Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Thaçi: Konvoji rus nuk hyn në Kosovë, serbët i ndihmojmë vetë

    Prishtinë-Konvoji me ndihma ruse nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që të hyjë në Kosovë nëse nuk përmbushen procedurat që kërkohen.

    Ka qënë kjo deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku foli gjerësisht edhe për integrimin europian të Kosovës dhe axhendën e qeverisë për vitin e ardhshëm.

    Thaçi, tha se në vend nuk ka krizë humanitare ndërkohë qeveria e Kosovës është e gatshme vetë t’i ndihmojë serbët e veriut.

    Thaçi tha se ky është një vendim politik i qeverisë ruse dhe jo sepse ka krizë humanitare.

    Ai tha se konvoji udhëhiqet nga ambasadori rus në Beograd dhe pavarësisht se cilët janë duhet respektojnë procedurat kufitare të shtetit të Kosovës.

    Sipas kryeministrit Qeveria e Kosovës është e gatshme të ndihmojë me ushqime serbët e veriut, nëse kjo është e nevojshme njëjtë sikur ka qenë e gatshme të veprojë edhe në situata tjera.

    Thaçi: 2012-ta, vazhdon viti i axhendës europiane

    Kryeministri Thaçi deklaroi se viti i ardhshëm do të vazhdojë të mbetet viti i axhendës evropiane për Kosovën, vit i zhvillimit ekonomik dhe i rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve.

    “Nga java e kaluar, me vendimin e Komisionit Evropian, Këshillit të Ministrave, liderëve të BE, për Kosovën në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian është hapur një kapitull i ri, kapitull i ri historik i ofertës konkrete të Brukselit për Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

    Kryeministri Thaçi tha se BE, edhe ato pesë vende që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë qenë unike për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim.

    “Është vlerësuar lart konstruktiviteti i Kosovës në proceset e raporteve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet, me Maqedoninë, Shqipërinë, edhe me Malin e Zi. Në të njëjtën kohë, i është dërguar qartë mesazhi nga Brukseli edhe fqinjit tonë, Serbisë, se integrimi në BE kalon përmes marrëdhënieve të mira ndërshtetërore me Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

    Sipas tij, kjo nuk është dhuratë nga BE, por është meritë e Kosovës.

    “Natyrisht, jam i bindur se në afat rekord do të implementojmë të gjithë listën e prioriteteve që dalin edhe për liberalizimin e vizave, edhe për marrëdhëniet kontraktuale me BE-në”, tha kryeministri i Kosovës në mbledhjen e qeverisë. (LajmeShqip.com)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Clinton: S’ka krizë humanitare n'Kosovë

    15.12.2011/01:29 - E EnjteShpërndaje0

    Clinton gjatë takimit me Jahjagën - Getty Images

    Shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton i kundërvihet pretendimeve ruse dhe serbe për gjoja ekzistimin e krizës humanitare në veri të Kosovës, për çka Rusia dëshiron të dërgojë ndihma.

    “Ne kemi kontakuar me OKB-në dhe të tjerët. Ata nuk raportojnë për krizë humanitare apo nevojë. Ne i inkurajojmë qytetarët e Kosovës, sidomos ata në veri që të punojnë së bashku. Sipas Kushtetutës së Kosovës atyre u garantohen të drejtat e barabarta dhe shtetësi e plotë”, ka thënë Clinton pas takimit me Presidenten e Republikës, Jahjaga.

    E pyetur për këtë çështje, Jahjaga ka thënë se Kosova do të respektojë konventat ndërkombëtare për ndihmat humanitare./indeksonline/

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Thaçi: Konvoji rus nuk hyn në Kosovë, serbët i ndihmojmë vetë

    Prishtinë-Konvoji me ndihma ruse nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që të hyjë në Kosovë nëse nuk përmbushen procedurat që kërkohen.

    Ka qënë kjo deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku foli gjerësisht edhe për integrimin europian të Kosovës dhe axhendën e qeverisë për vitin e ardhshëm.

    Thaçi, tha se në vend nuk ka krizë humanitare ndërkohë qeveria e Kosovës është e gatshme vetë t’i ndihmojë serbët e veriut.

    Thaçi tha se ky është një vendim politik i qeverisë ruse dhe jo sepse ka krizë humanitare.

    Ai tha se konvoji udhëhiqet nga ambasadori rus në Beograd dhe pavarësisht se cilët janë duhet respektojnë procedurat kufitare të shtetit të Kosovës.

    Sipas kryeministrit Qeveria e Kosovës është e gatshme të ndihmojë me ushqime serbët e veriut, nëse kjo është e nevojshme njëjtë sikur ka qenë e gatshme të veprojë edhe në situata tjera.

    Thaçi: 2012-ta, vazhdon viti i axhendës europiane

    Kryeministri Thaçi deklaroi se viti i ardhshëm do të vazhdojë të mbetet viti i axhendës evropiane për Kosovën, vit i zhvillimit ekonomik dhe i rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve.

    “Nga java e kaluar, me vendimin e Komisionit Evropian, Këshillit të Ministrave, liderëve të BE, për Kosovën në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian është hapur një kapitull i ri, kapitull i ri historik i ofertës konkrete të Brukselit për Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

    Kryeministri Thaçi tha se BE, edhe ato pesë vende që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë qenë unike për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim.

    “Është vlerësuar lart konstruktiviteti i Kosovës në proceset e raporteve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet, me Maqedoninë, Shqipërinë, edhe me Malin e Zi. Në të njëjtën kohë, i është dërguar qartë mesazhi nga Brukseli edhe fqinjit tonë, Serbisë, se integrimi në BE kalon përmes marrëdhënieve të mira ndërshtetërore me Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

    Sipas tij, kjo nuk është dhuratë nga BE, por është meritë e Kosovës.

    “Natyrisht, jam i bindur se në afat rekord do të implementojmë të gjithë listën e prioriteteve që dalin edhe për liberalizimin e vizave, edhe për marrëdhëniet kontraktuale me BE-në”, tha kryeministri i Kosovës në mbledhjen e qeverisë. (LajmeShqip.com)
    ARRIHET MARRËVESHJA PËR NDIHMAT RUSE !!!!

    Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Rusisë për të siguruar depërtimin e konvojit me ndihma humanitare nga Rusia, ndihma këto të cilat u dedikohen serbëve të Kosovës.

    Lajmin e ka konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Maja Kocijacic, e cila nuk ka dhënë ndonjë hollësi se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë saktësisht.

    Sipas saj, KE është në kontakt me të gjitha palët e përfshira, me qëllimin që marrëveshja e arritur të zbatohet.

    Konvoji i përbërë nga 27 kamionë, për të tretën ditë me radhë është duke qëndruar në vendkalimin kufitar në Jarinë dhe është shndërruar në çështje debatesh politike.

    Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka ofruar dy opsione para autoriteteve ruse; opsioni i parë ka të bëjë me përcjelljen e policisë kur bëhet fjalë për një konvoj kaq të madh ndihmash dhe opsioni i dytë është shfrytëzimi i vendkalimit kufitar në Merdare.

    Të dyja mundësitë, janë hedhur poshtë nga ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin, i cili ka akuzuar EULEX-in për njëanshmëri. (REL)

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,69564
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Vdiq blloku lindor ne Ballkan! Gadishulli Ilirik po i kthehet origjines se vet Europiane, pak nga pak do te treten edhe turmat e ardhura aksidentalisht ne Europe, dhe do te dergohen per ne theqefje andej nga erdhen prej Azie. Europa po e kthen ne gjirin e vet Ilirikun dhe aleancat ballkanike po shuhen.

    Rusia eshte duke i hedhur shkelmat e fundit, si derr i eger, i plagosur.

    Rrofte Europa e Vjeter dhe Iliriku!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Vdiq blloku lindor ne Ballkan! Gadishulli Ilirik po i kthehet origjines se vet Europiane, pak nga pak do te treten edhe turmat e ardhura aksidentalisht ne Europe, dhe do te dergohen per ne theqefje andej nga erdhen prej Azie. Europa po e kthen ne gjirin e vet Ilirikun dhe aleancat ballkanike po shuhen.

    Rusia eshte duke i hedhur shkelmat e fundit, si derr i eger, i plagosur.

    Rrofte Europa e Vjeter dhe Iliriku!
    ishallah

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •