Close
Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 1077
  1. #61
    Ndonje faqe me pa ndeshjen Live ju lutem.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #62
    Kuqezinjtė fitojnė, 1 minutė heshtje pėr viktimat


    TIRANE- Kombėtarja shqiptare e ka nisur me njė minutė heshtje miqėsoren e luajtur sot me Katarin nė nderim tė viktimave tė aksidentit tė Himarės. Miqėsorja e luajtur nė Madrit ėshtė fituar nga kuqezinjtė me rezultatin 2-1. Golat u shėnuan nga Elis Bakaj nė minutėn e 46, dhe katėr minuta mė vonė Bogdani shėnon nga pika e bardhė e 11- metėrshit. Katari ngushtoi diferencat nė minutėn e 53-tė.
    Pas kėsaj ekipi shqiptar do tė luajė njė tjetėr takim miqėsor, atė tė datės 27 maj 2012, Iran-Shqipėri. Kjo ndeshje do tė luhet nė qytetin e Stambollit dhe pikėrisht ne stadiumin e “Beshiktashit”.


    Tragjedia, De Biassi: Kurajo e shpresė pėr familjet


    Kombėtarja shqiptare do tė luajė sot miqėsoren me Katarin duke mbajtur nė fanellė njė shirit tė zi nė nderim tė viktimave tė aksidentit tė Himarės. Trajneri Gianni De Biassi ka lėshuar njė mesazh pėr viktimat e aksidentit tė Himarės.
    Nė profilin e tij zyrtarė nė Facebook, De Biassi shkruan; “ Kėto ditė jemi duke pėrjetuar ngjarje shumė tė dhimbshme. Vdekja e Melisės sė re nė Brindizi, pastaj tėrmeti qė shkatėrroi krahinat aq tė dashura pėr mua nė Modena dhe Ferrara, me tė vdekur dhe tė plagosur, dhe me dėme tė shumta. Dje nė Shqipėri, njė autobus qė mbante 49 studentė ka pėrfunduar nė fund tė njė gremine, duke vrarė 13 prej studentėve, dhe duke lėnė shumė tė plagosur. Bashkohem me prindėrit dhe familjet e viktimave tė kėtyre ngjarjeve tragjike.”- thuhet nė mesazhin e De Biassit.
    Fjalėt e mia vijnė nga zemra si njė baba qė e di dashurinė dhe ankthin nė lidhje me shėndetin dhe lumturinė e fėmijėve, vazhdon mė tej mesazhi i De Biassit, ndėrsa shton se “lutem pėr viktimat e pafajshme dhe prindėrit e tyre dhe tė gjitha familjet qė kanė humbur njė tė dashur, shpresoj tė gjejnė forcėn pėr tė luftuar qė tė vazhdojnė tė pėrballen me jetėn me kurajo dhe shpresė.”
    “Njė pėrqafim tė madh”- mbyllet mesazhi i De Biassit.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #63
    Nuk do luanim me Spanjen ne?

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    Nuk do luanim me Spanjen ne?
    jo se po festonin ne londer trofeun e chelsit ato
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #65
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    NJĖ SHQIPĖRI BINDĖSE!

    Shqipėria e ka vazhduar formėn e mirė, duke e shėnuar fitoren e dytė brenda pesė ditėsh. Pas Katarit, Kuqezinjtė ia dolėn ta mposhtin Iranin nė ndeshje miqėsore me rezultat minimal 1:0. Golin e fitores e realizoi Emiljano Vila, nė pjesėn e dytė.

    Kombėtarja shqiptare e ka shėnuar fitoren e dytė brenda pesė ditėsh. Pas Katarit (2:1), Kuqezinjtė ia dolėn tė ngadhėnjejnė edhe nė duel me Iranin, nė ndeshjen miqėsore qė u zhvillua tė dielėn mbrėma nė Stamboll tė Turqisė.

    Ekipi i Gianni De Biasit ka bėrė lojė mjaft tė mirė, sidomos nė pjesėn e dytė. Aziatikėt ishin pėr njė nuancė tė vogėl mė tė mirė nė pjesėn e parė, duke e lėshuar njė rast ideal pėr tė kaluar nė avantazh.

    Shqipėria e nisi mė mirė pjesėn e dytė dhe kjo lojė iu shpėrblye nė minutėn e 60-tė, falė golit tė bukur qė e realizoi Emiljano Vila.

    Skuadra e Carlos Queiroz shėnoi njė gol pėrmes Ali Karimit, por futbollisti i njohur iranian mė parė e kishte prekur topin me dorė.

    Pas Mėrgim Mavrajt, i cili e zhvilloi ndeshjen e dytė, nė kėtė duel pėr Kombėtaren shqiptare kanė debutuar edhe dy futbollistėt tjerė kosovarė, Etrit Berisha dhe Mėrgim Brahimi.

    Portieri i Kalmarit ka pasur dy pritje tė shkėlqyeshme nė pjesėn e dytė, duke shfaqur siguri gjatė tėrė takimit. Kurse, mesfushori i Grasshoppersit u aktivizua nė dhjetė minutat e fundit tė takimit.

    Vlen tė theksohet se dyshja e qendrės sė mbrojtjes, Cana-Mavraj, e kryen punėn e tyre me mjaft sukses. Ndeshjen e ardhshme, Shqipėria do ta zhvillojė kah mesi i muajit gusht me Moldavinė, para fillimit tė kualifikimeve pėr Botėrorin 2014.

    Shqipėria e regjistroi fitoren e dytė nėn drejtimin e trajnerit italian De Biasi dhe atė ndaj njė ekipi me pėrvojė, ndėr mė tė fortėt nė Azi, pjesėmarrės i trefishtė nė Kampionate Botėrore.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,24,82393

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fitorja e miqėsores ndaj Katarit dhe Iranit besoj se do ti shėrbej shumė skuadrės sonė kombėtare nė aspektin psikologjik, duke veēuar disa lėshime tė vogla nė mbrojtje sot nė pėrgjithėsi bėn njė ndeshje tė bukur dhe goli ishte fantastik.

    Forca Shqipėri!
    Sui generis

  7. #67
    De Biassi mashallah.E ka nisur ne menyren me te mire te mundshme karrieren e tij si trajner i kombetares tone.3 NDESHJE,2 fitore dhe nje humbje me nder te cilen e pam te gjithe per nga menyra se si humben.Nejse sdua te kthehem prapa e ti bej analize asaj ndeshjeje.Nga De Biassi me ka pelyer shume taktikat e reja qe ai ka ber ne kombetare.Do te vecoja dyshen e qendres se mbrojtjes Cana , Mavraj.Nje dyshe fantastike e cila eshte e perstatshme mjaft mire.Gjithashtu me ka pelqyer portieri i ri BERISHA,dhe sulmuesi i talentuar Cani.Kam bindjen dhe besimin qe ky brez do jet mjaft i suksesshem ne te ardhem.LE TI urojme suksese kombetares tone ne ndeshjet e tjera qe na presin.

    Forca Shqipri..
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Kombėtarja shqiptare do tė luaj nė Shkup?

    Kombėtarja shqiptare e futbollit rrezikon seriozisht qė tė luajė ndeshjet zyrtare kualifikuese pėr Botėrorin 2014 jashtė Shqipėrisė. Shkak janė stadiumet, tė cilat nuk plotėsojnė kriteret e vėna nga FIFA dhe UEFA pėr zhvillim tė ndeshjeve ndėrkombėtare. Sipas informacioneve, njė grup inspektorėsh tė FIFA-s do tė vijnė nė Shqipėri nė ditėt e para tė qershorit pėr tė parė gjendjen e impianteve tė topkėmbės, dhe nisur nga gjendja nė tė cilėn janė kėto stadiume, me tė drejtė zyrtarėt e Federatės Shqiptare tė Futbollit janė vėnė nė alarm. Nėse FIFA “do ta djegė” Shqipėrinė pėrsa i pėrket zėrit “stadium”, atėherė me gjasa Kombėtarja do tė zhvendoset jashtė, nė Shkup ose gjetkė, nė njė impiant ku tė pranohet edhe nga kundėrshtari me tė cilin do tė luajnė. Kėtė gjė e ka konfirmuar edhe sekretari i Pėrgjithshėm i FSHF-sė, Eduard Prodani. “Jemi nė njė moment delikat dhe sytė realisht po i mbajmė nga Shkodra, nėse atje do tė bėhet ndonjė investim gjatė kėsaj kohe, me qėllim qė tė mund ta bindim FIFA-n pėr zhvillimin e ndeshjeve nė vendin tonė”, ka pohuar Prodani.
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    fshf kurva ne fund kujtohen se as gja per vij skena
    se ku lexova qe dhe ne moldavi ishte rikonstruktu stadiumi
    sa te felliqt vec vjedh vjedh vjedh
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    pse jo ne prishtine?

  11. #71
    De Biasi shpall listen per Moldavine

    Erjon Dushku, Erjon Vucaj dhe Renato Arapi janė tri prurjet e reja tė trajnerit Xhani de Biazi nė Kombėtaren shqiptare. Lajmi bėhej i ditur nga burime tė sigurta nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, si dhe gjente konfirmim edhe nga drejtuesit e tri klubeve, ku kėta tre lojtarė aktivizohen aktualisht.

    Kjo ėshtė zyrtarizuar mesditėn e sė shtunės edhe pėrmes publikimit tė listės sė kuqezinjve tė thirrur nga ana e De Biazit pėr miqėsoren e 15 gushtit nė Tiranė, ndaj Moldavisė. Ndėrkohė, kemi edhe njė prurje tjetėr tė re, lojtar qė nuk ka luajtur mė parė pėr kuqezinjtė, sikundėr dy tė parėt (Arapi ka qenė njė herė me Kombėtaren nė miqėsoren ndaj Argjentinės, por ajo ndeshje nuk ka qenė zyrtare dhe nuk njihet nga FIFA), i cili luan nė kampionatin shqiptar tė futbollit. Ai ėshtė shkodrani i Lacit, Erjon Vucaj.

    Rikthim nė kombėtare i Ledian Memushajt, qė luan me Leēen nė Itali, por nuk mbetet jashtė listės edhe Edgar Cani, pavarėsisht se ėshtė pa skuadėr. Ai, sė bashku me Bogdanin dhe Salihin do tė jenė pjesė e repartit ofensiv pėr kėtė miqėsore, ndėrsa ka mbetur jashtė elbasanasi Armando Sadiku.

    Dy portierė ka grumbulluar italiani i pankinės kuqezi pėr testin gjeneral miqėsor para startit tė fushatės kualifikuese pėr Botėrorin 2014, dy kosovarėt Samir Ujkani dhe Etrit Berisha. Nuk figuron nė kėtė grumbullim Migjen Basha, pavarėsisht se atij i kanė nisur procedurat pėr paisje me pasaportė shqiptare. Ndoshta pritet pėrgjigjia pėrfundimtare e FIFA-s, qė ta lejojė kosovarin tė luajė me kuqezinjtė, kur dihet se ka provuar tė veshė mė herėt fanellėn e Zvicrės U-21.

    Erjon Dushku, Renato Arapi dhe Erjon Vucaj, tė tre nga kampionati shqiptar, kanė arritur tė bindin trajnerin De Biazi me lojėn e tyre, kryesisht gjatė pjesės sė dytė tė sezonit tė shkuar, ndėrsa shkodrani i Laēit nė angazhimin qė pati me Skėnderbeun nė dy ndeshjet e “Champions League”. Pėr qendėrmbrojtėsin bardheblu, italiani ėshtė bindur pas ndeshjes finale tė Kupės sė Shqipėrisė ndaj Skėnderbeut, nė maj tė kėtij viti. Dushku zhvilloi njė nga takimet e tij mė tė mira, duke bėrė qė De Biazi tė krijonte njė ide mė tė qartė pėr tė.

    Ndėrsa pėr Arapin, ajo qė vendosi ishte takimi i parė i Ligės sė Kampioneve, mes Skėnderbeut dhe Debreēenit, ku korēarėt fituan 1-0. Duke pasur edhe mungesa nė tė majtė tė mbrojtjes (nuk ėshtė Kristi Vangjeli), tekniku italian ka menduar qė t’i japė njė shans kavajasit tė korēarėve. Nė prag tė ndeshjeve zyrtare tė shtatorit pėr kualifikimet e Botėrorit 2014 (mė 7 shtator luajmė ndaj Qipros nė Tiranė dhe mė 11 luajmė nė Luzern ndaj Zvicrės), De Biazi kėrkon tė konsolidojė grupin, ndaj edhe pėrballja me Moldavinė do tė shihet si testi i vėrtetė i kuqezinjve.

    Tekniku nuk ka lėnė pa grumbulluar edhe Hamdi Salihin, paēka se ky i fundit gjatė kėtij muaji ėshtė tejet i impenjuar te DC Junajtit nė kampionatin amerikan (shto kėtu edhe largėsinė SHBA-Shqipėri dhe lodhjen nga udhėtimi), as Edgar Canin, ende pa ekip, por nuk u ka bėrė vend nė kėtė ndeshje Gjergji Muzakės dhe Franc Veliut. Qė tė dy kėta lojtarė pjesė e Flamurtarit. I pari prej kohėsh lider i kuqezinjve tė Vlorės, i graduar edhe kapiten i tyre, ndėrsa i dyti i mbėrritur sė fundi nė qytetin bregdetar, pasi e mbylli eksperiencėn dyvjecare me Skėnderbeun.

    Nė fakt, as njėri, as tjetri nuk kanė qenė pjesė e titullarėve kuqezinj nė tė shkuarėn, por kontigjent i kombėtares po. Mbrojtėsi vlonjat shihej si njė element premtues pėr qendrėn e mbrojtjes sė Shqipėrisė, por mesa duket ka qenė forma e mirė sportive e lezhjanit tė Tiranės, Erjon Dushku, qė e ka eklipsuar, madje edhe e ka lėnė tashmė jashtė kombėtares. I njėjti fat e ka ndjekur edhe Gjergji Muzakėn.

    Po ashtu, nė kėtė miqėsore nuk ka vend as pėr Gilman Likėn, shkodranin e spikatur te bardheblutė dhe njėri ndėr mė tė mirėt e kampionatit shqiptar. Rrethi i lojtarėve tė Superiores, qė ftohen nė kombėtare, ėshtė ngushtuar nga De Biazi (janė vetėm katėr tė tillė: Erjon Dushku, Sabien Lilaj, Renato Arapi dhe Erjon Vucaj), i cili, sikurse mund tė hamendėsohet, beson mė tepėr tek elementėt qė luajnė jashtė vendit dhe do bazohet pikėrisht tek ata nė ndeshjet kualifikuese, qė startojnė fillimin e muajit tė ardhshėm.

    Lista anti-Moldavi

    1 Samir Ujkani 05.07.1988 Palermo
    2 Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar
    3 Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio
    4 Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava
    5 Erjon Dushku 25.02.1985 KF Tirana
    6 Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina
    7 Mergim Mavraj 09.06.1986 SpVgg Greuther Furth
    8 Renato Arapi 28.08.1986 SK Skenderbeu
    9 Sabien Lilaj 10.02.1989 SK Skenderbeu
    10 Odise Roshi 22.05.1991 FSV Frankfurt
    11 Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern
    12 Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina
    13 Ledjon Memushaj 07.12.1986 US Lecce
    14 Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback
    15 Hair Zeqiri 11.10.1988 Rizespor
    16 Ervin Bulku 03.03.1981 Sepahan
    17 Erjon Vucaj 25.12.1990 Laci
    18 Elis Bakaj 25.06.1987 Chernomorets Odessa
    19 Hamdi Salihi 19.01.1984 DC United
    20 Edgar Ēani 22.07.1989 Pa skuader
    21 Erjon Bodgani 14.04.1977 Siena


  12. #72

  13. #73
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ndeshja e kombetares rrezikohet qe te mos luhet fare ose t'i nderrohet orari, per arsye se stadiumi Kombetar "Qemal Stafa" ka detyrime te pashlyera ndaj kompanise CEZ.

    Turp nese do te ndodhe kjo me te vertet. Dhe njehere ne tregojme nivelin teper te ulet organizativ dhe qe jemi akoma te paafte per te menxhuar ne menyren e duhur qofte dhe nje ndeshje futbolli. Precedentet, qe nga uji i ftohte i dusheve e deri ketu tek energjia elektrike, nuk kane te mbaruar per ne. Gjera qe ne vende dhe me te vogla se Shqiperia kane mare zgjidhje me kohe... S'di ēte them, njerezit ketu po me zhgenjejne ēdo dite e me teper...
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Sa ekip skarso qe kemi booooooooo bo!
    MOS I NDY TEMAT no name

  15. #75
    Shqiperia zhgenjen me loje, barazon 0-0

    Njė Shqipėri pa ide dhe me probleme nė organizimin e lojės nuk shkon mė shumė se barazimi pa gola nė miqėsoren e mbrėmshme ndaj Moldavisė qe u luajt ne stadiumin "Qemal Stafa". Premiera e Xhani De Biazit nė njė ndeshje shtėpiake tregoi edhe njė herė tjetėr se kuqezinjve u mungon fantazia nė mesfushė. Edhe pse italiani eksperimentoi me futjen nė lojė nga minuta e parė tė Memushajt, sėrish skuadra u duk e mefshtė, veēanėrisht gjatė 45 minutave tė para.

    Njė tjetėr provė qė stonoi, ishte ajo e dyshes sė sulmit Ēani-Salihi. I pari nuk arriti tė shfrytėzonte dy raste tė pastra, ndėrsa i dyti, me shumė kilometra udhėtim mbi shpinė, ishte larg asaj qė pritet. Goli mbeti thjesht nė tentativė pėrballė njė kundėrshtari modest si Moldavia.

    Kjo e fundit, duke parė qė edhe Shqipėria ishte nė njė ditė tė errėt, guxoi nė disa momente pėr ta goditur portėn kuqezi. Ajo qė zhgėnjeu mė shumė nė kėtė miqėsore ishte pa dyshim mėnyra se si kuqezinjtė e kėrkonin golin.

    Reparti i mesfushės, veēanėrisht qendra e saj, ēaloi jo pak. De Biazi u mundua tė gjente alternativa tė tjera pėr tė arritur te goli, por as loja nga krahėt nė pjesėn e dytė nuk solli ndonjė ndryshim tė madh.

    Nje faktor qe nuk ndihmoi kombetaren tone ishte dhe gjendja e tapetit te stadiumit kombetar, por edhe kundershtari qe luajti kryesisht ne mbrojtje duke lene shume pak hapesira per kuqezinjte.

    Me risinė e kalimit tė Lilės nė tė majtė tė mbrojtjes (De Biazi provoi kėtė alternativė, pasi Agolli ėshtė i pezulluar pėr ndeshjen eliminatore ndaj Qipros), Memushajn nė rolin e njė fantazisti dhe aktivizimin pėr herė tė parė nė sulm tė dyshes Salihi-Ēani, Shqipėria e nisi ndeshjen me njė rast tė pastėr pėr gol. Mirėpo, goditja e dobėt e Ēanit ishte thjesht njė shkėndijė, pasi minutat e tjera treguan njė Shqipėri qė nuk funksiononte nė mesfushė.

    Me Bulkun jo nė 100% tė formės (nuk ka debutuar ende te ekipi i ri Sepahan) dhe Memushajn qė nuk arriti tė orientohej nė fushė, skuadra e kishte tė vėshtirė tė organizohej nė sulm. Madje, Ēani dhe Salihi detyroheshin tė ktheheshin shumė pas pėr tė kėrkuar topin. Disa dalje tė shpejta tė Bakajt dhe Vilajt nga krahėt ishin pak pėr kuqezinjtė. Deri nė minutėn e 35-tė loja u bė shumė e mėrzitshme. Njė goditje e fuqishme e Bulkut dhe, mė pas, njė rast i humbur i Ēanit, sikur dha shpresa pėr njė pjesė tė dytė mė tė mirė se ajo e para.

    Loja rinis me tri ndryshime tė menjėhershme te kuqezinjtė. De Biazi largon Ujkanin, Memushajn dhe Ēanin, pėr tė futur nė lojė Berishėn, Roshin dhe Bogdanin. Mesfushori dhe sulmuesi mundohen t’i japin gjallėri lojės. Megjithatė, duhet tė kalonin 12 minuta nga fraksioni i dytė, qė tė regjistrohej rasti mė i rrezikshėm. Njė kombinim tresh Roshi-Bulku-Bogdani sjell njė goditje spektakolare tė kėtij tė fundit, por kėtė herė ėshtė portieri qė grushton, duke i mohuar golin shėnuesit mė tė mirė tė Shqipėrisė.

    Moldavia mundohet tė mos lėrė hapėsira, nė njė kohė qė kuqezinjtė e kanė tė vėshtirė ta qarkullojnė lirshėm topin. De Biazi e pėrqendron lojėn nga krahėt, teksa ndryshon skemėn, duke i besuar vetėm Bogdanit nė majė. Futja e Zeqirit dhe Agollit e bėn mė tė rrjedhshme lojėn, por pėrsėri goli mungon. Nė fund, njė rast i humbur nga mbrojtėsi Mavraj konfirmon ditėn “jo” tė kuqezinjve.

    Shqiperi - Moldavi 0-0

    SHQIPĖRIA (4-4-2): Ujkani (E.Berisha 46′), Dallku, Cana, Mavraj, Lila, Vila (Agolli 74′), Bulku, Memushaj (Roshi 46′), Bakaj (Hyka 53′), Salihi (Zeqiri 62′), Ēani (Bogdani 46′). Trajner: Xhani De Biazi
    MOLDAVIA (4-4-2): Namasko, Racu, Bulgaru, Armas, Epureanu, Suvorov (Doros 56′), Gatcan, Onica, Patras (Dedov 76′), Kovalciuk (A.Paskenko 88′), Pikusiak (Oksenikov 60′). Trajner: Ion Caras
    KARTONĖ TĖ VERDHĖ: Mavraj 89′/ Patras 59′
    GJYQTARE: Yunus Yildirim; Baki Tuncay Akkin, Serkan Gencerler (Turqi)

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    QOFTE ME SKUADRA QOFTE ME KOMBETARE KOT SHPRESOJME
    ende kemi lojtar qe skane skuader pffff
    JO SEKS PARA MARTESE

  17. #77
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Per sa kohe do te kemi nje kampionat medioker, me skuadra medioker, me trofe te paravendosur dhe nje organizim mjeran, Kombetarja do te jete e tille. Iku koha kur pati nje kapercim nga diktatura dhe disa talente dolen jashte e u sterviten e fituan eksperience andej. Tani eshte koha qe duhet investuar ne vend, pasi ne krahasim me vitet 90, futbolli europian ka pesuar ndryshime rrenjesore si ne te luajtur ashtu dhe ne organizim. Ndersa te ne? Te ne eshte i njejti nivel, mos te them qe ndohta ca me keq.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  18. #78
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Kukeli, nga futbolli i rrugės te kombėtarja e Shqipėrisė

    Njė histori sakrificash, si e shumė emigrantėve kosovarė tė pas viteve ’90-tė, por qė nė fund ka dhėnė frytet e ėndėrruara. Dikur ai luante nė finalen e Botėrorit tė futbollit nė rrugė, ndėrsa sot ėshtė njė lojtar i Kombėtares shqiptare. Dhe njė gjė e tillė shihet sa me skepticizėm, por edhe me ironi e me nota fyese nga ana e mediave zvicerane. Bėhet fjalė pėr mesfushorin e Zyrihut, Burim Kukeli, i cili ka arritur qė tė bindė trajnerin e ekipit tonė pėrfaqėsues pėr ta marrė nė skuadėr pėr ndeshjen ndaj Qipros dhe Zvicrės. “Mesfushori kosovar, Burim Kukeli, luante dikur pėrkrah yllit, tashmė tė Zvicrės, Gokhan Inler. Tė dy ishin pjesė e skuadrės sė tė rinjve te klubi Solothurn e mė pas edhe te klubi Olten. Madje, nė vitin 1999-tė, sė bashku kishin luajtur edhe nė finale tė Botėrorit tė futbollit tė rrugės. Tani tė dy kanė gjasa tė gjenden sėrish nė tė njėjtėn fushė, por kėsaj radhe si kundėrshtarė”, – shkruan gazeta zvicerane “Blick”. Nė serinė prej disa shkrimesh me ton vajtues lidhur me “mangėsinė e patriotizmit zviceran” tė disa futbollistėve shqiptarė tė Zvicrės, kjo media ka shtuar edhe njė tjetėr shkrim, duke ironizuar kėtė herė me lojtarin e Zyrihut. Burim Kukeli mund tė bėhet, sipas kėtij uebsajti, personi qė “do t’i dalė nė rrugė” kombėtares zvicerane nė ndeshjen Zvicėr- Shqipėri, e programuar pėr mė 11 shtator nė Luzernė. Kukeli, i cili, siē shkruan blick.ch, ėshtė “mė zviceran se shumė disa lojtarė qė tashmė luajnė pėr helvetėt si Shaqiri, Xhaka, Behrami etj”, sepse ai ka ardhur nė kėtė vend nė moshėn 4- vjeēare. Ndėrkohė, njė ditė mė parė mediat zvicerane hulumtonin nė tė shkuarėn e Kukelit, duke u tallur disi me faktin se gjatė kohės kur ai luante nė futbollin amator kishte punuar edhe si pjatalarės. Gjithsesi, pėrpos “inateve” qė shfryjnė sė fundmi mediat helvete, vetėm lojtari ka pohuar nė njė prononcim pėr “sport.info” se ėshtė i lumtur qė do e veshė fanellėn kuqezi. Kujtojmė se aktualisht ai ka pasaportė kosovare dhe zvicerane, megjithėse prej ditėsh Federata Shqiptare e Futbollit ka ēuar nė presidencė dokumentet pėr pajisjen e tij me nėnshtetėsi dhe pasaportė shqiptare. Njė gjė e tillė pritet tė konkludohet para ndeshjes ndaj Qipros, kėshtu qė Kukeli pritet tė jetė nė dispozicion tė trajnerit Xhani de Biazi.

    Panorama Sport
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  19. #79
    Biletat, nė shitje vetem tre ditė, 50 mijė tribuna

    Kombėtarja, dje nė mbrėmje, ka nisur pėrfundimisht aventurėn e eliminatoreve tė Botėrorit Brazil 2014, me pėrgatitjet pėr dy ndeshjet e Grupit E kundėr Qipros mė 7 shtator dhe kundėr Zvicrės mė 11 shtator. Por njė ēėshtje pėr tė mos u nėnvlerėsuar ėshtė edhe fakti, se ndaj qipriotėve pritet qė kuqezinjtė tė luajnė me mbėshtetjen e njė numri jo tė madh tifozėsh nė stadiumin “Qemal Stafa”.

    Sigurisht, kundėrshtari ėshtė Qipro dhe interesi ndoshta mund tė mos jetė si ai kundėr yjeve tė Holandės, Francės apo Portugalisė, qė kanė shkelur sė fundmi nė impiantin e vetėm kombėtar tė vendit tonė. Gjithsesi, kjo ėshtė ndeshja e hapėse e Kombėtares nė kėto eliminatore tė Botėrorit 2014, dhe prania e tifozėve tė shumtė do tė ishte njė faktor mė shumė pėr tė karikuar skuadrėn, nė kėrkim tė njė starti tė mirė me fitore.

    Federata Shqiptare e Futbollit thekson se, nga ana e saj, i ka marrė tė gjitha masat qė biletat tė mos mungojnė nė treg. “Nesėr (sot) dalin nė shitje biletat pėr ndeshjen Shqipėri-Qipro, – u shpreh dje zėdhėnėsi pėr shtyp i kėtij institucioni, Lirim Zalla. Jemi mobilizuar maksimalisht, qė tifozėt tė kenė mundėsi tė shumta se ku tė mund tė gjejnė bileta pėr kėtė sfidė. Ato do tė shiten nė tė gjitha agjencitė ‘Western Union’, por edhe nė tė gjitha pikat e shitjeve tė gazetave”.

    Kėtė herė nuk do tė ketė bileta “online”, sepse, sipas Zallės, ėshtė prishur marrėveshja me kompaninė qė u ka mundėsuar fansave kuqezinj blerjen e tyre nė mėnyrė elektronike. Por, nė fakt, a janė tė mjaftueshme vetėm tri ditė, nga data 4 deri mė 7 shtator, pėr joshjen e adhuruesve tė Kombėtares, sidomos pėr njė ndeshje, ku kundėrshtari nuk ka njė emėr tė madh qė garanton dyndje tė tifozerisė.

    Nė fakt, kjo ėshtė nė traditėn e FSHF-sė pėr ndeshjet e Kombėtares, pasi kjo procedurė ėshtė ndjekur thuajse gjithnjė. Por nėse marrim parasysh shembullin e Zvicrės pėr ndeshjen qė do tė luajė ndaj Shqipėrisė mė 11 shtator (ku do tė jemi ne skuadra qė nuk ngjall interes pėr fansat zviceranė), atėherė duhet tė themi se afati i shkurtėr ėshtė njė pengesė pėr thithjen e sa mė shumė tifozėve nė “Qemal Stafa”. Federata zvicerane, e cila afėrmendsh ka njė organizim shumė herė mė tė mirė se sa kjo e jona, i ka hedhur nė treg biletat pėr sfidėn e 11 shtatorit prej mė shumė se dy javėsh, aq sa na ka dhėnė mundėsinė edhe ne shqiptarėve tė ankohemi pėr diferencimet qė ajo po bėn me favorizimin vetėm tė zviceranėve, qė tė shmangė praninė e shumė fansave kuqezi nė stadiumin e Lucernės.

    Jo pak problem mbeten edhe ēmimet jo shumė tė arsyeshme. Ato nuk janė ulur aspak, ndonėse ėshtė ndeshja e parė dhe me njė kundėrshtar jo me shumė emėr. Biletat nė tribunėn kryesore do tė kushtojnė 50 mijė lekė tė vjetra (32 euro), ndėrsa karshi, nė tribunėn D2, qė pėrkon nė qendrėn e fushės, bileta do tė ketė ēmimin 10 mijė lekė tė vjetra (7 euro). Dy tribunat e tjera ballore, D1 dhe D3 do tė kenė ēmimin 7 mijė lekė tė vjetra (3 euro), ndėrsa ēmim modest dhe i pranueshėm ėshtė vendosur pėr tribunat anėsore, pas portave, vetėm 2 mijė lekė (pak mė shumė se 1 euro).

  20. #80
    Paguhet fatura, Kombėtarja ka drita

    Mė nė fund mbėrrin njė lajm i mirė. Ndeshja zyrtare pėr eliminatoret e Botėrorit 2014 mes Shqipėrisė dhe Qipros do tė luhet nė njė “Qemal Stafa” tė ndriēuar jo mė nga drita e gjeneratorit tė FSHF-sė, por nga energjia elektrike e ofruar nga CEZ-i.

    Gjithēka ėshtė rikthyer nė normalitet vetėm pas zgjidhjes sė konfliktit mes kompanisė ēeke tė shpėrndarjes sė energjisė elektrike dhe FSHF-sė, i cili bėri qė tė luhen me gjenerator miqėsorja Shqipėri-Moldavi dhe finalja e Superkupės sė Shqipėrisė mes Tiranės e Skėnderbeut.

    Nė fakt, CEZ nuk ka bėrė asnjė lėshim nga sa kishte kėrkuar mė parė. Por sikurse ėshtė mėsuar dje nga burime pranė kėsaj kompanie, palėt kanė mundur tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt vetėm, pasi ėshtė shlyer pėrfundimisht borxhi prej 756,934.36 lekėsh bashkė me kamatėn, tė gjitha fatura tė papaguara pėrgjatė viteve 2008, 2010, 2011, 2012.

    Shlyerja

    Palėt kanė mundur tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt gjatė ditės sė djeshme vetėm pasi ėshtė shlyer pėrfundimisht borxhi prej 756,934.36 lekėsh bashkė me kamatėn

Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •