Talenti 18-vjecar shqiptar i lindur ne Spanje flet per aventuren te gjigantet spanjolle dhe per huazimin te Boca Juniors
Nje prej lojtareve te rinj qe ne te ardhmen me shume mundesi do te jete nje nga yjet e futbollit eshte 18-vjecari Arlind Kukaj. I lindur ne Spanje, me prinder kosovare, talenti qe shpreson qe te marre sa me shpejt nje ftese nga Federata Shqiptare e Futbollit momentalisht luan me nje nga klubet me me shume trofe ne bote, me Boca Juniors. Por Kukaj ne Argjentine eshte i huazuar nga klubi i Real Madrid, ne te cilin ne nje interviste per Albaniasoccer.com talenti shqiptar thote se do te rikthehet pasi te fitoje eksperience me Bocan.
Gjithashtu Kukaj flet me kenaqesi per njohjet dhe fotografite qe ka bere me yjet e Real Madrid, por dhe me biseden qe pa patur me trajnerin Jose Mourinho, i cili e ka cilesuar si Ronaldo i ardhshem.
Cila eshte rruga qe ka ndjekur Arlind Kukaj per te ardhur deri ketu?
Kam lindur ne Spanje, ne Madrid, me 02.08.1993. Me futboll kam filluar te merrem qe ne moshen 7-vjecare, kurse pjese e Real Madrid jam bere kur kam qene 8-vjec e gjysme.
Disa prinder nuk i mbeshtesin shume femijet e tyre kur ai ka talent per te bere karriere. Po ty a te kane mbeshtetur prinderit dhe deri ku?
Po, me kane mbeshtetur dhe vazhdojne te me mbeshtesin te dy prinderit, por pak me shume babai. Ai gjithmone ka qene pas meje dhe me ka keshilluar per cdo gje.
Jashte fushes se blerte a merreni me aktivitete te tjera
Kur kam kohe te lire kam deshire te kendoj, aktroj dhe te merrem me karate, te cilen e praktikoj shpesh, pasi e pelqej shume. Kam luajtur ne teater disa here me Victor Elias.
Sa je i lidhur me Kosoven, vendlindjen e prinderve? A e viziton shpesh dhe si ndjehesh atje?
Me pelqen shume Kosova, por rralle shkoj, sepse jam shume i zene me futbollin. Kur jam atje ndjehem shume mire, por kam dhe nje deshire te madhe qe te shkoj ne Shqiperi, pasi kurre nuk kam qene.
Tani po luan per Boca Juniors i huazuar nga Real Madrid. Perse e ke kerkuar vete kete huazim?
Kur degjova se Boca ishte e interesuar per mua dhe me kerkuan per te me huazuar pranova, sepse mendova se ishte me e mira per mua. Boca ne kete rast me ka mesuar shume dhe kur te kthehem tek Real Madrid do te jem me i pjekur ne fushe. Eshte nje eksperience e re nga e cila po mesoj shume dhe do te me vleje ne te ardhmen.
Real Madrid eshte klubi ku cdo lojtar ka deshire te luaje nje here ne karrieren e tij. Aty luajne disa nga lojtaret me te mire te botes si Cristiano Ronaldo, Ozil, Casillas, Higuain, Kaka etj. Cfare miqesie ke me ta?
Me te gjithe kam folur dhe kam bere foto, mirepo miqesi me te madhe kam me Higuain, te cilin e kam idhull.
Ndersa flitet per lojtaret, tek Real eshte edhe trajneri me i mire ne bote, Jose Mourinho. Sigurisht ke pasur fatin ta takosh, cfare te tha?
E kam takuar ne nje ndeshje kur une shenova 3 gola. Ai me pyeti se nga e kam prejardhjen dhe i thashe nga Kosova. Me tha : Me vjen keq per ate qe ndodhi ne Kosove dhe me vuri nje epitet Ronaldo i ardhshem (fenomeni brazilian).
Kur flitet per te ardhmen, flitet per objektiva. Cilat jane objektivat e Arlind Kukaj dhe kur do ta shohim ne ekipin e pare?
Qellimet e mia jane qe Kombetarja shqiptare te beje nje ekip te forte me te cilin mund te kete mundesi te jete pjesemarrese ne Kampionatin Evropian dhe ate Boteror, normalisht pjese e se ciles deshiroj te jem dhe une. E dyta eshte qe te jem nje nder futbollistet me te mire ne bote. Pres te futem ne ekip te pare te Real Madrid sapo te kthehem nga Argjentina.
Nje teme qe shtrohet per cdo futbollist te ri shqiptar eshte Kombetarja. Ti aktivizohesh ne grupmoshat e kombetares spanjolle. A ke pasur ftese nga Kombetarja shqiptare? Cila eshte deshira jote?
Une jam aktivizuar me grupmoshat e Kombetares spanjolle, mirepo nuk ka asgje zyrtare. Kam deshire qe te luaj per Shqiperine, por nuk mund te pres shume kohe per nje ftese nga ana e FSHF-se
Krijoni Kontakt