Modelet utopike tė Tadiqit
Pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės dhe analistėt nė Prishtinė i hedhin poshtė idetė e fundit tė presidentit serb, Boris Tadiq, i cili ka propozuar
modelin Irlandez, si zgjidhje pėr ēėshtjen e Kosovės. Kjo ide e Tadiqit, sikurse edhe idetė tjera duke marrė shembuj, herė dy Gjermanitė e herė Tirolin Lindor, nga Prishtina zyrtare, shihen si njė pėrpjekje tjetėr e Beogradit, pėr tė vėnė nė lajthitje Bashkimin Evropian.
Presidenti serb Boris Tadiq ka propozuar para medieve serbe se Beogradi marrėveshjen e paqes sė Irlandės Veriore si model pėr zgjidhjen e mundshme tė konfliktit me Kosovėn. Me kėtė marrėveshje tė vitit 1998, e njohur si “E premtja e Mirė”, Republika e Irlandės, sipas Tadiqit, hoqi dorė nga pretendimet pėr sovranitet mbi Irlandėn e Veriut, duke e zėvendėsuar atė me shpresėn pėr tė parė njė Irlandė tė Bashkuar, por duke u bazuar nė votime nė tė dy anėt.
“Ekziston ky model Irlandez, ku pavarėsisht se Republika e Irlandės nuk e njeh ndarjen territoriale me Irlandėn Veriore, megjithatė ėshtė anėtare e BE-sė”, ėshtė shprehur Tadiq, duke pretenduar qė edhe Serbia tė jetė anėtare e BE-sė, pa e njohur Kosovėn dhe pa hequr dorė nga ajo.
“
Qėllimi i Tadiqit me kėtė propozim ėshtė qė Irlanda e Veriut, tė jetė Veriu i Kosovės. Pra, Prishtina e Beogradi sė bashku tė gjejnė njė mirėkuptim pėr veriun, njė paqe, por Beogradi tė jetė ai qė ka pushtetin kryesor mbi veriun dhe autoritetin”, thotė njė zyrtar nė kushte anonimiteti nga Qeveria e Beogradit.
Kjo ėshtė njė lloj ndarjeje e brendshme e Kosovės, por qė nuk i prek kufi jtė, shtoi ky burim. Nga ana tjetėr, Oliver Ivanoviq, sekretar pėr Kosovė nė Qeverinė e Serbisė, thotė se me modelin e Irlandės Veriore, presidenti Tadiq ka dashur tė thotė se duhet gjetur njė zgjidhje mes tė dyja palėve pėr statusin e veriut.
“Duke u bazuar nė votime nė tė dy anėt, do tė thotė qė si Beogradi ashtu dhe Prishtina tė gjejnė njė zgjidhje pėr veriun, e cila do tė ishte e pranueshme pėr tė dyja palėt. Nuk do tė thotė qė modeli i Irlandės Veriore tė kopjohet nė tėrėsi, por mund tė merret si shembull pėr gjetjen e njė zgjidhjeje qė do tė stabilizonte situatėn”, tha Ivanoviq.
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi thotė se modelet e tilla janė tė parealizueshme, pėr faktin se Kosova ėshtė shtet i pavarur. “
Herėt a vonė Serbia do ta pranojė realitetin e Kosovės. Modelet e tilla nuk bėjnė pėr Kosovėn, sepse Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran, dhe e vetmja zgjidhje mbetet integriteti i veriut nė institucionet e Prishtinės”, tha Kuēi.
Analisti Shenoll Muharremi, propozimet e Tadiqit i konsideron tė parealizueshme, jo praktike dhe joreale, tė cilat, sipas tij, po tregojnė se ky vend ėshtė akoma jo i gatshėm qė tė pranojė realitetin e Kosovės.
“
Propozimet qoftė i dy Gjermanive, apo i Irlandės Veriore, dihet qė janė tė parealizueshme. Por, Tadiq me kėto deklarata me njė anė po mundohet edhe tė bėjė lojė politike meqė gjendet para zgjedhjeve parlamentare”, tha Muharremi.
Kurse analisti tjetėr Behxhet Shala, kėtė propozim tė presidentit Tadiq, e sheh mė tepėr si njė fillim tė ndryshimit tė kushtit tė Serbisė karshi veriut, i cili dalėngadalė po bie nė binarė derisa nė fund do tė pranojė realitetin e Kosovės.
“Kjo ėshtė njė pėrpjekje e Tadiqit pėr me hy nė BE. Tadiq mė herėt ka dalė me deklarata mė tė fuqishme si me ndarjen e Kosovės, ose me ndarjen veriut, kurse tani i ka zbutur kėrkesat, sepse e ka parė se nuk mund t’i realizojė kėrkesat e tij tė mėhershme”, tha Shala.
Ai shtoi se Serbia ėshtė e interesuar qė ta forcojė praninė e saj nė veri, ku qėllimi kryesor i tyre ėshtė njė autonomi pėr atė pjesė, pra legalizimin e pranisė serbe nė atė pjesė. “Modelet e propozuara nuk janė tė realizueshme, porse njė status mė i veēantė pėr veriun, qė jep mė shumė se pakoja e Ahtisaari me siguri se do tė ndodhė”, tha Shala.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ke-te-tadiqit/
Krijoni Kontakt