Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Gjirokastër, 215 mijë lekë në muaj për të ruajtur flamurin shqiptar

    Ngrihej çdo mëngjes dhe hidhte sytë në qytet, por nuk shihte asnjë flamur shqiptar të valëvitej. Sytë përballeshin vetëm me flamurin e shtetit fqinj, i cili ngrihej në ndërtesën e konsullatës greke. Konsullata, me kërkesën e palës greke, vite më parë, është ngritur në qendër të qytetit. Tajarin nuk e dëshpëronte prania e këtij flamuri. Është normal, thoshte ai. Flamuri i tyre valëvitet në godinën ku ata kanë konsullatën. Dhe kjo është gjë e mirë. Po pse të mos ketë dhe një flamur shqiptar në një vend të dukshëm. Kjo e mundonte shumë. Ndaj një ditë, profesori i gjimnazit të Gjirokastrës, Tajar Kokalari, mori një flamur shqiptar kuq e zi, me shqiponjën dykrerëshe, dhe e vendosi në cep të çatisë së lokalit të tij, një tip kafeneje, ngritur përballë konsullatës greke. Disa ditë ishte lumturuar duke parë përditë këtë flamur të valëvitej, krahas flamurit bardh e blu. Por një ditë gjithçka ishte përmbysur. Herët në mëngjes ai vjen të hap lokalin, por nuk i bëri dora të fuste çelësin në bravën e derës. I mungonte simboli i kombit të vet. Flamurin e tij të dashur, jo vetëm që ia kishin hequr nga vendi ku valëvitej, por e kishin hedhur në përrua.



    Tajar Kokalari, ky burrë i fortë rreth të shtatëdhjetave, mësues në vite dhe njeri që i dhimbset ky vend, interesat e tij, njeri që ndjen dhimbje për të gjallë e të rënë të këtij kombi, atë ditë pësoi një trishtim të madh. U ul buzë trotuarit, vuri të dy duart mbi ballë dhe e lëshoi kokën mbi to, sikur qafa të mos kishte më fuqi ta mbante kokën sipër vetes. Qëndroi ashtu disa çaste, i përhumbur e zhytur në mendimet e veta. Kushedi sa kohë do të kishte qëndruar në atë pozicion, sikur të mos i afrohej i vëllai, Nuri Kokalari, i cili vuri re shqetësimin dhe e pyeti me merakun e vëllait, se çfarë kishte që nuk po hapte lokalin. Tajari u shkund sikur të zgjohej nga ndonjë gjumë i thellë dhe me sy të përlotur i thotë të vëllait se i kishin hequr flamurin. Nuriu e kishte venë re mungesën e simbolit kuq e zi, por për ta qetësuar Tajarin i thotë:



    - Mos u mërzit, ore vëlla, se gjejmë një flamur tjetër dhe e vendosim prapë këtu.

    - Mirë, po e vendosim prapë, po kush e ruan? Flamurin grek e ruan polici shqiptar, por flamurin shqiptar kush e ruan? Ata e ruajnë nga shqiptarët mos e heqin, gjë që nuk bën vaki. Po ne kush na e ruan flamurin nga grekët, apo ata që janë kokë e këmbë në shërbim të tyre? Nuk them, në Shqipëri jemi, mes shqiptarëve jetojmë, por paska prej tyre që nuk e duan Shqipërinë. Puna është ta gjejmë se cili është ai qen bir qeni që ka hequr flamurin. Përse tërë kjo armiqësi? Ne duam të jetojmë në paqe, në harmoni, por pa prekur njëri tjetrin në interesat kombëtare.



    - Nuk është nevoja ta ruajmë. Ne jemi në vendin tonë, - shton Nuriu.

    - Po të ishim në vendin tonë, përse na hiqet flamuri? Dhe u ngrit rrëmbimthi, ftoi të vëllanë për ta ndihmuar dhe po vështronin për rreth, mos gjenin ndonjë gjurmë. Pas rreth një ore e gjejnë të hedhur në një përrua, aty pranë dhe u hidhëruan edhe më shumë. E mori flamurin në dorë, e puthi dhe vuri re se ishte dëmtuar.



    - Do ta rivendosim, por do të marrim masa për ta ruajtur, - tha ai, pa e parë të vëllanë në sy. Hapi lokalin dhe në çast dhjet vet që prisnin në këmbë dhe shihnin hutimin e pronarëve, u futën brenda. Atë ditë në qendër të bisedës ishte flamuri. Tajari u kërkonte ndihmë për të financuar në ruajtjen e flamurit. Dikush nga të pranishmit habitej me këtë kërkesë, ndonjë tjetër i jepte të drejtë, pasi sipas tij, ka shumë njerëz që nuk e duan vatanin, që u shërbejnë të huajve. Njerëzit shtoheshin një e nga e një dhe pas dy ore lokali nuk kishte më vend për t’u ulur. Ranë dakord, kush 5000 lekë në muaj, kush 3000 lekë, Tajari 100.000 lekë dhe mundën të grumbullonin 215 mijë lekë. U vendos që kjo shumë do të paguhej nga të gjithë për çdo muaj, pasi do të paguanin një person, i cili do të përgjigjej për ruajtjen e flamurit. Tajari u tha se do të vazhdonin të kërkonin ndihma edhe nga të tjerë dhe po u gjetën më shumë burime, kuota mujore do të pakësohej, sidomos për ata të moshuar që i hiqnin nga pensioni i vogël që marrin në muaj.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #2
    Per te ardhur keq!

  3. #3
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Kjo po qe eshte per te ardhur keq dhe jo vetem kaq. Flamuri shqiptar te mos jete i sigurt ne shtetin e vet ncncncnc

    P.S. Kush eshte autori i shkrimit?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    178

    Thumbs down Dihet fare mir

    nuk mbulohet dielli me shoshe i thone nje fjale jugu eshte harruar mbas gj reklamat si psh ne dervican kalos irthate stin dervican me te medha femijet sdin shqip kurse ne gr te mohohete drejta e gjuhes amtare pse?
    pergjigjja dihet po ka ca pisa qee shesin veten per dy poare te qelbura andej nag zonbate dropullit ku per fat te mire kemni pasur edhe horrin fatos nano qe vinte bast ne suedi tokat shqiptare e keshtu po punojne edhe keta sot shqiperine e kane bere laburator po shko ne greqi e provoje kete. pse?
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 21-10-2009 më 17:11

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    104
    Duhet te bashkohemi, e ti japim plehrave qe po infektojne tokat tona, ate qe meritojne!

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Luftëtari1444 Lexo Postimin
    Duhet te bashkohemi, e ti japim plehrave qe po infektojne tokat tona, ate qe meritojne!
    Keta plehra jane shume, dhe pothuajse te gjithe jane me kombesi shqiptare....

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Mua me duket nje fantazi e shfrenuar e ketij refimtari.Flamuri shqiptar eshte prezent ne Gjirokaster qe nga Kalaja e deri tek lokali i Tori Celes.Bile tek lokali i Torit kane vendosur edhe flamurin Turk ne shenje "vellazerimi".
    Mua me cudit fakti se si keta gjirokastrite kane aritur te mbledhin aq shume leke.Sikur vertikalen te bejne maksimumi nje 2000 leksh te vjeter u bie nga xhepi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 24-10-2009 më 02:54
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #8
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Une flamurin shqiptar e kam ne cep te shtepise time brenda, ne vendin me te dukshem, me ngjyra te forta kuq e zi.Nuk ma mer as nuk ma ngacmon njeri,as shiu nuk e prish, dhe as dielli nuk e djeg.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  9. #9
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga Luftëtari1444 Lexo Postimin
    Duhet te bashkohemi, e ti japim plehrave qe po infektojne tokat tona, ate qe meritojne!
    U bashkuam nje here per ta ngritur.Tani te bashkohemi per ta ruajtur?Aman ore se kemi dhe pune.Ti po qe se je me patriot se ne shqiptaret e tjere ,shko ruaje pa pagese.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  10. #10
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    I mencur pronari lokalit, me kete rast i ruajne dhe dyqanin.Nuk e di a do ti paguhet atij qe do te ruaj flamurin sigurimet shoqerore?Apo do jete ne pune te zeze?
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •