Shaqiri: Nuk kam marrė ftesė nga Shqipėria
Xherdan Shaqiri edhe njė herė ka folur pėr dashurinė e tij pėr vendlindjen, pavarėsisht se ka zgjedhur ta ndėrtojė karrierėn ndėrkombėtare me pėrfaqėsuesen e Zvicrės.
Mesfushori kosovar sė fundi ėshtė sharė nga tifozėt e flaktė tė kombėtares kuqezi pėr shkak se ka zgjedhur tė luajė pėr fanellėn e Zvicrės.
Por nė njė intervistė tė fundit pėr Gazetėn Shqiptare ai shpjegon se, pėrveē qė nuk ka marrė ftesė dhe as qė ėshtė kontaktuar nga drejtues tė Federatės Shqiptare, ka zgjedhur Zvicrėn pasi mundėsitė me Shqipėrinė janė tė zbehta.
Kam parė komentet e gazetave dhe nuk mė kanė pėlqyer. Gazetat kanė folur para kohe. Ata qė na kanė quajtur tradhtarė mua dhe shokėt e mi, nuk e dinė realitetin.
Fakti qė ne jemi pjesė e kombėtares zvicerane nuk do tė thotė qė jemi tradhtarė. Dashuria pėr vendlindjen nuk ka lidhje me futbollin. Unė luaj pėr Zvicrėn, sepse mundėsitė.
Shqipėria nuk mė ka bėrė kurrė asnjė lloj oferte. As edhe njė telefonatė nuk kam marrė nga kombėtarja shqiptare.
Nuk e njoh fare Armando Dukėn dhe nuk kam komunikuar asnjėherė me tė. Kėto ditė nga gazetat kam marrė vesh se ėshtė ai presidenti i FSHF-sė, ka thėnė ylli i Bayernit tė Munichut. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt