E gjithe shoqeria ngrihet ne nje rang me te larte nepermjet arsimimit. Arsimimi, djepi i diturise e kultures rritet vazhdimisht ne shume vende te Botes, te cilet kane hapur dikastere te posacme per kerkime e per permiresime.
A ndodh keshtu ne Shqiperi? Si jane tekstet shkollore? Kush i shkruan keto tekste? Me themelorja a lexohen e mirekuptohen keto tekste nga shumica e nxenesve?
A ka kontroll neper shkolla, neper korridore etj?! Ne pjesen me te madhe te Universiteteve shqipetare arsimimi nuk kryen me si funksion "ate te dhenies se diturise", por eshte kthyer ne nje treg ku mesimdhenesit kane perfitim ne nxenes te papregatitur e ku nxenesit po hyjne gjithnje e me teper ne nje dembelizem shkollor.
A shkojne ne shkolle keta nxenes? A ka per ta leverdi nje dije me teper? Perse behet shkolla: per te zene nje vend pune me ane te diplomes? Si mund te zihet nje vend pune nqs nuk marrim njohurite baze, pikerisht nepermjet shkolles?
Perse nje Pedagog kthehet ne tregtar? A nuk paguhet ai nga shteti? A ka kontroll ky nga rektorati apo nga vete Ministria e Arsimit mbi Procesin e Mesimdhenies, mbi oraret qe paraqitet e sa zgjat mesimi?
Sa kushton nje provim? A kane studentet para per te paguar provimet e tyre pa i rene ne qafe prinderve qe ndoshta derrmohen e roptohen per 20.000 leke te reja ne muaj? A kane leverdi keta prinder te paguajne nje shkolle te pavlere si kjo, perderisa dihet qe "tregu i punes" i seleksionon mire edhe diturite kur nuk ke miqesi te forte? Perse kembengul nje prind per t'i dhene nje diplome e jo nje zanat nje femije qe nuk ka dhunti per t'u arsimuar ne shkollen e larte?
Ti, qe po lexon ketu: Cfare pune deshiron te besh ne nje te ardhme? A eshte ne zhvillim nje shoqeri qe nuk vlereson ne menyren e duhur arsimimin? Ketu nuk po flasim, vetem per mesues (qe kane zene nje vend me leverdi dhe e shfrytezojne ne maksimum), por po flasim per nje shoqeri te tere koke-ulur qe pranon pa u rebeluar, pa vene ne dukje forcat e veta, pa vene ne dukje intelektin e rinise shqipetare, pa vene ne dukje sforcimet e prinderve tane ne nje kohe kur cdo gje u ka qene e imponuar dhe jo me zgjedhje.
Sot jemi ne kohe te reja. E quajme demokratike e te modernizuar kete kohe. Ngado kthen koken shikon ngjyra, drita e bukuri, por nga brenda, kur hyn thelle-thelle ne shoqerine tone, veren vetem nje kalbezim te pashprese. Veren njerez te pamotivuar, veren nje popullsi qe frymezohet nga mediat e nga BB, veren nje popullsi qe mendon se di te zgjedhe duke u genjyer nga fushatat elektorale, pa menduar qe Politikanet nuk shikojne te miren e popullit, por fitoren e tyre. Per kete duhet edhe njehere "arsimimi". Jo vetem te cel syte e mendjen, jo vetem shikojme mire gjera qe i kemi pasur perhere perpara syve, por dime edhe te vleresojme cfare eshte e duhur per ne! Cfare kerkojme per te ardhmen e femijeve tane! Perse te zgjedhim universitetet e huaja e te bejme shpenzime e sakrifica andej, kur me ane te nje zhvillimi konkret e te vlefshem ne vendin tone mund te arrijme lart e melart. Jemi nder shtetet e pakta, popullsia e se ciles di kaq shume gjuhe. Ne kemi mundesi te mira per me teper, por kuptohet qe duhet vullnet e pune nga te gjithe. Nuk mund te presim me duar hapur te na vije gjithcka nga qielli: duhet te bashkepunojme e mos paguajme ata tregtare te ndyre qe e quajne veten Pedagoge e duhet te jemi te vendosur te kerkojme perhere e me shume nga vetja, nga femija e nga ata qe na perfaqesojne, te cilet nuk punojne falas, sepse taksat qe cdo familje shqipetare paguaj kalojne mbi 40% te rrogave. Asgje s'eshte e falur ose e dhuruar. Gjithcka eshte e jona e zhvillimi mbetet perhere ne duart tona, por duke qene te bashkuar e duke mos u genjyer nga nje e mire e vogel sot, perderisa mund te kemi parajsen ne nje te neserme te afert.
Krijoni Kontakt