Close
Faqja 77 prej 108 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 770 prej 1077
  1. #761
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    Shqiperi - Lituani 4:1,miqsore

    Meha 33`,Cani 37`,Basha 43`,Palionis 59`(autogol)

    Oslo nuk ishte rastėsi, kuqezinjtė shkatėrrojnė Lituaninė


    Poker kuqezi nė miqėsoren ndaj Lituanisė nė “Qemal Stafa”. Njė gol i gjigantit Edgar Cani, njė eurogol, i paparė nė stadiumet tona, realizuar nga Alban Meha, dhe Migjen Basha qė e bėn “sefte” me kombėtaren nė ndeshjen e tij tė dytė. Njė orekestėr kreative, qė ka funksionuar mė sė miri, edhe pse kishte mjaft “korrektime” nė krahasim me kualifikuesen e para pak ditėve me Norvegjinė. Vjen kėsisoji konfirmimi mė i mirė i kuqezinjve, se po kalojnė momentin e tyre tė artė dhe si asnjėherė mė parė, tashmė kanė dy formacione tė denja pėr tė rivalizuar njėri-tjetrin dhe pėrballuar ndeshjet e mbetura kualifikuese nė Grupin E pėr Botėrorin 2014. Kėsisoji, pas atij triumfi historik nė Oslo, kuqezinjtė tanė kanė triumfuar bindshėm nė lojė dhe rezultat me Lituaninė nė njė ndeshje miqėsore. Njėlloj testi ky ndėrmjet dy ballafaqimeve radhazi me norvegjezėt e Olsenit, qė do ‘ti presim nė fushėn tonė nė qershor, atėherė kur do tė marrė njė drejtim tė qartė edhe fati i kuqezinjve nė kėtė fushatė kualifikuese. Nėse arrijmė tė fitojmė sėrish me vikingėt, atėherė kemi shanse reale pėr tė qenė nė Brazil, nė tė kundėrt kalendari i pjesės sė mbetur tė kualifikuesve nė Grupin E nuk premton shumė. Sidoqoftė, duke qenė se pas njė rezultati tė mirė neve na pėrfshin gjithmonė euforia, apo ndaj rivalėsh tė vegjėl nuk kemi angazhimin maksimal, trajneri De Biazi preferoi tė luante me njė formacion tė “korrektuar”, por mjaft kreativ dhe efikas. Dhe u shpėrblye pėr guximin qė ka treguar, ashtu sikurse bėri nė Oslo.

    Formacioni - Kapiteni Cana e pėrcjell kėtė miqėsore nga stoli (aktivizohet nė minutėn e 70-tė), teksa nė vend tė tij luan Tefik Osmani, krah Mavrajt nė qendėr tė mbrojtjes kuqezi. Frika nga njė humbje e mundshme me Lituaninė, cka do ta zbehte entuziasmin postNorvegji, e ka detyruar italianin tė shmangė ndryshime tė shumta nė kėtė repart. Andi Lila, edhe pse nuk do tė jetė nė kthimin ndaj norvegjezėve pėr shkak tė plotėsimit tė numrit tė kartonėve tė verdhė (pezullim njė ndeshje), luajti nė krahun e majtė tė prapavijės sė kombėtares, ndėrsa nė kahun tjetėr ishti pozicionuar Agolli. Odise Roshi, i cili ka plotėsuar numrin e kartonėve tė verdhė, nuk luan nė krahun e djathtė tė mesfushės, pasi aty po patrullon Alban Meha. Debutim i Valdet Ramės me kuqezinjtė, me kosovarin e Valadolit tė vendosur nė krahun e majtė tė mesfushės, ndėrsa qendra i besohet dyshes Basha-S.Lilaj. Sulmi ka dy gjigandėt, Erjon Bogdani dhe Edgar Cani. Interesant ėshtė fakti se lojtari mė i kuotuar pėr ta zėvendėsuar Canėn nė ndeshjen kualifikuese tė radhės, Debatik Curri, nuk ishti nė formacionin titullar ndaj Lituanisė, madje s’u aktivizua as si zėvendėsues, pasi kėtė rol duket se e kishte fituar korcari i Teutės, Osmani. Nė pjesėn e dytė trajneri ka bėrė edhe lėvizjet e pritshme, i favorizuar nga rezultati i pastėr, qė u sigurua qė nė 45 minutat e para. (Panorama sport).

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  2. #762
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    Ndryshon tabela e kombetareve per vendin e dyte ,aty ku gjindet Shqiperija...Ik Spanja,hyn Franca dhe Austrija ndersa ofrohet Izraeli.
    Kombetarja e renditur ne vendin e 9,nuk merr pjese ne balotazh.Rezultatet e arriturra me kombetaren qe perfundon e fundit ne grup shlyhen.

    Ranking of second -placed teams

    1. Kroacia 16
    2. Franca 10
    3. Greqia 10
    4. Hungari 8
    5. Bullgari 7
    6. Angli 6
    7. Shqiperi 6
    8. Austri 5
    -----------------------
    9.Izraeli 5
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  3. #763
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2010
    Postime
    51

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    Talenti i PSG-sė pėrfundimisht i bashkohet Shqipėrisė

    Emri:  talneti.jpg

Shikime: 1601

Madhėsia:  31.8 KB

    Futbollisti shqiptar qė luan tek tė rinjtė e skuadrės sė famshme franceze, PSG, Ardian Krasniqi i ka thėnė PO ftesės sė Federatės Shqiptare tė Futbollit (FSHF) pėr tė marrė pjesė nė kampin e pėrzgjedhjes sė talentėve qė kjo e fundit pritet ta zhvilloj nė Zvicėr nė datat 31.03.2013 dhe 01.04.2013.

    “Jam shumė i kėnaqur qė mė ėshtė dhėnė rasti t’i shpalos aftėsitė e mia, shpresoj qė tė shpaguaj ftesėn qė mė ėshtė bėrė” ka thėnė Krasniqi.

    Krasniqi ishte thirrur edhe mė herėt nga pėrzgjedhėsi i Kombėtares U17, Xhemal Mustedanagic, por atėbotė klubi parisien e kishte ndaluar lojtarin me arsyetimin se nuk ishte datė zyrtare e UEFA-sė.

    Letėrnjoftimi:

    Pozicioni: Mbrojtės
    Datėlindja: 3 janar 1997
    Vendlindja: Gjakovė
    Gjatėsia: 172 cm

  4. #764
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    Rėnditja e FIFA-s, rekord historik pėr Shqipėrinė






    Suksesi historik nė Oslo tė Norvegjisė qė e riktheu kombėtaren shqiptare nė garė pėr njė vend nė botėrorin e Brazilit, pasqyrohet edhe nė renditjen e pėrgjithshme tė FIFA-s pėr muajin Prill. Kuqezinjtė e De Biasit, tė cilėt shkatėrruan edhe Lituaninė me rezultatin 4-1 nė miqėsoren e "Qemal Stafas", ngjiten plot 16 vende nė klasifikim, duke u renditur nė vendin e 48-tė tė klasifikimit.

    Ky jo vetėm qė ėshtė njė hap cilėsor por edhe historik sepse asnjėherė mė parė kombėtarja shqiptare nuk ėshtė renditur mė lart se vendi i 50-tė nė klasifikimin ku bėjnė pjesė tė gjitha kombėtaret e planetit.

    Krahasuar me njė muaj mė parė kur Shqipėria renditej nė vendin e 64-t, kuqezinjtė kanė grumbullur plot 86 pikė pasi aktualisht kanė 596./albeu/
    http://www.zeri.info/artikulli/3694/...per-shqiperine

  5. #765
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    Brahimi pendohet, kėrkon tė rikthehet nė kombėtaren shqiptare !!

    - Futbollisti me origjinė nga Kosova, Mėrgim Brahimi, duket se ėshtė penduar pėr refuzimin qė i bėri Shqipėrisė pak muaj mė parė, duke vendosur qė tė luajė pėr Zvicrėn
    Burimė zyrtare pranė Federatės Shqiptare tė Futbollit konfirmojnė se mesfushori 21-vjeēar i Grasshopers, ka kontaktuar jo nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė me shefin se zyrės sė talentevem Redi Jupi, pėr tė kuptuar nėse dyert e kombėtares janė ende tė hapura pėr tė, edhe pse nė muajin shkurt i theu zemrat e shqiptarėve, duke refuzuar ftesėn e trajnerit Skėnder Gega pėr ndeshjen miqėsore me Maqedoninė.
    Mėsohet se pėrgjigja e Jupit se ka qenė negative, pasi sipas tij, kombėtarja kuqezi nuk ėshtė njė institucion tė cilin futbollistėt mund tė pėrdorin pėr interesa personale.
    Edhe nėse zyra e talenteve do ta pranonte kėrkesėn e Brahimit, rikthimin e tij nė kombėtare nuk e lejon njė vendim i komitetit ekzekutiv tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, sipas tė cilit, nėse njė futbollist refuzon grumbullimin nė pėrfaqėsuese, ai nuk mund tė rikthehet nė asnjė rrethanė, edhe nėse do tė jetė shumė i nevojshėm pėr skuadrėn. Kjo masė ekstreme ėshtė marrė pėr t’u kujtuar tė rinjve me origjinė shqiptare qė nėse pranojnė tė veshin fanellėn kuqezi, duhet ta repsektojnė atė deri nė fund, nė tė kundėrt do tė pėrjashtohen pėrgjithmonė.

    Mergim Brahimi


    Lojtare te tjere ne reprezentacionin U21 te Zvicrres ,qe kane refuzuar fanellen kuq e zi :

    - Arlind Ajeti,19 vjec - Bazel
    - Berat Gjimshiti,20 vjec - Fc Zurich
    - Pajtim Kasami,20 vjec - Fulham
    - Hekuran Kryeziu,20 vjec - Fc Luzern
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  6. #766
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    Fillon misioni anti Norvegji

    - Kombėtarja ka nisur dje zyrtarisht pėr gatitjet pėr ndeshjen e 7 qershorit ndaj Norvegjisė. Trajneri Xhani De Biazi ka pasur nė dispozicion 17 lojtarė nė kėtė seancė tė parė, qė u zhvillua nė orėn 17:00 dhe zgjati pėr mė shumė se 120 minuta. Ajo ka nisur si gjithnjė me kuadrat dhe pasime tė shkurtra mes lojtarėve, e mė pas me vrapime tė lehta. Nė fund tė stėrvitjes nuk kanė munguar edhe disa minuta lojė. Idetė e De Biazit ishin tė qarta dhe synimi i tij ishte tė shikonte formėn e ēdo lojtari. Nė pėrgjithėsi trajneri italian ka mbetur i kėnaqur nga gjendja e tė tijve. Mė shumė nė sy ranė lojtarėt qė prej vitesh janė pjesė e kuqezinjve si Bogdani, Bulku e Agolli, por gjithashtu dukeshin nė njė formė tė shkėlqyer edhe kosovarėt Mavraj e Basha.
    Testimi - De Biazi u mundua tė krijonte idenė pėr tė pėrzgjedhur mes Osmanit dhe Telit vendin e kapitenit Lorik Cana, i cili me mungesėn e tij e ka bėrė trajnerin me “dhimbje koke”. Pėr sa i pėrket pjesės tjetėr tė skuadrės, italiani ėshtė i qetė, pasi ka nė dispozicion shumė lojtarė nė formė maksimale. Basha dhe Bulku treguan edhe njė herė nė stėrvitjen e djeshme se janė dy lojtarė mjaft tė rėndėsishėm, ndėrkohė qė me ardhjen e Ramės forcohet edhe mė shumė reparti i mesfushės. Pas nxehmjes sė zakonshme, grupin e ka marrė nė dorė vetė De Biazi, i cili ka vendosur qė pėr disa minuta tė shohė nga afėr formėn e ēdo futbollisti. Italiani ka bėrė disa rreshtime, ku pėrqendrimin mė tė madh e kishte te reparti i mbrojtjes. Pėr tė zgjidhur ekuacionin qė e mundon prej kohėsh, ai vendosi qė nė njėrin grup tė aktivizonte dyshen Mavraj-Osmani, ndėrsa nė krahun tjetėr Telin dhe Currin, tė ndihmuar nga Dallku nė tė majtė e Arapi nė tė djathtė. Minutat e fundit tė stėrvitjes sė djeshme iu kushtuan lojės, pėr tė cilėn De Biazi e ndau skuadrėn nė dy grupe. Ujkani, Dallku, Curri, Teli, Arapi, Bulku, Gjasula, Ēani dhe Vajushi ishin njė krah, ndėrsa nė krahun tjetėr bėnte pjesė Shehi, Osmani, Mavraj, Agolli, Basha, Llullaku, Bogdani dhe ndihmėstrajneri Tramexani. Ndeshja u zhvillua nė ritme shumė tė larta, por pėrfundoi pa gola.
    Bisedat - De Biazi e di mirė qė nė njė ndeshje kaq decizive, morali nė radhėt e pėrfaqėsueses ka njė rol tejet tė rėndėsishėm, prandaj dje ka biseduar kokė mė kokė me tė gjithė futbollistėt. Trajneri u ka kėrkuar atyre pėrqendrim maksimal dhe tė japin mė tė mirėn. Nė fakt, minutat e parė tė seancės sė djeshme, italiani i ka shfrytėzuar pėr tė folur me secilin prej tyre nė mėnyrė private. Mėsohet se bisedat kanė pasur si temė qė lojtarėt tė kuptonin idetė e tij dhe t’i zbatonin ato nė fushėn e lojės. Fillimisht italiani ka folur me portierin Ujkani, ndėrsa mė pas me mbrojtėsin Mavraj dhe tė tjerė lojtarė kuqezi.



    B/Panorama sport
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qeveriablu : 30-05-2013 mė 17:23
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  7. #767
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    De Biazi: Me Norvegjinė duhet ndeshja perfekte

    Duhet ndeshja perfekte. Jemi tė dytėt, sepse kemi qenė tė pėrulur. Nėse e marrim lehtė me Norvegjinė, do tė dėshtojmė”. Mesazhi i Xhani De Biazit nė konferencėn pėr shtyp ėshtė i qartė. Duhet njė punė shumė e madhe dhe njė pėrqendrim i madh pėr t’ia dalė mbanė mė 7 qershor. Trajneri i Shqipėrisė ka publikuar listėn me 18 lojtarė, por pritet qė tė ketė tė paktėn edhe shtatė ose tetė tė tjerė. Ai ka folur pėr lėnien jashtė tė Vangjelit, pėr mungesat e rėndėsishme si Cana, Roshi e Lila, por edhe pėr ėndrrėn pėr tė shkuar nė Brazil.

    Mister, ėshtė dėmtuar Meha, Roshi dhe Lila mungojnė prej pezullimit. Duket qartė se kemi probleme nga krahėt, por ndėrkohė ju keni lėnė jashtė edhe Muzakėn, Hykėn, Bakajn e Vangjelin…
    - Si fillim, njė sqarim pėr sa i pėrket listės: sot (dje) kemi pėrgatitur njė listė prej 18 lojtarėsh, ndėrsa tetė tė tjerė do t’i bashkohen skuadrės mė datė 3 qershor, duke qenė se nė disa vende kampionatet nuk kanė pėrfunduar ende. Unė do tė punoj me kėtė lojtarė dhe, pasi tė shikoj se nė ē’gjendje fizike janė, ai qė ta meritojė, do tė zbresė nė fushė. Sakaq, ėshtė e vėrtetė se kemi disa probleme nga krahėt, por do tė pėrpiqemi qė tė gjejmė njė zgjidhje. Sa i pėrket Hykės, ai nuk ka luajtur rregullisht, por gjithsesi ėshtė aktivizuar pjesėn e dytė tė sezonit. Ai ėshtė njė lojtar i mirė, tė cilin e kam nė konsideratė, por nė ndeshje tė tilla duhet tė dini se kemi nevojė pėr futbollistė tė fortė fizikisht dhe tė jenė tė gatshėm tė luftojnė me shpatė, jo me lule. Besoj se e kuptoni ku e kam fjalėn…
    Po Muzaka me Bakajn?
    - Bakaj ka pasur njė problem dėmtimi gjatė kėtij sezoni dhe tani sapo ėshtė rikthyer. Nuk mendoj se ishte nė 100 pėr qind tė formės sė tij, por gjithsesi unė kam biseduar me tė dhe ia kam shpjeguar se do tė ishte mė mirė qė nė kėtė ndeshje tė mos ishte nė listė. Ai mė mirėkuptoi, pasi e di qė ėshtė nė planet e mia.
    A do tė luajė Kaēe titullar?
    - Nuk e di, por do flasim vetėm pėr lojtarėt qė janė nė listėn paraprake. Kaēe nuk ėshtė nė kėtė listė…
    Po Bulku a do tė jetė kapiten i Shqipėrisė, duke qenė se mungon Cana?
    - Nuk e di, tė shohim… Nuk e kam vendosur ende se kush do tė luajė dhe se kush do tė jetė kapiten.
    Si ka mundėsi qė thėrrisni Arapin dhe lini jashtė Vangjelin?
    - Arapi, ashtu si Vangjeli, kanė qenė tė dy tė dėmtuar dhe sapo janė rikthyer… Atėherė, ta sqarojmė pak kėtė. Vangjeli ka luajtur saktėsisht kėtė sezon 373 minuta, nga tė cilat 90 i luajti nė finale tė kupės kundėr Shahtjorit. Mendoj se nuk ėshtė gati fizikisht pėr kėtė ndeshje, pasi unė e kam mbajtur nėn vėzhgim konstant dhe e di shumė mirė se, edhe ato herė kur ka qenė i thirrur dhe ka qėndruar nė stol, i ėshtė dashur tė bėjė gjilpėra. Ai ėshtė thirrur vetėm njėherė gjatė kohės qė unė drejtoj ekipin, kundėr Kamerunit dhe ka luajtur pak minuta, pikėrisht sepse nuk ėshtė aktivizuar te skuadra e tij. Sa i pėrket Arapit, mendoj se ėshtė thirrur edhe pėr arsye teknike. Duke marrė nė konsideratė aspektin fizik tė tij dhe pėrshtatjen nė skema, mendoj se ai ėshtė njė alternativė e mirė. Mendoj se, sa herė qė ka hyrė nė fushė, ka dhėnė maksimumin dhe ėshtė paraqitur mirė.
    Ju thoni vazhdimisht se duhet tė ruhemi nga euforia. Ēfarė keni ndėrmend tė bėni qė lojtarėt tė qėndrojnė me kėmbė nė tokė?
    - Euforia nuk ėshtė keq. Ajo thjesht nuk duhet t’i kalojė pėrmasat, sepse edhe pak eufori dhe entuziazėm duhet. Mirėpo problemi ėshtė se nė shumicėn e rasteve e teprojmė dhe ndonjėherė i mendojmė ndeshjet tė fituara ende pa hyrė nė fushė. Ky do tė ishte njė gabim trashanik.
    Ēfarė duhet tė bėjmė pėr ta mundur Norvegjinė?
    - Duhet ndeshja perfekte. Ėshtė realisht ndeshje e vėshtirė, sepse ata do tė vijnė nė Tiranė 30 herė mė tė pėrqendruar dhe mė tė karikuar se nė Oslo. Mendoj se atėherė na nėnvlerėsuan disi, ndaj edhe humbėn. Tani e dinė mirė se kėtu do ta kenė tė vėshtirė.
    A do tė kėnaqeshit me njė barazim?
    - Kjo ėshtė shumė relative. Unė asnjėherė nuk kėnaqem me njė pikė, por ama varet se si shkojnė gjėrat. Nėse nė njė ndeshje je duke e humbur dhe nė fund barazon, thua: “sa mirė qė shkoi kėshtu”. Nėse je duke fituar dhe nė fund barazon, acarohesh dhe mėrzitesh pėr javė tė tėra. Tė shohim se si do tė shkojė ndeshja.
    Kush do t’i zėvendėsojė Canėn, Lilėn dhe Roshin?
    - Ende nuk mund ta them kėtė gjė, por do tė pėrpiqemi qė zėvendėsuesit e tyre tė jenė nė lartėsinė e duhur dhe tė mos ndjejmė keqardhje qė nuk patėm tre lojtarėt e pezulluar.
    Duka ka thėnė se dėshiron qė t’jua rinovojė kontratėn. Ju gjithashtu keni thėnė se dėshironi tė rinovoni. Kur do tė ketė bisedime?
    - Nuk di ta them kėtė. Unė jam i lumtur dhe komod qė punoj kėtu, por jam njė i punėsuar i FSHF-sė. E vendosin drejtuesit e federatės se kur duhet tė ulen dhe ēfarė duhet tė bėjnė pėr tė ardhmen e postit tė trajnerit. Ajo qė mund tė them unė nė kėtė moment ėshtė se ka njė respekt reciprok nga tė dyja palėt, ēka duhet vlerėsuar maksimalisht.
    Kundėr Norvegjisė nė Oslo e rrėmbyem fitoren me njė skemė interesante, qė prodhoi edhe golin e Salihit. A do tė ketė sėrish skema tė tilla pėr t’i ndėshkuar norvegjezėt nė Tiranė?
    - Nuk e di, mbase. Edhe pse kėtu mė duhet t’ju korrigjoj, se fitorja nuk erdhi vetėm prej asaj skeme. Fitorja erdhi, sepse luftuam shumė nė mbrojtje, nė sulm dhe nė mesfushė. Pra, erdhi nė kompleks. Sigurisht, mė vjen keq, qė nė njė ndeshje si kjo do tė mungojė Alban Meha, i cili ėshtė njė specialist i goditjeve standarde dhe mund tė na kishte ndihmuar shumė.
    Ėshtė vėnė re se nė krahun e djathtė, Dallku ka pasur mė pak oscilacione me Lilėn nė mesfushė. Si do ta zgjidhni kėtė, duke qenė se Lila nuk ėshtė?
    - Po, e vėrtetė. Dallku ka bėrė paraqitje vėrtet tė mira me Lilėn pėrpara. Do tė pėrpiqemi qė tė gjejmė dikė qė ta ndihmojė Dallkun qė tė jetė sėrish mirė nė atė krah. Gjithnjė, nėse Dallku do tė luajė si mbrojtės i djathtė.
    Keni lėnė jashtė disa lojtarė, sepse kanė luajtur shumė pak me ekipet e tyre, por ndėrkohė keni thirrur Ēanin, Bogdanin dhe Currin, qė gjithashtu nuk kanė luajtur…
    - Po, e vėrtetė. Curri nuk ka luajtur edhe aq kėtė sezon. U aktivizua nė ndeshjen kundėr Beshiktashit pak ditė mė parė dhe, megjithėse ishte disi nėn tonus, mendoj se mund t’i shėrbejė skuadrės. Sa u pėrket sulmuesve, duhet tė dini se thirrjet bėhen edhe mbi disa kritere, qė kanė tė bėjnė me gjendjen nė tė cilėn janė, pėrshtatjen me skemat, si dhe disiplinėn taktike.
    Keni lėnė jashtė Kapllanin dhe Sukajn, qė kėtė sezon kanė shėnuar sistematikisht. Ndėrkohė qė keni ftuar Llullakun, i cili njihet fare pak nga shqiptarėt dhe nuk shquhet pėr ndonjė ecuri tė shkėlqyer, tė paktėn kėtė sezon?
    - Kapllani ėshtė njė lojtar cilėsor, tė cilin e vlerėsoj shumė. Tani ne kemi njė grup prej 40 lojtarėsh nė dispozicion dhe mendoj se kjo ėshtė njė e mirė e madhe pėr ekipin, por edhe pėr vetė tifozėt. Pra, kemi mundėsi zgjedhjeje. Po ju them se Kapllani ėshtė ndėr ata lojtarė, tė cilin e kam pasur dhe e kam nė konsideratė. Tani kam bėrė kėto zgjedhje, pasi mendoj se mund t’i shėrbejnė mė shumė kauzės sonė. Mendoj se do tė ketė shans nė tė ardhmen. Sa i pėrket Llullakut, po ju them se ai ėshtė njė lojtar, qė mendoj se u pėrshtatet skemave tė mia. Ka disa cilėsi, tė cilat mund t’i hyjnė nė punė skuadrės dhe do tė pėrpiqem qė t’i marrim maksimumin. Ai ėshtė njė lojtar, qė luan nga tė dy krahėt, si nė tė majtė dhe nė tė djathtė. Luan edhe si sulmues i dytė dhe, duke qenė se nė kėtė repart kam Ēanin, Bogdanin dhe Salihin, e ndihem disi i mbrojtur, atėherė zgjodha pikėrisht Llullakun pėr arsyet qė sapo ju thashė.
    Ēfarė ndjesie ju jep fakti qė do keni dy vėllezėr nė ekip, pra dy lojtarė nga e njėjta familje? E kemi fjalėn pėr Migjen dhe Vullnet Bashėn…
    - Nė listėn qė ju kam dhėnė, ka vetėm njė Basha. Pėr tė tjerėt m’i bėni pyetjet pasi tė dalė pjesa tjetėr e listės, mė 2 qershor.
    A do tė luani sėrish me dy sulmues kundėr Norvegjisė?
    - Tė shohim, kėtė do ta vendosim me kalimin e kohės. Duhet tė shoh mė parė gjendjen e lojtarėve.
    Tifozėt kanė nisur mobilizimin pėr kėtė ndeshje nėn moton “Unė besoj”. Po ju a besoni tek ėndrra e madhe?
    - Eh, shikoni se papritur mė dolėt nė njė pikė qė dua t’ua them. Mbaj mend se, kur u prezantova rreth 15 muaj mė parė, njėri prej jush mė tha: a mendoni se ėshtė mirė qė njė italian merr drejtimin e skuadrės sonė nė kėtė gjendje qė ėshtė? Kjo pyetje mė mbeti nė mendje, sepse asokohe pashė se kishte shumė pak optimizėm dhe pak besim. Tė gjithė qanit faktin qė ju kishin ikur disa lojtarė me peshė si Lala, Skela etj. Dhe e gjitha kjo, pėr tė qenė tė vėrtetė, ishte normale dhe shumė njerėzore. Por, ama, sot jemi nė vendin e dytė sė bashku me Islandėn dhe ėndėrrojmė Brazilin. Po, edhe unė e ėndėrroj Brazilin, por dua tė shkojmė atje si protagonistė dhe jo pėr tė parė tė tjerėt se si luajnė. Dua tė shkoj atje me Kombėtaren time dhe tė kėrcej samba, edhe pse nuk di ta kėrcej atė. Megjithėse, duhet ta kuptojmė mirė tė gjithė bashkė: pėr tė realizuar njė ėndėrr, duhet tė jemi tė bashkuar.
    Si tė jemi tė bashkuar, nė ē’kuptim?
    - Sė pari, duhet tė luftojmė pėr njė qėllim, drejtuesit, stafi, lojtarėt, tifozėt, por edhe mediat. Sė dyti, duhet tė jemi tė pėrulur dhe duhet tė pėrqendrohemi mirė te ndeshjet e radhės pa na marrė koka erė. Ne, vetėm duke luftuar nga fillimi deri nė fund pėr ēdo top mund tė fitojmė, ndryshe i humbim ndeshjet. Kjo ėshtė njė ndeshje vendimtare pėr llogaritė tona pėr tė ardhmen. Unė nuk kam frikė nga kundėrshtarėt, por ama as nuk i nėnvlerėsoj kurrė ata. Ne dhe ju duhet tė jemi gjakftohtė dhe jo tė mendojmė se po fituam njė ndeshje tė rėndėsishme, do tė kualifikohemi, apo po humbėm njė ndeshje, tė pėrpiqemi tė gjejmė fajtorė dhe dėshtakė. Nuk funksionon kėshtu.
    Nė karrierėn tuaj, a keni pasur ndeshje tė njė rėndėsie tė tillė dhe si e keni menaxhuar?
    - Po, kam pasur disa dhe jam pėrpjekur t’i menaxhoj sa mė mirė, por nė mėnyra tė ndryshme. Pra, duke iu pėrshtatur rrethanave. Po ju them njė gjė: unė, kur kam marrė njė skuadėr dhe kam punuar i lirė dhe me idetė e mia, i kam realizuar gjithnjė objektivat. E kam bėrė kėtė me Spalin, Modenėn dhe Torinon. Herėt e tjera, kur mė ėshtė dashur tė luftoj kundėr disa rrethanave qė nuk vareshin nga unė, gjėrat nuk kanė shkuar siē duhej dhe siē dėshiroja.
    A jeni ndeshur ndonjėherė me rrethana tė tilla nė Shqipėri?
    - Jo, falė Zotit jo. Kam punuar i qetė dhe kam bėrė zgjedhjet qė kam dashur. Madje, po ju them se jemi lodhur dhe stėrmunduar duke vizituar dhe duke kėrkuar lojtarė tė rinj pėr tė kompletuar ekipin, por pa pasur asnjė kushtėzim. Nuk ėshtė ashtu sikundėr mund tė mendojė dikush se unė dhe bashkėpunėtorėt e mi udhėtojmė pa fund nė Europė pėr qejf. Po tė ishte kėshtu, sot nuk do tė kishim 40 lojtarė tė gatshėm dhe tė denjė pėr njė fanellė titullari.
    A do tė donit qė tani tė drejtonit njė skuadėr italiane?
    - E pėrsėris, jam mirė kėtu ku jam. Pastaj, mos mendoni se nė Itali ėshtė edhe aq e thjeshtė. Nėse nuk e ke emrin Murinjo, Anēeloti, apo ndonjė tjetėr tė kėtij rangu, nuk ėshtė edhe aq e thjeshtė…
    Sa shanse ka Ilir Berisha qė tė luajė si titullar?
    - Nuk ėshtė nė listėn qė ju kam dhėnė. Nuk bėj komente.
    Kush mund tė luajė pėrkrah Mavrajt?
    - Kemi disa alternativa. Ėshtė Curri, Teli dhe Osmani.
    Thatė qė nuk doni shumė eufori. A do tė donit tė mos kishte as shi nė atė mbrėmje? …
    - Ne jemi mėsuar tashmė me shiun dhe, nėse shiu na ndihmon qė tė fitojmė, ashtu sikundėr kemi bėrė ndeshjen e fundit, atėherė nuk ka problem. Le tė bjerė…

    B/Panorama sport
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  8. #768
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    Futbollist te rinje ne kombetare:

    Jurgen Gjasula,27 vjec,mesfushor - Msv Duisburg
    Karriera : 262 ndeshje - 30 gola, 35 asiste



    Azdren Llullaku,25 vjec,sulmues - Gaz Metan
    Karriera: 20 ndeshje - 5 gola,5 asist (te tjera ndeshje ne kategorite amatore)


    Ergys Kaēe,19 vjec,mesfushor - PAOK
    Karriera : 62 ndeshje - 2 gola,4 asist

    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  9. #769
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    Ilir Berisha,21 vjec,mbrojtes - Orebro
    Karriera : 28 ndeshje - 4 gola



    Vullnet Basha,22 vjec,mesfushor - Sion
    Karriera : 150 ndeshje - 4 gola,4 asist



    Amir Abrashi,23 vjec,mesfushor - Grashopers
    Karriera : 171 ndeshje - 14 gola,6 asist

    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  10. #770
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Kombėtarja Shqiptare

    Verehet shume eufori nga ana jone. Kam frike se do shpartallohemi me date 7. Shpresoj te jem gabim.

Faqja 77 prej 108 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •