dhëna dje u morën nga një kundërfletë e plotësuar nga secili nga 1200 anketuesit që morën pjesë në regjistrim.
    Popullsia

    Shqipëria është “futur në ujë”. Ky është thelbi i konkluzionit që nxirret kur sheh se në dhjetë vitet e fundit numri i popullsisë është ulur me 7.7%. Ndonëse përfaqësueset e INSTAT-it që paraqitën dje të dhënat theksuan se nuk kishin bërë një analizë për këtë shkak, numri i ulët i popullsisë duket se është i lidhur me emigrimin në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. “Nga të dhënat paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve”, theksohet në përmbledhjen e paraqitur dje për mediat. Sipas INSTAT popullsia rezidente është e përbërë nga 1,421,810 meshkuj (50.2%) dhe 1,409,931 femra (49.8%), duke pasur për herë të parë në vend një rritje të tillë të numrit të meshkujve. Nga ana tjetër, nisur nga kontestimet e shumta që pati procesi i censusit, INSTAT ka dalë në përfundimin se numri i personave që kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë census është rreth 30 mijë. Një detajim i formularëve të regjistrimit pritet t’i plotësojë këto shifra edhe me logjikën e shfaqjes së tyre.
    Banesat

    INSTAT-i del në konkluzionin se gjithsej, numri i banesave në Shqipëri është 1,075,881, që është shumë më pak se gjysma e banorëve që jetojnë në vendin tonë. Nga të dhënat paraprake, mund të dilet në konkluzionin se ka rritje të konsiderueshme të numrit të ndërtimeve të reja në vend. “Rezulton se numri i ndërtesave është 686,405. Në vitin 2001 ky numër ishte 512,387, që nënkupton rritje prej 34.0%”, theksohet në raportin paraprak të INSTAT-it. Nga ana tjetër, regjistruesit kanë numëruar edhe 740,256 njësi ekonomike familjare, tregues i cili është më i ulët se ai i 10 viteve më parë.
    Urbanizimi

    Shqiptarët jetojnë më shumë në qytet dhe kjo bëhet e qartë në numrin e përfituar nga regjistrimi sipas njësive vendore. Për herë të parë në historinë e regjistrimeve të bëra në Shqipëri, rezulton se popullsia që jeton në zonat urbane është më e ulët se ajo që jeton në zonat rurale. “53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale”, theksohet në raport. Kjo shifër është e lehtë për t’u identifikuar edhe nga harta e cila tregon një dendësi të madhe të popullsisë në Tiranë dhe po kështu në zonën perëndimore të vendit. Një numër i vogël popullsie mendohet se jeton në zonën juglindore, ku në shumë zona, numri i popullsisë nuk i arrin as 25 banorë për kilometër katrorë.

  3. #33
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lifestyle, Shekulli Sot|22/12/2011 07:19
    Instat: Shqiptarët u pakësuan këto 10 vjet

    Xhek Preçetaj / Emirjon Senja

    INSTAT publikoi dje rezultatet paraprake të Censusit të zhvilluara gjatë tetorit duke nxjerrë një mori shifrash dhe faktesh kontradiktore. Kryesorja është ulja e numrit të popullsisë në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në qytetet dhe fshatrat shqiptare, sot jetojnë plot 237 mijë shqiptar më pak se sa në vitin 2001 kur është zhvilluar edhe censusi i fundit! Instat e justifikon këtë tregues me rritjen e emigracionit përgjatë këtyre 10 viteve si edhe uljen e lindshmërisë. Sipas të dhënave, përllogaritet që popullsia shqiptare të jetë pakësuar me 7.7 për qind në një dekadë.

    Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja shpjegoi se shifrat e zbardhura nuk janë ato përfundimtare, por parapake, të marra nga shumatoret e anketuesve. Rezultatet përfundimtare pritet të dalin gjatë vitit të ardhshëm. “Këto janë disa rezultate paraprake të cilat dalin nga kontrollimi i shumatoreve të anketusve. Por nuk ka filluar ende kontrollimi dhe analizimi i pyetësorëve të mbledhur në terren. Ulja e numrit ndodh për faktin se janë rritur vitet e fundit emigrimet. Ne kemi kontrolluar censusin e Italisë dhe në të kemi parë që numri i emigrantëve shqiptarë atje është rritur. Megjithatë duhet të presim edhe censuset e tjera të Greqisë dhe vendeve të tjera për të parë më mirë numrin e emigrantëve tanë”, – tha Nurja.

    Instat ndërkohë nuk di ende të thotë një numër në lidhje me minoritetet në vend. Drejtorja tha se një shifër e tillë nuk mund të dilte njëkohësisht me të dhënat paraprake. Treguesit e saktë në lidhje me minoritetet INSTAT pritet t’i nxjerrë gjatë muajve në vijim. Regjistrimi i minoriteteve ishte çështja që hapi një debat të madh në vend para dhe gjatë zhvillimit të Censusit. “Rezultate për minoritetet do të dalin vitin tjetër, pasi ato janë nëpër pyetësor. Nëpër shumatore nuk kishte të shënuar numër të minoriteteve”, – vijoi Nurja.

    Më shumë meshkuj se femra. Në Shqipëri jetojnë 1 milionë e 421 mijë meshkuj dhe 1 milionë e 409 mijë femra me një diferencë 11 800 në favor të meshkujve. Kjo është një shifër ndryshe krahasuar me dhjetë vite më parë, kur në Shqipëri dominonin femrat. Shumatorja e anketuesit përmbante numrin total të: ndërtesave të regjistruara, banesave të banuara, banesave të pabanuara, banesave për biznes, njësive ekonomike familjare, meshkujt, femrat, total i personave.







    Në Shqipëri dominojnë meshkujt, por në Shkodër dhe Tiranë, femrat

    Censusi ka nxjerrë se pjesa më e madhe e popullsisë përbëhet nga meshkujt me një avantazh prej 11 800 personash kundrejt femrave. Kjo është një shifër që pasqyron ndarjen e përgjithshme, por si paraqitet situata sipas qarqeve të vendit? Në 10 qarqe të vendit janë meshkujt ata që dominojnë kundrejt numrit të femrave, por Tirana dhe Shkodra janë ndryshe. Në të dy këto qarqe, numri i femrave paraqitet më i madh krahasuar me atë të meshkujve. Në Tirane, jetojnë rreth 5 600 femra më shumë se meshkuj. Në Shkodër ndërkohë, diferenca është 1 mijë në favor të femrave. Diferenca më e madhe ndërkohë në favor të meshkujve është Fieri. Në këtë qark, jetojnë 4 400 meshkuj më shumë se femra, diferenca në Elbasan është 2 mijë përsëri në favor të meshkujve, po ashtu edhe në Durrës. Në Dibër gjithashtu janë 1 700 meshkuj më shumë se femra, në Gjirokastër 1 200, në Korçë 2 800, në Kukës 800, etj.





    Shqipëria, më shumë qytetarë se katundarë

    Migrimi i madh gjatë këtyre dy dekadave ka ndryshuar edhe raportin e popullsisë që jeton në qytet me atë që jeton në fshat. INSTAT ka nxjerrë nga të dhënat e Censusit se pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë jeton në qytet. “Qytetarët” përbëjnë 53.7 për qind të popullsisë së vendit, kurse “katundarët”, 46.3 për qind të saj. Kjo shifër vjen pas një dyndje masive të popullsisë nga zonat rurale në ato urbane gjatë viteve të fundit, duke u vendosur kryesisht në periferi të qyteteve. “Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7 % e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3 % në zonat rurale”, – specifikon Instat.

    Niveli i lartë i levizjes së popullsisë pasqyrohet edhe nga ndryshimi i numrit të banorëve në qytete të ndryshme të vendit. Pjesa më e madhe e tyre kanë shënuar ulje të numrit të popullsisë krahasuar me 2001, kurse Tirana dhe Durrësi kanë pësuar rritje. Zvogëlimin më të madh të popullsisë e kanë shënuar Fieri, Elbasani, Dibra dhe Berati. Kështu përshembull, nëse në vitin 2001 qarku i Fierit shënonte rreth 382 mijë banorë, dhjetë vote më vonë, në të banojnë rreth 311 mijë banorë, kurse në Elbasan, në vitin 2001 kanë jetuar 362 mijë banorë, kurse në vitin 2011, jetojnë 296 mijë banorë. Në Berat gjithashtu, dhjetë vite më parë jetonin 193 mijë banorë, kurse në 2011 banojnë 141 mijë. Popullsia e Dibrës gjithashtu është ulur me 53 mijë banorë për 10 vjet. Zvogëlim të popullsisë gjithashtu kanë pasur gjithashtu Gjirokastra, Kukësi, Korça, etj.

    Një fakt tjetër interesant sipas INSTAT ka të bëjë me numrin e banesave në Shqipëri. Që prej vitit 2001, numri i banesave është rritur me 290 mijë duke shkuar nga 785 mijë në 2001 në 1 milion e 76 mijë në tetor të këtij viti, kur edhe është realizuar Censusi. Rritja sipas Instat është rreth 37 për qind. Një rritje e tillë i dedikohet valës së madhe të ndërtimeve që karakterizoi vitet 2003-2005, gjatë të cilave është realizuar edhe pjesa më e madhe e ndërtimeve gjatë kësaj dekade. Krahas banesave, INSTAT ka numëruar edhe numrin e ndërtesave në të gjithë vendin, të cilat përllogariten në 686 mijë nga 512 mijë në vitin 2001. Pjesa më e madhe e ndërtesave janë ngritur në zonat rurale, me 46 për qind kundrejt rritjes 34 për qind në ato urbane duke treguar kështu edhe ritme të mëdha ndërtimi në këto zona, gjatë viteve 2000.

    Gjatë këtyre viteve gjithashtu është rritur edhe numri i bizneseve familjare. Nga Censusi del se ndërmarrjet kanë ulur numrin e të punësuarve familjar, nga 4.2 mesatarisht në 2001 në 3.8 në vitin 2011. Për sa i përket numrit, bizneset familjare janë rritur me rreth 26 mijë krahasuar me vitin 2001.







    Tirana, qyteti më i dendur, Leskoviku më pak i banuari

    Shqipëria ka një dendësi popullsie prej 98.5 banorë për kilometër katror. Qyteti më i dendur është ai i Tiranës, ku Instat deklaron se një kilometër katror ndahet midis 10 533 banorëve, kurse ai me dendësinë më të vogël është Leskoviku, ku një kilometër katror i takon jo më shumë se dy banorëve (1.8).

    Harta e publikuar nga Instat tregon se numri më i madh i popullsisë është i vendosur në ultësirën perëndimore të vendit. Krahas Tiranës, shumë të dendur janë edhe Durrësi, Shkodra, Vlora, Saranda, Korça e Elbasani ku dendësia i kalon 8 500 banorë për kilometër katror.

    Instat gjithashtu nxjerrë edhe numrin e popullsisë sipas qarqeve dhe bashkive. Më i populluari pas qarkut të Tiranës (598 mijë banorë) është Fieri me 382 mijë banorë, më pas vijnë Elbasani me 362 mijë, Korça me 265 mijë, Shkodra me 256 mijë, Durrësi me 245 mijë,etj. Qarqet më të vogla janë Kukësi me 111 mijë banorë, Gjirokastra me 113 mijë, Lezha me 159 mijë si dhe Dibra me 189 mijë banorë.

    Si bashki, menjëherë pas Tiranës me 380 mijë banorë të regjistruar, vjen Durrësi me 132 mijë, Elbasani me 125 mijë, Fieri me 123 mijë banorë, Vlora me 103 mijë, etj. Pjesa më e madhe e popullsisë rurale banon në qarkun e Fierit dhe në atë të Elbasanit me respektivisht 259 mijë dhe 237 mijë banorë.







    Paradokset e Censusit

    E dhëna e parë që të bie menjëherë në sy pas publikimit të treguesve paraprak të Censusit është ulja e numrit të popullsisë së vendit. Instat deklaron 2 milionë e 830 mijë banorë me një zvogëlim popullsie prej 237 mijë banorësh! Por kjo shifër bie në kundërshtim me listat e zgjedhëve të KQZ-së, të cilat konfirmojnë një numër më të madh të popullsisë edhe pa përfshirë ata nën moshën 18 vjeç.

    Vetëm shtatë muaj më parë, u zhvilluan zgjedhjet lokale, ku sipas KQZ numri i votuesve në Shqipëri ishte më shumë se 3.1 milionë. Si është i mundur gjithë ky zvogëlim i popullsisë vetëm për shtatë muaj? Aq më tepër, që nëse vijojnë t’i referohemi shifrave të KQZ-së, 3.1 milionë janë vetëm votues, pra mbi 18 vjeç. Shqipëria ka një moshë mesatare prej 31 vjeç, nga e cila mendohet se 20 për qind janë jo më shumë se 18 vjeç. Nëse numrit të KQZ-së i shtojmë edhe numrin e përafërt të banorëve nën 18 vjeç, rreth 600 mijë, del se numri i popullsisë së vendit shkon në 3.7 milionë banorë. Shifrat e këtyre dy institucioneve kanë një diferencë rreth 900 mijë banorë. Ose listat e KQZ-së janë të fryra ose dhe Instat është i saktë, ose 14 milionë eurot që u përdoren për Censusin shkuan kot dhe KQZ është e saktë.

    Paradoksi tjetër lidhet me ndarjen e popullsisë. Komuna Paskuqan në Tiranë sipas Instat numëron 37 mijë banorë, kurse bashkia e Pogradecit numëron 21 mijë banorë, ose rreth 45 për qind më pak. Paskuqani dhe Rrashbulli i Durrësit kanë banorë më shumë se Pogradeci, Kavaja, Gjirokastra, Kukësi, Fushë-Kruja, Lezha, Peshkopia, Kuçova, etj.



















    Shqipëria në shifra



    Popullsia totale: 2 831 741

    Meshkuj: 1 421 810

    Femra: 1 409 931

    Popullsia urbane: 1 521 907

    Popullsia rurale: 1 309 834

    Ndërtesa: 686 405

    Banesa: 1 075 881

    Banesa të banuara: 722 481

    Njësi ekonomike familjare: 740 256

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E kush eshte ai njeri qe duron Shqiperine qe sa ngrihet ne mengjes e ndjen veten te vjedhur nga cdo hallke e shtetit
    E ndjen veten te vjedhur nga privati qe eshte shok me shtetin hajdut.
    E ju thoni ikin shqiptaret !
    Eshte gjeja me normale te ikesh nga Shqiperia.
    Albania Uber Alles

  5. #35
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    600 vete ikin ne vit nga aksidentet me makina, 600 te tjere nga vrasjet e krimi. Pra u bene 1200 ne vit vetem nga keto probleme qe duheshin zgjidhur me kohe. Me keto ritme nuk habitem sikur te ulemi me nga gjysem milioni cdo 10 vjecar.

  6. #36
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne keta 1.6-1.7 milione shqiptare qe jane jashte, ke dhe trurin e Shqiperise qe ka ikur. Tani ne Shqiperi kane mbetur maskarenjte e kriminelet, te cilet jane ndare ne ata qe jane ne pushtet dhe ata qe jane pa pushtet politik, kane mbetur katunaret e te paditurit, ata qe nuk mund te ikin se jane shume te varfer e te paafte e te pakualifikuar, dhe ata punojne dite e nate per vendin, e shfrytezohen nga ata qe permenda me lart...

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Shqiptaret jon brumi i popujve,sepse nga Ata lindin popuj ..ket mision i dha Perendia shqiptarve.
    A nuk po dalin thenjet e Perendis se do zvoglom hapsirat e ati populli ,pastaj do u zgjerojm fushat e malet gjer sa ta populloj ter rruzullin toksor.Toka ka zemren e saj Shqiperin,ndersa trupi esht prej 7 a tet kodra e do lumej e do reka te medhaja..esht fjala per oqeanet surja 23 .44 te ligjit te natyrshem qe perputhet me ralitetin e tanishem
    Le ta thot dikush po mundi se ne cilen pjes te tokes nuk ka shqiptar!?
    Lindshmeria e foshnajave sikur i gezon edhe token si tok ,sepse i gezohet hapave qe do bejn bijt e shqipes.
    Mos u brengosni sepse shqiptaret do i ruaj Zoti ..nga shqipria po hikin harigjinjet,rruga pa kthim ju qoft.

  8. #38
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Mua personalisht me duket jo realist rezultati.
    Ne kete regjistrim kam spikatur qe ne shqiperi jane me shume meshkuj sesa femra dhe plus thuhet qe popullsia eshte kaq e vogel per shkak te imigracionit.
    1,421,810 meshkuj (50.2%)
    1,409,931 femra (49.8%).

    Thushet qe 1.4 milion shqiptar jane ne imigracion, por gjithashtu dihet qe kjo popullsi emigruese eshte me shumice mashkullore. Raporti mashkull/femer eshte 70/30. Ne ndarje Mashkul Femer popullsia imigruese eshte

    Meshkuj 980.000
    Femra 420.000

    ne total kemi:
    Meshkuj 2401810 (56.8%)
    Femra 1829931 (43.2%)


    Jemi per te ardhur keq. Nje popullsi ekstremisht mashkullore dhe aspakt e sakte.

    Un mendoj qe regjistrimi eshte totalisht jo profesional dhe i gabuar.

  9. #39
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Martohen me vone.

    Nje shkak tjeter qe asnjeri se ka thene eshte:se jane shum cifte qe bashkejetojne prej vitesh bashk pa u martuar e qe skan femi akoma,shumicat jane prej 4apo 5 vjetesh bashk.
    Pra nuk ka me cift i ri qe ben femi.Jane kruesisht femit te emigruarve (flas per emigrimin brenda vendit)ose vet rinia qe mer mergimin ne qytetet kruesore per te gjetur pune.
    Vajzat tani bejne femin e pare dhe te vetmin dhe 26-28 vjec pasi kan krijuar nje baze .
    Shum theksuar ku fenomen ne Tiran .
    Po ashtu qiftet qe jan martuar para 15 vjetesh kane bere nga nje femi e sot 40-42 vjec rrin me nje e shijojn ate ndryshim per te ber jeten e rinis qe ne kohen e enverit se kan bere.Ekonomia qe eshte ne ven numro e degjenerim anche....

  10. #40
    Altin eshte e vertete kjo qe thua. Sot kushtet e jeteses jane te tilla qe edhe femrat duan te punojne e jo si dikur qe punonte vetem burri e mbante tere familjen. Veshtiresite ekonomike plus edhe emancipimi i femres kane bere te mundur qe mosha e marteses te shtyhet e si e tille edhe mosha e lindjes se femijve. Ama, eshte edhe e vertete qe shume kane emigruar jashte shqiperie e s'kane mend te kthehen, te pakten per momentin.

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •