
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Sigurisht, ka edhe dhjetra menyra te trajtimit apo keqtrajtimit.
Por, une gjithmone kam parasyesh veprimet dhe sjelljet e zakonshme bazuar ne rrethana te krahasueshme, pretendime te caktuara, propagande politike etj.
Nese Merkel, e cila nga disa quhet edhe mike e Kosoves, nuk e viziton Kosoven zyrtarisht, sic eshte zakoni dhe sic e ka bere p.sh. ne Serbi, Kroaci etj., atehere ka nje arsye diplomatike apo politike per nje veprim te tille apo mostrajtim te barabarte te Kosoves.
Njekohesisht eshte e pakuptueshme, e padrejte dhe (vet-)mashtruese te paraqitet takimi i rastit me Thacin&Co ne aeroportin e Prishtines si vizite zyrtare apo vizite e Merkel ne Kosove, pavaresisht improvizimeve te qellimshme protokolare dhe propagandes se zakonshme mashtruese te celebruar nga Qeveria e Kosoves dhe disa media.
Merkel ose secili Kancelar/Kancelare gjermani nganjehere vizitojne ushtaret e tyre ne Kosove, nganjejere ne Afganistan etj. Kjo varet prej zhvillimeve te caktuara dhe interesave politike e personale te Kancelares. Megjithate, nje vizite e tille nuk eshte dhe nuk guxon te paraqitet, te improvizohet dhe trajtohet si vizite (zyrtare) e Kancelares ne Kosove.
Per mua personalisht, per aq sa e kuptoj diplomacine dhe politiken, nje takim i tille ne aeroport, ne rrethanat aktuale te Kosoves resp. per nje shtet eshte nenqmim i hapur. Sepse takime te tilla jane shenje per mosnjohjen e plote (barabarte) te shtetit te Kosoves dhe institucioneve te tij. Takime te tilla ndodhin shpesh dhe zakonisht ne shtete apo vende, ku mbretrojne rrethana te paqarta apo edhe lufte. Ne shtete normale Kancelarja apo Kryeministri e vizitojne homologun e tyre ose ne kryeqytet ose ne ndonje qytet tjeter te vendit. Kjo vlene sidomos per vende mike.
Me sa e di une, Kosoven deri sot zyrtarisht nuk e ka vizituar asnje nga Kryetaret apo Kryeministrat e shteteve te medha, te cilat ne panderpre i quajme mike, perfshire edhe Gjermanine, SHBA-te etj. Pra, ka nje arye pse Kosova anashkalohet ne kete forme, sikur qe ka nje arsye qe Qeverite e Kosoves (Thaci&Co) edhe vizitat jozyrtare te ndonjerit nga udheheqesit e shteteve te medha i improvizojne si vizita zyrtare. Te dy palet perfitojne nga keso veprimesh. I vetmi humbes eshte popolli i Kosoves, i cili mashtrohet me improvizime te tilla, ne menyre qe te dy palet perfituese ti zbatojne ne qetesi agjendat e tyre politike, strategjike dhe personale...
Krijoni Kontakt