Shqiperia ka marredhenie te forta tregtare me fqinjet e saj Italine dhe Greqine. Nderkohe qe ekonomia greke eshte ne kolaps kurse ajo italiane mund ta ndjeke se shpejti ne rrezikohemi te na shkeputen papritur tregjet e importit dhe eksportit.
Nese nuk do te arrijme te importojme dot me mallra nga Italia dhe Greqia dhe nuk do te kemi fabrika ne vend per prodhimin e tyre atehere nevoja baze mund te mbeten pa plotesuar, fabrika qe importojne lenden e pare mund te mbyllen.
Nese nuk arrijme dot te eksportojme drejt Italise dhe Greqise per shkak te kolapsit te ekonomise se tyre atehere fabrika te tera mund te detyrohen te mbyllen.
Nese prodhimi i mallrave te domosdoshem e ka gjithe ciklin e vete nga lenda e pare deri ne mallin e konsumit brenda Shqiperise atehere do te jemi me imun ndaj krizes europiane.
Mos valle ka ardhur dita qe te shkurorezohet tregetia e lire dhe qeveria shqiptare te nxise me te gjitha menyrat nje ekonomi qe mbeshtetet ne forcat e veta? Organizata Boterore e Tregetise e ndalon kufizimin e tregetise se lire por ka perjashtime si psh. ruajtja e rendit publik dhe e shendetit publik.
Perjashtimi mund te shfrytezohet per mbrojtjen e prodhimit vendas. Nje ekonomi ne kolaps demton rende rendin dhe shendetin publik.
Duket se ne Europe tani gjithsecili vend duhet te mendoje per mbijetesen e vet, pavaresisht hatermbetjeve te vendeve te tjera.
Krijoni Kontakt