Shqipėria e De Biazit e nis me humbje, dy penallti kundra
E mėrkurė, 29 shkurt 2012, ora 15:00
Stadiumi “Mikhail Meskhi”, Tbilis
Ndeshje miqėsore
Gjeorgji – Shqipėri 2-1
Golat: Kobakhidze 48′, Amisulashvili 87′/ Ēani 3′
Gjeorgjia: Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava , Duashvili (Gelashvili 46′), Ananidze (Kenia 75′), Kvirkvelia (Grigalashvili 89′), Kobakhidze (Targamadze 46′), Kankava , Dvalishvili (Martsvaladze 57′)’. Trajner: T.Ketsbaia
Shqipėria: Ujkani (Shehi 87′), Lila, Dallku, Veliu (T.Osmani 87′), Agolli, Bulku (Bakaj 76′), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55′), Muzaka (G.Lika 87′), Ēani (Sadiku 82′). Trajner: De Biazi
Gjyqtarė: G.Sidenco, O.Molchanov, V.Gorbatov (Moldavi)
Kartonė tė verdhė: Kankava / Bulku, Lila, Vila
Minutat
00′- Po ekzekutohen himnet e tė dyja shteteve, tė Gjeorgjisė dhe Shqipėrisė.
1′- Nis ndeshja me gioditjen e topit tė parė nga kuqezinjtė tanė.
2′- Goditje kėndi pėr Gjeorgjinė, ekzekutuar nga Dvalishvili, topi largohet nga kapiteni i Shqipėrisė, Ervin Bullu.
3′- Shqipėria kalon nė epėrsi me anė tė sulmuesit Edgar Ēani, i cili shkėputet bukur nė zonėn e vendėsve dhe shėnon. 1-0 pėr kuqezinjtė.
4-10′- Janė minuta tė kujdeshsme pėr tanėt, ndėrsa gjeorgjianėt mundohen tė reagojnė pas pėsimit tė golit, por pa e rrezikuar dot portierin Ujkani.
13′- Goditje dėnimi pėr Gjeorgjinė, ekzekutuar nga Ananidze, por pa problem pėr mbrojtjen tonė, qė largon rrezikun nga zona e rreptėsisė kuqezi.
14′- Goditja e parė nga kėndi pėr Shqipėrinė, qė ekzekutohet nga Hyka, por spasrton zonėn e vet mbrojtja vendėse.
19- Lila fut njė top tė gjatė pėr Ēanin, por ky i fundit mbulohet rreptė nga tre mbrojtės gjeorgjianė, qė i ndėrhyjnė fort, por gjyqtari vazhdon lojėn, nuk ka goditje dėnimi pėr tanėt mbi vijėn ballore tė vendėsve.
22′- Ervin Bulku lėshon njė predhė nga distanca, pas topit tė kthyer nė hyrje tė zonės gjeorgjiane nga mbrojtja vendėse, por pa shėnjestrėn e duhur.
24′- Dvalishvili sjell pėshtjellim nė mbrojtjen tonė, lirohet disi te pika e penalltisė, gjuan fuqishėm, por topi kalon mbi traun e portės sė Ujkanit.
29′- Penallti pėr Gjeorgjinė. Njė ndėrhyrje e Franc Veliut konsiderohet e parregullt nga kryesori moldav i ndeshjes, i cili drejton dorėn te pika e bardhė. Ka kontestime tė kuqezinjve, por penalltia “shumėzohet me zero” nga Sajmir Ujkani, me dy ndėrhyrje, qė bllokon Dvalishvilin.
33′- Martsvaladze tenton me njė gjuajtje nga larg, por topi pėrfundon shumė larg kuadratit tė mbrojtur nga Samir Ujkani.
35′- Njė pasim i zgjuar pas krahėve tė mbrojtjes gjeorgjiane nga Odise Roshi, nga e djathta e mesfushės sonė, por kupton gjithēka portieri vendės, qė del nė kohė, duke ia hequr mundėsinė e rrezikimit sulmuesit tė deklaruar kuqezi, Edgar Ēani.
42′- Njė goditje e fortė e gjeorgjianėve godet nė fytyrė Emiljano Vilėn, i kthyer nė prapavijėn tonė, e trullos disi atė, por pa problem serioz pėr mesfushorin kuqezi.
44′- Veliu nis nė njė kundėrsulm Edgar Ēanin, qė arrin t’i shpėtojė pozicionit jashtė loje dhe shkon nė kėndore, nga e djathta e sulmit tonė. Kroson topin nė zonėn vendėse, ku Muzaka, me thembėr, e fut sėrish nė veprim, por nuk ka mbėshtetjen e shokėve tė skuadrės pėr ta vazhduar aksionin.
45′- Dy minuta shtesė akordon gjyqtari i katėrt, qė nuk sjellin ndonjė ndryshim nė rezultat. Kuqezinjtė shkojnė me epėrsinė 1-0 nė dhomat e zhveshjesm pėr pushimin mes dy pjesėve .
46′- Nis pjesa e dytė, pa asnjė zėvendėsim pėr Shqipėrinė, ndėrsa Gjeorgjia ka bėrė menjėherė dy tė tillė.
48′- Ansi Agolli gabon nė largimin e njė topi tė nisur nė formė kundėrsulmi nga vendėsit, duke lejuar sulmuesit gjeorgjianė tė dalin nė pozicion tė volitshėm pėrballė Ujkanit. Targamadze, i futur nė pjesėn e dytė, pason bukur pėr te Kobakhidze, i gjendur te pika e penalltisė, qė gjuan fort dhe barazon rezultatin 1-1.
54′- Goditje dėnimi pėr Gjeorgjinė, mbi vijėn e 16-metrave tė kuqezinjve. Topi godet murin e ngritur nga tanėt dhe evitohet rreziku.
55′- Ndėrrimi i parė i De Biazit. Del nga loja Hyka, qė zėvendėsohet nga Hair Zeqiri.
61- Lila nis nga krahu i djathtė i sulmit tonė Roshin, nė njė sprint shpetėsie me Grigalava, qė frenon shqiptarin e Kėlnit nė inkursionin e tij.
64′- Goditje dėnimi pėr vendėsit, topi harkohet nė zonėn tonė, ku Amisulashvili ngrihet mė lart se kuqezinjtė nė ajėr, godet me kokė, por fatmirėsisht jashtė kuadratit tė Ujkanit. Qė gjithsesi ishte nė pozicion.
70′- Bulku nuk mbyll dot njė aksion me pasim tė saktė te Ēani, duke shpėrdoaruar njė mundėsi tė mirė nė pjesėn e dytė, e para e kėtij lloji pėr tanėt.
76′- De Biazi bėn njė tjetėr zėvendėsim. Nxjerr kapitenin Bulku, qė ka shpenzuar shumė deri mė tani, duke futur Elis Bakajn. Mė shumė fantazi nė formacionin tonė, tashmė.
79′- Edgar Ēani lėshon njė predhė nga rreth 20 metra largėsi, topi adresohet nė trekėndėshin e djathtė tė portierit vendės, Revishvili, qė reagon mrekullisht, duke i evituar golin e dytė skuadrės sonė.
81- Del nga loja Edgar Ēani, i zėvendėsuar nga elbasanasi i Lokarnos, Sadiku.
87′- Penallti pėr Gjeorgjinė, e dyta nė kėtė ndeshje. Ujkani bėn dy pritje edhe nė kėtė rast, por topi goditet tri herė radhazi nga vendėsit, qė nuk markohen nė zonėn tonė nga kuqezinjtė, duke em kthyer nė tabelė qitjeje Ujkanin. I cili mė nė fund pėson golin e dytė.
92′- Goditje dėnimi pėr Shqipėrinė, e fituar nga Eklis Bakaj, qė ekzekuton po vetė, por pa produktivitetin e duhur.
95′- Pas pesė minutash shtesė mbyllet ndeshja miqėsore, me fitoren e vendėsve, 2-1.
Komenti
Nuk mund tė niste mė mirė debutimi me fanellėn kuqezi pėr sulmuesin Edgar Ēani. Nuk mund tė niste mė mirė ndeshja miqėsore e Shqipėrisė nė Tbilisi, ndaj Gjeorgjisė. Por, nuk kishte fat mė tė keq mbyllja e kėsaj sfide, teksa kemi provuar nė kurriz dy penallti dhe njė pėrmysje nė favor tė vendėsve. Goli pėr kuqezinjtė ka dalė nė dritė qė nė minutėn e tretė tė lojės, kur njė humbje e topit nė mesfushė nga vendėsit ėshtė kthyer nė kundėrsulm tė shpejtė dhe tė befasishėm tė tanėve, qė konkludojnė me anė tė sulmuesit tė vetėm tė deklaruar nga fillimi i miqėsorėes nė fjalė, Edgar Ēani. Njė shtysė e madhe psikologjike pėr kombėtaren e Shqipėrisė, pėr tė besuar nė forcat e veta, nė filozofinė e lojės sė trajnerit De Biazi, qė ka hedhur nė fushė njė formacion sa mbrojtės, aq edhe sulmues, qė mbrohet me forca tė shumta, por edhe sulmon i pėrforcuar. E kemi nisur me presing ndeshjen, duke dhėnė idenė se luanim nė fushėn tonė, jo nė Tbilisi, nė shtėpinė e gjeorgjianėve. Qė kuptojnė shpejt se do tė kenė punė me kuqezinjtė tanė, tepėr tė karikuar dhe tė mirėvendosur nė fushė. Goli i pėsuar shumė shpejt ka dhėnė efektin e pritshėm negativ te vendėsit, qė mundohen tė reagojnė, por ndeshin nė bllokadėn e kuqezinjve, qė nė mesfushė. Aty ku Ervin Bulku kthehet nė njė barrikadė thuajse tė pakalueshme pėr gjeorgjianėt. Bulku ėshtė nė njė ditė tė shkėlqyer sportive, bėn jo vetėm kapitenin e tanėve, nė mungesė tė Lorik Canės, por edhe liderin. Duke ruajtur ekuilibrat mes dy reparteve tė skuadrės sonė, mbrojtjes dhe mesfushės. Ai sikur i fton shokėt e skuadrės tė mos tolerojnė. Dhe Shqėipėria e De Biazit, minutė pas minute, tregon se i ėshtė imponuar formacionit tė Temuri Ketsbaia, i cili shfryn nė stolin e Gjeorgjisė. Sepse skuadra nuk i pėrgjigjet nė fushėn e lojės, meritė kjo edhe e qasjes taktike dhe vendosmėrisė sė kuqezinjve tanė, qė duan t’i dėshmojnė De Biazit se janė “shqiponja” tė vėrteta. Dhe vjen minuta e 29-tė e miqėsores, kur mbrojtja jonė gjendet pėr herė tė parė nė vėshtirėsi. Franc Veliu, nė rolin e qendėrmbrojtėsit nė kėtė ndeshje, krahas Dallkut, mundohet tė largojė njė rrezik nė portėn e Ujkanit. Por, nė tentativė pėr tė spastruar zonėn tonė, shkakton njė ndėrhyrje tė gabuar, sipas gjyqtarit tė ndeshjes, kėshtu qė ndėshkohet me penallti. Eshtė momenti pėr ta treguar veten edhe Sajmir Ujkani, qė pėrballė Dvalishvilit reagon mrekullisht, nė dy herė, duke e mbajtur tė paprekur portėn tonė. Momenti i dytė pozitiv psikologjik pėr Shqipėrinė, qė merr njė tjetėr “impuls” pėr ta vijuar miqėsoren nė lartėsinė e duhur.
Pjesa e dytė nis me fat tė kundėrt pėr Shqipėrinė. Nėse nė fraksionin e parpjesėn e parė e gjetėm ne shpejt golin, tashmė ėshtė radha e gjeorgjianėve ta bėjėn kėtė gjė. Pikėrtisht nė minutėn e 48-tė barazojnė shifrat me tė futurin nė pjesėn e dytė, Targamadze, qė shfrytėzon njė gabim tė Agollit nė spastrimin e zonės kuqezi. Duket qartė se Ketsbaia i ka udhėzuar tė tijtė tė sulmojnė me forca tė shumta, tė ushtrojnė presing nė mbrojtjen tonė. Ka alarm nė prapavijėn e Shqipėrisė, qė nuk gjen dot qetėsinė e duhur pėr tė rikthyer ekuilibrat nė fushėn e blertė. Edhe mesfusha jonė nuk po funksionin mė si nė fraksionin e parė, kjo edhe pėr shkak tė ritmit tė lartė qė imponojnė vendėsit me lojėn e tyre. De Biazi, duke parė se Hyka nuk po e bėnte si duhet rolin e tij, e zėvendėson atė me Hair Zeqirin. Njė tjetėr debutues nė kėtė miqėsore. Gjeorgjia ka ndryshyar mėnyrėn e lojės tashmė, duke aplikuar topin e gjatė, nga mbrojtja nė mesfushė, pėr tė evituar kėsisoji edhe postbllokun e mesfushės sonė. Ndaj tė cilit vuajti aq shumė nė pjesėn e parė. Nga ana e tij, trajneri De Biazi, pas ēerekorėshit tė parė tė fraksionit tė dytė vendos tė shtojė forcat organizative nė fushė. I tillė mund tė konsiderohet edhe largimi i Bulkut pėr Bakajn. Ky i fundit njhet pėr aftėsitė e tij nė ndėrtimin e aksioneve sulmuese, por edhe nė goditjet nga distanca dhe konkludim, qė do tė thotė se do t’i bashkangjitej Edgar Ēanit nė misionin pėr tė shėnuar nė portėn e vendasve. Sidoqoftė, Bakaj nuk ka arritur tė shkrihet shpejt nė lojėn e kuqezinjve, duke mos dhėnė ndikimin e pritshėm. Pak minuta nė dispozicion tė Armando Sadikut ka rezervuar trajneri De Biazi, teksa nė minutėn e 81-tė nxjerr autorin e golit pėr Shqipėrinė, Edgar Ēanin, duke futur nė lojė elbasanasin e Lokarnos. Edhe ky bėn kėshtu debutimin e tij me kombėtaren e madhe, pasi ka provuar tė veshė fanellėn kuqezi tė Shpresės. Por, pa sjellė ndonjė gjė konkrete pėr kėtė miqėsore. E cila pati dy tabllo, njė pjesė tė parė shumė poitive pėr kuqezinjtė, ndėrsa nė tė dytėn me vuajtje, me njė fund tė hidhur, edhe pėr shkak tė vendimeve tė kontestueshme tė kryesorit tė ndeshjes. Qė dha dy penallti kundėr tanėve, qė nuk janė pak, aq mė tepėr qė goli i dytė erdhi pas njė prekje me dorė tė topit nga ai qė e dėrgoi nė rrjetėn e Ujkanit, pasi ky i fundit e priti dy herė.
Si e nisi taktikisht lojėn Shqipėria
Shqipėria luajti ndeshjen e parė zyrtare pėr vitin 2012, ndėrkohė qė debutim nė krye tė kuqezinjve bėnte edhe trajneri italian, De Biazi. Luhej nė Tbilisi, ndaj kombėtares sė Gjeorgjisė, me tė cilėn nuk i kemi tė pakta pėrballjet, qofshin zyrtare, apo miqėsore. Bilanci fliste pozitivisht pėr gjeorgjianėt, tė cilėt na kanė mundur tashmė 7 herė, i kemi mundur 3 herė dhe nė barazim jemi ndarė 2 herė. Me njė golaverazh nė total 19-10 pėr Gjeorgjinė. Miqėsorja e sotme fliste nė shumė drejtime. Por, ajo qė ėshtė mė kryesorja kishte tė bėnte me startin e pėrgatitjeve tė tė dyja skuadrave pėr fushatėn kualifikuese tė Botėrorit 2014. Kuqezinjtė tanė nisin njė erė tė re, “made in De Biazi”, me ndryshime ne emra, por edhe nė mėnyrė loje. Tre ishin debutuesit, nė radhėt e lojtarėve qė kishte thirrur De Biazi pėr kėtė miqėsore: Edgar Ēani, pyka e vetme nė sulmin e kombėtares sonė, nga fillimi i lojės, ndėrkohė qė mesfushori Hair Zeqiri dhe sulmuesi Armando Sadiku do t’i nisnin 90-minutat e sotme nga stoli. Pėr t’u hedhur nė fushė nė njė moment tė dytė, kur trajneri De Biazi e pa tė arsyeshme tė niste zėvendėsimet, qė ishin tė shumta pėr tė dyja skuarat. Kjo, pėr faktin se ishte ndeshje miqėsore dhe tė dy trajnerėt do tė shihnin nė veprim lojtarėt e tyre, duke bėrė edhe eksperimente tė karakterit taktik. Shqipėria e nisi ndeshjen me Gjeorgjinė me njė modul taktik 4-1-4-1, ku prioritet kishte mesfusha dhe mbrojtja. Dy reparte qė duhej tė funksiononin nė fleksibiltet tė plotė, nė mėnyrė qė tė ndihmonin njėri-tjetrin. Por, nėse vėren elementėt e pėrfshirė nė mesfushėn kuqezi, konstaton lehtėsisht potencialin ofensiv tė tyre. Ēka do tė thoshte se lojtarė tė tillė krahu, si Roshi dhe Muzaka, apo edhe Hyka, i vendosur nė rolin e njė fantazisti pas Edgar Ēanit, do tė pėrbėnin manovrėn sulmuese tė Shqipėrisė, nė momentin kur topi do tė ishte nė zotėrimin tonė dhe vėshtrimi drejt portės gjeorgjiane. Nė kėtė rast do tė kalohej nė modulin 4-3-3, ku mesfusha dhe sulmi sulmojnė bashkarisht. Njė mėnyrė tė tillė loje De Biazi e ka justifikuar me faktin se kėshtu mbrohemi mė mirė dhe sulmojmė me shumė forca. Nė mungesė tė dyshes sė zakonshme tė qendrės sė mbrojtjes kuqezi Cana-Curri, De Biazi eksperimenton me duetin Dallku-Veliu. Mbrojtėsi i Vorskla Poltavės, nė fakt ka luajtur zakonisht nė tė djathtė tė mbrojtjes, kėshtu qė ishte njė “meremetim” i prapavijės sė kombėtares sonė zhvendosja e tij nė qendėr, ku pati partner, nė rolin e tij natyral, Franc Veliun e Flamurtarit. Mungesa e Vangjelit nė tė majtė kishte spostuar nė mbrojtje, nė kėtė krah, Ansi Agollin, qė nė kushte normale luan si mesfushor i kėtij krahu. Por, nė kėtė rol, ai ėshtė zėvendėsuar nga Muzaka, i cili do ka bėrė “krahėt” e Shqipėrisė, sė bashku me Roshin. Ervin Bulku, njė “digė” para prapavijės sonė, i jepte njė “dorė” edhe mesfushės. Ai luajti i vendosur si njė “filtėr” mes kėtyre dy reparteve, mesfushės dhe mbrojtjes. Ndėrsa para tij, me detyra organizative, dyshen e qendrės sė mesfushės kuqezi e pėrbėnte Vila dhe Hyka. Dy ekstremet e kombėtares sonė nė startin e kėsaj miqėsoreje ishin: nė portė Ujkani dhe nė sulm, Edgar Ēani.
De Biazi, pas ndeshjes: Pjesa e parė, shumė e mirė
Pas ndeshjes, trajneri italian i Kombėtares sė Shqipėrisė, De Biazi, duke analizuar miqėsoren me Gjeorgjinė, qė ishte edhe debutimi i tij me kuqezinjtė, tha: “Nga kjo ndeshje tė mbetet shija e keqe e rezultatit, por dua tė them se kėtu pati ndikimin e tij edhe arbitri, vendimet e tė cilit ishin tė dyshmita. Madje, edhe falė tij, ne e humbėn kėtė ndeshje. Nė pjesėn e parė lojtarėt i zbatuan me pėrpikmėri detyrat qė u kisha ngarkuar, funksionuam mjaft mirė tė organizuar si skuadėr, ndėrsa nė tė dytėn vuajtėm disi, sidomos nė 20 minutat e para. Pėr mua ka pak rėndėsi rezultati nė kėtė ndeshje, por ajo ēka dua tė evidentoj pėr mirė ėshtė karakteri qė treguam nė pjesėn e parė, ndėrsa si defekt, qė duhet rregulluar, menaxhimi i rezultatit, kur jemi nė erpėrsi. Edgar Cani bėri njė ndeshje shumė tė mirė, edhe pse nė debutim. Ai e nisi me gol pėrfaqėsimin me Shqipėrinė, madje shėnoi shumė shpejt, duke na ndihmuar tė rriteshim psikologjikisht. Edhe debutuesit e tjerė, pėr aq minuta sa patėn nė dispozicion, u munduan ta justifikojnė veten. Rėndėsi ka fakti qė tashmė e njoh edhe mė shumė skuadrėn, kam pikasur problemet, me tė cilat do tė merremi hap pas hapi, qė t’i minimizojmė sa mė shumė tė jetė e mundur.”
Cani: Shumė i lumtur nga debumtimi me gol
Tepėr i lumtur ėshtė shfaqur Edgar Cani pas ndeshjes, edhe pse kombėtarja jonė kuqezi, nė radhėt e tė cilės ai debutonte, e humbi miqėsoren nė Tbilisi. Sulmuesi nė fjalė, mes tė tjerash, pas ndeshjes, deklaroi: “Jam shumė i kėnaqur pėr golin dhe debutimin qė bėra me kombėtaren e Shqipėrisė. Vecse, dua tė them se luajtėm njė ndeshje me dy tablo. Njė pjesė tė parė shumė tė mirė, ndėrsa nė tė dytėn e nisėm keq, shumė tė ndrojtur, ndaj edhe pėsuam golin e barazimit shumė shpejt. Gjithsesi, duhet tė vazhdojmė tė punojmė dhe tė rritemi ndeshje pas ndeshjeje. Nė fakt, kisha shumė emocione qė para se tė niste loja, duke qenė se kisha debutimin tim me Shqipėrinė. Por, fatmirėsisht, gjithcka shkoi mirė, sepse shėnova gol qė nė minutėn e tretė. Kjo mė ndihmoi ta pėrballoja presionin e ndeshjes sė parė me kombėtaren. Mund tė bėnim mė shumė dhe mė mirė nė pjesėn e dytė, e pėrsėris, por duke qenė se ishte njė ndeshje miqėsore, nuk kemi pse hidhėrohemi nga humbja. Duhet tė nxjerrim mėsimet e duhura dhe tė shohim pėrpara.”
Ujkani: Goli i dytė ishte i parregullt
Ka qenė padiskutim njė hero nė miqėsoren me Gjeorgjinė, edhe pse pėsoi dy gola. Qė tė dy, jo pėr faj tė tij. Samir Ujkani ka pritur dy penallti nė Tblisi, duke u bėrė makthi i gjeorgjianėve nė kėtė miqėsore. Pas ndeshjes, kosovari i portės kuqezi do tė deklaronte: “Jam shumė i kėnaqur me lojėn tonė. Sidomos nė pjesėn e parė ishim super. Nė 20 minutat e para tė pjesės sė dytė vuajtėm presionin e Gjeorgjisė, e cila ushtroi presing tė madh. Nė kėtė moment pėsuam edhe golin e parė. Goli i dytė i gjeorgjianėve ishte i parregullt, sepse nė momentin kur e goditi topin lojtari vendės, e preku fillimisht me dorė. Prandaj protestova edhe tek gjyqtari, por ai vendosi tė vazhdonte lojėn. Duhet tė dimė se luanim nė njė fushė tė vėshtirė, ndaj paraqitja e kombėtares nė kėtė miqėsore, nė total, duhet konsideruar pozitive. Me De Biazin trajner do tė pėrfitojmė shumė nė aspektin taktik. Falė punės sė tij do tė pėrmirėsohemi edhe mė, duke u rritur nga ndeshja nė ndeshje. Personalisht, jam i kėnaqur qė prita dy penallti, edhe pse nuk e evitova dot humbjen. Po punoj shumė te Novara, ndėrsa po mundohem tė pėrparoj edhe me kombėtaren. Nė tė shkuarėn kam bėrė ndonjė gabim, por mė duhet tė fitoj edhe pak eksperiencė. Sa i takon ardhjes sė njė portieri tjetėr kosovar nė kombėtare, Etrit Berishės, unė nuk e njoh personalisht, por e di se ėshtė njė portier shumė i mirė. Ai ėshtė i mirėpritur nga unė, sepse tė gjithė kemi njė qėllim, tė ecim sa mė pėrpara me kombėtaren. Dhe konkurrenca, edhe nė portė, e siguron kėtė gjė nė kombėtare. Kėtu nuk kanė pėrparėsi interesat personalė tė miat apo tė ndokujt tjetėr, por pėrfaqėsimi sa mė dinjitoz i Shqipėrisė.”
Ervin Bulku: Arbitri u bė personazh
Ervin Bulku ka provuar tė bėnte kapitenin e kombėtares kuqezi nė Tbilisi. Nė miqėsoren me Gjeorgjinė, ai ka qenė njė lider nė mesfushė, vecanėrisht nė shkatėrrimin e manovrės sulmuese tė vendėsve. Duke analizuar lojėn e zhvilluar nė miqėsoren e sė mėrkurės, Ervin Bulku do tė shprehej: “Kishim shumė tė rinj nė lojė, tė cilėt dhanė mė tė mirėn e tyre, sidomos nė pjesėn e parė. Nė pjesėn e dytė ishim disi tė ndrojtur, pėsuam edhe golin e barazimit, pastaj arritėm tė rivendosnim ekulibrat. Nuk dua tė flas pėr arbitrimin, qė nė fakt u bė personazh nė kėtė miqėsore. Djemtė e rinj, qė janė afruar nė kombėtare, kanė perspektivė dhe do tė na ndihmojnė tė rritemi si ekip, por u duhet njėfarė kohe qė tė pėrshtaten dhe t’i zėvendėsojnė si duhet veteranėt e larguar. Duhet njėfarė kohe pėr kėtė. Nė fushė, kur luan me kombėtaren, ndien lodhjen dhe emocionin e vecantė tė pėrfaqėsimit tė kombit tėnd, ndaj reaguam ashtu ndaj gjyqtarit, qė gaboi nė momentin e golit tė dytė tė Gjeorgjisė. I kuptueshėm nervozizimi ynė nė atė rast, po tė mos harroni edhe karakterin e shqiptarit. U munduam tė japim mė tė mirėn nė kėtė miqėsore dhe mendoj se pjesa e parė duhet marrė si shembull.”
De Biazi para ndeshjes
“Shpresoj ta nisim me kėmbėn e mbarė. Kemi punuar kryesisht nė aspektin taktik dhe psikologjik tė lojtarėve, sepse nuk kemi pasur shumė kohė pė gjėra tė tujera nė dispozicion. Para ndeshjes u kam bėrė njė letėr futbollistėve, me tė cilėn kam dashur t’u transmetoj atyre emocionet e mia. Ata duhet ta vlerėsojnė maksimalisht veshjen e fanellės sė kombėtares, ndaj pres nė ēdo ndeshje 110 pėrqind tė tyre”.
Smalji mbetet jashtė 18-shes
Ka shprehur keqardhjen e tij trajneri De Biazi pėr mbetjen jashtė 18-shes sė Shqipėrisė pėr kėtė ndeshje tė mbrojtėsit lezhjan tė Vllaznisė, Dritan Smajli. I thirrur “in extremis” , si zėvendėsues i Kristi Vangjelit, qė pėsoi dėmtim nė momentet e fundit, Smajlit i ka rėnė ta pėrcjellė nga tribuna kėtė miqėsore, qė ėshtė edhe thirrja e tij e parė me kombėtaren kuqezi. Zgjidhje e stafit teknik kjo, e marrė me shumė keqardhje, sikurse tha vetė De Biazit para nisjes sė sfidės nė Tbilisi.
Panorama Sport
Krijoni Kontakt