Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 156
  1. #1

    Lightbulb Studentet shqiptare ne Itali

    Pershendetje ty o student qe po lexon keto rreshta,kudo qofsh(nese nuk je student je i mirepritur gjithashtu ,nese nuk ndodhesh ne Itali je i ftuar te kalosh tek tema per studentet shqiptare neper bote) Kjo teme u hap me idene qe te krijohet nje shoqeri virtuale e studenteve ne Itali,per te trajtuar hallet dhe problemet tona te perditshme. Te gjithe e dine sa e veshtire eshte jeta e studentit ne pergjithesi...por jo te gjithe e dine sa e veshtire eshte ajo ketu ne Itali. Kush nga ne,nese do kishte mundesi te kthehej mbrapa ne kohe, do ndryshonte vendimin e famshem,apo idene e te vazhduarit te shkolles se larte ne Itali? Une jo njehere!!! Mos u habisni,e shumta e shumta qe do beja,do ishte te kisha mundesine te kisha plotesuar dokumentat per te fituar nje burse...gjithmone nese ARSTUD-i (azienda per il diritto allo studio) e universitetit te Bolognes), veren e vitit 1997 (nje vita para se te vija une)nuk do kishte vendosur qe studenteve shqiptare(dhe te disa shteteve ne zhvillim e siper) t'i hiqej e drejta per studim(qe me pak fjale dmth: jo burse studimi,jo konvikt,jo mense vetem nje zvogelim i takses se famshme te regjistrimit) Dhe une faj per kete i ve dhe ambasades italiane ne TR qe mesa di une,nuk jepte informacion per bursat e universiteteve te ndryshme ne Itali...ju qe keni mbi 4 vjet ketu dinit gje kur keni plotesuar formularet??? Une jo per vete...dhe vetem per kete do kisha ndryshuar qytet...por pastaj do dilnin probleme te tjera,ku me kryesori eshte rregullimi me shtepi. Kam njohur cuna qe kane fjetur si "barbone" tek stacioni i trenit...po spate nje mbeshtetje je i humbur,vetem nese babi te paguan hotelin,por edhe atehere nuk eshte se e ke zgjidhur problemin. Kur i thua fjaline "sono albanese" atij qe ofron krevatin apo dhomen teke me qera....eshte e kote me tej ti japesh nr tend te tel,qe ai te te kontaktoje per te dhene lajmin e shumepritur..."Me vjen keq...por ja dhame atij qe erdhi para teje" Edhe pse ti ne takimin per te pare apartamentin,mund te kesh bere nja 7-8 km nga qendra dhe i bindur qe do ta prekesh paksa ne zemer per faktin qe je i huaj dhe i vetem ketu ne kete shtet te huajsh!!!
    Megjithate ky eshte vetem fillimi...ke fat dhe qellon njeri nga jugu qe te thote hajde se te zgjodhem ty...duhet te paguash 3 muaj ne fillim,2 prej te cileve te jepen ne fund fare nese do te ikesh...Ti,ske rrruge tjeter...vendos te qendrosh dhe paguan ato leke...te pakten nuk je me jashte si qen rrugesh!!!
    Eh...sa do vazhdoja keshtu...ngjajne si histori emigrantesh...jo studentesh! Vetem se dicka eshte e sigurte...mjafton te ambjentohesh se pastaj rrjedha e jetes te ndihmon te lundrosh ne ujra te qeta...
    Ndoshta u zgjata shume...nuk di cfare tjeter mund te shkruajme ketu ne kete teme(do deshiroja te lexoja sa me pak tregime te dhimbshme)...por besoj se ka shume gjera...duke u nisur nga histori tuajat personale deri tek probleme te perditshme,dhe ju lutem sa me shume hapesire gjerave qe ju pelqen dhe qe beni per tu kenaqur ne Itali(psh festa apo takime shqiptaresh,lokale te ndryshme,shoqata shqiptaresh etj) Psh nje pyetje e ngre une ketu: sa nga ju punojne perkrah studimit???

    Shpresoj te dali dicka interesante....deri atehere ju uroj gjithe te mirat!!!
    Eliani,Bologna
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brave man
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    12

    Angry

    Kjo qe lexova ishte pershkrimi me realist i gjendjes tone ketu.Po ctu desh ne Bolonja o njeri.Une jam ne rome ku jepet burse, konvikt,e hame ne mense e prap nuk na dalin ato te shkreta lek.
    Ketu gati te gjitje punojne ne pune me ore ose ne volantinagio.
    Kurse ne bolonja them duhet te jete me keq.
    A mor se nuk kalohet keq kendej kur te mban shtepia.
    Nga nje mik qe te do te miren.

  3. #3

    hmmmm...

    BraveMan...sa per mua...une mbaj veten vete,familja me mbajti vetem vitin e pare,se aq mundte(me thene te drejten me vinte keq per ta se kane kursyer qe une te jem ketu sot)...me pas u detyrova dhe une te gjej nje pune part-time si shume shqiptare ketu...Megjithate ka shqiptare qe jetojne akoma mbi shpatullat e familjes(e am fjalen per familje te mireqena),une do prefroja te isha i pavarur pasi keshtu kupton se si eshte jeta ne te vertete!
    Sa per Romen nuk para me pelqen pasi eshte shume qytet i rremujshem dhe i madh...edhe pse mendoj se eshte shume i bukur si qytet...megjithate tani ne Bologna jam ambjentuar dhe shpresoj te mbaroj kete qe kam nisur...pastaj shofim e bejme..te gjitha rruget te cojne ne Rome sic i thojne apo jo Pershendetje!!!
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  4. #4
    rob zoti Maska e Thunder way
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    17

    te gjith studenteve

    Ore djema,vete e kerkuat!Pse ore qe dinit Italine fushe me lule?!Apo ju thane qe bursat vu ketej do benit edhe ndonje tregti celularesh e keshtu do shtyhej.Po edhe ajo burse italiane si ato 80 milekshat qe marin studentet ne shqiperi eshte ore pse c'kujtuat se do blinit edhe makina me ate.Ja e mora edhe une bursen e ku e kam do thoni,iku ore fluturoi!Shyqyr zotit qe kemi gjetur edhe nje pun part-time se ndryshe ...
    Tani sna ka ngelur gje tjeter po tu futemi atyre mesimeve not zhyt si i thon nje fjale e te marim burse prap per vitin tjeter,se del apo sdel qyl eshte edhe ajo me mire se pa hiē.E boll u qate!I kishit marre me mire informatat kur u niset e mos degjonit ato bukuroshat e babit qe marrin ēeēet tek wester-union per muaj.
    Ju uroj te gjitheve fat e dalshi me sukses ne provime
    Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė:^paqe

  5. #5
    Rrofte Shqiperia! Maska e E1m9m8m2A
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    45

    Pershendetje

    Po me pelqen shum kjo teme ..

    Merita Bologna
    Do as you wuold be done by!

  6. #6
    Rrofte Shqiperia! Maska e E1m9m8m2A
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    45
    Edhe une jam studente ... ne vit te pare po per burse si i thone muhabetit nuk behet fjale fare . Une me then te drejeten kam qene shume me fat qe kur kam ardhur sepse kisha tim vella nga tre vjet student . Ai i dinte mire punet e bursese keshtu qe une i pata bere dokumentat qe ne Shqiperi po prape nuk mora burse . Jo per gje po ishin vetem 5 per ekstrakomunitaret dhe me then te drejten akoma nuk e kam marre vesh se kush i ka marre . Ne kembim mora konviktin dhe me hoqen taksen e dyte ....
    Me pak fjale me ka vajtur me mire se shume studenteve te tjere ketu .
    He per he me mban familje po edhe vete punoj kur kam kohe sepse tani me thene te drejten afrohen provimet dhe nuk kam kohe me....

    Kaq per tani ...pershendetje Merita BOLOGNA
    Do as you wuold be done by!

  7. #7
    rob zoti Maska e Thunder way
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    17

    Wink Pėrshendetje gjithė bashkėpatriotėve

    A jeni,si jeni burra(e burrnesha)?
    Si po ja kaloni kėtej nga Italia?Vallaj,gjynah me mos u qa,po kush na deshi andej nga ne e tė na duan kėta mor aman?!
    Njė pėrshėndetje tė veēantė pėr Meritėn!Mė pėlqeu mesazhi jot.Shyqyr njė qė s'ankohet.Jo pėr gjė motra e vėllezėr,s'e e di qė punėt s'venė vaj pėr asnjė,po me tė ankuara nuk zgjidhet gjė.E di si them unė moj Meritė:"Kur tė pyesin se si je,thuaj gjithmonė mirė,se edhe po the keq,s'do tė t'i zgjidhė njeri hallet e tua.
    Ju pėrshėndes tė gjithėve o studentė,dhe njė urim tė veēantė pėr ata qė janė me provime.Ju uroj suksese e ruhuni nga provokimet e kėtyre profesorave kaq "tė mirė" e "tė dashur" me ne extraterrestrit,mė falni,exstracomunitar-ėt desha tė thosha.
    Shihemi ne mesazhet e tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė:^paqe

  8. #8
    rob zoti Maska e Thunder way
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    17

    Per: Pėrshendetje gjithė bashkėpatriotėve

    Sa pėr kuriozitet.
    Nuk quhem Rrok(edhe pse s'kam gjė kundėr kėtij emri),po ajo pėrshėndetja ne fund mė ka ngelur nga njė profesori im(edhe ai s'quhej Rrok):a
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė:^paqe

  9. #9
    Rrofte Shqiperia! Maska e E1m9m8m2A
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    45

    Hi

    Pershendetje edhe per ty Thunderway

    Them gjithmone "mire" edhe kur jam keq eshte bere moto tani ..

    Merita Bologna
    Do as you wuold be done by!

  10. #10
    Postuar mė parė nga Merita
    Edhe une jam studente ... ne vit te pare po per burse si i thone muhabetit nuk behet fjale fare . Une me then te drejeten kam qene shume me fat qe kur kam ardhur sepse kisha tim vella nga tre vjet student . Ai i dinte mire punet e bursese keshtu qe une i pata bere dokumentat qe ne Shqiperi po prape nuk mora burse . Jo per gje po ishin vetem 5 per ekstrakomunitaret dhe me then te drejten akoma nuk e kam marre vesh se kush i ka marre . Ne kembim mora konviktin dhe me hoqen taksen e dyte ....
    Me pak fjale me ka vajtur me mire se shume studenteve te tjere ketu .
    He per he me mban familje po edhe vete punoj kur kam kohe sepse tani me thene te drejten afrohen provimet dhe nuk kam kohe me....

    Kaq per tani ...pershendetje Merita BOLOGNA
    Pershendetje Merita...qenke dhe ti ne Bologna,si e ndjen veten ketu?
    Atehere...pike se pari duhet te sqaroj Thunder Way...Thunder,ti sic duket i paske marre informatat qe perpara...bravo te qofte! Edhe nje burse e paske marre(packa se e vogel,me mire pa gje hic kur i thone)...bravo edhe per kete! Edhe nje pune te vogel e paske gjetur...te them bravo edhe ketu! Por mos kujto se te gjithe jane ne pozicionin tend...ti thua qe ne e dinim Italine fushe me lule,a mos ti valle e dije qe s'ishte keshtu. Sigurisht qe mund ta kesh ditur...po pse po mos ta dije a nuk do vije valle? Apo do preferoje 80 mije lekshin e Tiranes??? Studenti shqiptar,flas per ato qe kane synim te vijne per te studiuar,i merr parasysh te gjitha veshtiresite...aq me shume qe ka degjuar per pengesat dhe jeten e rende qe ben nje shqiptar ne Itali(flas ne pergjithesi pasi ka nga ato qe nuk cajne koke). Keshtu pra,une thjesht mendova te jap nje ide te jetes studentore ketu ne kete shtet, edhe nuk e hapa me qellim qe vetem te ankohemi(e kam sqaruar me duket)...keshtu qe mos i keqkupto gjerat te lutem.Nejse ti Rrok(se ke nick te gjate jo per gje ),jam dakort kur thua qe hallet tona po nuk i zgjidhem ne,ska kush ti zgjidhe! Ne nje forum tjeter shqiptar.lexova qe ketu ne Bologna se c'na qenkan nja 7 shoqata studentore shqiptare...ti Merita ke degjuar gje??? Atje tek ty Rrok ka ndonje shoqate??? Edhe po te kishte do thuash ti....cfare do arrinte te bente. Pastaj ketu ne Itali,aha nje shoqate po nuk qe e forte dhe solide,aha nuk besoj se ben gje...
    Ok pra...ju uroj gjithe te mirat dhe fat en provime...ika dhe une tani se kam per te mesuar...
    Ciao ciao
    Eliani,Bologna
    PS Merita u dashka hapur nje teme tjeter me duket se qenkemi ca nga Bologna ketu...
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •