Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Indrit Vokshi: Xhamia “Sulltan Mehmet” = Xhamia “Millosheviç”

    Xhamia “Sulltan Mehmet” quhet nje xhami e Prishtines. Nen emrat e personazheve te historise qendrojne disa parime,disa sjellje dhe disa veprime. Me emrin e Gjergj Kastriotit perfaqesohen lufta per liri dhe qendresa kunder nje pushtuesi, me emrin e Nene Terezes dhembshuria dhe ndihma per te varferit, me emrin e Abdyl Frasherit perfaqesohet intelektuali,dhe me te Ismail Qemalit dimlomacia.Po me emrin e sulltan Mehmetit kush perfaqesohet ? Sdomend qe xhihadi, perse sulltan Mehmeti njihej ndryshe si “Mehmet fatih”. Pra pushtuesi,ngadhnjimtari. Por kunder kujte ngadhenjeu ky sulltan ? Sdomend qe kunder popujve ne pergjithesi, dhe kunder rodit shqiptar,arbnor aso kohe.

    Emertimi i nje institucioni te llojit kishe ortodokse me emrin e Napoleon Zerves nga ana e shqiptareve ortodokse, do te quhej marri kundershqiptare. Perse Napoleon Zerva eshte masakruesi i shqiptareve te Camerise. Emertimi i nje kishe katolike me emrin e Duces apo Viktor Emanuelit III, do te ishte njelloj marri dhe njelloj kundershqiptare, perse pushteti i tyre, masakroi dhe syrgjynosi ne interrnim qindra e mijera shqiptare. Ne keto raste do te kishim konflikt te shqiptareve ortodokse dhe katolike – vetem te atyre qe do i pranonin keta emra sigurisht – me pjesen tjeter qe ka pranuar te futet nen cadren e kombit dhe nuk pranon emrat e masakruesve te sojit tone.

    Per ta njohur me mire sulltan Mehmetin nuk duhet te pyesim ndonje historian tonin – perse keta mund te jene emocionale – por duhet tu drejtohemi per ndihme historianeve turq-osmane, kronikaneve te tij. Dhe sapo pyesim historianin-kronikanin Tursun mbi fushaten ne luginen e Shkumbinit, ai me nje mburrje qe i dallohet ne sy,me nje entuziazem triumfues qe i lind nga urrejtja per arbnoret e pabindur veshtiresisht te mposhtshem, na pergjigjet:
    ”Aq shume placke qe flet dhe placke qe nuk flet grabiten, saqe per djemte me pamje engjelli dhe per vajzat si hyjni qe vlenin 3-4 mije akce mund te thuhej kjo vjershe:”Ata qe do ti shihnin keto hyjni/ne shtatore/patjeter do te thoshin/se keto jane prej parajses/.Te tilla bukuroshe qe po te te shihnin ne fytyre te prishnin mendjen, u shiten per 300 apo 400 akce”.

    Pra sulltani ka shitur per 300-400 akce djem dhe vajza te sojit tone. Por neve pyesim historine perseri, dhe ajo pa na folur, na nxjerr perpara “Proklamaten Zyrtare te pushtimit osman te Krujes”.Rodi jone e sheh proklamaten me syte e pikellimit, ndersa sulltanistet,hapin gojen,tendosin pakez buzet dhe perqendrojne nje shfaqje gezimi tek syte. Rodi jone vazhdon pikellueshem leximin: ““Fetih-name i Akçe Hisar” – proklamata zyrtare osmane e pushtimit te Krujes,1478.

    “…Thirrjet qe nga krahnoret e tyre te derrmuar arriten deri te tavani i Saturnit. Gjithesej rreth pesemije te pafe qe ishin secili nji djall naftehedhes dhe vetetimeleshues u bene keshtu pre e shpates se mprehte dhe qoke e shigjetes .Turma e luftetareve u kenaq e u gezua me placken e shumellojshme e te panumert. Ata qe mbeten nga armiku, grate dhe femijet u vune ne prangat poshteruese te robnimit dhe u lidhen me zinxhiret e mjerimit. Masandej do te filloje shkaterrimi i kishave, ndertimi i medreseve, ndalimi i kembanave dhe prishja e ligjeve. Brenda ne zemrat e te pafeve ku kishin bere vend pafesia dhe mekati do te cele burbuqja e besimit ne nje Zot te vetem (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968, f. 380- 381-382.)

    Oh, padrejtesi e historise, pese mije arbnore u shkuan ne shpate e u bene shenjester per ushtaret e Mehmetit. Dhe ngaqe ishin ushtare te Mehmetit, xhamia “sulltan Mehmet” qe sot gjendet ne Prishtine eshte edhe e tyre; e vrasesve te pese mije arbnoreve qe mbronin qytetin e tyre, nenat, etrit, grate dhe femijet e tyre. Oh, ti e vertete e harruar e grave dhe femijeve arbnore te vene nen zinxhiret e mjerimit dhe prangave poshteruese te roberimit. Ti tingull kembane i mbytur nga shkaterrimi i kishave. Dhe ai qe iu vrau, iu lidhi ne zinxhire, iu poshteroi, livadhis lirshem brenda xhamise “sulltan Mehmet”, kendon me vete duke nuhatur trendafilin. Nese xhamia qe sot mban emrin “sulltan Mehmet” do te quhej “Ebu Hanefi” askush sdo te prekej, perse Ebu Hanefi eshte nje dijetar i fese islame, dhe Mat’hebi Hanefi, eshte shkolla zyrtare e shqiptareve muslimane. Sikur kishat mbajne emrat e apostujve apo Shen Mërise, do ishte e udhes qe edhe xhamite te mbanin vetem emra te dijetareve, per vete faktin se jane qendra shpirterore dhe jo politike.

    Nese dikush do rreket te argumentoje se edhe Gjergj Kastrioti se meriton nderimin publik kombetar, me mire te mos perpiqet. Te ishe musliman ne kohen e Gjergj Kastriotit, ishe shtylle politike e sulltanit, perse ate njihje si te pare. Dhe asgjesimi nga ana e Gjergj Kastriotit i atyre arbnoreve qe pranuan fene islame, ishte lufte kunder zgjatimimeve te kryepushtuesit sulltan. Pra pjese e luftes per liri. Njelloj sic UCK-ja ne luften e saj mund te kete asgjesuar mbeshtetes te pushtetit te Milloshevicit. Pjeter Bogdani gjithashtu, ne kryengritjen e vet asgjesoi ata shqiptar qe luftonin kunder tij dhe aleateve, qe luftonin per te mbrojtur sundimin e sulltanit ne keto ane.

    Ndersa lufta e sulltan Mehmetit, ishte sulmuese, pushtuese. Ka shume dallim midis, sepse Kastrioti e Bogdani po luftonin ate qe u kishte hyre ne shtepi me forcen e armeve, ndersa muslimanet qe u luftuan prej tyre ishin ata qe luftonin per ta mbajtur pushtuesin brenda shtepive te Kastriotit dhe Bogdanit, njelloj sic bashkepuntoret shqiptare te Milloshevicit luftonin per ta mbajtur pushtetin serb ne Kosove. Dhe gjithmone me i perligjur eshte ai qe lufton per çlirim sesa ai qe lufton per pushtim.

    Duke lexuar proklamaten e pushtimit te Krujes, duke lexuar kronikat e kohes se kronikanit Tursun per fushaten ne luginen e Shkumbinit, apo edhe per betejen e Durresit lind pyetja: Cfare ka bere Milloshevici me pak, kunder sojit tone?. Vrasje masive Milloshevici, vrasje masive sulltan Mehmeti, roberim dhe percudnim te grave dhe te femijeve Milloshevici, te njejten gje ka bere edhe sulltan Mehmeti. Lufte kunder ushtrive arbnore, per ti nenshtruar e poshteruar ka bere sulltan Mehmeti, lufte kunder Ushtrise Clirimtare ka zhvilluar Milloshevici.

    Atehere, duke e ditur se keta te dy kane bere te njejtat masakra kunder sojit tone, nje xhami me emrin “Sulltan Mehmet” eshte njelloj si te quhej “Xhamia Milloshevic”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Duke lexuar proklamaten e pushtimit te Krujes, duke lexuar kronikat e kohes se kronikanit Tursun per fushaten ne luginen e Shkumbinit, apo edhe per betejen e Durresit lind pyetja: Cfare ka bere Milloshevici me pak, kunder sojit tone?. Vrasje masive Milloshevici, vrasje masive sulltan Mehmeti, roberim dhe percudnim te grave dhe te femijeve Milloshevici, te njejten gje ka bere edhe sulltan Mehmeti. Lufte kunder ushtrive arbnore, per ti nenshtruar e poshteruar ka bere sulltan Mehmeti, lufte kunder Ushtrise Clirimtare ka zhvilluar Milloshevici.

    Atehere, duke e ditur se keta te dy kane bere te njejtat masakra kunder sojit tone, nje xhami me emrin “Sulltan Mehmet” eshte njelloj si te quhej “Xhamia Milloshevic”.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Pershendetje i nderuar detiad,te pergezoi per temen.
    Per tu pergjigjur ne pytjet qe dalin ne kte tem edhe e bukur dhe shum domethense ndoshta do duhej te kisha nji eksperienc mbi historin ..me gith ate thot nji proverb popullor ur ska shi edhe breshri esht mrekulli.
    Fatkeqsia me e madhe mbi kombin ton esht se gjithnji shtres se ult i bie te merret me qarin e zararin e problemeve qe perballet nji krahin,nji shtet ,nji komb,si i yni ne kte rast.
    Para ca kohe ne nji ndej u rrok ky muhabet e ngritjes se gjamive,se paskemi ngel pas,paskan mbet pa vende te bukura e me hapsira te ngushta etj ,etj.
    Me brengosi shum ky muhabet ..madje edhe nder ta kishte njerz me kollare e qe e quanin veten +ne intelektualet?
    Per habi si komb per mendimin tim jemi duke hec me hapa mbrapsht sa i perket qeshtjeve madhore.
    Nuk e di pse meremi aq me qeshtje te mdha kure si njerz te dehur me duket sikur ecim pa koke duke i kaluar gjerat e prekshme ,te cilat do ishin ne dobin e pergjithshme kombetare.
    Sikur akoma dikujt i duhet ajo kenga e moqme njeri turk e tjetri latin....


    Nese duam te hecim perpara duhet te mendojm me nji koke e nji mendje,serjozisht ti perkushtohemi punes se dobishme ..si ne kultur,ekonomi e sfera tjera qe e bejn nji komb te perpruar e te prosperuar.
    Ather do jemi te respektuar nga te huajt dhe ndaj brezave qe vin do te jemi te dobishem e te respektuar.
    Si do qe te jet e ardhmja nji di dhe shpresoi te jet e vertet e mbrojtje dhe afirmim te kultuurave te huaja nuk do hecim para e maje edhe historia do na mbuloj me pluhrin e harreses siq e mbuloj Marko Boqarin,Mbretrin e Egjiptit ,Mbretin Faruk.Kemal Ataturk e shum tjer qe si pan hajrin shqiparia veq kujteses se ngarkuar te femijve tane.
    Ta permbyll me nji mendim timin personal ,se aq sa punojm per vete do ta kemi ne dhe femijet tanë.

  4. #4
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Po ato persona qe mbeshtesin gjera te ketilla, duke u dhene emrat e pushtuesve te trevave shqiptare, dhe atyre gjakatareve vendeve te adhurimit , nuk jane shqiptare, por mbeturina spermatozoide turko/arabe.
    Mjer shqipnija dhe brezat e rinj per te ardhmen!!!!
    Ergo cogito, ergo sum!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuku jan kaq kollaj gjerat per tu gjykuar keshtu.. o indrit..


    e dim kush ka qenur xhaxhi sulltan mehmeti e dim..


    mirpo jemi jo 1444 por 2012 tani..

    pra kuptoni kohen.. hapsiren.. situaten..etj..

    mos lejfenizoni..

    as mos qosoni e enveroni.. e demaqo pordhoni.. apo albino kaqolo-oni..

    apo makso veloni alla erino veli hajno pallavroni..


    ne 97 ten.. enveroizma me qyrk qosizmi veshur.. e beri shkiperine hi e pluhun..


    nje grua nga larg.. foli.. mo u dhjasni tha ju m.uter..

    nuku e lem shqiperin ta coptoni..

    tha tanc ciller..

    kuptoni gjerat..

    ..

    pra nuku vihet shenj barazimi mes milloshevicoizmes e asaj miqesise turke sot..

    ..

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga detiad Lexo Postimin
    Atehere, duke e ditur se keta te dy kane bere te njejtat masakra kunder sojit tone, nje xhami me emrin “Sulltan Mehmet” eshte njelloj si te quhej “Xhamia Milloshevic”.
    e para .. eshte bere si tradite ne forum qe te jepet autori i shkrimit..je ti autori i tij apo i kujt eshte..

    e dyta .. duhet te kesh njohuri si u emerua kjo xhami me kete emer..te gjithe e dime kush eshte sulltan mehmeti e sulltane te tjere..kur u ngrit kjo xhami dhe nga kush u ngrit..

    jane disa gjera qe nuk ju shmangesh dot i dashur..nese kete xhami e ndertoi sulltan mehmeti detyrimisht ka mbete me emrin e tij..ne pergjithesi kemi shume xhamia qe per emer kane mbetur me ate te atij qe e ka ndertuar..mu ne mes te tiranes kemi xhamine e et'hem beut..sepse e ndertoi et'hem beu..une nuk e kam idene kush e ka ndertuar xhamine e sulltan mehmetit dhe as se si i eshte vene emri..pra ti apo kush e ka ngritur kete problem duhej te tregoje si erdhi deri tek emri..tjeter gje eshte te gjykosh a eshte e drejt apo jo qe nje xhami te kete emer te tille..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    e para .. eshte bere si tradite ne forum qe te jepet autori i shkrimit..je ti autori i tij apo i kujt eshte..

    e dyta .. duhet te kesh njohuri si u emerua kjo xhami me kete emer..te gjithe e dime kush eshte sulltan mehmeti e sulltane te tjere..kur u ngrit kjo xhami dhe nga kush u ngrit..

    jane disa gjera qe nuk ju shmangesh dot i dashur..nese kete xhami e ndertoi sulltan mehmeti detyrimisht ka mbete me emrin e tij..ne pergjithesi kemi shume xhamia qe per emer kane mbetur me ate te atij qe e ka ndertuar..mu ne mes te tiranes kemi xhamine e et'hem beut..sepse e ndertoi et'hem beu..une nuk e kam idene kush e ka ndertuar xhamine e sulltan mehmetit dhe as se si i eshte vene emri..pra ti apo kush e ka ngritur kete problem duhej te tregoje si erdhi deri tek emri..tjeter gje eshte te gjykosh a eshte e drejt apo jo qe nje xhami te kete emer te tille..
    kyt e ka shkruar Indrit Vokshi, tema fillon me emnin e tij.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    A mund te thirre kjo xhami me nje emer shejti mysliman, dhe jo nje gjakpirsi sic ishte sulltan mehmeti apo sulltan te tjer, sot nuk na sundon sulltani por sundojn vet shqiptart.

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga detiad Lexo Postimin
    kyt e ka shkruar Indrit Vokshi, tema fillon me emnin e tij.
    thash se ti je indrit vokshi..shpesh here vijne sharlatane alla hanalista dhe ngaqe nuk kan ku i dergojne hanalizat e tyre i bien ketu ne forum..mendova se do jesh njeri prej atyre..nejse pune indriti ma..

    mos u merrni me kete xhami i dashur..ajo mund te thirret me lloj-lloj emrash por e keqja eshte se tashme ajo e ka marre emrin dhe sido qe te mundohesh tja ndryshosh nuk arrin dot..ajo eshte ne memorjen e popullit te asaj zone ku eshte e ngritur kjo xhami..

    dicka nuk kuptova dhe as ti e as indriti nuk e sqarojne..kur dhe nga kush u nderua kjo xhami...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ikthus
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    146
    Nje gje eshte e qarte se cpo ndodh ne kosove,shfaqja e nje fytyre islamike qe duket se po zmadhohet ne kohe dhe do ti beje edhe europjanet dhe amerikanet te mendojne se e paten gabim te mbeshtesin nje shtet me tendenca islamike (kosovare me mjekra nji dreq e di ka erdhen),dhe se ne nje sulm te ardhshem te serbit tashme per te shpetuar nga ekstremistet islamike duket mjaft i aresyeshem,sidomos nqse europa dhe amerika kane problemet e tyre qe sic duket po afrohen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •