Në demokracinë shqiptare në kohën e qeverisjes së kujt kanë ngjarë mynxyrat më të tmerrshme
Për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe për të tjerët që kanë njohuri - fakte
Flasim vetëm me fakte.
Epokën e komunizmit kemi folur kaq shumë sa e kemi bërë fërtele fare. Çdo dështim që ka ngjarë qoftë ekonomik a kultural e kemi lidhur me këtë epokë dhe përfundimish fajtorin për gjithë këto dështime ia kemi lënë komunizmit ( edhe pas 20 vitesh ), sepse ai është fajtot për të gjitha. Këtë epokë nuk kemi hezituar ta quajmë epoka e Enver Hoxhës dhe çdo kush që ka folur ( mirë ) për atë kohë e kemi quajtur enverist, ani se të shumtën e herës është folur për epokën dhe jo për Enver Hoxhën.
Tani t’i kthehemi pak kohës së demokracisë, e cila ka rritur shtatin dhe po bëhet 20 vjecare. Sipas ligjit, një 18 vjecar nuk quhet më fëmijë, prandaj për gabimet e bëra dënohet jo si një i mitur. Edhe demokracia shqiptare ka kaluar moshën e miturisë, bile po i bën edhe 3 vite të moshës së pjekurisë.
Sipas mendimit tim ( qofsha gabim ) nga vitet e 90-ta e këtej në shtetin amë kanë ndodhur ngjarje – mynxyra kaq të llahtarshme ( 97-ta, Gërdeci, 21 janari etj që nuk po numëroj më shumë ) të papara e të padëgjuara e të papresedan për një vend të cilizuar. Nuk kam hezituar të them dikund se ”asnjëherë në histori nuk është vrarë më shumë qenia shqiptare se në ndonjë vit të pas 90-tave: qoftë ekonomia e trashëguar ( edhe ashtu e brishtë që ishte ), kultura, atdhedashuria, kriminaliteti….
Dhe doemos këto ngjarje kanë ndodhur gjatë mandatit të dikuj që po qeveriste vendin. Derisa kohën e komunizmit ndonjë gojëkeq e quante epoka e Enver Hoxhës ose enverizmi, gojëkëqinjtë e taborrit tjetër nuk do t’i shajmë, sepse do t’ua bënim të padrejtë, nëse epokën e sotme do t’i dëgjojmë ta quajnë saliiste, nanoiste, majkoiste, finoiste, ramoiste etj.
Në këtë temë a mund të flasim për këto çështje:
A mund të flasim për ngjarjet – mynxyrat gjatë kësaj periode dhe për bartësit e përgjegjësive
A mund të flasim gjithashtu për: ekonominë, bujqësinë, blegtorinë, fabrikat, punësimin, arsimimin – kualitetin e shkollë sonë, sa jemi duke i dhënë rëndësi kulturës sonë, si është imazhi i shqiptarit në botë, si është gjendja në shëndetësi, siguria e mirëqenia njerëzore; thënë shkurt si jemi me gjithë ato që e bëjnë një shtet.
Pastaj: Shqipëria dhe roli i saj në luftën e fundit në Kosovë…
P.S. Prapë po ju them: tema nuk ka karakter politik dhe mos ia jepni këtë ngjyrim! As mos e merrni si provokim. Mundësisht para se të shkruani hiqni emocionet, zbutene militantizmin ( zireni se personi të cilin e doni sapo ka vdekur ) dhe shkruani si një shqiptar që mbi Shqipërinë nuk vë gjë tjetër!
Me respekt,
Krijoni Kontakt