Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Erion Veliaj: Berisha e Meta, tė falimentuar moralisht

    INTERVISTA/ Erion Veliaj: Berisha e Meta, tė falimentuar moralisht

    17 Dhjetor, 2011

    Erion Veliaj sapo ka marrė detyrėn e parė zyrtare nė Partinė Socialiste si Sekretar pėr Emigracionin dhe tė Rinjtė, dhe fill pas kėsaj i ka caktuar detyra vetes. Veliaj pretendon se PS duhet tė synojė patjetėr mundėsinė e votimit pėr emigrantėt qė ajo i sheh si njė elektorat tė saj mbėshtetės. “Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues pėr here tė pare, me shqiptare tė ndershem, me ata qė s’frikesohen, qė s’blihen, qė s’poshterohen,” thotė Veliaj. Nga ana tjetėr ai nuk shqetėsohet pėr ndonjė sy kritik brenda PS-sė qė e sheh me dyshim ngritjen e shpejtė tė tė rinjve si ai nė nivele tė larta. Siē thotė Veliaj, PS ka vend dhe hapėsirė edhe pėr “dekadat” edhe pėr “dekikat”. Nga ana tjetėr Veliaj kėrkon qė PS dhe opozita nė pėrgjithėsi tė pėrqendrohet tek fitorja e zgjedhjeve me forcat e saj dhe jo duke shpresuar nė pakėnaqėsinė ndaj qeverisjes aktuale. Veliaj e quan qeverisjen aktuale tė falimentuar moralisht, ndėrsa sqaron dhe arsyen pse PS ka vendosur tė ndjek kursin e ri politik me alternativa tė reja qeverisėse.


    Intervistoi: Blerina Gjoka


    Zoti Veliaj, Partia Socialiste sapo mbaroi zgjedhjet brenda saj me kryesinė dhe sekretariatin e ri, ku ju patėt mundėsinė tė merrnit detyrėn e sekretarit pėr emigracionin dhe rininė. Ēfarė do tė thotė pėr ju kjo?

    Jam shume entuziast, tashmė kemi krijuar ekipin kryesor dhe mezi pres tė fillojmė njė numėr punėsh qė na presin me tė rinjtė nė universitete, profesionistėt e rinj e shqiptaret qė jetojne jashte. Prej kohesh kemi shtyre klasėn politike qė ta bėjė prioritet arsimin me njė buxhet 5%, punėsimin e tė rinjve dhe integrimin e emigranteve duke filluar nga e drejta e votes. Partia Socialiste ėshtė e vetmja parti kryesore qė keto ēeshtje i ka ne programin e saj politik, e vetmja parti qė tė rinjte dhe emigrantet i ka tė pėrfaqėsuar fort ne drejtimin e saj, dhe e vetmja parti qė i dedikon staf e energji kėtyre dy grupeve tė mėdha.


    Duke ngritur njė zyrė tė posaēme pėr emigracionin, do tė thotė qė PS pretendon se ka jashtė vendit njė elektorat potencial qė e mbėshtet, por qė nė fakt nuk voton dot pėr tė, ēfarė do tė bėni pėr tė mundėsuar votimin e emigrantėve, njė ide qė ju e keni trumbetuar shpesh?

    1/3-ta e shqiptareve jetojnė jashtė. Jane larguar kryesisht ne fillim vitet 90′ kur Berisha qė sekretar i partise se punes, ne vitin 97′ kur Berisha ishte president, dhe nuk shohim shprese pėr kthim tani qė Berisha ėshtė kryeminister. Kjo ėshtė e turpshme. S’do mend qė Berisha nuk e do votėn e emigrantėve – ata as nuk i blen dot me njė grusht paresh, as i kėrcėnon dot, as u shpėlan dot trute. Emigrantet perfaqesojne ata shqiptare qė ja kane nisur gjithēkaje nga zero, sapo zbritur nga anija, sapo dalė nga avioni, sapo mbėrritur nė fshatin me tė afėrt kufitar pasi i kanė shpėtuar rojeve greke….tė gjitha kėto janė histori suksesi se ē’mund tė bėjė nga hiēi njė njeri me pasion, dedikim, e shumė punė. Une kam jetuar shumicen e rinise jashte, fillimisht ilegalisht nė Greqi, me pas me studimet ne SHBA. Me duket hipokrite qė qeveria shqiptare do paratė e emigrantėve qė tė mbajne gjallė ekonomine, por nuk do votat e tyre se ndryshojnė politikėn. Parimi yne ėshtė i qarte, aksionere ne ekonomi = asksionere ne vendimarrje. Ndaj po, do propozojme serish voten e emigranteve nė reformen zgjedhore. Nese Berisha e refuzon si frikacak, turpi i tij. Qeveria e re e tė majtės do ta bėjė, e pėr t’ia mbėrritur kėsaj do t’ju kėrkojė tė gjithė emigrantėve qė munden, tė kthehen e tė votojnė fizikisht kėsaj here.

    Kjo ngjitje nė drejtimin e kėsaj partie jo vetėm e juaja, por edhe kolegėve tė tjerė tė ardhur rishtas pas 2005-ės, komentohet nga shumė tė tjerė, tė cilėt janė prej dekadash aty, si njė ngjitje e pamerituar, por e mbėshtetur nga kryetari i partisė. Ēfarė pėrgjigje do tė kishit pėr kėto zėra?

    Formula e fitores kėrkon dhe dekadat dhe dekikat, unė jam kėtu bashkė me shumė tė rinj tė tjerė pėr tė shėrbyer nė kėtė mision, e jo pėr ‘t’u ngritur e ulur’. Ndryshimi qė duam kėrkon punė, e jo ‘zėra’, ndaj le tė shohim pėrpara e tė fokusohemi tek ēka ėshtė realisht e rėndėsishme. Unė e kam zgjedhur fokusin tim, promovimi i tė rinjve dhe emigrantėve nė vendimmarrjen shqiptare. Njėkohėsisht mendoj dhe besoj se nė forcėn me tė madhe politike nė Shqipėri ka vend pėr tė gjithė. Jo vetėm pėr mė tė rinjtė plot ambicie dhe energji, por edhe pėr ata qė pėr vite me rradhė kanė sakrifikuar pėr Shqiperine, jane perplasur me regjimin e Sali Berishes dhe sot ofrojne eksperiencen dhe pjekurine e domosdoshme pėr ta nxjerre vendin tone nga kriza ku Berisha po e zhyt ditė pas dite.

    Kongresi i fundit i PS-sė do tė mbesė nė kujtesė pėr hedhjen nė treg tė njė programi tė ri, plot me propozime dhe ide tė reja qė nė fakt hapėn njė debat tė gjatė publik. Ēfarė po bėhet me kėtė program tani? A mendoni se ai do t’i rezistojė kohė dhe do tė jetė udhėrrėfyesi pėr zgjedhjet e ardhshme?

    Absolutisht, programi ka qenė njė ndėr pėrvojat mė tė mira nė PS. Programi ėshtė i majtė, i qartė e i realizueshėm. Janė pėrfshirė shumė ide tė shoqėrisė civile, arsimi 5% apo vota e emigrantėve janė dy prej tyre tė cilat unė i kam ndjekur me shumė interes ndėr vite. Disa jane elementare, por kaq jetike siē ėshtė pastrimi i Shqipėrisė nė 100 ditė nė plazhet, rruget e parqet kryesore. Disa kerkojne me shume se 100 dite, siē ėshtė pjesa e punėsimit, kryesisht nė bujqėsi pėr ta transformuar bujqesinė pėr mbijetesė familjare nė sipėrmarrje moderne. A ėshtė i persosur ky program? Jo! Ndaj dhe ėshtė konceptuar si projekt nė vazhdim. Ne fillim 2012-es do tė nise njė tur i programit, ku ēdo grup interesi ne tė gjithė shqiperine tė mund ta pasuroje e korrektoje. Vetem kėshtu mund tė behet ne njė program pėr njerezit e nga njerezit. Pala tjeter ka vendosur ta tallė. Nuk ka problem! Por heret ose vone do duhet tė behen serioze e tė pergjigjen, si i krijuan 1milione tė papune, pse nuk mbajten premtimet 8 vjet, ku do punoje ai qė mbaron universitetin kete vit, si do behet jeta e perballueshme me cmimet ne stratosfere, pra cila ėshtė alternativa e tyre kundrejt tones?

    Meqė po flasim pėr zgjedhjet, a ka menduar PS njė strategji pėr tė fituar kėto zgjedhje? Shumė argumente hidhen pėr mosfunksionimin e njė koalicioni tė mirė, duke shkuar deri aty sa tė shohin njė aleancė tė mundshme me Ilir Metėn, gjė tė cilėn Rama tani pėr tani e ka hedhur poshtė….


    Meta dhe Berisha jane tė falimentuar moralisht. S’mund tė bejme ortakeri me falimentin. Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues pėr here tė pare, me shqiptare tė ndershem, me ata qė s’frikesohen, qė s’blihen, qė s’poshterohen. Kam bindjen qė keta jane me shume. Sot kemi njė program me tė qarte, njė organizim me efikas, njė opozite me tė zhdervjellet, dhe njė barre me mesime tė nxjerra nga e kaluara, pėr tė mobilizuar e ruajtur votat e atyre qė duan me gjithe zemer ndryshim.

    Ndėrsa nga krahu i djathtė ēdo ditė e mė tepėr flitet pėr lindjen njė partie tė re, e cila ėshtė nė opozitė me tė djathtėn aktuale nė pushtet. A po e sheh PS kėtė front tė ri qė pritet tė drejtohet nga Bamir Topi si njė mundėsi pėr njė aleancė mė tė gjerė dhe premtuese? Nėse po, ēfarė ju ndajnė e ju bashkojnė juve me tė djathtėt e Bamir Topit?

    Kur ta shoh do ta besoj, gjer me sot kjo s’ka ndodhur ndaj s’e komentoj dot. Opozita s’duhet tė ferkoje duart pėr fitore aforfe, perkundrazi duhet tė mobilizohet pėr njė fitore tė veten, bindese, tė merituar. Ēdo gje tjeter ėshtė bonus.


    Zoti Veliaj, ju njiheni si njė njeri qė keni kontakte tė shumta nė agjensi diplomatike ndėrkombėtare nga tė cilat Shqipėria dhe veēanėrisht politikanėt shqiptare presin mbėshtetje, sipas jush, duke marrė shkas dhe nga vizitat ku ju e keni shoqėruar Ramėn, a kanė ndryshuar “mendim” ndėrkombėtarėt pėr Edi Ramėn, opozitėn, (nė fillim tė kauzės pėr votėn e lirė kujtojmė se u kritikua hapur pėr bojkotin e Kuvendit), a ndjeni ju njė mbėshtetje mė tė madhe nė kėtė drejtim kėto kohė? Nėse po cila ėshtė arsyeja sipas jush e kėtij ndryshimi qėndrimi tė miqve tė huaj?

    Fillimisht na ėshtė dashur tė perballemi me njė makineri tė mirepaguar lobimi me taksat e shqiptareve pėr hesap tė Berishes. Kjo ka qene e shemtuar dhe e pandershme. 28 qershori beri dyshues shume miq tė Shqiperise, vrasjet e 21 Janarit tronditen ēdo mendje perendimore, dhe 8 Maji i Tiranes e ktheu ne neveri kete regjim. Raporti i fundit i BE-se pershkroi sa me siper. Por e dini ēfare? Kjo s’ka shume rendesi! Elektorati yne s’jeton ne Bruksel e Washington, por ne Shqiperi e tek emigrantet perreth. Ndaj kete beteje duhet ta fitojme ketu, vete, me gjithe shqiptaret e ndershem e punetore. Miqte i ēmojme, ata mund tė na keshillojne, por ata s’mund tė bejne betejen qė duhet ta bejme vete. Shikoni Rusine apo Zimbabėen, e gjithe bota kunder vjedhjes se zgjedhjeve ne keto vende, por ne fund betejen do ta bjene vendasit.

    PS deklaroi se vota e 8 majit u vodh dhe nuk mund t’i harrojmė pamjet e deputetėve qė protestonin para zyrave tė KQZ-sė, por tani ka njė heshtje totale pėr kėtė gjė dhe njė pėrqendrim tė vėmendjes tek kursi i ri, alternativa e re, a keni hequr dorė nga lufta pėr “votėn e lirė”? Pse s’keni kėrkuar hetim 8 majit? Mund tė kompensohet 8 maji qė ju pretendoni se u ėshtė vjedhur vetėm me njė reformė zgjedhore?


    Kjo shkakton gjithnje debat. I mirekuptoj tė gjithe ata qė do donin qė protesta tė vazhdonte ende. Por pajtohem me shume me ata qė thone, po, kjo ishte e poshter, e ulet dhe e padrejte, por s’mund tė na lidhe kjo kembet e tė mos riorganizohemi pėr me tej. A nuk vidhet cdo shqiptar cdo dite nga shteti? Po, e megjithate vazhdon tė luftoje e tė provoje serish. A nuk poshterohet cdo shqiptar ēdo dite nga pushteti? Po, e megjithate gjen kurajo e riprovon pa u lodhur cdo dite tė re qė t’mund t’ja dale me sukses. Partise Socialiste i ndodhi ajo qė i ndodh ēdo shqiptari ēdo dite. E si ēdo shqiptar qė ngrihet, shkund pluhurin e lufton serish, kjo i beri njė tė mire PS-se, e afroi tek historia e perditshme e ēdo shqiptari. Sidoqofte, nga 2009-a ne 2011-en, grabitja ne shkalle vendi u reduktua kryesisht ne betejen e Tiranes.Kudo tjeter fitorja qė bindese. Nese ruajme kete terren, e me tė njejten strategji kurojme Tiranen do jemi fitues.

    Me marrėveshjen e re tė nisur me PD-nė keni argumentuar se po i shėrbeni integrimit, por siē thotė njė fjalė e urtė “kush digjet nga qumėshti i fryn dhe kosit”, sa tė sigurt jeni qė dhe kjo marrėveshje s’do tė pėrfundojė si dashuria e prillit 2008, nga e cila u dogjėt ju?

    Ne kemi pėr detyre tė bejme punen tone, jo punen e pales tjeter. Ne rruge ka dhe shofere tė ēmendur, por kjo s’na pengon tė provojme tė dalim me makina. Dy mundesi ka, o tė ēmendemi tė dyja palet, ose tė pakten njera tė rrezatoje qytetari, civilizim e pergjegjshmeri. Shikoni procesin e Avokatit tė Popullit. PS po tregon njė model perendimor se si do caktonte tė gjithe postet e rendesishme ne vend, me transparence, debat e konkurrim tė hapur. Gjykoj se s’mjafton t’u themi njerezve ato qė kundershtojme, por dhe t’u tregojme si do t’i benim gjerat ndryshe. Palen tjeter e votuesit e saj nuk i zgjedhim dot, duhen pranuar sic jane dhe ata qė permbyten e votojne permbytesit, ata qė vidhen e votojne vjedhesit, atyre qė u shitet atdheu e i quajne patriote – keto s’i ndryshojme dot. Do duhet tė bashkjetojme me durim e t’u tregojme dhe atyre pse me pasion e ndershmeri ky vend mund tė behet me i mire se ē’eshte, pėr tė gjithe.

    Gjatė votimeve nė Shqipėri ėshtė bėrė zakon qė tė thuhet, po zgjedh mė tė keqen e mundshme, cilat janė planet e PS-sė qė nė vitin 2013 ju tė mos tentoni tė merrni votėn e tė zhgėnjyerve nga qeverisja 8-vjeēare e PD-sė, por njė votė tė bindur pėr alternativėn tuaj?

    Tre plane qė me vijne ne mend menjehere. Fushate frymezuese idesh me njė program tė ri, tė kuptueshem, e tė realizueshem. Investimi tek tė rinjte e emigrantet si grupe gjer me tani tė ‘paftuara’ ne vendimmarrjet e medha shqiptare. Ruajtja maksimale e votes qė nga identifikimi, listat, votimi e numerimi i votave. Nese bejme keto, njė Rilindje Shqiptare ėshtė e mundur!

    tema

  2. #2
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-12-2011 mė 23:16

  3. #3
    Parapriresit e skenarit te shkallmimit te shtetit te 21 Janar 2011.



    Ne te njejten dite:



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-12-2011 mė 23:17

  4. #4
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po mer jahu te na sjelli fletvotimet ..i firmosin ne

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    INTERVISTA/ Erion Veliaj: Berisha e Meta, tė falimentuar moralisht

    17 Dhjetor, 2011

    Erion Veliaj sapo ka marrė detyrėn e parė zyrtare nė Partinė Socialiste si Sekretar pėr Emigracionin dhe tė Rinjtė, dhe fill pas kėsaj i ka caktuar detyra vetes. Veliaj pretendon se PS duhet tė synojė patjetėr mundėsinė e votimit pėr emigrantėt qė ajo i sheh si njė elektorat tė saj mbėshtetės. “Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues pėr here tė pare, me shqiptare tė ndershem, me ata qė s’frikesohen, qė s’blihen, qė s’poshterohen,” thotė Veliaj. Nga ana tjetėr ai nuk shqetėsohet pėr ndonjė sy kritik brenda PS-sė qė e sheh me dyshim ngritjen e shpejtė tė tė rinjve si ai nė nivele tė larta. Siē thotė Veliaj, PS ka vend dhe hapėsirė edhe pėr “dekadat” edhe pėr “dekikat”. Nga ana tjetėr Veliaj kėrkon qė PS dhe opozita nė pėrgjithėsi tė pėrqendrohet tek fitorja e zgjedhjeve me forcat e saj dhe jo duke shpresuar nė pakėnaqėsinė ndaj qeverisjes aktuale. Veliaj e quan qeverisjen aktuale tė falimentuar moralisht, ndėrsa sqaron dhe arsyen pse PS ka vendosur tė ndjek kursin e ri politik me alternativa tė reja qeverisėse.
    tema
    Mos vazhdoj me shume se kaq, Veliaj me kete deklarate hedh poshte gjithe shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi. E paska filluar "si duhet" fushaten Duket fokusi i fushates eshte zgjedhja e Rames si kryeminister i emigranteve lol (kuptohet po ia dhane edhe keta votat qe shpreson)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Gati Erioni ta bej me shkum e te presi ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Mos vazhdoj me shume se kaq, Veliaj me kete deklarate hedh poshte gjithe shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi. E paska filluar "si duhet" fushaten Duket fokusi i fushates eshte zgjedhja e Rames si kryeminister i emigranteve lol (kuptohet po ia dhane edhe keta votat qe shpreson)


    Dhe ka shume te drejte sepse te gjitha ata qe jetojne ne Shqiperi jane pre e presioneve,frikes,dhunes,poshterimeve.
    Te bejne presion qe nese nuk voton ate parti qe duan,humbet vendin e punes,nese don nje vend pune duhet ti lepihesh deputetit apo sekserit te tij.
    Mos beni sikur nuk i dini problemet e Shqiperise vetem sepse kush i thote eshte kundershtari juaj politik.
    Por kur syte i mbulon me syze te erreta,dhe jeton ne ngrohtesin e shtepise tende ne emigrim,kur ka familje ne Shqiperi qe nese i mbaron bombola e gazit vdesin nga te ftohtet,cinizmi juaj i kalon caqet e humanizmit.
    Debatojme me mesazhin qe percillet sepse ky debat i ben mire vendit tone,por nese do vazhdoni te merreni akoma me personin,cdo koment eshte i tepert.

    p.s tu drejtova ty,por nuk eshte gjithēka per ty.
    saluti da oltreoceano...shigjeta
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    D.m.th. populli opozitar sipas dyshes Rama-Veliaj eshte i pavlere, sepse ndonese e perdoren siē deshen ata, sa ne protesta, sa ne greva urie, sa ne Bulqiza, sa e sa te tjera e nuk erdhi dot ne pushtet e tashme paska mbet shqiptari ne emigracion si barke shpetimi per PS!?

    Une jam njeri rpej atyre qe nuk do te votoja kurre per dyshen Rama-Veliaj, sepse ndonese larg, ne i kemi ndjekur ne vazhdimesi se ēfare rruge kane ndjekur dhe zbatuar qe nga viti 2005 e ne vazhdim.

    Amulli ne organizim te partise, mungese bashkepunimi, injorim te bazes socialiste, mungese programi, pengesa te panumerta per heqjen e vizave dhe integrimin e Shqiperise ne BE, perpjekje te ethshme per ta paraqitur Shqiperine si vend ne krize, lufte ndaj biznesit dhe bankave, perpjekje antikombetare per pengimin e autostrades Durres-Morin, ofesa te panumerta ndaj perfaqesuesve me te larte te SHBA dhe BE, mosrespektim te institucioneve shteterore, mungese strategjie dhe bashkepunimi te sinqerte me shqiptaret ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Serbi etj etj.

    Kurre nuk duhet harruar Erion Veliaj per shkrimet e tij thellesisht antikombetare per Kosoven dhe per viziten e ish-presidentit Bush ne Tirane! Kurre nuk duhet harruar Erion Veliaj per gjestet e uleta gjate vizites se Fratinit ne Tirane!
    Kurre nuk duhet harruar Veliaj per thenjen e tij" se ne komunizem ishim te varfer, por krenare dhe me dinjitet"! Kurre nuk duhet harruar mashtrimi i Veliajt me rastin e fatkeqesise te se dashures se kryetarit te bashkise se Kavajes!

    Atehere per ēfare duhet votuar per keta? Thjeshte per te nderruar karrikembajtesit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-12-2011 mė 08:14

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Erion Veliaj mund tė ketė simpati nė shumė pak tė rinj sa po tė mbledhėsh njė fis,ai atė numur nuk e arrin dot.

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga leci Lexo Postimin
    Dhe ka shume te drejte sepse te gjitha ata qe jetojne ne Shqiperi jane pre e presioneve,frikes,dhunes,poshterimeve.
    Te bejne presion qe nese nuk voton ate parti qe duan,humbet vendin e punes,nese don nje vend pune duhet ti lepihesh deputetit apo sekserit te tij.
    Mos beni sikur nuk i dini problemet e Shqiperise vetem sepse kush i thote eshte kundershtari juaj politik.
    Por kur syte i mbulon me syze te erreta,dhe jeton ne ngrohtesin e shtepise tende ne emigrim,kur ka familje ne Shqiperi qe nese i mbaron bombola e gazit vdesin nga te ftohtet,cinizmi juaj i kalon caqet e humanizmit.
    Debatojme me mesazhin qe percillet sepse ky debat i ben mire vendit tone,por nese do vazhdoni te merreni akoma me personin,cdo koment eshte i tepert.

    p.s tu drejtova ty,por nuk eshte gjithēka per ty.
    saluti da oltreoceano...shigjeta
    Me duket se po harron qe deklarata vjen nga perfaqsuesi i nje partie qe ka gati gjysmen e votave. Vete partia qe ben keto deklarata i bie te kete presionuar, detyruar, forcuar ....etj elektoratin e vete, pra gjysmen e vendit lol
    Shqiperia eshte aq keq sa Veliaj vendosi te lere Ameriken dhe te shkoj te jetoj ne Shqiperi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •