Close
Faqja 4 prej 108 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 1077
  1. #31
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anėtarėsuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    E di qė s'ka t'bėj me kombėtaren tonė, po ngelėm tu furnizu kombtaret e tjera me lojtarė shqiptarė. Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili do ishin 2 pika kyēe nė kombėtaren tonė.

    Kombetarja Zviceriane grumbullon 5 lojtare shqipetare per miqesoren kunder Argjentines:

    1- Xherdan Shaqiri
    2- Granit Xhaka
    3- Valon Behrami
    4- Admir Mehmeti
    5- Blerim Xhemaili
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Kush ėshtė trajneri i ri i Kombėtares shqiptare!

    Vetėm pak orė pasi Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi zyrtarisht se Gianni De Biasi do tė jetė drejtuesi i ri teknik i kombėtares shqiptare, vjen konfirmimi edhe nė sajtin zyrtar tė de Biasit.

    Ai shkruan se pas takimit tė suksesshėm tė mbajtur nė Milano ditėve tė fundit me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit shqiptar, me praninė e kreut Armando Duka, Gianni De Biasi ka pranuar postin e trajnerit tė Kombėtares Shqiptare pėr periudhėn e kualifikueseve pėr Kampionatin Botėror, Brazil 2014.

    Ndėrkaq nė njoftimin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, thuhet se Gianni De Biasi eshte zyrtarizuar sot si trajneri i Kombėtares se Shqiperise.

    Kuqezinjte do te drejtohen nga tekniku i njohur italian gjate gjithe edicionit Eliminator te Boterorit Brazil 2014.

    Kontrata e De Biasit do tė zgjasė deri mė 2013, ndėrsa nuk janė dhėnė detaje lidhur me shumėn financiare qė do tė pėrfitojė trajneri i ri.

    De Biasi pritet qė nė fillim tė javės tė mbėrrijė nė Shqipėri pėr tu prezantuar me tifozėrinė shqiptare.

    Pasaporta

    EMRI: Giovanni

    MBIEMRI: De Biasi

    Datėlindja: 16-06-1956

    Profesioni: Trajner

    Karriera si futbollist

    Vitet Skuadra Seria Paraqitje Gola
    1974/75 Treviso D 25 5
    1975/76 Inter A - -
    1976/77 Inter A - -
    Tet.1976 Reggiana C1 24 -
    1977/78 Pescara A 24 -
    1978/79 Brescia B 33 3
    1979/80 Brescia B 37 4
    1980/81 Brescia A 28 2
    1981/82 Brescia B 33 2
    1982/83 Brescia B 30 2
    1983/84 Palermo B 37 5
    1984/85 Palermo B 32 1
    1985/86 Palermo B 36 1
    1986/87 Vicenza B 19 -
    1987/88 Treviso C2 21 2
    1988/89 Treviso C2 30 1
    1989/90 Bassano D - -

    Karriera si trajner
    V
    itet Skuadra Seria
    1992/93 Pro Vasto C2
    1993/94 Carpi C1
    1994/95 Carpi C1
    1995/96 Carpi C1
    1996/97 Cosenza B
    1997/98 Spal C2
    1998/99 Spal C1
    Nėn.1999 Modena C1
    2000/01 Modena C1
    2001/02 Modena B
    2002/03 Modena A
    2003/04 Brescia A
    2004/05 Brescia A
    2005/06 Torino B
    2006/07 Torino A
    Tet.2007 Levante A
    Apr.2008 Torino A
    2008/09 Torino A
    Dhje.2009 Udinese A

    Panorama
    Shikoni pak rezultatet nga 1999 e ka mar Modenen ne C edhe per 4 vjet e ka nxjerr
    Ne A
    Une jam dakort qe nuk ka te bej tranjeri por lojtaret por mendoj se me kte tranjer do te eci kombtarja .

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2011
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    5

    Carolina Challenge Cup

    DC United vs Columbus Crew Saturday, March 3 at 5:00 pm for the LIVE stream.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #34
    De Biasi e nis me humbje, Ujkani me i miri

    Trajneri i ri Gianni De Biasi e ka nisur me humbje aventuren e tij ne stolin e kombetares shqiptare. Humbja me shume mund ti faturohet gjyqtarit qe ka dhene dy penallti shume te dyshimta, por edhe ka lejuar golin e dyte te gjeorgjianeve qe ka ardhur pas nje pozicioni jashte loje.

    Gjithesesi, pertej rezultatit mund te thuhet se nuk ka qene nje paraqitje shume shpresedhenese. Pervec minutave te para ku shqiptaret kalojne ne avantazh, shumica e ndeshjes ka foluar vetem per vendasit qe kane sulmuar vazhdimisht. Skuadra shqiptare eshte mebshtetur kryesisht te kundersulmi dhe nuk ka krijuar shume raste tetjera shenimi.

    Goli vjen menjehere pas tre minutash. Eshte debutuesi Edgar Cani qe vjedh ne top ne sulm dhe futet ne zone ku gjuan nga nje pozicion i priret duke kaluar Shqiperine ne avantazh. Nje debut i mrekullueshem i sulmuesit te Polonia Varshava.

    Gjeorgjianet hidhen menjehere ne sulm pas golit dhe krijojne dy raste shenimi, por gjuajtjet e tyre kalojne shume prane shtylles. Ka shpesh hapesira ne mesin e mbrojtjes shqiptare ku Dallku dhe Veliu duket qe nuk bashkepunojne shume mire me njeri tjetrin. Por edhe Agolli ka shpesh probleme ne krah.

    Ne minuten e 23-te vjen nje tjeter rast i mire per vendasit. Pas krosimit nga krahu i djathte, Tvalishvili ul topin ne zone, rrotullohet dhe godet nga nje distance e njejte me penalltine. Per fatin tone te mire, mbi traverse.

    Kater minuta me pas vjen penalltia e pare ne favor te Gjeorgjise. Eshte Franc Veliu qe nderhyn ndaj nje lojtari gjeorgjian, por shume pak per te dhene nje penallti. Gjithesesi gjyqtari nuk ndryshon mendje, por eshte Ujkani qe ben mrekulline. Ai pret penalltine, por edhe nje gjuajtje te dyte nga disa metra, duke shpetuar keshtu porten shqiptare.

    Ne minuten e 34-t shqiptaret arrijne te ndertojne nje kundersulm te rrezikshem. Roshi nga krahu i djathte kroson ne qender per Canin, i cili i shpejte i shkeputet mbulimit te mbrojtesve. Megjithate, portieri i vendasve, Revishvili, eshte nje fragment sekondi me i shpejte.

    Pjesa e pare mbyllet me avantazhin e Shqiperise, por eshte Gjeorgjia qe ka krijuar me shume raste. Pjesa e dyte fillon vrullshem per venasit dhe ata gjejne menjehere golin e barazimit. Agolli nuk pastron zonen sic duhet dhe perfitojne kundershtaret. Mbrojtja e kapur ne befasi vonon te kthehet, pasim ne qender te zones per Kobakhidze, qe leshon nje goditje te fuqishme, te pakapshme per Ujkanin.

    Gjeorgjia ka nje tjeter rast te mire nje minute me pas per te kaluar ne avantazh.

    Ne minuten e 55-te vjen zevendesimi i pare per kombetaren tone. Eshte hair Zeqiri, mesfushorit i Rizesporit qe ben debutimin ne Kombetare duke zene vendin e Jahmir Hykes.

    Vazhdon superioriteti i gjeorgjianeve ne pjesen e dyte, madje ka shume diference ne nivel tani. Ne minuten e 56-te eshte nje goditje me koke brenda zones, por ne duart e Ujkanit. Ne minuten e 60-te Kvakhadze tenton nga brenda zone por goditja e tij perfundon mbi traverse. Ne minuten e 65-te rrezikon Kankava me koke, por pertej shtylles se djathte te Ujkanit.

    Ne minuten e 76-te largohet nga loja Bulku dhe ne vendin e tij futet Elis Bakaj. Shiriti i kapitenit i kalon Dallkut.

    Rasti i pare i rrezikshem per Shqiperine ne kete pjese vjen ne minuten e 79-te. Goditje e mrekullueshme e Viles nga 30 metra, qe detyron portierin ne nje grushtim te bukur.

    Ne minuten e 82-te vjen nje tjeter debutim. Eshte Armando Sadiku qe futet ne fushe ne vend te Edgar Canit qe ne pjesen e dyte ka qene pothuajse i padukshem.

    Nje minute me pas vjen nje tjeter rast shenimi per Gjeorgjine pasi Bakaj humb nje top ne mesfushe. Shqiptaret kane veshtiresi ne mesfushe dhe shkaktojne faulla te shumta.

    Tjeter penallti per Gjeorgjine. Kete here eshte nje skandal nga gjyqtari moldav, teresisht inekzistente. Megjithate Ujkani eshte perseri i mrekullueshem dhe pret edhe kete penallti. Topi kthehet, gjuajne gjeorgjianet, por e ndal traversa. Kthehet perseri, gjuajtje tjeter, por perplaset ne trupin e nje sulmuesi gjeoprgjian, qe eshte ne pozicion jashte loje. Tjeter gjuajtje dhe kesaj rradhe perfundon ne rrjete.

    Nje gol qe duhe anulluar, por qe eshte i rregullt per gjyqtarin. Protesojne shqiptaret, por pa vlere. Gjerogjia kalon ne avantazh 2-1. Madje vjen dhe nje karton i kuq per Dallkun.

    De Biasi i jep disa minuta loje edhe Orges Shehit qe ze vendin e Ujkanit, padyshim me i miri ne kete ndeshje, duke pritur dy penallti. Futet edhe Gilman Lika ne vend te Gjergji Muzakes si dhe Tefik Osmani per Franc Veliun.

    Ne minutat shtese Bakaj tenton me nje godtije denimi qe e fiton vete, por pa rezultat. Gjerogjia fiton 2-1 dhe De Biasi e nis mehumbje.

    Por ajo qe eshte me e rendesishme, eshte fakti se loja nuk jep shume shpresa. Lojtaret e rinj jane mire fizikisht, por nuk arrijne te kontrollojne lojen. Nota pozitive per Ujkani dhe Edgar Canin qe shenoi nje gol te bukur, gjithashtu edhe per Roshin, por shume pak ne krahasim me dominimin e Gjeorgjise.

    Gjithesesi ka pasur edhe disa debutime dhe lojtaret kane luajtur shume pak bashke. De Biasit i duhet akoma pune per te ndertuar nje skuader kompetitive, por nuk duhen harruar edhe mundesat e shumta ne kete takim. (FutbolliShqiptar.net)

    Gjeorgji – Shqipėri 2-1

    Shėnues: Kobakhidze 48′, Amisulashvili 87′ / Ēani 3′

    Gjeorgjia: Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava (Kvirkvelia 46′), Targamadze, Ananidze (Kenia 75′), Daushvili (Gelashvili 46′), Kobakhidze, Kankava, Dvalishvili (Martsvaladze 57′). Trajner: T.Ketsbaia

    SHQIPERIA: Ujkani (Shehi 89′), Lila, Dallku, Veliu (Osmani 89′), Agolli, Bulku (Bakaj 76′), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55′), Muzaka (Lika 89′), Ēani (Sadiku 82′). Trajner:Xh. De Biazi

    Kartonė tė verdhė: Kvirkvelia / Bulku, Lila, Vila
    Karton i Kuq : Dallku

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    2-1 u rrafem sot.

    T'pakten kjo hyn ke ato te rrafme me dinjitet. Pjesen e pare lujten mire ,biles duke e myll dhe ne avantazh 0-1. Pjesen e dyte pastaj u ndje i cik lodhja fizike plus arbitrat e neshjes ishin per turp. Dhane 2 penallti t'paqena fare ,1 ne pjesen e pare dhe 1 nga fundi.

    Gazeta panorama sport fliste para 2 ditesh qe arbitrin moldav e paska rraf i futbollist ne ligen moldave per vdekje. Edhe sot sa fishkelleu penalltine e pare mu kujtu dajaku gazetes qe e paska pas hak . Por kur fishkelleu te dyten isha gati ti futem nga televizori .lol. Na e hoqi petllen.

    Si perfundim n'pergjithesi paraqitje mire. Cuna te rinj por qe lujten me shpirt.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  6. #36
    Nuk bem loje fare. Goli erdhi kot se mori top Cani aty para dhe e futi mren. Po vetem nja 2 sulme gjith lojen bem. Na mbyti Gjeorgjia sikur ishte Brazili

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Fryme e re humbem per faj te arbitrimit.

    Kur sulmonte skuadra dhe kur krosonte shifje shume fanella te kuqe jo si dikur kur 1 apo 2 mezi i shihje.

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  8. #38
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nuk bem loje fare. Goli erdhi kot se mori top Cani aty para dhe e futi mren. Po vetem nja 2 sulme gjith lojen bem. Na mbyti Gjeorgjia sikur ishte Brazili
    qyfyre je ti kaiher.me iphon e pe neshjen ti?

    cuna te ri bojn dhe gafa.lujten bukur si ekip modest qe ishin.

  9. #39
    Humbja ishte per faj te arbitrit, po prap me loj ishim skandal. 2 sulme bem gjith ndeshjen. Goli erdhi kot, rast tjeter nuk kishim apo jo? Apo ishte ajo gjujtja nga mesi fushes, kush e beri ate qe desh shkoi ne cep. kurse ata sulme pa pushim. Pjesen e dyte iher nuk u afrum njer te porta

    Po ta quajm Shqiperine modeste dhe Gjeorgjine superskuader. Atere po, bem ndeshje fantastike dhe arritem te mbanim rezultat dinjitoz
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qyfyre : 29-02-2012 mė 14:20

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Humbja ishte per faj te arbitrit, po prap me loj ishim skandal. 2 sulme bem gjith ndeshjen. Goli erdhi kot, rast tjeter nuk kishim apo jo? Apo ishte ajo gjujtja nga mesi fushes, kush e beri ate qe desh shkoi ne cep. kurse ata sulme pa pushim. Pjesen e dyte iher nuk u afrum njer te porta

    Po ta quajm Shqiperine modeste dhe Gjeorgjine superskuader. Atere po, bem ndeshje fantastike dhe arritem te mbanim rezultat dinjitoz
    Hajt mos u merzit se me loj te bukur e me qurravitje do perfundojm ne ven te parafunit dhe ket here lol
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

Faqja 4 prej 108 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •