Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1

    Kadare propozohet për Çmimin Nobel

    Kadare propozohet për Çmimin Nobel

    Shkrimtari i njohur shqiptar, me famë botërore, Ismail Kadare propozohet si kandidat për çmimin Nobel në letërsi për vitin 2012. Propozimi ka ardhur nga Akademia e Shkencave Shqiptare.
    Kryetari i saj, akademiku Gudar Beqiraj ka propozuar shkrimtarin e shquar dhe anëtarin e Akademisë Ismail Kadare, si kandidat për çmimin Nobel në njohje të veprave të tij, tashmë të përkthyera në shumë gjuhë të botës si dhe të vlerave si përfaqësues i artit dhe kulturës. Propozimi i është bërë Komitetit për çmimin Nobel pranë Akademisë Suedeze, me kërkesën e saj për një kandidaturë. Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel, por pa mundur ta fitojë atë. Ndërkohë, Kadare mban titullin “Princi i Asturias” për letërsinë në vitin 2009.

    bota sot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po nuk ja japin se ky ishte kukulla enverit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Propozimet jane te pervitshme, kryesorja eshte qe nese e meriton vertet, ta mare, te gezoje vete shkrimtari, te gezohemi e mburremi dhe ne per te. Nuk ka rendesi biografia, por vlerat krijuese dhe qenia e shkrimtarit origjinal e realist ndaj jetes dhe aktivtetit te tij.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #4
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Mendoj se nese i leme anash etiketimet e ndryshme per te, si dhe ngjyrosjet ideologjike per te, Ismail Kadare mbetet shkrimtari me i madh qe e kemi tani.

  5. #5
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Do ishte pozitive per Shqiperine nqs Kadare do vleresohej me cmimin Nobel.

    Do ta ndihmonte shume imazhin e nje vendi te vuajtur si Shqiperia.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  6. #6
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    laj thaj kadaren kemi. se mos doli ndonje ylber tjeter
    no glove no love

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-11-2011
    Postime
    47
    NESE KADARE DO MERRTE NOBELIN,DO E MERRTE PER TE VETMEN ARSYE SE SKA SHQIPTAR TJETER PER TE MARRE NJE NOBEL E E MARRTE DREQI,SI DO I VETE HALLI KSAJ PUNE?KUR DO TE DAL NJE SHQIPTAR QE DO PRANOJE REALITETIN E TE MOS I SERVIRET BOTES SIQ BEJME NE?(hodhi poshte shqiperine gjate marrjes se cmimit Princi i Asturias,gjate nobelit,do thoje jam francez,ky eshte kadare.)
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Si e hodhi sipas teje? Cfare tha?

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Propozimet jane te pervitshme, kryesorja eshte qe nese e meriton vertet, ta mare, te gezoje vete shkrimtari, te gezohemi e mburremi dhe ne per te.
    Nuk ka rendesi biografia, por vlerat krijuese dhe qenia e shkrimtarit origjinal e realist ndaj jetes dhe aktivtetit te tij
    .
    shume me origjinal eshte fatos kongoli se sa kadareja..shume me origjinale jane te tjere se sa kadareja..i ka dale nami pa per krijimtari ka edhe te tjere ndoshta me lart se kadareja..te pakten per pas renies se murit te belrinit kadareja nje vrime ne uje ka bere..romanet e fatos kongolit jane ku e ku me lart se romanet e kadarese..

    nuk duhet ta hedhim poshte aq lehte biografine i dashur edmond..nuk eshte se do e keqperdorim siq keqperdorej ne kohen e enverit ku i doli zeri ketij trimi por edhe ta leme krejt anash nuk ben..biografia dhe krijimtaria e tij letrare e para viteve 90 ka shume drite-hije..

    megjithate mjaft mire qe institucionalisht i behet ky propozim komitetit te nobelit...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Do të ishte me vend që edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës,t\a përkrahë një propozim të këtillë !
    Ismail Kadare,është pasqyra jonë para botës, se kush e çka ishim,ku arritëm dhe çfarë synuam gjatë shek.20-të...
    Edhe mund të mos na pëlqejë pamja e pasqyrës(e jona),por kështu e ka jeta....
    Kadares,sukses e shëndet edhe shumë vjet !
    Për mua dhe brezin tim,është i madh në kuptimin e plotë të fjalës!
    Gjuha shqipe,me këtë shkrimtar,ka arritur nivelet botërore të shprehjes,narracionit dhe analizës e sintezës....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •