Dell: Kosova, Dell: Kosova, shembull i bashkë-ekzistencës së vlerave perëndimore e islamike
New Jersey, 14 dhjetor - Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell i ka mundësuar presidentes Jahjaga një ligjëratë në Monmouth University të New Jerseyt. Bashkë me të ai para studentëve të këtij universiteti ka thënë se Kosova është tregim i suksesshëm dhe shembull i bashkë-ekzistencës së vlerave perëndimore e islamike.
“Kosova është një tregim i mirë në lajme, jo një lajm i keq. Është një shtet që kërkon vendin e tij në hapësirën evropiane….Besoj se ajo (Jahjaga) përfaqëson një të ardhme, sipas së cilës një shtet mysliman mund të tregojë se vlerat islamike dhe ato perëndimore mund të bashkëjetojnë”, ka thënë Dell, transmeton Indeksonline.
Ai ka treguar se si Jahjaga pranoi ta marrë udhëheqjen e shtetit pasi që dy paraardhësit e saj u larguan nga posti brenda 4 muajsh. /koha/
Krijoni Kontakt