Njė ekspert i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara e cilėsoi veten si tė “shokuar dhe revoltuar”, nga injorimi i vazhdueshėm i tė drejtave tė tė burgosurve palestinezė nė burgjet izrealite, pėrfshi mbi njė mijė prej tyre qė janė nė grevė urie prej disa javėsh.

Raportuesi special i OKB-sė, Robert Falk, theksoi se Izraeli nuk i trajtuar grevistėt e urisė nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare.

Mbi tė gjitha, mjekėt kanė shprehur shqetėsime tė thella pėr dy persona qė kanė refuzuar tė ushqehen prej 63 ditėsh, nė njė protestė ndaj mbajtjes sė tyre nė burg pa asnjė akuzė.

Grupi izraelit, Mjekėt pėr tė Drejtat tė Njeriut, ėshtė duke ushtruar presion qė Bilal Diab dhe Thaer Halahla tė transferohen nė njė spital civil pėr t’u kuruar, pasi jeta e tyre ėshtė nė rrezik serioz, por deri mė sot apeli ka rėnė nė vesh tė shurdhėt.

Njė mjek i MDNJ-sė, i vizitoi tė dy tė burgosurit nė qelitė e tyre dhe deklaroi tė hėnėn se nuk po marrin trajtimin e nevojshėm, pasi tė dy refuzojnė suplementet dhe serumet qė i ofrojnė mjekėt e burgut, tė cilėt nga ana e tyre janė tė lumtur tė mos kėmbėngulin pėr trajtimin e tyre.


Burimi : top-chanel