-
Poezi per Krishtlindje
Krishtlindje
Perjashta ka drite
Drite i ndricohet shpirtit
E presim cdo vite
Datlindjen e Jezu Krishtit
Femijet te paret
Engjujt e planetit
Ti largojne hallet
Dhimbjen ta tretin
Dhurata presin pa nxitim
Por kur halle ke
Vec me nje perqafim
Dhurate te madhe ju dhe
Dhurate mori njerzimi
Kur lindi Jezusi
Se lindi ndricimi
Shpirtin me shprese ta mbushi
Te largon cdo dhimbje
Te largon cdo stres
Te ben te kesh bindje
Se endrra kurr nuk vdes
Te bekon ti lindjen
Te bekon dashurine
Te bekon diten
Te largon idhnine
Te meson ty jeten
Ta ndihmosh te semurin
Ta thuash te verteten
Te falesh ta rrezosh murin
Ta largon vetmine
Me ty eshte ne shpirt
Kemi gjithe pasurine
Me Ty o Jezu Krisht
Ndaj te gjithe do falemi
Ne faltoren e shpirtit
Prej Tij asnjehere s'ndalemi
As ditet e Amshimit
Lek Gjoka
Jacksonville Florida
Dhjetor 2012
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt