Modelet e paraqitura nga presidenti serb nuk jane te reja, sepse para vitit 1999, ka qene nje profesor i politikes ne Beograd, Simic, qe ka pas dale ne krah te regjimit te athershem me modele te tilla.
Serbia shkon nga shkon e i kthehet modeleve te vjetra, qe ne fakt perdoren sa per loje, sa per te fituar kohe dhe per te shti pshtjellime tek shqiptaret.
Kosova duhet ta trajtoje problemin e serbeve ne veri (se atje nuk jetojne ne fakt vetem serb) si nje problem te brendshem te saj dhe per kete ajo duhet te gjej partneret e duhur per t'u ulur ne bisedime, me synim gjetjen e nje zgjidhje.
Kosova dhe serbet ne Kosove duhet te gjejne mjete dhe rruge demokratike, per zgjidhjen e problemeve te trasheguara nga koha, mirepo kjo nuk duhet te behet duke u ulur ne tryeza te tipit te Lordit Carrington dhe Vens-Owen ne Bosnje, per te vendos kufinj te rinj te brendshem apo te jashtem, sepse ne nje rast te tille Kosova fluturon automatikisht ne nje shtet te paqendrueshem.
Ne rast se pranohen bisedime me Serbine per te ardhmen e serbeve ne veri te Kosoves, atehere automatikisht shqiptaret nen Serbi duhet te ulen ne tryeze ne krah te Kosoves.
Cdo zgjidhje per serbet ne Kosove do te duhej te ishte e barazvlefshme edhe per shqiptaret nen Serbi.
http://en.wikipedia.org/wiki/Peace_plans_offered_before_and_during_the_Bosnian_ War
http://en.wikipedia.org/wiki/Inter-Entity_Boundary_Line
...The cover for this was the thesis that the Serbs, wherever they lived, should have the right of self-determination. This principle was not, of course, applied to Serbia itself. Active propaganda was conducted about the Serbs being endangered in Croatia, Bosnia and Kosovo...
http://www.bosnia.org.uk/news/news_body.cfm?newsid=2202
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-12-2011 mė 14:36
Ka dallim mes partiakeve dhe atdhetareve. Grupi i pare e duan vetem partine dhe sa e rrethon ate, e bllokon punen kunder interesave te atdheut, dhe propagandon e punen pro interesave personale dhe partiake, ju e keni p.sh. modelin e Rames ne Shqiperi, e atdhetaret jane e kunderta e ketyre.
Kete nuk e ke ne vendet e zhvilluara, vetem ne disa vende llom si ne! Se zakonisht mendohet sa eshte lagja, sa eshte fisi, nuk lodhet truri me shume.
Prandaj mos beso cdo gje qe lexon.
.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 21-12-2011 mė 14:39
Une nuk kam plan te perkryer per zgjidhjen e konfliktit te atjeshem.
Por, per mua ajo pjese e Kosoves eshte e humbur. Prandaj, do te duhej te kerkohej nje mundesi sa me e favorshme per Kosoven, per ta hequr qafe ate barre te rende dhe faktikisht te paperballueshme, nese rrethanat e pergjithshme jane dhe vazhdojne te mbesin ato te 13 viteve te kaluara. Ideja ime ka qene nje "marreveshje" per nderrim territoresh dhe njekohesisht njohje reciproke te dy shteteve, Kosoves dhe Serbise. Nderrimi i territoreve do te mund te behej ne etapa, permes eskalimeve te orkestruara dhe bisedimeve. Dhe ky proces ndoshta do te zgjaste 10-20 vite, varesisht prej rrethanave politike dhe angazhime te paleve. Dicka e ngjashme eshte duke u praktikuar aktualisht per veriun e Kosoves. Egziston rreziku qe Kosova keshtu ta humbe perfundimisht veriun e humbur, pa asnje kompensim dhe madje edhe pa njohje te vertete te shtetit te Kosoves. Sepse afati per kembim territoresh (pa lufte te madhe) si duket, apo bazuar ne ate si po agojne dhe reagojne shqiptaret, ka skaduar. Edhe shpresa se SHBA-te, Gjermania etj. do te na "shpetojne" veriun e Kosoves pergjithmone, eshte jo vetem irreale, por edhe aspak e favorshme apo fitimpruese per Kosoven dh shqiptaret ne pergjithesi. Nga ai vend dhe nga ata njerez nuk do te kete kurre laverdi ekonomike dhe politike, nese rrethanat politike vazhdojne te mbesin perafersisht te njejta me ato te 13 viteve te kaluara dhe te dites se sotme...
Asnje fjale shqip nuk dijti kjo Z.Angela![]()
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
Kjo eshte fare e lehte.. bota eshte e vjeter.. dhe per disa gjera ka vlejt dhe vlen gjithmone e ēdohere parimi i njejte, qe eshte universal per tere krijesat e gjalla.
Nese deshiron te jetosh ne paqe.. e vetmja gje qe duhet ta besh eshte te pergaditesh per lufte.
Keto qe denoncon profesori i nderuar politikanet tone i cilesojne arritje te medha te Kosoves dhe shqiptareve.Politikanėt tanė, shkolla jonė, shkenca jonė, flasin si me marrė ose pėshpėritin mjerueshėm pėr ēėshtjet tona kombėtare edhe kur kemi tė drejtė absolute.
Me propozimin e Ahtisaarit- Kosova nė thika.
Pavarėsia e Kosovės, jo vetėm e kushtėzuar, por sikur tė ishte klasike, ėshtė dhunė ndėrkombėtare ndaj kombit shqiptar, njėsoj si pavarėsia e shtetit Shqipėri mė 1913. Realisht, pavarėsia e Kosovės ėshtė riciklim ndėrkombėtar i ricopėtimit tė kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike. Me kėtė pavarėsi, me kėrkesat Ahtisaariane po legalizohen rrugėt e dhunshme pėr copėtimin pėrfundimtar tė shqiptarėve tė Kosovės, dhe mė gjerė nė ish arealin e Jugosllavisė versajase-avnojiste, nga kombi shqiptar.
Ahtisaari e ka balancuar forcėn aktuale reale tė kombit shqiptar me grykėsinė e okupatorit gjenocidial serb, ende me mbrojtje ndėrkombėtare. Vėrtet, gjenocidi serb i viteve tė 90-ta tė shek. XX, nė Kosovė, Kroaci dhe Bosnje, i pėrmasave tė panjohura nė Ballkan dhe nė Evropė as nė mesjetė, nuk ishte krim i ndodhur ad hoc, por ishte shfarosje e projektuar nė institucionet shtetėrore politike, akademike, policore e ushtarake serbe para syve tė Botės. Sė kėndejmi, asnjė dėnim ndėrkombėtar pėr Serbinė dhe pėr kombin serb, vetėm miklime, vetėm lėshime. Edhe Gjyqi i Hagės, me barazimin e krimit me martirizimin, tė kriminelit me mbrojtėsin e virtytshėm (qoftė kroat, boshnjakė apo shqiptar ai), po rezulton si mbrojtje institucionale botėrore e Serbisė forcė nė Ballkan dhe me rrezik permanent pėr Kosovėn dhe vendet e tjera shqiptare.(prof.dr, Muhamet Pirraku, Instituti Albanologjik)
Kjo eshte ēfare eshte bere e po behet sot. Dhe nese e kupton vertet se ēka eshte duke u bere sot.. eshte me lehte te arrish ne perfundim se ēka duhet ndryshuar.Bėrja e shtetit ėshtė punė qė kėrkon sakrifica tė mėdha dhe kohė. Trenin qė mund tė shpinte me shpejtė Kosovėn nė cak e humbėm me demilitarizimin fatal tė UĒK-sė, me legjitimimin politik tė filozofisė vasale tė LDK-sė, me pranimin e UNMIK-ut e pastaj Eulexit si pushtet me forcė tė pakufizueshme mbi vullnetin politik demokratik tė shqiptarėve tė Kosovės, me pranimin e barazimit tė shumicės etnike dhe historike shqiptare me pakicat etnike si miras i robėruesve. Tė them qartė vetėm njė shėmti: Nomenklaturėn onomastike tė vendbanimeve shqiptare nė variantin sllav e nė gjuhėn serbe pėrfundi, edhe aty ku me vite mund tė mos kalojė asnjė serbė udhėtarė, mund ta duroj vetėm njė popull i pandėrgjegjėsuar politikisht. Pra, kam frikė se ky popull yni, i udhėhequr nga politikanė tė shkėputur nga populli, do tė durojė nė pafundėsi edhe poshtėrime tė tjera tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr interesa tė Serbisė.(Muhamet Pirraku)
Gati tė gjithė politikanėt nė lojė janė djegur tėrėsisht. Kėtė e dinė ata dhe e dinė padronet e tyre. Vetėdijesimi politik i shqiptarėve qė duhet tė ndodh, ndėrrimi i situatės sė paqėndrueshme, tė krijuar ndėrkombėtarisht nė Kosovė, ka pėr tė ndodhur. Nėse ky popull vazhdon lojėn symbyllazi, ka pėr tia trashur vetės vargonjtė e robėrisė.(M.P.)
Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!
Mire e the por mua nuk po me knaq..
Pa nevojen e koncesioneve Serbise, hashimi dhe disa tjere nuk do te qendronin gjate ne pozitat e tyre.. kjo tingellon me sakte. Kur bashkesia nderkombetare do te vije ne perfundim qe Serbise i eshte dhene mjaftueshem.. hashimi automatikisht do te fluturoje nga pozita. Kjo mjaftueshem varet vetem nga durimi yne, i shqiptareve, perndryshe shkon ne infinit..
Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!
Kurthi i Thaēit pėr Berishėn
Albin Kurti
Kryeministri Berisha, por edhe udhėheqėsit tjerė politikė nė Shqipėri, duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm: kryeministri Thaēi synon ta pėrdorė Shqipėrinė si legjitimim pėr koncesionet e mėdha qė do tia bėjė Serbisė pėr veriun e Kosovės, dhe jo vetėm pėr atė.
Nėse i duket se Kosova ka shėnuar ndonjė tė arritur, kryeministri Thaēi orvatet ta mbajė kėtė gjė pėr vete.
Mirėpo, atėherė kur kryeministri Thaēi bėn ndonjė faj, ai pėrpiqet ta shpėrndajė pėrgjegjėsinė me tė tjerėt. Porsa bie nė siklet ai vrapon tė sajojė imazhe tė pėrbashkėta me drejtuesit politikė e institucionalė nga Shqipėria, pėr tia rritur bazėn legjitimuese veprimeve tė veta.
Pra, atėherė kur konsideron qė ėshtė arritur ndonjė sukses, kryeministri Thaēi e privatizon atė dhe e lokalizon nė Kosovėk ku ėshtė kryeministėr. Ndėrkaq, atėherė kur do ta pėsojė Kosova me fajin e tij, ai mėsyen nė Shqipėri pėr ti paraqitur zhvillimet e situatat nė vijim si ēėshtje tė dakorduara tė tė dyja shteteve dhe madje tė mbarė kombit.
Tė gjithė e mbajmė mend se si pas zmbrapsjes nga veriu i Kosovės, mė 26 korrik 2011, pra atėherė kur kryeministri Thaēi e urdhėroi tėrheqjen e policisė sė Kosovės nga pikat veriore kufitare 1 dhe 31, ai shkoi nė Dhėrmi pėr tu takuar me kryeministrin Berisha, mė 31 korrik 2011. Natyrisht, ai nuk e konsultoi Berishėn dhe askė nga Shqipėria pėr aksionin e 25 korrikut nė veri, por vetėm kur u zmbraps, vetėm atėherė kur gjendja po degjeneronte nė veri nga barrikadat qė po ngreheshin pėrditė prej strukturave ilegale tė Serbisė, ai shkoi ta takonte Berishėn.
Kryeministri Thaēi nuk i bashkėrendon veprimet me kryeministrin Berisha nė mėnyrė qė shteti i Kosovės dhe ai i Shqipėrisė tė jenė nė funksion tė faktorizimit tė kombit shqiptar. Kryeministri Thaēi synon veēse ta ndajė fajin me Shqipėrinė tė shfajėsohet pėr vete nė masėn nė tė cilėn do ta ndajė fajin me kryeministrin e Shqipėrisė. Jo strategji tė pėrbashkėta paraprake, por imazhe tė bashkėfajtorėve posteriori.
Ky ėshtė kurthi e kryeministrit Thaēi pėr kryeministrin dhe udhėheqėsit tjerė politikė tė Shqipėrisė. Nėpėrmjet Shqipėrisė, ai aspiron ta amortizojė zemėrimin e shqiptarėve tė Kosovės, me veprimet dhe sjelljet e tij aspak kombėtare.
Ėshtė vetė ky kryeministri Thaēi pėr tė cilin Wikileaks pati njoftuar qė, mė 13 gusht 2009, ishte ankuar se kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha po pėrzihet nė politikėn e Kosovės. Kėtė gjė ai ia ka thėnė zėvendėsambasadorit amerikan nė Prishtinė, Michael McMurphy.
Sipas tė njėjtit njoftim, kryeministri Thaēi kishte deklaruar qė pėrzierja nga Shqipėria nė politikėn kosovare paraqet kėrcėnim pėr Kosovėn, dhe ka kėrkuar ndėrhyrjen amerikane te Berisha, qė ta kundėrshtojnė njė pėrfshirje tė tillė, duke theksuar se Kosova ėshtė njė shtet i pavarur, dhe jo krahinė e Shqipėrisė. Kryeministri Thaēi po ashtu ka kėrkuar nga Ambasada e SHBA-ve nė Prishtinė, qė pėrmes Ambasadės sė SHBA-ve nė Tiranė, tė bėjnė trysni mbi Berishėn dhe tė kėrkojnė nga ai qė tė pėrmbahet nga deklarimet apo veprimet qė ngritin frikė nė rajon nga panshqiptarizmi.
Me fjalė tė tjera, Thaēi i thotė Qeverisė sė Shqipėrisė, mos ejani ju nė Kosovė, dhe mos u merrni ju me Kosovėn unė vij atje kur tė mė nevojiteni pėr pazaret e mia me Kosovėn. Tė hėnėn qė shkoi, pra tė njėjtėn ditė qė takoi kancelaren gjermane Merkel nė Prishtinė, kryeministri Thaēi shkoi e takoi kryeministrin Berisha nė Tiranė. Dhėrmiu, pjesa 2. Mė 31 korrik, Thaēi vizitoi Berishėn, mu kur po zmbrapste policinė e Kosovės nga veriu. Mė 19 dhjetor, Thaēi sėrish vizitoi Berishėn kur duket qė po zmbraps politikėn e Kosovės nga veriu.
Sepse, nė njėrėn anė, kancelarja Merkel deklaron qė duhen hequr barrikadat e strukturave paralele tė Serbisė nė veri dhe vetė ato struktura, mirėpo nuk thotė se KFOR-i gjerman do ta bėjė kėtė. Nga ana tjetėr, ajo kėrkon koncesione tė Qeverisė sė Kosovės pėr veriun e vendit.
Pra, trysnia e kancelares Merkel mbi Serbinė pėr shpėrbėrjen e strukturave ilegale tė Serbisė nė veri, po pasohet me trysninė e saj mbi Qeverinė e Kosovės pėr lėshim pe nė veri. Kombinimi i kėtyre dyjave shpie te eliminimi i strukturave tė Serbisė nė veri, mirėpo nėpėrmjet formėsimit paralel tė njė lloj autonomie tė veriut qė do tė dilte nga bisedimet e reja pėr veriun.
Kėsisoj, nuk do tė kemi eliminim tė strukturave tė Serbisė, por vetėm legalizim tė tyre si pėrmbajtje tė asaj autonomie. Ose, pėr tė qenė mė tė saktė, nė masėn nė tė cilėn do tė eliminohen kėto struktura, nė po atė masė do tė ngrihet autonomia e veriut, d.m.th. nė atė masė ato struktura, nė tė vėrtetė, do tė legalizohen. Gjithandej dėgjojmė se si dialogu ėshtė proces, zgjidhjet pėr veriun janė proces, zhbėrja e strukturave ilegale tė Serbisė ėshtė proces etj.etj. Nė fakt, gjithnjė bėhet fjalė veēse pėr tė njėjtin proces.
E thėnė ndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi nė Prishtinė, e tha qė ushtarėt gjermanė nuk do tė vdesin pėr veriun e Kosovės. Njėkohėsisht, kryeministri Thaēi e sforcoi dialogun me Serbinė, si njė gjė tė domosdoshme. Kjo nėnkupton qė do tė nisin bisedimet me Serbinė pėr veriun e vendit tonė.
Pra, letra qė ministri i Jashtėm suedez, Carl Bildt, ia pati dėrguar Baroneshės Ashton, mė 17 nėntor 2011, tash do tė fillojė tė zbatohet: kalimi nė bisedime politike me Beogradin pėr veriun e Kosovės. Nė veri, ndoshta do tė bjerė ca krimi dhe barrikadat, ama pėr aq sa do tė rritet autonomia politike dhe administrative atje.
Ėshtė interesante qysh kancelarja Merkel vizitoi KFOR-in nė Shtabin kryesor tė tij pėr tu takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Drews, mirėpo nuk erdhi nė institucionet e Kosovės. Takimi u zhvillua nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės Adem Jashari, pra nė njė vend aspak zyrtar, por nė njė zonė disi ndėrkombėtare, ku njerėzit vijnė pėr tė shkuar, nė njė vend qė definohet duke mos qenė i definuar.
Nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm ku shkoi kancelarja Merkel, por edhe ku nuk shkoi ajo. Duket qartė qė Merkel ka njė problem tė madh me Qeverinė e Kosovės pėrkundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Gjermania. Ajo e pėrmendi korrupsionin nė Kosovė dhe luftėn kundėr tij. Ndoshta kjo ka qenė arsyeja kryesore pse ajo shyri nė ndėrtesėn e Qeverisė sė Kosovės.
Sido qė tė jetė, dy drekat e kryeministrit Thaēi me Baroneshėn Ashton nė kėtė vit, na kushtuan shtrenjtė me njė sėrė koncesionesh ndaj Serbisė, tė bėra pėrgjatė dialogut midis Edita Tahirit dhe Borislav Stefanoviqit. Vizitėn e kancelares Merkel, Qeveria e Kosovės aktualisht po e shfrytėzon si lėpise, qė, me gjasė, do tė ketė ēmimin shumė tė shtrenjtė pėr Kosovėn edhe se drekat me Baroneshėn Ashton.
http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...-per-berishen/
Te gjithe flasin qe vizita e Merkelit ishte e dedikuar vetem per ushtaret paqeruejtes gjerman qe ndodhen ne veri madje u deklaru edhe ambasadori gjerman ne Kosove.
Pune e thjesht ka qen ka mund te mos e bej te madhe kete pune thjesht te vij ne kosove ti vizitoj qytetaret e vet pa i lajmru mediat 1 vizite 1 ditoreshe prej 8 oreve nuk do diktohej fare. Por aq sa ka dasht ti vizitoj ushtaret e vet aq ka dasht ta takoj thaqin dhe ti kerkoj qe ta leshoj edhe i cike perin sa i perket gjendjes se veriut, dhe tash gjoja therret qe nuk kam ardh ta takoj Thaqin po kam ardh qe ti vizitoj ushtaret e mij per festat. Nje udhe e dy pune.
Ky peni apo kanopi yni shume i gjat kish qen mua me duket se tash eshte koha te terhekun litar jo te leshojn.
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
Krijoni Kontakt