
Postuar mė parė nga
Albo
E perbashketa e Edi Rames dhe Veliaj eshte se te dy jane aventuriere jo vetem kur vjen fjala ne politike, por edhe ne jeten e tyre personale. Keta jane njerez parazite, qe shkojne me parimin: "ku rrafsha mos u vrafsha" dhe nuk u behet vone per asnje njeri, as njerez te dashur familjare e jo me elektoratit shqiptar, por u behet vone vetem per vetveten. Dallimi mes Veliaj dhe Rames eshte se Veliaj eshte me shkolle, dhe Rama eshte i pashkolle. Dhe duke ecur ne gjurmet e Enver Hoxhes, Rama e mban prane Veliaj, ne te njejten menyre si Enveri mbante prane Ramiz Aline. Pra Veliaj eshte loloja i Rames. Loloja ka per detyre qe te kujdeset per kryetarin, pasi fati i tij ne politike eshte i lidhur ne menyre te pazgjidhshme me kryetarin. Emerimi i Veliaj ne krye te kupoles se PS e garanton qe karriera politike e Veliaj do te ngrihet e ulet me ate te Edi Rames. Dhe te gjithe ata qe kane vene ne shenjester Edi Ramen sot, i kane kthyer armet e tyre edhe nga loloja i tij Veliaj.
Veliaj me lart thote dy gjera, e para eshte: "Berisha dhe Meta jane te pamoralshem". Kete refren Veliaj ia ka mesuar edhe Rames, dhe kjo eshte menyra e tyre per tu shfajesuar para elektoratit socialist per vendimin e tyre per te mos bashkuar te majten. Eshte e qarte edhe per vezhguesin me te rendomte politik ne baze te rezultatit te dy zgjedhjeve te fundit, qe menyra e vetme qe PS mund te vije ne pushtet eshte bashkimi i se majtes, bashkimi me LSI ne nje koalicion. Por Veliaj e Rama nuk duan qe te ndermarrin kete hap, dhe shfajesohen me lojra fjalesh duke thene: "Berisha dhe Meta jane te pamoralshem pasi jane ne koalicion qeverises me njeri-tjetrin edhe pse i perkasin dy spekrave te ndryshme politike". Ose me mire te themi, ne nje gjuhe qe e kupton edhe ai socialisti i thjeshte: "Meta na tradhetoi idealin socialist dhe shkoi e u be shok me Berishen!" Kjo ishte edhe formula qe socialistet perdoren ne fushaten e fundit te zgjedhjeve lokale, dhe jo vetem qe nuk e rrudhen elektoratin e LSI apo te koalicionit, ne fakt efekti ishte i kundert: elektorati i LSI si force politike ne keto zgjedhje u rrit ndjeshem, me me shume vota se zgjedhjet e kaluara. Pra kunderpergjigjia e Metes: "koalicioni me Berishen u be per te miren e vendit, per te nxjerre vendin nga kriza e per ta integruar ne Evrope", eshte nje mesazh pozitiv dhe i mirepritur nga elektorati i majte.
Arsyeja e vertete perse Rama dhe Veliaj nuk duan qe te bejne koalicion me Meten eshte pasi nuk duan te ndajne pushtetin. Meta ka nje kurikulum politik me te pasur se Rama apo Veliaj, ka qene edhe ish-kryeminister dhe e di shume mire se si funksionon qeveria, kurse Rama nuk ka qene ndonjehere ne krye te ekzekutivit shqiptar. Ku dolem? Dolem tek ajo fjala qe thashe me lart, qe per Ramen e Veliaj, para interesave te tyre te ngushta personale, nuk ngrihen as interesa partiake apo te vendit. Dhe kjo i damkos ata si aventuriere e sharlatane politike, qe gjeja e fundit qe duhet te bejne eshte te flasin per "moral".
Aspekti tjeter i intervistes eshte venia e theksit tek "emigracioni". Detyra e Veliaj eshte qe te afroje votat e emigranteve rreth PS, duke qene se eshte shkolluar e ka jetuar per ca kohe jashte. Eshte fakt i mirenjohur, qe shumica e emigranteve shqiptareve ne bote nuk votojne ne zgjedhjet qe mbahen ne Shqiperi. Atehere perse duhet te vihet theksi tek emigrantet, kur jane nje segment qe nuk voton ne mase? Arsyet per kete jane dy. Ne mendjen e Rames dhe Veliajt, ne menyre qe te konsolidojne pushtetin e tyre ne PS, duhet te largojne te gjithe themeluesit e kesaj partie nje nga nje, dhe ti mbushin vendet e tyre me njerez te rinj te besuar nga emigracioni. Me pak fjale, shoke te Veliaj e kompani. Keta jane ushtare te bindur e te denje, nuk kerkojne shume, pervecse leke xhepi per te bere aheng ne Tirane. Arsyeja tjeter e kesaj levizje eshte se Rama e Veliaj e kane te qarte, qe shtigjet e manipulimet e votave jane mbyllur e do te mbyllen fare me reformen e re elektorale qe do te behet se shpejti. Dhe keta njerez te mesuar me zanatin e vjeter te manipulimit te votave, do te kerkojne te hapin shtigje te reja manipulimesh: do te kerkojne neser qe te gjithe emigrantet te votojne ne mbare boten! Ne pamje te pare tingellon bukur, por qellimi i tyre nuk eshte qe tu japi emigranteve te drejten e votes, qellimi i tyre eshte qe te kene mundesi manipulimi apo shfajesimi te humbjes ne zgjedhjet e ardhshme. Nese Rama do te humbasi edhe ne 2013 dhe emigrantet votojne, aktakuza e tij per pushtetin do te jete: "Ambasadoret e Berishes manipuluan votat".
Ajo qe eshte qesharake per mua eshte fakti qe Rama u shet shqiptareve fytyren e Veliaj si fytyren e nje emigranti. Per ata qe nuk e njohin historine e Veliaj ne Amerike, bejne mire te njihen me te. Ai ka ardhur ne Amerike me burse te paguar, nuk ka punuar asnje dite ne kohen qe ka jetuar ne SHBA, por si nje parazit i mire eshte ushqyer here me fondet e programeve te Soros, here me fondet e programeve te OKB, here me fondet e ambasadave ne Tirane (Mjaft!), here me fondet e qeverise shqiptare (G99), e tani se fundmi, po ushqehet me bulmetin e stanit PS.
Ne ka nje gje qe i dallon emigrantet shqiptare nga pjesa tjeter e popullsise shqiptare, eshte puna e sakrifica. Dhe emigrantet nuk mund te identifikohen me njerez parazite si Veliaj.
Albo
Krijoni Kontakt