E pashe rastesisht kete forum, dukej interesant dhe ja ku eshte postimi i pare.
Une jam 17 vjece (edhe pak muaj 18) dhe kam rreth 5 vjet qe Jetoj ne Britani.Jetoja ne Nottingham por tani jam ne kolegj ne Londer, dhe ia kaloj shume mire aty. Tani jam duke studiuar A-levels per Drejtesi,Histori, Psikologji dhe shpresoj qe vitin tjeter te vazhdoj Universitetin per Drejtesi.
Megjithese kam shume vite jashte, prape se prape shkodrane kam mbetur dhe kjo eshte arsyeja qe me pelqen te mbaj kontakt me njerez nga Shqiperia.
Ketu jetoj ne College Campus, me shume nxenes te tjere dhe ja kalojme per mrekulli, megjithese te merr shume malli per familjen dhe shoqerine ne Shqiperi.
Interesat jane te shumta, sidomos leximi dhe filmat, por per fat te keq nuk kam shume kohe per te bere gjithcka qe dua sepse duhet mesuar pak
![]()
Meqe nuk njoh askend ne forum, shpresoj qe te gjithe anetaret ja kalojne sa me bukur, sidomos ata qe kane provime ne fund te vitit, shpresoj te shkojne mire.
![]()
Krijoni Kontakt