-
Nisën bashkëpunimin Thaçi e Osmani
Nisën bashkëpunimin Thaçi e Osmani
Si në kohërat e vjetra, Menduh Thaçi bashkë me Rufi Osmanin, në selinë e PDSH-së. Por kësaj radhe si lider të dy partive opozitare shqiptare. Pas disa paralajmërimeve për bashkëpunim mes PDSH-së dhe RDK-së liderët e këtyre dy partive sot ranë dakord që të formohen grupe punuese nga dy partitë për të konkretizuar bashkëpunimin. Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani tha se me Menduh Thaçin dhe PDSH-në e lidhin platforma dhe programet e ngjashme dhe shqetësimi për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.
“Neve na lidhin platforma dhe programe të ngjashme, ndajmë shqetësime të përbashkëta se shumë çka në Maqedoni nuk shkon në drejtim e duhur. Ramë dakord që të bëjmë një grup punues i cili do punon në përcaktimin e çështjeve që janë në interes në nivel lokal, nacional parlamentar dhe ramë dakord që vizitën e ardhshme kryetari Thaçi ta bënë në selinë e RDK-së dhe të promovojmë grupin punues, ekspertët të cilët do harmonizojnë qëndrimet dhe do bëjnë një plan dinamik në funksion të realizimit të objektivave të përbashkëta që janë në dobi të shqiptarëve dhe që do të jenë në funksion të tejkalimit të problemeve të shumta të vendit dhe në veçanti de-bllokimit të procesit të integrimit të vendit”, deklaroi kryetar i RDK-së, Rufi Osmani.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se bashkëpunimi i tij me Rufi Osmanin është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët dhe se këtë bashkëpunim nuk e bëjnë kundër askujt dhe si e tillë pret të pranohet nga oponentët e tyre politik.
“Bashkërisht u pajtuam që ky bashkëpunim duhet të vlerësohet pozitiv edhe nga kundërshtarët politik, nuk bëhet kundër askujt. Janë dy çështje kryesore që na drejtuan dhe orientuan drejt këtij bashkëpunimi. Gjendja e shqiptarëve dita ditës keqësohet këtu në Maqedoni dhe procesi integrues është i bllokuar. Ky bashkëpunim shtyllat kryesore do ti ketë këto dy çështje”, u shpreh pas takimit, kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Por, Thaçi nuk deshi të përgjigjet, nëse në kuadër të këtij bashkëpunimi do të ketë hapësirë edhe për partitë tjera opozitare shqiptare, konkretisht DR-në, të cilët paralajmëruan se në fund të dhjetorit do të mbajnë kongresin e partisë dhe se pas këtij kongresi do të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit.
Ndryshe bashkëpunimi mes kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe atij të RDK-së, Rufi Osmani vjen pas paralajmërimeve dhe ftesave që Thaçi i bëri Osmanit javë më par për unifikimin e opozitës shqiptare.
bota sot
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt