Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Xheloz e i varfer, djeg shtepine pas sherrit

    Xheloz e i varfer, djeg shtepine pas sherrit

    I ve flaken shtepise ne gjendje te dehur, pas sherrit me gruan per motive xhelozie dhe ekonomike, duke lene ne qiell te hapur edhe 5 femijet. Ngjarja ka ndodhur ne Cerrik, diten e djeshme, ku nuk ka pasur te lenduar ne njerez, kurse policia arrestoi te dyshuarin Kastriot Ymeri, 43 vjec, per akuzen e "shkaterrimit te prones me zjarr, me dashje". Nderkohe qe ne Shkoder, catia e nje ndertese te vjeter, por te banueshme, eshte shembur teresisht, duke rrezikuar jeten e 6 anetareve te saj, qe dolen menjehere pasi degjuan kercitjet e drureve. Edhe ne kete rast dramatik, per fat te mire, nuk ka pasur te lenduar nga anetaret e familjes Xhanaj, kurse shkak ka qene amortizimi dhe mungesa e rikonstruksionit te nderteses se vjeter.

    Cerrik

    Ngjarja ndodhi ne vendin e quajtur "Kodrat e Beut", ne qytetin e Cerrikut. Zjarri nuk ka qene aksidental, por i vene nga kryefamiljari, i cili pas nje sherri me bashkeshorten, i ka vene flaken shtepise. Kastriot Ymeri, 43 vjec, ka pasur vazhdimisht, gjate javeve te fundit, konflikte ne cift. Shkak jane bere kryesisht gjendja e tij e dehur, prishja e parave per alkool, situata ekonomike dhe ndonjehere, debatet per xhelozi. Cifti Ymeri, sipas policise vendore, kishte sjelle ne jete 5 femije. Ne nje moment gjaknxehtesie, pas sherrit me te shoqen, 43-vjecari ka sperkatur me benzine banesen ku jetonin dhe me tej, i ka vene zjarrin me cakmak. Te terrorizuar femijet dhe gruaja kane dale me vrap duke kerkuar ndihme, kurse mberritja e zjarrfikesve, policise dhe banoreve, nuk shmangu dot demet materiale. Shtepia eshte djegur krejtesisht, ndersa policia ka arrestuar 43-vjecarin menjehere pas denoncimit te gruas, por te pastrehe kane mbetur femijet e ciftit

    koha jone

  2. #2
    Lajm i rreme. Ne Shqiperi nuk ekziston varferia. Jemi vend i dyte ne BE per mirqenje pas Gjermanise
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ai per vete e siguroi strehen, ne burg. C'tragjedi! Me dhimbsen sidomos femijet qe ne vend te kishin nje baba qe lufton qe femijet e vet te kene nje jete sa me te mire , vete i le ne meshire te fatit. Shkurt ca njerez nuk e meritojne as te martohen e as te krijojne familje se vetem i behen barre e rende njerezve qe kane prane.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Lajm i rreme. Ne Shqiperi nuk ekziston varferia. Jemi vend i dyte ne BE per mirqenje pas Gjermanise
    hahaaaa kjo eshte me se e vertete .Per pak kohe do ta kalojme dhe Gjermanine.



    Sa per temen sic e tha dhe mia kjo bote eshte e padrejte .Kane femije ata qe nuk dine ti vleresojne dhe ata qe i duan shume vuajne te behen prinder.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anėtarėsuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Po pse sja vuri vetes me mire ???

  6. #6
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Lajm i rreme. Ne Shqiperi nuk ekziston varferia. Jemi vend i dyte ne BE per mirqenje pas Gjermanise
    une jetoj me qira ne mes te gjermanise dhe si shume gjerman te tjere

    ai e paska pas nje shtepi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •