De Biasi shpall listen per Moldavine
Erjon Dushku, Erjon Vucaj dhe Renato Arapi janė tri prurjet e reja tė trajnerit Xhani de Biazi nė Kombėtaren shqiptare. Lajmi bėhej i ditur nga burime tė sigurta nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, si dhe gjente konfirmim edhe nga drejtuesit e tri klubeve, ku kėta tre lojtarė aktivizohen aktualisht.
Kjo ėshtė zyrtarizuar mesditėn e sė shtunės edhe pėrmes publikimit tė listės sė kuqezinjve tė thirrur nga ana e De Biazit pėr miqėsoren e 15 gushtit nė Tiranė, ndaj Moldavisė. Ndėrkohė, kemi edhe njė prurje tjetėr tė re, lojtar qė nuk ka luajtur mė parė pėr kuqezinjtė, sikundėr dy tė parėt (Arapi ka qenė njė herė me Kombėtaren nė miqėsoren ndaj Argjentinės, por ajo ndeshje nuk ka qenė zyrtare dhe nuk njihet nga FIFA), i cili luan nė kampionatin shqiptar tė futbollit. Ai ėshtė shkodrani i Lacit, Erjon Vucaj.
Rikthim nė kombėtare i Ledian Memushajt, qė luan me Leēen nė Itali, por nuk mbetet jashtė listės edhe Edgar Cani, pavarėsisht se ėshtė pa skuadėr. Ai, sė bashku me Bogdanin dhe Salihin do tė jenė pjesė e repartit ofensiv pėr kėtė miqėsore, ndėrsa ka mbetur jashtė elbasanasi Armando Sadiku.
Dy portierė ka grumbulluar italiani i pankinės kuqezi pėr testin gjeneral miqėsor para startit tė fushatės kualifikuese pėr Botėrorin 2014, dy kosovarėt Samir Ujkani dhe Etrit Berisha. Nuk figuron nė kėtė grumbullim Migjen Basha, pavarėsisht se atij i kanė nisur procedurat pėr paisje me pasaportė shqiptare. Ndoshta pritet pėrgjigjia pėrfundimtare e FIFA-s, qė ta lejojė kosovarin tė luajė me kuqezinjtė, kur dihet se ka provuar tė veshė mė herėt fanellėn e Zvicrės U-21.
Erjon Dushku, Renato Arapi dhe Erjon Vucaj, tė tre nga kampionati shqiptar, kanė arritur tė bindin trajnerin De Biazi me lojėn e tyre, kryesisht gjatė pjesės sė dytė tė sezonit tė shkuar, ndėrsa shkodrani i Laēit nė angazhimin qė pati me Skėnderbeun nė dy ndeshjet e “Champions League”. Pėr qendėrmbrojtėsin bardheblu, italiani ėshtė bindur pas ndeshjes finale tė Kupės sė Shqipėrisė ndaj Skėnderbeut, nė maj tė kėtij viti. Dushku zhvilloi njė nga takimet e tij mė tė mira, duke bėrė qė De Biazi tė krijonte njė ide mė tė qartė pėr tė.
Ndėrsa pėr Arapin, ajo qė vendosi ishte takimi i parė i Ligės sė Kampioneve, mes Skėnderbeut dhe Debreēenit, ku korēarėt fituan 1-0. Duke pasur edhe mungesa nė tė majtė tė mbrojtjes (nuk ėshtė Kristi Vangjeli), tekniku italian ka menduar qė t’i japė njė shans kavajasit tė korēarėve. Nė prag tė ndeshjeve zyrtare tė shtatorit pėr kualifikimet e Botėrorit 2014 (mė 7 shtator luajmė ndaj Qipros nė Tiranė dhe mė 11 luajmė nė Luzern ndaj Zvicrės), De Biazi kėrkon tė konsolidojė grupin, ndaj edhe pėrballja me Moldavinė do tė shihet si testi i vėrtetė i kuqezinjve.
Tekniku nuk ka lėnė pa grumbulluar edhe Hamdi Salihin, paēka se ky i fundit gjatė kėtij muaji ėshtė tejet i impenjuar te DC Junajtit nė kampionatin amerikan (shto kėtu edhe largėsinė SHBA-Shqipėri dhe lodhjen nga udhėtimi), as Edgar Canin, ende pa ekip, por nuk u ka bėrė vend nė kėtė ndeshje Gjergji Muzakės dhe Franc Veliut. Qė tė dy kėta lojtarė pjesė e Flamurtarit. I pari prej kohėsh lider i kuqezinjve tė Vlorės, i graduar edhe kapiten i tyre, ndėrsa i dyti i mbėrritur sė fundi nė qytetin bregdetar, pasi e mbylli eksperiencėn dyvjecare me Skėnderbeun.
Nė fakt, as njėri, as tjetri nuk kanė qenė pjesė e titullarėve kuqezinj nė tė shkuarėn, por kontigjent i kombėtares po. Mbrojtėsi vlonjat shihej si njė element premtues pėr qendrėn e mbrojtjes sė Shqipėrisė, por mesa duket ka qenė forma e mirė sportive e lezhjanit tė Tiranės, Erjon Dushku, qė e ka eklipsuar, madje edhe e ka lėnė tashmė jashtė kombėtares. I njėjti fat e ka ndjekur edhe Gjergji Muzakėn.
Po ashtu, nė kėtė miqėsore nuk ka vend as pėr Gilman Likėn, shkodranin e spikatur te bardheblutė dhe njėri ndėr mė tė mirėt e kampionatit shqiptar. Rrethi i lojtarėve tė Superiores, qė ftohen nė kombėtare, ėshtė ngushtuar nga De Biazi (janė vetėm katėr tė tillė: Erjon Dushku, Sabien Lilaj, Renato Arapi dhe Erjon Vucaj), i cili, sikurse mund tė hamendėsohet, beson mė tepėr tek elementėt qė luajnė jashtė vendit dhe do bazohet pikėrisht tek ata nė ndeshjet kualifikuese, qė startojnė fillimin e muajit tė ardhshėm.
Lista anti-Moldavi
1 Samir Ujkani 05.07.1988 Palermo
2 Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar
3 Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio
4 Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava
5 Erjon Dushku 25.02.1985 KF Tirana
6 Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina
7 Mergim Mavraj 09.06.1986 SpVgg Greuther Furth
8 Renato Arapi 28.08.1986 SK Skenderbeu
9 Sabien Lilaj 10.02.1989 SK Skenderbeu
10 Odise Roshi 22.05.1991 FSV Frankfurt
11 Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern
12 Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina
13 Ledjon Memushaj 07.12.1986 US Lecce
14 Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback
15 Hair Zeqiri 11.10.1988 Rizespor
16 Ervin Bulku 03.03.1981 Sepahan
17 Erjon Vucaj 25.12.1990 Laci
18 Elis Bakaj 25.06.1987 Chernomorets Odessa
19 Hamdi Salihi 19.01.1984 DC United
20 Edgar Ēani 22.07.1989 Pa skuader
21 Erjon Bodgani 14.04.1977 Siena
![]()
Krijoni Kontakt