Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 67
  1. #41
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Ti paske një gjë të mirë si te kjo tema dhe te ajo tema tjetër dhe nëpër temat e sondazheve,nuk u beson shifrave të lajmit... PO KUR ATA QË E JETOJNË KËTË REALITET PËRDITË,PRA JANË TË PËRDITËSUAR ME KËTO VAKI TË THONË TY QË PO ËSHTË E VËRTETË,NDOSHTA JO NË ATO SHIFRA,TI PËR ÇAR KUNDËRSHTON ME TË MADHE ?

    Ju të USA vallaj jeni të jashtëm,e dini realitetin këtu njëlloj me aty...megjithëse dhe aty nuk është ndonjë gjë kush e di se çfarë,përkundrazi.
    ahahah ndoshta duhej te lexoja postimin tend me shkronja gjigande.

    NUK E BESOJ SEPSE SHQIPERIA NUK ESHTE VETEM TIRANA. NUK E BESOJ SEPSE ADOLESHENTET GENJEJNE. NUK E BESOJ SEPSE GAZETAT GENJEJN. NUK E BESOJ SEPSE ASNJE SONDAZH/SURVEY NUK BEHET SIPAS RREGULLAVE/STANDARTEVE.

    KUR TI OSE DIKUSH TJETER TE ME SJELLI SHIFRA NGA SPITALET SI PSH NGA DEPARTAMENTI OB/GYN EDHE UNE ATEHER DO BINDEM.

    ME PLOT BINDJE E THEM QE KETU JANE ME TE DEGJENERUAR TE RINJT EDHE PERSERI NUK ARRIJN KETO SHIFRA.

    PRA KY SONDAZH KA MARGINAL ERROR 100%, KOFICENTI I GENJESHTRES 100%.

    ME SILL FAKTE QE TE BESOJ JO FJALE BOSHE
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Citim Postuar më parë nga Lady Oscar Lexo Postimin
    shqiptareve neper anketime nuk eshte per tu zene sh bese, aq me teper cunave adoleshente ne keto lloj temash...por ama e besoj qe ai 30% do te donte te bente qejf ne pub.lol
    Jam me ty.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Drogë dhe seks në lokalet e Tiranës

    Pabi nuk është vetëm për të kërcyer. As vetëm për të dëgjuar muzikë. Diçka më shumë mund të marrësh nëse di fjalët e duhura apo më saktë “fjalëkalimet”. “Duam të zgjasim pak festën, ku mund të takojmë Bardhin?” është vetëm një mënyrë në lokalet e natës, e cila e thënë personit të duhur mund të të sigurojë kokainë. Mund të gjesh edhe hashash, megjithëse ky i fundit është më tepër i shitur në rrugë. Brenda lokaleve preferohet më shumë kokaina dhe ekstazi. “Nëse kokaina është e pastër, është mrekulli. Por nëpër lokalet tona shitet mall plehrë”, thotë një ish-punonjës i klubeve të natës. “Kushton deri 10 000 lekë grami”, vijon ai.

    Një rrëfim në detaje se si qarkullon droga nëpër lokalet e natës, se si mund të gjendet në mënyrë që nata të të japë më tepër kënaqësi. E nëse droga është vetëm një detaj, nuk duhen harruar edhe femrat. Sigurisht, duhet të kesh një shumë të konsiderueshme parash me vete, por jashtë kësaj, gjithçka është më e lehtë seç mund të mendohet prej atyre që pabin e konsiderojnë vetëm një vend alkooli dhe muzike.



    Bardhi dhe miqtë e tij

    “Pronarët e lokaleve në përgjithësi nuk dinë gjë”, thotë rrëfyesi. “Ata që më shumë merren me këtë punë, janë punonjësit, duke përfshirë këtu kamerierët, banakierët dhe truprojat. Normalisht nuk është aspak e vështirë që sigurosh çfarë do. Madje, po të tregohesh i kujdesshëm për të vënë re lëvizjet nëpër klubet e natës, do të kuptosh shumë lehtë se si funksionon.

    “Mund të gjesh lehtësisht kokainë, hashash dhe në varësi të muzikës edhe ekstazi. Këtë të fundit më shumë e gjen tek lokalet me muzikë të fortë.

    “Por duhet të dish edhe si të shprehesh që të kërkosh diçka. Normalisht, duke qenë e jashtëligjshme, askush nuk ka dëshirë që të kapet nga policia dhe në përgjithësi tregohen të kujdesshëm. Kështu që duhet të përdorësh fjalët e duhura kur kërkon drogën”. Sigurisht, nuk është si të porosisësh birrë apo uiski. Mësojmë se ndër shprehjet më të përdorura për kokainën janë: “A ka ndonjë gjë me tërheq?”, “Duam ta zgjasim pak këtë partin, ku mund të takojmë Bardhin?”. Ndërkohë që për të kërkuar hashashin është më e thjeshtë: “Ku mund të mbaroj punë?”, “A ke ndonjë qese?”, “Bëhet gjë për ndonjë këte?”.

    Ndërsa për sa i përket ekstazisë, pyetja është shumë akoma më e thjeshtë, pasi kërkohet direkte me nofkën e saj, “kokrra” ose “aspirinë”.

    Gjatë verës, në lokalet në plazh mund të gjesh edhe kokainë, edhe hashash. Ky i fundit përdoret nga të rinjtë që nuk kanë shumë lekë. “Mbaj mend që është shitur edhe një cigare hashash për 700 lekë. Ndërsa përgjatë dimrit nëpër pabe është më e thjeshtë të gjesh kokainë sesa hashash. Pasi hashashin e ke shumë më të thjeshtë ta gjesh jashtë pabit, ndërsa kokainën jo dhe aq”, vijon rrëfimi.

    Por kush pyetet në këto raste? Sipas ish-punonjësit, i pari me të cilin ke kontakt të mirëfilltë në lokal është kamerieri dhe ndaj atij i drejtohesh në fillim. Në këtë rast përgjithësisht fjala “sajoj” është kyçe, dhe “gjej” apo “marr” pasi mund të ngresh direkte dyshime.

    “Ka një rëndësi mënyra se si sillesh dhe se si flet me kamerierin. Është tepër e rëndësishme se si ti e kërkon atë, pasi nëse dikush dyshon diçka, nuk do të të shesë asgjë. Por edhe banakierët dhe truprojat nuk janë pas”.

    Si përzgjidhet klientela? Ish-punonjësi tregon se përgjithësisht ata që kërkojnë, e dinë se ku të shkojnë dhe se si të flasin. Janë njerëz të cilët vishen disi shik, njerëz të cilët “nuhaten” se kanë para për të blerë. “Normalisht që nuk shitet tek çdo person apo çdokush që të kërkon, t’i japësh. Është një gjë që njerëzit duken se si vishen dhe sillen. Ai që ka para duket nga porosia që bën, veshja, aksesorët etj. Por nuk është kusht i vetëm paraja, pasi edhe të tjerët mund të marrin, por duhet edhe pak nuhatje e mirë për ta shitur, pasi mund të të rastisë ndonjë kalec. Por nuk di të ketë pasur raste kalecash, pasi ata edhe bien disi në sy. Megjithatë, duhet të them që në disa raste nuk janë vetëm ata që kërkojnë. Edhe kamerieri kur çon porosinë mund të pyesë: “Dëshironi ndonjë gjë tjetër më të fortë?”. Sigurisht, kjo në varësi të rastit”.

    Por kush shet veç punonjësve? “Edhe menaxherët. Por ka raste që ka edhe të tretë brenda, që shesin. Në rastet e ekstazisë gjithmonë janë të jashtëm ata që e shesin, më konkretisht, është një person i cili njihet nga të tjerët dhe dihet që shet drogë. Në këtë rast ai furnizon ekstazinë për të tjerët”.

    Kamerieri tregon se kjo gjë ka qenë e pranishme vite më parë dhe është ende edhe sot. “Kur kam filluar të punoj nëpër lokalet e natës, nuk e dija këtë gjë dhe isha pak i habitur. Por me kalimin e kohës dhe me ndryshimin e vendeve të punës kuptova që kjo është normale. Çdo ditë bindesha që shpërndarja e drogës funksionon në mënyrë të përkryer brenda lokaleve dhe që pak a shumë njihet nga klientela. Mendoj se ky fenomen është bërë i pandashëm sot për të gjithë ata që frekuentojnë jetën e natës. Sigurisht, më duhet të them që jo të gjithë që frekuentojnë jetën e natës marrin drogë, pasi pabi nuk është një “supermarket”. Por një pjesë e frekuesntuesve duan që ta shijojnë në mënyrë pak më të ndryshme se të tjerët mbrëmjen, duke mos u mjaftuar alkooli dhe duke zgjedhur diçka më të fortë”.



    Prostitutat

    “Dhe i thua vetes ku dreqin i gjeti aq shumë lekë kur nuk punon. Fillimisht mendon se ka ndonjë të dashur të pasur, por pastaj, tek e sheh sa në një makinë në tjetrën, kupton që gjërat janë pak ndryshe. E tillë ishte njëra që e shihnim të vinte gjithnjë vetëm në lokalin ku punoja. Po vrisnim mendjen si staf se pse vinte gjithnjë vetëm. Pas pak kuptuam se para saj vinte gjithnjë dikush tjetër që kontrollonte ç’bëhej rrotull dhe pas largimit të tij, vinte vajza, e zhveshur pak më shumë seç duhej dhe që qëndronte gjithnjë vetëm. E morëm vesh që punonte me lekë dhe personi që kontrollonte më parë pabin ishte tutori i saj”, vijon rrëfimi i ish-punonjësit. “Është vështirë t’i quash prostituta. Kanë “klas” dhe në përgjithësi gjuajnë persona që kanë para. Një natë kushton jo pak. 200-300 euro është një gjë normale. Ka edhe më pak, ndoshta me 50, por këto janë në një tjetër stad.

    “Si funksionon? Shumë e thjeshtë. Vijnë, ulen nëpër lokale vetëm, në banak apo në një tavolinë. Ka njerëz që u afrohen për t’u ofruar diçka për të pirë ose janë ato vetë që zgjedhin mashkullin. Gjithsesi ky i fundit duhet të paguajë gjithçka: pijet, transportin, hotelin dhe sigurisht, hakun e punës.

    “Ka që janë edhe disa shoqe bashkë. Njëra mund të shkëputet në rast se gjen dikë që mendon se ia vlen dhe është gati të paguajë tarifën e saj. Nuk është çështje turpi. Është thjesht një punë si gjithë të tjerat.

    “Personalisht kam dëgjuar se ka shumë prej këngëtareve të reja të cilat punojnë në këtë mënyrë. E pastaj ngjisin edhe shkallët e “suksesit”. Ato kanë tarifa më të larta. Shkojnë edhe 1000 euro pa problem.

    “Normalisht kanë tutor. Por ndoshta jo në kuptimin aq të egër të fjalës. Kanë nevojë për dikë që t’i mbrojë, sepse jo të gjithë janë të sjellshëm. Pastaj, nëpër lokale fillon dhe i njeh se cilat janë. Nëse dikush do të pyesë një punonjës se ku mund të gjejë një shoqëruese, normalisht është lehtë për atë që t’i sugjerojë dikë. Në shumicën e lokaleve të natës ato nuk janë të lidhura me pronarët apo menaxherët, por normalisht nuk mund të përjashtohen edhe rastet në të cilat kjo lidhje ekziston. Më lehtë mund të thuhet se ka një lidhje me hotelet, sepse duhet të shkojë diku ku mund të ndihet e sigurtë.

    “Përgjithësisht ata që kërkojnë prostituta janë ose ata që kanë shumë para ose emigrantët”, vijon rrëfimi. Normalisht që studentët apo të rinjtë nuk janë aq të prirur për të paguar para për një natë seksuale. Shumica e personave që paguajnë janë në moshë më të madhe. Ndërsa vajzat që punojnë janë në moshë të re. Ka prej tyre studente, që me këtë “punë” paguajnë shkollën. Ka edhe të tjera që janë në një moshë pak më të madhe. Gjithsesi, nëse flitet për lokalet e natës, shumica kanë një moshë mesatare rreth 25 vjeçe. Fundja, është konsideruar si profesioni më i vjetër në botë. Që nuk është zhdukur në asnjë situatë të mirë apo të keqe të historisë. Koha e sotme vijon të provojë se sërish vazhdon të mbetet një profesion i shumëkërkuar.

    Xhek Preçetaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-12-2011 më 11:30

  4. #44
    faraone Maska e tutankamon
    Anëtarësuar
    11-03-2009
    Vendndodhja
    perball komshiut
    Postime
    3,009
    eshte per te ardhur keq por ska asgje per tu habitur. ka vite qe i dijme e i shohim cdo dite keto gjera tashme te ashtuquajtura normale..ppp
    Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .

  5. #45
    Iliro-Thrakas Maska e Sturmgewehr
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Postime
    315
    Si eshte kjo gje e keqe un nuk e shofi.
    Mia San Mia

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Te gjitha i kane te rinjte shqipetar qe nga 'Bardhi' dhe deri tek 'Kosi'.Mos te ankohen kot mes te mirave jane .

    Si ne cdo vend te botes dhe ne shqiperi dolen sheshit se sikur beheshin nje cik meceftas .

  7. #47
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Jam shume i indinjuar.
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  8. #48
    gemini Maska e gemini
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    78
    Ca ka per tu habit ketu..
    Keto ndodhin ne te gjithe boten dhe jo ne Shqiperi qe korupsoni dhe ilegaliteti jane eshte me se normale.Edhe une kam pas punuar ne nje bar vite perpara dhe ndodhte pak a shume e njejta gje...
    "Tu vedi cose che esistono e ti chiedi perchè;io sogno cose mai esistite e mi chiedo perchè no?"

  9. #49
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-02-2011
    Vendndodhja
    Malaga (España)
    Postime
    206
    Ky bardhi o burr i mir po i kan nxjerr llafe kot mileti jo po kshu jo po ashtu..
    Nejse per kokainen e morem vesh qe kur do pyt anej rrotull ku mund ta takoj bardhin.
    Po kur do sex di gjo ti ke duhet me taku se kjo na intereso mo shum

  10. #50
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    “Është vështirë t’i quash prostituta. Kanë “klas” dhe në përgjithësi gjuajnë persona që kanë para. Një natë kushton jo pak. 200-300 euro është një gjë normale. Ka edhe më pak, ndoshta me 50, por këto janë në një tjetër stad.
    Jo po ti quajme escort....c'na shkrite more.Qe jetojme ne epoken e degjenerimit ne Tirane e gjetke ne shqiperi kete e dime,por prostituta me 200-300 euro eshte me te vertete paradoks,por nejse hec ma pune gaze..ka...taresh made in albania...Eh dhe vetes ja fusin nga mbrapa keta per tu shitur artikulli.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •