Dėshton marrėveshja pėr Korridorin 8
Ministri i Transporteve, Lakrori, ka bėrė me faj shtetet fqinje pėr mosnėnshkrimin e memorandumit tė mirėkuptimit mes vendeve ballkanike pėr tė pėrfunduar shpejt dhe me cilėsi tė gjitha projektet rrugore nė kėtij korridori, ndėrkohė qė Shqipėria vazhdon tė mbetet shumė mbrapa me projektet e korridorit, duke rrezikuar dhe dėshtimin e tij
Vendet ballkanike, janė fajtore qė punimet pėr Korridorin 8 vazhdojnė tė zvarriten dhe memorandumi i mirėkuptimit mes kėtyre vendeve nuk u nėnshkrua nė qershor, por u shty pėr nė shtator. Lakrori ka fajėsuar kėshtu shtetet fqinje pėr dėshtimin qė ka njohur Korridori 8 nė vendin tonė, kur pas afro pesė vjetėsh shumė nga projektet vazhdojnė tė jenė nė punim e sipėr dhe vetėm pak segmente janė dorėzuar dhe kėto me nxitim nė prag fushate. Lakrori pranoi se memorandumi i mirėkuptimit qė duhej tė nėnshkruhej nė qershor nė Tiranė nuk u arrit, dhe kjo ka bėrė qė tė mos ekzistojė njė marrėveshje mes shteteve qė do tė pėrfitojnė nga ky korridor dhe qė kanė interesa ekonomike tė mirėfillta.
Ndėrkaq, Shqipėria mund tė konsiderohet njė nga vendet qė ėshtė mė mbrapa me kėtė projekt tė madh tė infrastrukturės dhe qė ka hasur probleme tė mprehta ligjore me firmat e kontraktuara, por dhe me shpronėsimet e probleme tė tjera. Vetė Lakrori ėshtė detyruar tė pranojė se vazhdon tė mbetet i pazgjidhur problemi i segmentit Rrogozhinė-Elbasan, tė cilin tashmė e ka marrė nė dorė BEI dhe pritet qė me anė tė tenderimit tė pėrzgjidhet njė tjetėr firmė ndėrtimi. Ky segment duhej tė dorėzohej sipas kontratave tė lidhura nė shtator tė 2000. Por pa pėrfunduar ka mbetur dhe segmenti Elbasan-Librazhd dhe afati kohor pėr tė ka skaduar. Ndėrkaq nė segmentin rrugor Qukės-Qafė-Thanė, punimet janė duke pėrparuar, por ėshtė fakt qė as ky segment nuk ėshtė dorėzuar akoma. Lakrori ka bėrė tė qartė kėshtu se Korridori 8 do tė vazhdojė tė jetė projekti qė i takon tė ardhmes dhe se shumė nga segmentet rrugore tė tij do tė mbeten nėn etiketėn nėn proces.
B. K.
Ballkanasit jane idiote
Krijoni Kontakt